MBI 300 NJERËZ DO TË HUMBIN SHUMË PARA NË FONDET PRIVATE TË PENSIONIT

Gjithsej 314 qytetarë do të humbin shumë para sepse janë të anëtarësuar në fondin e dytë pensional. Bëhet fjalë për të siguruar që në vitin 2005 kanë pasur rreth 10-15 vjet deri në pensionim dhe nuk është dashur të bëhen anëtarë të sistemi pensional dyshtyllor. Numri skandaloz doli në pah që kur tre qytetarë kanë ngritur parashtresa deri te Avokati...

I SHEMBUR TUALETI I SHKUPJANES, E MASHTRUAR NGA KRYETARËT E QYTETIT KOCE DHE SOKOLI, PËR NDËRTIM TË BULEVARDIT

Komuna Gjorçe Petrov e shembi tualetin e Elica Obradoviqit nga Gjorçe Petrovi, të cilin ia ndërtoi kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, sepse pas kërkesës së tij, ajo i lejoi që t’ia shembnin tualetin e vjetër, në mënyrë që të zgjerohet bulevardi “Boris Sarafov”. Trajanovski, sipas premtimit, këtë verë nëpërmjet NP “Rrugë dhe rrugica”, i ndërtoi Elicës një tualet-ngjitës pranë...

“UJËSJELLËSI” I MBLEDH PARATË E BAROKUT ME FATURAT E ÇRREGULLTA PËR SHKUPJANËT ME VLERË DERI NË 18.000 EURO

Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” gjatë një viti e gjysëm, shfrytëzuesve u ka dorëzuar fatura për ujë, të cilin ata nuk e kanë harxhuar. Banesave 70 metra katrorëshe u janë dorëzuar fatura sikur të kenë mbushur një pishinë olimpike.                            Zyra e Avokatit të Popullit është mbushur me parashtresa të shfrytëzuesve të pakënaqur.  Një pjesë e madhe e tyre tashmë...

PADITINI KOMUNAT PËR BORËN DHE AKULLIN E PAPASTRUAR, MOS I DURONI LËNDIMET, THOTË OMBUDSMANI

  Mbi 160 qytetarë të lënduar me thyerje në këmbë, duar dhe nyje janë regjistruar vetëm në Shkup, që kur ra bora e parë, si pasojë e rrugëve dhe trotuareve të papastruara, ndërsa akoma nuk ka asnjë padi në gjyq kundër komunave, zbulon SAKAMDAKAZAM.MK prej burimeve të Gjyqit. Qytetarët nuk kanë ngritur as parashtresa drejt Avokatit të popullit për shkak...

NJË NËPUNËS ME TRI SULME NË TRU KA MBETUR EDHE PA PUSHIM MJEKËSOR EDHE PA PUNË

Një nëpunësi, që nuk ka pasur gjashtë muaj sigurim shëndetësor të pandërprerë, nga dita e parë e punësimit, Fondi për shëndetësi nuk do t’ia mbulojë pushimin mjekësor. Kjo do të thotë që, kur të punësohet, duhet që të sëmuret në gjashtë muajt e ardhshëm deri sa të ketë të drejtën, sipas Ligjit për sigurim shëndetësor, që Fondi t’ia paguajë...

KOCE I SOLLI MAQEDONISË  PADI EVROPIANE, LA 6 GRA SHTATËZËNA DHE 78 FËMIJË PA SHTËPI

Kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, i solli Maqedonisë padi evropiane me rrënimin e lagjes së improvizuar të romëve nën Kalanë e Shkupit. Qendra evropiane për mbrojtje të romëve me seli në Budapest ka ngritur padi për Republikën e Maqedonisë, për shkak të rrënimit të lagjes dhe kushtet johumane të jetës për romët, të cilët nga fillimi i gushtit jetojnë...

“UJËSJELLËSI” FSHEH ARSYEN SE PSE KA SHLYER BORXHET E UJIT ME VLERË MBI TRE MILIONË EURO TË ISH MINISTRAVE DHE DEPUTETËVE

Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” mban të fshehtë arsyen se pse ua ka shlyer borxhet e ujit me vlerë prej mbi tre milionë eurove, ish ministrave, deputetëve aktualë dhe qytetarëve më afër qeverisë. Në maj të këtij viti, për këto shlyerje të borxheve të ujit, në Këshillin e Shkupit parashtroi pyetje grupi i këshilltarëve të LSDM-së. “Pse disa të paguajnë, e...

E DËNUARA KONTRABANDISTE E KOKAINËS MJEKON TË BURGOSURAT NË IDRIZOVË

  Një kontrabandiste e dënuar për sasi të mëdha kokaine, e cila vuan dënim disavjeçar në burg, u bën kokteje qetësuesish dhe hapash të tjerë e pastaj ua ndan terapinë mjekësore të dënuarave të tjera në burgun Idrizovë. E dënuara ka bërë këtë gjë për më shumë se një vit,  me urdhër paraprak me gojë të policisë së burgut. Kur ajo...

KADASTRA U JEP FLETËPRONËSI NË MËNYRË SELEKTIVE BANORËVE TË SË NJEJTËS NDËRTESË

Avokati i Popullit konstaton shkelje të të drejtave të banorëve të rrugës Jordan Mijallkov, nr.46, Shkup nga Qendra e kadastrës për patundshmëri- Shkup, e cila , në mënyrë selektive u ka lëshuar fletëpronësi disa banorëve, ndërsa të tjerët i refuzon me vite. Për standardet e dyfishta të këtij institucioni, Avokati i Popullit e ka informuar Agjencinë për kadastër të...

TODOROVI, SPASOVI DHE LUTFIU PENGOJNË NDIHMËN PËR FËMIJËT ME FIBROZË CISTIKE

Të regjistruarit e rinj, të sëmurë nga fibroza cistike, sëmundje e rrallë, e rëndë dhe trashëguese, që paraqitet nga lindja, e humbën shtesën e domosdoshme prej 4.300 denarëve në muaj, që deri vjet e merrnin të gjithë këta të sëmurë. Ka dhe familje, të cilave u është hequr vjet, edhe pse këtë ndihmë modeste nga shteti e kanë marrë...