PREJ 10 DERI 20 MILION

Ако си оди Груевски, ќе мора да си оди и Ахмети. Затоа така верно се држат заедно.

PREJ 10 DERI 20 MILION

1 LSDM-ja jep një pasqyrë të gabuar të realitetit, kur për këtë qeveri teknike përdor shprehjen “Qeveria në largim”. Çfarë largimi? Kjo Qeveri është po aq e fortë sa ka qenë para zgjedhjeve. Dhe ajo punon për Maqedoninë, po ashtu mire si edhe para zgjedhjeve.

Sikur kjo qeveri të ishte në largim, prorektori i Universitetit më të madh të shtetit nuk do raportonte para liderit të pakicës parlamentare Nikolla Gruevski gjatë hapjes së sallës sportive. Sikur të ishte kjo qeveri në largim, investitorët e huaj që përdorin përfitimet nga paratë tona nuk do t’i paralajmëronin investimet së bashku me liderin e pakicës parlamentare Nikolla Gruevski. Sikur të ishte kjo Qeveri në largim, ambasadori në Turqi,  i paguar  me para nga buxheti nuk do ta priste në liderin e pakicës parlamentare Nikolla Gruevski në aeroportin e Stambollit.

Në fakt, vetë pakica parlamentare e bëri të qartë nga foltorja e parlamentit se nuk ka plan të largohet nga pushteti në mënyrë paqësore.

Deputeti Antonio Milloshoski kërcënoi deputetët e LSDM-së: “Mos gaboni të ndërmerrni hapa që do të rrisin tensionet në Kuvend.” Ndërsa Trajko Veljanoski ishte edhe më specifik: “Ke ende për të pritur që të ulesh në këtë post. Shumë janë duke pritur në radhë … ”

Pra, le të mos gënjejmë veten. Mesazhi është i qartë: “Më ndërro nëse mundesh” dhe të gjitha ato akte të VMRO-DPMNE-së me emra dramatikë – proklamim, udhërrëfyes, manifest – bartin një mesazh të vetëm. Dhe ky mesazh është, pushtet ose luftë qytetare.

2 Le të vazhdojë LSDM-ja të besoje që Gruevski është në largim. E një ditë Zaevi do të zgjohet në Përzhinë për të qindtën herë. Për negociata me po të njëjtin Gruevski, për shkak të cilit ndodhën zgjedhjet e parakohshme dhe ai që nuk pati sukses në krijimin e Qeverisë sepse nuk ka shumicë në Parlament. Dhe me po të njëjtin Ali Ahmeti, i cili me platformën i ndihmoi Gruevskit ta harrojmë atë që dëgjuan në bombat. Dhe mbi të gjitha- se përse erdhëm deri në këtë krizë.

Kurse deri atëherë, VMRO-DPMNE vepron. Dhe vepron në mënyrë të zakonshme, në koalicion me BDI-në. Me tempon e njëjtë dhe në mënyrën e njëjtë siç vepronin dhe realizonin tetë vjetët e fundit. E na sollën deri këtu ku jemi tani.

Kush e di, ndoshta LSDM-ja me të vërtetë ka një plan. Ndoshta Zoran Zaevi konsideron se planin do ta realizojë së bashku me BDI-në. Por, siç duket Ali Ahmeti vështirë gjendet në këtë plan. Se ç’më duket se ai në mënyrë të suksesshme po realizon planin me Nikolla Greuvskin. Ndërkohë që administrata shtetërore e shndërruar në ushtri partiake të VMRO-DPMNE-së proteston kundër platformës së Ahmetit, ministrat dhe drejtorët e tij shtetërorë veprojnë dhe realizojnë me ministrat dhe drejtorët e Gruevskit. Ndërkohë që Ahmeti negocion me LSDM-në, vazhdon të qeverisë me VMRO-DPMNE-në.

Dhe kështu do të jetë. Sepse, nëse Gruevski largohet, do të duhet të largohet edhe Ahmeti. Për këtë arsye besnikërisht mbështesin njëri tjetrin.

3 Sipas rezultateve të fundit të programit ndërkombëtar të OECD-së për vlerësimin e nxënësve, nga testimi i zhvilluar në vitin 2015, Maqedonia është radhitur në vendin 68 nga 70 vende të testuar, ndërsa në disa kategori  si leximi radhitet e fundit, me përjashtim të Kosovës dhe Republikës Dominikane.

Më shumë se dy të tretat e 15-vjeçarëve nuk kanë shkathtësi funksionale në shkencë, matematikë dhe lexim dhe të kuptuarit. Veç kësaj, Maqedonia ka normat më të ulëta të regjistrimit në arsimin fillor dhe të mesëm në rajon.

Çfarë do të thotë kjo? Nga njëra anë regjistrohen gjithnjë e më pak fëmijë për shkak se shumë njerëz largohen nga vendi, ndërsa arsimi fillor dhe i mesëm është i detyrueshëm. Madje edhe ata që shkojnë në shkollë, kot e bëjnë këtë, sepse dalin analfabet.

Dhe gjithë këto rezultate shënohen pas gjithë reformave që filluan me “Kompjuter për çdo fëmijë”, fushata “Dituria është forcë, dituria është fuqi” përmes testimit të jashtëm, programi Kembrixh. Ky analfabetizëm është regjistruar në kohën kur të diturit e quajtën Bllazhe Koneskin xhuxhi i Nebregovës, Koço Racinin nga Velesi xhuxh i cili vdiq në kohë, Slavko Janevskin e lustruan.

Ata pra, bënë një arsim të duhur për shoqërinë që e kanë krijuar. Ku nuk ka rëndësi se sa dini, por është me rëndësi që rregullisht të shkosh në selinë e partisë. Dhe të jesh në gatishmëri, duke pritur SMS

mesazhe për të mbrojtur liderin nga burgu.

4 Qeveria nuk i paguan subvencionet për bujqit. Ata ankohen për shtypje nga Qeveria. Marrin kërcënime se nëse protestojnë nuk do t’i marrin paratë. Ndërsa ata protestojnë pikërisht sepse nuk iu paguhen paratë

Pak a shumë e njëjta histori si grevat. Qeveria i kërcënon se do t’i largojë nga puna, ose do t’ua zvogëlojë pagat. Ndërsa ata janë në greve sepse nuk kanë marrë pagat muaj të tërë.

Ky është një variant bashkëkohor i Maqedonasit që mban fshehur alltinë për mos dhashë Zoti. Mos të protestosh për paga dhe subvencione është një investim në të ardhmen. Ke për të marrë.

5 Pardje, Tetova solemnisht u bë me tubacion të ujit. Tubacioni i gjatë 9 kilometra ndërtohej 18 vjet. Domethënë dikush që ka lindur kur kanë filluar solemnisht punimet, tanimë është bërë 18 vjeç dhe do ketë mundësi të votojë në zgjedhjet lokale që t’iu lëshojnë ujin.

Asnjeri nuk e din se sa kushton tubacioni. Por supozohet se për këto 18 vjet janë shpenzuar 10 deri 20 milion euro. Po çfarë ndryshon 10 milionëshi? Sidomos nëse paratë i kanë dhënë edhe UNDP, edhe Zvicra edhe komuna edhe shteti. Nuk ka kush s’ka dhënë.

Që tubacioni të bëhet ujësjellës, mbetet për të ndërtuar edhe stacioni i filtrimit. Që tani duhet të kushtojë 2 milion euro. Por ndoshta do të kushtojë edhe 4 milion. Çfarë dallimi bëjnë 2 milion. Shumë më pak se 10 milion. Kush mund të planifikojë aq gjatë përpara shpenzimin e parave të popullit?

6 Edhe Norvegjia do të ndërtojë tubacion. Por për anije. Tunel nën det. Dhe për ndërtim janë paraparë 300 milion euro. VMRO-PMNE për Shkupi 2014 shpenzoi 600 milion euro.

Mos është shumë, bre?

 

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира