KRIMINELË SOCIALË

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:53:"Mafiambetipatëardhura.Iamoribiznesinqeveria.

1

„Domethënë, shumë nervoz jam!” A nuk e dëgjuam këtë në bisedat telefonike? As edhe një aksident nuk të lënë ta fshehësh. Në fakt, ishin dy, por dëmi ka qenë i parëndësishëm. Vetëm 150 euro.

Ju, vazhdoni të bëni majtap me Dime Spasovin. Vazhdoni me barcaletat për karrocat, çerdhet, mësueset, lojërat për fëmijë…

Nuk e kemi punën për majtap. E kemi për t’u tërbuar. E për të pasur frikë. Sepse aksidentet e Dimes, ikjet e tij nga policia, ndryshimi i deklaratave dhe fakti se ne merremi me këtë gjë tërë javën, nuk është asgjë tjetër veçse pasqyrim i sundimit 10 vjeçar të VMRO-DPMNE-së. Dhe vetëdijësim se sa, faktikisht, brenda këtyre 10 vjetëve, na ka ndryshuar jeta me njerëz si Dime Spasovi.

Skema është kjo:

-Në pozita kyçe do të vënë njerëz margjinalë të paaftë dhe figura të parealizuara profesionalisht dhe personalisht, aftësia e vetme e të cilëve është  t’i  jenë verbërisht besnikë liderit të tyre, atij që i ka vendosur aty. Gjëja e vetme që  kanë arritur para se të punësohen ka qenë të qenit të dëgjueshëm, çka u ka mundësuar të punësohen dhe të zënë funksion.

-Pastaj, si funksionerë, atyre u lejohet t’i ngasin veturat tona. Dhe nuk bëhet fjalë për një, por për katër vetura. Të harxhojnë benzinë me paratë tona. T’i ndërrojnë gomat tona. Ne t’u paguajmë sigurim. T’ua paguajmë daljet e së premtes. Celularët me të cilët thërrasin ndihmë që të ikin nga policia, edhe këto, ne t’ua paguajmë.

-Me paratë tona na shesin ide konservative, na promovojnë shenjtësi të martesës, na bindin se te kush guxojmë të dashurohemi, çfarë është e shëndetshme që të hamë, na bindin që duhet të kemi fëmijë dhe sa fëmijë të bëjmë, si të sillemi, si të qeshim, çfarë është moral e çfarë nuk është, ndërsa të premten në mesnatë, bashkë me shokë e shoqe të partisë, u bëjnë rezyme projekteve në veturat tona. Dhe ikin nga policia jonë.

-Ata janë të moralshëm, të përkushtuar, do të jepnin gjithçka për Maqedoninë dhe janë shumë të guximshëm, por të premten në mesnatë, nëse bëjnë bela, ikin dhe i lënë shoqet e partisë në pamëshirën e xhaxhallarëve të këqij. Sepse vetëm jeta e tyre ka vlerë. Vetëm ata janë Maqedonia.

-Kur i zënë, do të lajmërohen te vartësit e tyre që ta marrin ata fajin përsipër. Do t’i shtyjnë të gënjejnë për ta. E kur t’i zënë duke gënjyer, do t’i ndryshojnë deklaratat disa herë, sepse pikërisht shefi është Maqedonia.

-Do t’i shantazhojnë pronarët e mediave që të ndërprejnë shpalljen e lajmit. Atyre që e kanë shpallur do t’u kërcënohen se do t’i padisin. Sepse i kanë gjykatësit në defter.

-Do të porosisin intervistë në një televizion që fiton tenderë për ndërtimtari. Gazetarja e zbukuruar do të veshë taka dhe as nuk do të përpiqet të aktrojë se po parashtron pyetje. Partia do t’u shkruajë deklarata, ata do ta mësojnë si papagaj materialin, që të duken të bindur se e besojnë atë që u është shkruar.

-Dy ditë do të fshihen dhe nuk do të lajmërohen në polici, që të mos u marrin gjak dhe urinë për testim dhe t’i japin kohë partisë, në mënyrë që konsulentët  që i paguajnë nga 50 mijë euro në muaj, t’iu shpikin një të vërtetë.

-Kamerat punojnë veç për ata. Për vrasjen e Martin Neshkovskit dhe për Frosinën që e shkelën, kamerat e Partizanskës ishin të prishura. Sistemi “Qytet i sigurt’’  funksionon vetëm për ta. Sepse Frosina dhe Martini nuk janë Maqedonia dhe nuk është dashur të mbrohen. Vetëm Dimevcat janë Maqedonia.

-Pyetja se si një inçizim e një kamere sigurie arriti të dalë në televizion është pyetje koti, pasi që në Youtube doli  inçizimi nga masat e posaçme hetimore të Kabinetit të kryeministrit.

2

Edhe pas të gjitha ndarjeve që bënë gjatë këtyre 10 vjetëve në “tonat’’ dhe “tuajat’’, ja edhe një ndarje tjetër – e vërteta jonë dhe e vërteta juaj.

Le ta pranojmë që e vërteta e Dime Spasovit është e vërteta. Atëherë mbetet pyetja kryesore: Pse pikërisht Dime Spasovin ta kenë ndjekur kriminelë të armatosur dhe mafiozë? Çfarë është ajo që Dime Spasovi e di, kurse ne jo? Me siguri nuk është se ia kanë zilinë për sukseset e tija ngaqë paska punësuar shumë veta e të duan t’ia pengojnë projektet. Apo ndoshta edhe kriminelët kërkojnë ndihmë sociale. Sepse mafia mbeti pa të ardhura. Ia mori biznesin qeveria.

3

Vazhdoni dhe çudituni  se deri ku mund të arrijnë. Dhe vazhdoni të mos ju interesojë politika, sepse, apo, të gjithë janë të njëjtë dhe nuk ka për kë të votohet. Dhe qeshni me fëmijën që luan rolin e ministrit. Sepse e qeshura është gjë e shëndetshme. Kurse heshtja jo. Sepse, ai fëmijë merr vendime për jetët tona. Dhe për jetët e fëmijëve tanë.

Le që, nuk është fëmijë. Ashtu siç nuk është fëmijë as ai i Gazetës zyrtare që e vunë drejtor një ditë para se të mbushte 24 vjet.

Ai, a do të dalë, vallë, me veturën tonë sonte ? Po pyes për disa shokë që shkojnë në mbrëmje të Komitave.

4

Fakti që gjykatësja, që nuk e ftoi Gruevskin si dëshmitar në gjykimin për Puç, iku nga prokurorja speciale Katica Janeva, është edhe një dëshmi tjetër që gjykata është e pavarur. Përndryshe, deri tani do t’ia kishin zbardhur faqen Nikolla Gruevskit. Do ta kishin thirrur si dëshmitar dhe do ta gjykonin Zaevin se ka dashur të bëjë grushtet. Kështu, do të mendonim që Gruevski ka thënë budallallëqe vjet, kur në mënyrë dramatike, ndërpreu lajmet që të na tregonte se si “diçka nga ajo që do të dëgjoni do të jetë gënjeshtër, diçka gjysmë e vërtetë, ndërse diçka e vërtetë.” Si dhe kur akuzoi që shërbime të huaja kanë përgjuar me kombi të verdhë.

A mundet vallë një shtet ku kryeministri ka shpallur se ka pasur tentim për grushtet, për më tepër se një vit, të mos mund të sigurojë dy gjykatës me çertifikatë sigurimi? Vazhdimi i ardhëm, kurdo që të caktohet, nuk do të mbahet sepse atëherë daktilografja nuk do të ketë çertifikatë sigurimi.

5

Për tetë kavanozat e vjedhur të ajvarit dhe reçelit, si dhe tre shisheve me lëng, një banor i Kriva Pallankës u gjykua për akt penal “vjedhje e rëndë” me tre muaj burg me kusht. Do të thotë që në tre muajt e ardhëm nuk guxon të vjedhë asgjë, madje as edhe një milion euro.

Dime Spasovi i iku policisë. Por, nga ana tjetër, drejtësia do t’i vihet pas banorit të Manastirit, të cilit policia i gjeti marihuanë të punuar në dorë në një kuti bashkë me cigare të tjera. Në cigare ka pasur 0.48 gr marihuanë.

Dimes nuk ia matën promilët e alkoholit në gjak, por atij të Manastirit ia kishin matur marihuanën deri në dy decimale.

E pastaj, dikush do të thotë  që gjykata nuk funksionuaka e policia ndjek vetëm ministra të suksesshëm.

6

Çfarë drejtësie mund të presësh nga një president në gjyq, që ngre ndërtim të paligjshëm në qendër të Shkupit? Dhe çfarë pëgjegjësie mund të presësh nga një kryetar komune, që për ndërtimin e paligjshëm në pjesën më tërheqëse të komunës së tij, zbulon në Fejsbuk e jo nga shërbimet e tija?

Kryetar i Gjyqit është Vlladimir Pançevski. Kryetari i Komunës Qendër është Adrej Zhernovski. Dhe kjo nuk ka lidhje me VMRO-DPMNE-në. Dhe as me BDI-në. Edhe pse mu kështu duket.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира