GJORGE DHE VIKTORI

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:64:"DotavarinnëmidistësheshitpërkoqeneBukefalit.   

1 Sa mirë Presidenti mblidhte shegë, numëronte lejlekë, shkonte në Azerbajxhan që ta nderojnë, kur ja që – përnjëherë i pëlqeu të jetë i rëndësishëm. I erdhi interesant që të shfaqej publikisht çdo tri javë me të vjellurat e tij, gjë të cilën Zyra e tij e paralajmëronte si deklaratë për publikun.

Gjatë pushimeve në gjysmë lojë të kupës evropiane të futbollit në Francë paraqitet maskota Viktor?  Te ne, para ca ditësh gjatë pushimit të lojës mes Portugalisë dhe Hungarisë në mënyrë dramatike u paraqit  Gjorge.  Viktori paraqitet si argëtim për publikun ndërsa Gjorge si kërcënim për publikun.

President tha se ai na paska vetëm dy opsione. Të angazhojë Armatën ose të vendosë rregulla të reja loje. Rregullat e reja të lojës paska qenë të falen  56 politikanë dhe bashkëpunëtorë  të dyshuar apo nën hetim për krim. Një shtet që ka president që logjikon në këtë mënyrë, duhet të qajë për të ardhmen e vet.

2 A e di Ivanovi çfarë do të thotë kur nxirret ushtria në rrugë? Si quhet  ajo gjendje? Se pse do të duhej fare të nxirrte ushtrinë? Të luftojë kundër kujt? Kundër popullit të tij? Kundër çatallit dhe Zdravko Savevskit? Kundër Uranija Pirovskës dhe Mirjana Najçevskës? Kundër studentit Borjan? Kundër shoferit të furgonit me çatallin? Ca tipa të dhunshëm, çfarë të them. Ose kundër atyre që tallen me kryetarin  e Manastirit, dhe nuk u mjaftojnë 27 padi, e do t’u dërgojë edhe ushtrinë që t’i mbledhë paratë vlladimirka që fluturojnë sa andej këndej? Çfarë duhet të bëjë ushtria? Ta eliminojë armikun që me një afishe ku janë të shkruara mesazhe politike do t’ia prishë ditëlindjen VMRO-DPMNE-së dhe do t ‘ ia vjedh popullaritetin e fjalimit festiv të Nikolla Gruevskit?  Afishi paraqet kërcënim mbi kërcënimet? Është kërcënim më i madh se kërcënimet që bëri Gruevski në fjalim. Ose ushtria do të kryej një ofensivë të rëndë  me të gjitha armët kundër Katicës dhe Fatimes sepse i shqetësojnë ata që e sollën në pushtet.

E për më tepër, na del i hidhëruar,  i pakuptuar, i fyer, e xheloz… Presidentëve të tjerë u janë bërë atentate, kanë vdekur nëpër fatkeqësi me avionë dhe askush nuk e ka bërë mall, kurse për të – më i miri nga të gjithë deri sot, i votohet mosbesim në Parlament . Pse? Për të falur një elitë politike të dyshuar për krime të rënda. E po me të vërtetë, nuk ka drejtësi, nuk ka paqe. E tani do të shihni ju. Jo vetëm shërbime të huaj, e furgona që shëtisin, jo grupe terroriste, jo vetëm emigrantë që do ta përmbysim Maqedoninë, jo lojëra të futura nga jashtë, jo përballje ndër maqedonasit, jo gjakderdhje rrugëve, rrjete kriminele, kërcënime për atentat…po komandantit suprem iu kujtua dhe ushtria. Po ajo ushtri që nën komandën e tij flinte në tokë e hante konserva mishi,  duke mbrojtur  kufirin e Evropës prej atyre emigrantëve të rrezikshëm, që për Gjorgen ishin justifikim për veprën e tij heroike.

Edhe në MPB shkoi ta falënderojë ministrin Mitko Çavkov. Që ka arritur ta ruajë ndërtesën e VMRO-DPMNE-së nga ngjyroja. Se shteti mund të bjerë, ama VMRO-DPMNE nuk guxon. Çfarë mendoni, nëse për ruajtjen e Ministrisë së Drejtësisë, Qeverisë, Portës triumfale, komunës së Manastirit, gjyqeve dhe ndërtesës së Qeverisë merret paraburgim, si do ta dënojnë vallë atë që do të guxojë të gjuajë bojë mbi ndërtesën e VMRO-së? Do ta dënojnë me procedurë të përshpejtuar. Do ta varin në mes të sheshit për koqen e  Bukefalit.

3 Ivanovi u bëri thirrje partnerëve të mos e shfrytëzojnë situatën për realizimin e interesave të tyre. Cilët partnerë? Ata që i bënë të ulen liderët e përbetuar politikë në një tryezë në Përzhinë?  Ata që po mundohen të zgjidhin krizën politike më të rëndë në Maqedoni e përpjekjet e të cilëve po i njëjti president i minon në çdo hap, mes tjerash edhe me faljen.

Kujt i hidhërohet Ivanovi? Amerikës dhe BE-së? NATO-s? Tërë kohës fshihet pas disa fuqive, disa qendrave të fuqisë, pas disa shërbimeve të huaja…Fallxhorja e ish kryeministrit është më konkrete kur emërton armiqtë. Pse nuk thotë haptazi ai se mendon se SHBA dhe BE janë armiq, le t’i dëbojë ambasadorët dhe “hajt për hajër”, si do të thoshte Goca. Edhe njësitë në kuadër të NATO-s mund t’i tërheqë nga operacionet në Afganistan dhe Bosnjë. Do t’i duhen këtu për mbrojtje nga NATO. Edhe ashtu të pasur jemi, pensionet po rriten, kemi një rritje ekonomike të pandalshme marramendëse, rriten investimet, të parët në këtë gjë, të dytët në atë gjë, të katërtit në diçka tjetër, duing biznis, liderë gjithkund dhe për çdo gjë…ja tani edhe një goditje përfundimtare do t’i jepet edhe papunësisë.

Jo më kot mijëra emigrantë duan të përmbysin territorin e shtetit. Vijnë në tokat që i ka kaluar Aleksandri, kthehen prej aty ku ai nisi. Mu te ne do të mbesnin. Në tokën e premtuar, ishull shprese në botën që fundoset.

4 Çfarë do të thotë ngrirja e përkohshme e aktiviteteve në Parlament e LSDM-së? Nuk e braktisin por ama as nuk do të punojnë. Mirë pra, ndoshta kjo mund të kuptohet si presion mbi gjyqin kushtetues që të vendos sa më shpejtë mbi nismën për kushtetutshmërinë e PSP-së. Mirëpo, prej nga tani Zaevi përnjëherë sërish filloi të flasë për zgjedhje në nëntor? A nuk ishte deri dje mantra të plotësoheshin kushtet për zgjedhje normale, e mandej data. Ç’bënë me listën zgjedhore? Ç’bënë me ndarjen e partisë nga shteti? Ç’bënë me reformat në media?

Diçka vendosën, e nuk po na tregojnë? Apo të gjithë po shpejtojnë t’ i përmbys ndonjë opsion i tretë.  U frikësuan se mbase njerëzia do të sheh se mes të bardhës dhe të zezës ka dhe ngjyra të tjera.

5 Tërë javën të gjithë e mbrojnë Kryetarin e Manastirit, Vlladimir Taleskin. Qenka shumë i mirë dhe i ndershëm. Ish kryeministri , ministresh e kulturës, kryetari i Shkupit dhe kryetarë të tjerë të komunave nga radhë e VMRO-DPMNE-së,  e deri te gratë para vetëshërbimit në afërsi të ndërtesës së tij.

Vetëm Zoran Stavreski nuk doli ta mbrojë Talevskin. E dëgjuam si ministër të financave se jo vetëm që e quan “kopil të korruptuar” dhe “të korruptuar deri në kockë”, po e shpjegon në detaje skemën e vjedhjes që tani e heton PSP. Për këtë Stavreski nuk e mbron Talevskin. E mbrojti mjaftueshëm përderisa mundej.

6 Britania votoi për dalje nga BE në referendum. E kush gjeti të bënte sehir? Gordana Jankulloska – bursiste e Britanisë, që ka magjistruar në Angli.

Pjesë e fushatës e atyre që ishin për dalje nga EU ishte dhe reklama me të cilën i frikësonin qytetarët britanikë se në BE duhet të hyjnë dhe Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. Fakti që britanikët ia kanë frikën Maqedonisë, është në përmasa të mëdha meritë e bursistes së tyre që ishte ministër i punëve të brendshme.

7 Hap lajmet të kontrolloj nëse ka ndodhur edhe ndonjë dramë tjetër përveç daljes së Britanisë nga BE, rënia e paundit dhe kësaj tragjedie tonë të përditshme, dhe shoh – kryeministri Emill Dimistriev ka hapur çerdhe në Petrovec. Çerdhja e ka emrin “Avionçe”.

Secili me agjendën e vet. E me prioritetet e veta.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари