ADMINISTRATË FASHISTE

Do të jetë e turpshme nëse BE i lejon Bullgarisë që në emër të historisë nga e cila turpërohet, ta shkatërrojë të ardhmen e Maqedonisë, sepse kjo që Bullgaria i bëri Maqedonisë është ofendim i luftës antifashiste për gjithë botën.

1 Si mendon Bashkimi Evropian të mos përfshihet në atë çka Bullgaria po i bën Maqedonisë? Është turp për BE-në kur thotë: “Kjo është puna juaj!” Nuk është puna jonë. Është puna juaj kur ndonjë shtet-anëtar i juaji mohon një dobi themelore qytetare si lëvizja antifashiste. Bullgaria me shantazhimin e Maqedonisë duke thënë se nuk do t’i lejojë fillim të negociatave me BE-në, po bën pikërisht këtë gjë. Ndërsa Bashkimi evropian do t’i lejojë asaj ta bllokojë të ardhmen e Maqedonisë sepse Bullgaria nuk mund të përballet me të kaluarën e saj fashiste.

Duke marrë parasysh madhësinë dhe popullsinë, njerëzit e Maqedonisë kanë dhënë kontribut të madh në luftën antifashiste, në themelet e vlerave të së cilës tani themelohet Bashkimi evropian, që po mbështet shtypjen tonë nga Bullgaria. Që në 1941 kemi mbajtur anën e drejtësisë dhe ligjit, për dallim nga pushteti bullgar, i cili për tre vjet me radhë ka qenë në anën e fashizmit. Fitimtarëve iu bashkangjitën në vitin 1944.

E tani nga Sofja, zëvendëskryeministrja e shtetit-anëtar të BE-së Ekaterina Zaharieva, nga pozita e fuqisë që i japin 26 shtetet e mbetura do të na mbajë leksionin: “Ashtu siç ne pranojmë realitetin, edhe ata duhet të na pranojnë të kaluarën”. Ç’të kaluar?
Antifashizmi nuk është histori. Është realitet. Me cilën histori të përballemi? Me atë histori që ata refuzojnë të përballen?

Zëvendës kryeministri Krasimir Karakaçanov, nga ana tjetër, si ministër i mbrojtjes do të dërgojë ushtri për të ndërruar pllakat e përmendoreve të Luftës së dytë botërore dhe luftës kundër partizanëve. Do t’i ndryshojë fjalët “okupator fashist bullgar” me “administratë bullgare”. Madje edhe nëse do të kishin ardhur me ndihmën e Hitlerit në 1941 si administriatë, Bullgarët këtu ishin administratë fashiste. Tre vjet,  ndërkohë që kanë “administruar”, kanë vrarë antifashistët maqedonas.

Do të jetë e turpshme nëse BE i lejon Bullgarisë që në emër të historisë nga e cila turpërohet, ta shkatërrojë të ardhmen e Maqedonisë, sepse kjo që Bullgaria i bëri Maqedonisë është ofendim i luftës antifashiste për gjithë botën.

2 Dhe tani, kur të vijë Karakaçanovi nga VMRO-ja bullgare me ekipin inxhienierik dhe kur Zaharieva të përballet me historinë, do të dalë se të partizanët e këtushëm kanë qenë të pakënaqur me administratën. Cari bullgar Boris nuk i është lutur Hitlerit t’ia japë Maqedoninë që ta okupojë, por që ta “administrojë”. I ka thënë: “Dëgjo, ju Gjermanët, nuk keni lidhje me administrimin, ne, Bullgarët kemi administratorë më të mirë”.

Andaj, 66 heronjtë e Maqedonisë nuk luftuan kundër okupatorëve fashistë, por luftuan për një administratë efikase dhe moderne. Në përmendoret e dëshmorëve të lirisë do të shkruajë: “Humbi jetën në betejën me administratorët bullgarë”, e në ato të partizanëtve: “Vdekje për administratën, liri për popullin”. Administratorët bullgarë kanë hedhur Cvetan Dimovin nga kati i katërt i ndërtesës së policisë. Mirçe Acevin dhe Strasho Pinxhurin i kanë rrapskapitur nga trajnimet për “administrim”. Se sa efikase apo transparente ka qenë administrata bullgare është bërë e qartë në vitin 1942, kur administratorët shëtisnin kokën e prerë të Nevena Georgieva-Dunjës nëpër fshatrat e Velesit, që t’i tregojnë popullit se çfarë do të thotë një sundim i mirë. Të rinjtë e Vatshës nuk u vranë. U “administruan”. Edhe 7.144 hebrenjtë maqedonas nuk u mblodhën e deportuan në Treblikë me dhunë, në mars 1943, por iu dorëzuan gjermanëve për “administrim” të mëtutjeshëm. Edhe “të drejtët e popujve” të cilëve Izraeli u ka dhënë mirënjohje se i kanë rrezikuar jetët e tyre për t’i shpëtuar hebrenjtë e Manastirit, nuk i kanë shpëtuar bashkëqytetarët e tyre nga deportimi në kampet e vdekjes, por i kanë shpëtuar nga “administrata” bullgare.

Po tani? Bashkimi evropian, për shkak të pasivitetit dhe ngathtësisë së tij do ta pranojë të hequrit dorë nga antifazhizmi dhe mohimin e holokaustit? Nëse është kështu, atëherë nuk na intereson nëse Maqedonia do t’i fillojë apo jo negociatat me BE-në. Pasi “vëllezërit bullgarë” do t’i ndryshojnë themelet e vlerave evropiane. Kurse BE-ja do të jetë bashkëpunëtor i tyre.

Thonë se duhet të gjejmë një zgjidhje kompromis. Ata thonë se kanë qenë administratë. Ne themi se kanë qenë fashistë. Në tabela le të shkruajë: administratë fashiste.

3 Në fund të fundit, është fakt historik që Maqedonia, gjatë gjashtqind viteve të fundit, fillimisht ka qenë nën sundimin osman, pastaj nën atë serb dhe pastaj nën atë bullgar. Në vitin 1945 populli maqedonas ka luftuar për shtet të pavarur. Nga viti 1993 shteti bëhet anëtar i Kombeve të bashkuara. E në këtë shtet flitet gjuha maqedonase.
Kaq e pati historia.

4 Pandemia e kovid-19 ka marrë hov. Vala e vjeshtës i ka mbushur përplot Departamentet infektive në spitalet e Maqedonisë. Në spitalin e montuar nuk ka asnjë shtrat të lirë. Klinika infektive është plot. Të sëmurët do të vendosen edhe në Klinikën e sëmundjeve të lëkurës.
Kovidi plotësoi ciklin. Në mars filloi me përjashtimin e drejtoreshës së Klinikës së sëmundjeve të lëkurës, e cila kishte shkuar në punë duke qenë e infektuar. Këtë vjeshtë u kthye përsëri në këtë klinikë duke e shndërruar në qendër kovidi.

Në Maqedoni me të vërtetë nuk ka më vend për parodi.

5 Protesta e ardhme e VMRO-DPMNE-së sigurisht do të bëhet para Qeverisë. Mickoski do të protestojë sepse Zaevi ia vodhi madje edhe gazetarët nga mediat e Gruevskit – Alfa, Kanal 5 dhe MTV, e i punësoi në vende udhëheqëse në Qeveri dhe në ministritë e shtetit.

Përktheu: Fjolla Zllatku

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира