SHITJE MENDSH

Ќе ја измислат лагата, ќе ја прошират лагата и потоа влегуваат во материјална расправа за таа лага

SHITJE MENDSH

 1Kur VMRO-DPMNE do të kthehet në pushtet, do ta kthejë edhe Marko Zvërlevskin si prokuror publik. Pasi është më i miri. Dhe sepse do të kërkojë që t’ua kthejnë pasaportat. E pastaj, ai do t’i arrestojë të gjithë ata që kanë votuar shkarkimin e tij nga funksioni. Si vertikalisht, ashtu edhe horizontalisht. Ashtu siç, në foltoren e parlamentit u kërcënua deputeti Ilija Dimovski i VMRO-DPMNE-së.
Vetëm se, para se të kthehet VMRO-DPMNE në pushtet, Ilija do të duhet të thotë se për kë ka porositur paraburgim te Markoja. Dhe para se kthehet VMRO-DPMNE në pushtet, do të duhet të kthehen edhe zyrtarët që ia kanë mbathur nga MPB, të cilët e kanë përgjuar Ilijan në mesin e mijëra qytetarëve të tjerë që i kanë pasur në listë. E më pas e kanë shkatërruar pajisjen e përgjimit edhe të Ilija Dimovskit.

Seanca për shkarkimin e prokurorit publik, Zvërlevski, na kushtoi 250.000 euro. Çerek million euro kushtoi ai teatër në TV që për një muaj  e gjysëm i shikonim deputetet dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së se si vishen për performans, si bëjnë firzura e i bëjnë fresk njëri-tjetrit: “E nderuar kolege, keni të drejtë kolegë, ju faleminderit për replikën, vërejtje fantastike kjo e juaja, ashtu është, kolege, Zoti na ruajt, kolegë, keni shumë të drejtë, kolege…”

Mirëpo, dëmin që e shkaktoi Zvërlevski është i pamatshëm në raport me 250.000 eurot që na kushtoi shkarkimi i tij. Me padrejtësinë që zbatonte dhe krimit që ai mbronte duke mos zbatuar me përndjekje të kundërshtarëve politikë dhe të biznesit të klikës qeverisëse, çoi deri në rënimin e tërësishëm të besimit të qytetarët në sistemin e drejtësisë. Çoi deri te gjendja që të mos mund të ndjehesh i sigurt në shtetin tënd.

2Dhe përse VMRO-DPMNE aq shumë ankohet për Zvërlevskin? Ai nuk do të mbetet i papunë. Ja, tani do të jetë prokuror. Mbase prokurori i ri shtetëror do t’i japë si detyrë t’i kryejë të gjitha lëndët që i ka lënë të pakryera. Për shembull, atë për sulmet e qendrës LGBT në Shkup prej para katër vjetësh. Apo për sulmin e aktivistëve fetarë kundët demonstruesve në sheshin Maqedonia në vitin 2009. Pasi, Zvërlevski është efikas dhe do të çlirohet nga menaxhimi i prokurorisë, siç edhe na u lëvdua. Me siguri do të mbarojë punë shpejtë dhe të dyshuarit do t’ia dorëzojë gjyqit.
Vetëm se, është për të ardhur keq që Katica Janeva ia mori lëndën mbi sulmin që fetarët bënë mbi Komunën e Qendrës. Përndryshe, edhe atë lëndë do të mund ta kryente.

Ndonëse, prokurori i ri shtetëror do të duhej t’i hetonte edhe veprat eventuale penale të Zvërlevskit. Pasi në këtë mënyrë, duke e parë nga këdvështrimi i jashtëm, ekzistojnë dyshime për këtë gjë. Nga keqpërdorimi i detyrimit zyrtar, deri, kush e di, ndoshta edhe një shoqatë keqpërdoruese. Nëse vërtetohet se Zvërlevski nuk ka kryer krim, as me dashje e as në mënyrë rastësore, të paktën do të hiqet mëdyshja se ka marrë apo jo pjesë në krimin e kohës së vet, kur janë vjedhur me biliona para të shtetit, janë shkatërruar karriera të tëra dhe familje të atyre që nuk mendojnë si ta, e madje edhe janë marrë jetët e njerëzve në rrethana të dyshimta. Nga Martin Neshkovski, Nikolla Mlladenovi e deri tek Tamara e vogël. Kurse për ekzilin e të rinjve të shtetit dhe rrjedhjet e mendjeve të ndritura jashtë shtetit, më mirë të mos flasim fare.

Në fotografinë në tërësi, prokurori publik ka përgjegjës konkrete për të gjitha këto punë. Nuk i ka përndjekur krimet, ndërsa i ka përndjekur ata që nuk mendojnë njëlloj si pushteti dhe ata që i nxirrnin krimet në dritë.

3Kur veçmë po flasim për padënueshmërinë e Zvërlevskit, është bukur që Qeveria i publikon harxhimet nga kartelat zyrtare të ministrave të kaluar. Por, nëse ka dyshim për keqpërdorim të tyre, ata persona duhet të përfundojnë në gjyq. Përndryshe, do të thuhet që ministri thotë kështu, ish ministri thotë ashtu. Fjala e njërit kundër fjalës së tjetit. Ndërsa ne, në sehir.
Është shumë e thjeshtë. Nëse me të vërtetë dëshiron të ndalojë keqpërdorimet e funksionarëve shtetërorë, qeveria e re mund ta zgjidhë këtë gjë vetëm me tre hapa.

Si pari, nëse ka patur keqpërdorim të shpenzimit të parave të popullit, kjo gjë duhet të shkojë në gjyq.

Së dyti, nëse rregulloret e ministrive kanë lejuar keqpërdorimin e parave të popullit, atëherë ato akte duhen ndryshuar. Menjëherë.

Dhe së treti, nëse veçmë publikohen kartelat zyrtare të qeverisë së mëparshme, atëherë le të publikohen kartelat zyrtare të qeverisë së re. Menjëherë. Sido që të jetë ne kemi ministri transparence. Sido që të qetë në zyrat e qeverisë ekziston një moti referentësh dhe referentësh të rinj. Le të punojnë pak për transparencën.

Në Britaninë e Madhe gjithkush mund të ketë qasje tek fatura shtetërore e kryeministrit. Kurse në Suedi, shërbimet shtetërore kanë nga dy celulare, jo sepse duan të bëjnë interesantët, por sepse telefonin që paguhet nga tatimpaguesit nuk mund ta përdorin për biseda private. Pasi, çdo tatimpagues ka të drejtë të kërkojë listë të bisedave nga telefoni shtetëror.

Kur veçmë po flasim për shpenzimin e parave shtetërore, deri ku është hetimi për ngërnien e mishit të bizonit në ristorante të shtenjta? Apo, ajo u publikua vetëm për ngrënie të byrekut nëpër kafe?

4VMRO-DPMNE zbuloi që me gënjeshtra do të shkojë në zgjedhe lokale. Të gjithë strukturën partiake, të OJQ-ve, dhe të мediave e futën në një gënjeshtër brutale. Se “Amerikanët do të na sjellin 200.000 refugjatë myslimanë”, që “me qëlim i vendosin në qytetet me shumicë maqedonase dhe për më tepër në pjesët më të bukura të qytetit”, se “do të na përdhunojnë në rrugë, do të na vjedhin e do të na vrasin”, “të gjithë do të votojnë për LSDM-në”, me qëllimin e vetëm “që të shkatërrohet fara maqedonase”. Dhe e tërë kjo, për kë? “Për interesat e Amerikës”.

Këso lloj gënjeshtrash nuk shpik një njeri normal. Këso lloj gënjeshtrash mund të shpikë vetëm një mendje fashiste.

Fillimisht e shpikin gënjeshtrën, pastaj e shpërndajnë atë dhe në fund futen në diskutim për atë gënjeshtër. Këshillet e Komunave flasin për refugjatë që janë joekzistentë. Dhe marrin vendime se në komunat e tyre nuk do të lejohet strehim i refugjatëve. Të cilët nuk duan të vijnë në Maqedoni. E edhe po të vijnë, nuk duan të mbeten në Maqedoni. Cili refugjat do të donte të jetonte në komuna nga të cilat edhe Maqedonasit u larguan për shkak të pasigurisë të cilën e krijoi qeveria e korruptuar?

E meqë kanë shpikur temë, do të shpikin edhe reagim. Ja një projekt i ri për trion Betmen, Durllovski dhe Damovski. Pasi kaluan pa u dënuar në sulmin e Parlamentit më 27 prill, ku të jetë do të paraqiten si organizatorë protestash kundër refugjatëve. Të cilët janë joekzistentë.

Ndërsa tani do të na lodhin me gënjeshtrat e VMRO-së me të cilat na helmojnë çdoherë. E ne harruam që më 27 prill ata ishin nisur për të vrarë.

Përktheu: Fjolla Zllatku

 

 

 

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира