Shpejtoj të kap avionin

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:141:"LSDM-ja duketseendenukekatëqartëseduhettameritojnëvotëneqytetarëvetëcilëtpesëmuajezhvilluanbetejënnërrugë

1 Erdh Hani dhe sërish i dha krahë Gruevskit. Pas një deklarate 12 minutëshe pa thënë gjë, dy minutat e fundit i shfrytëzoi për të thënë se PSP duhet të punojë në mënyrë profesionale dhe se nuk duhet të shpërdoret.

 

Është e rëndësishme të sigurohet që PSP të mund të punojë në mënyrë të pavarur, të paanshme, por nga ana tjetër dhe të aplikojnë profesionalizëm. Unë kam besim të madh në te (Katica Janeva v.i.). Mendoj se është e rëndësishme që ajo t’i përdorë të gjitha mundësitë që i ka në dispozicion dhe të shohim rezultatin përfundimtar, por gjithashtu mos të bëhen ndërhyrje në punën e saj dhe mos të shpërdorohet.” tha Han: dhe shtoi “Shpejtoj të kap avionin”.

Tani mbetet që zëdhënësja Maja Kocijançiq të na e qartësojë se nga mori Han idenë se PSP po shpërdorohej. Për shembull, kush shpërdoron PSP-në? Kush e ka shtyrë tezën se PSP nuk është profesionale? Dikush që është i akuzuar nga PSP? Apo dikush i cili është nën hetim nga PSP? Apo dikush zëri i të cilit e kemi dëgjuar në pothuajse të gjitha bombat, dhe doemos duhet të jetë nën hetim të PSP-së?

Ku ka dëgjuar Han për shpërdorimin e PSP? Në pallatin e bardhë të cilin policia e ruan më mire se ndërtesat e parlamentit dhe qeverisë së bashku? Nga kush ka dëgjuar Han për shpërdorimin  PSP-së? Nga ai i cili me paratë tona me komision ka blerë pajisje të shtrenjta për përgjim dhe na ka përgjuar? Dhe pasi u zbulua se na ka përgjuar, ka shkatërruar pajisjet që mos të zbulohen? Nga ai që dëgjuam se ka vjedhur votat, ka blerë një Mercedes me televizorë, ka shembur ndërtesat e kundërshtarëve politikë, ka zgjedhur parcela në Vodno për shuma qesharake, ka fshehur vrasje …… Ai i ka thënë Hanit se PSP shpërdorohet?

A nuk ishte pikërisht Han ai që vitin e kaluar promovoi në Përzhino PSP-në si një element kyç për dalje nga kriza? Madje si një institucion i ri që duhet të hetojë shpërdorimet e bëra nga pushteti, sepse prokuroria e rregullt nuk deshi. Dhe tani, i njëjti Han promovon PSP-në si pjesë të krizës. Pra, Han sërish ia kryen punën pushtetit shpërdorimet e të cilit duhet të hetohen.

2 Po LSDM-ja çfarë bën në ndërkohë? U largua nga Parlamenti me indinjatë. Pse Sepse VMRO-DPMNE dhe BDI, si zakonisht, shfrytëzojnë çdo mundësi të fusin kuadrot e tyre në institucione. Ndërsa LSDM-ja u zemëruan fort. Edhe ne jemi të zemëruar. Por LSDM-ja ndryshe nga ne, mund të flasin në Parlament. Dhe ata vendosën të largohen.

LSDM-ja ende nuk i kujtohet se kur nuk pajtohen me atë që bën VMRO-DPMNE mund të votojnë kundër. Dhe jo vetëm të votojnë. Por të flasin. Madje nëse duhet edhe t’i rrahin edhe një herë që ta shohim sërish fytyrën e vërtetë të atyre që duhet të rrëzohen nga pushteti. Ata mund të na tregonin me zë se kush janë këta njerëz me të cilët pushteti i ka mbushur institucionet shtetërore disa ditë para shpërbërjes të Parlamentit. Mundeshin të ndanin së paku disa çaste për të na treguar se kush janë ata. Çdo gjë gjendet në internet. Plus, Maqedonia vend i madh dhe nuk dihet se  kush dhe çfarë janë ata.

Hej … Humbasin transmetimet e drejtpërdrejta nga Parlamenti, për të na i hapur sytë dhe për të na treguar se kë do ta punësojë pushteti me paratë tona dhe atë vetëm dy muaj para zgjedhjeve. Tani iu mbetet të zemërohen edhe të hënën dhe le të largohen kur VMRO-DPMNE dhe BDI do ta votojnë buxhetin.

Dhe pastaj ne pyesim veten se pse kuadro të së djathtës kanë arritur deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Çfarë mesazhi dërgojnë ata me një sjellje të tillë qaramane? Çfarë mesazhi iu dërgojnë atyre që ende thonë se nuk i intereson politika? Për ata që pavarësisht nga çdo gjë që dëgjuan në bombat ende thonë “të gjithë janë të njëjtë”? Për ata që thonë  “nuk kam për kë të votoj?”

Dhe si ata mendojnë ta rrëzojnë regjimin në këtë mënyrë?

Nëse dëshirojnë të pozicionohen si liderë, por jo vetëm të partisë por edhe të rezistencës qytetare, atëherë kjo nuk është një sjellje liderësh. Ata presin që njerëzit të dalin në zgjedhje dhe ta rrëzojnë qeverinë e Gruevskit, ndërsa ata vetë nuk janë të gatshëm të tregojnë se mund ta bëjnë një kërkim të thjeshtë në internet. Deputetët e LSDM-së nuk janë në pozicion të hiqen si fudullaqe të ofenduara. As ndaj zgjedhësve të tyre, as ndaj qytetarëve që pesë muaj zhvilluan betejën në rrugë po besa as ndaj liderit të tyre i cili qe dy vjet ka rrezikuar çdo gjë me publikimin e bombave.

LSDM-ja duket se ende nuk janë në dijeni se ata duhet ta meritojnë votën e të papërcaktuarve dhe të atyre që ende frikohen të thonë se për kë do votojnë, e lëre më të fitojnë votues  të  VMRO-DPMNE-së. Dy muaj para zgjedhjeve, tragjike është se kjo mosdije e tyre  mund të kthejë Gruevskin si kryeministër.

3 Pas gjashtë vjet rinovim dhe pasi u harxhuan dy herë më shumë para se sa ishte planifikuar, Kuvendi i rinovuar dhe i modernizuar u hap zyrtarisht më 11 tetor.

Të mos ketë keqkuptime. Asnjeri nuk e konteston faktin se Kuvendi duhej rinovuar. Por, ta rikujtojmë. Që në vitin 2006 u soll vendimi për renovim. Në vitin 2007 ata e pikturuan se si dëshironin të dukej ndërtesa pa konsultuar asnjeri, edhe pse bëhet fjalë për trashëgimi arkitekturore.

Nejse. Në vitin 2009 thanë se rinovimi dhe kupolat do të kushtojnë 7.5 milion euro. Në vitin 2010 flisnin për 10 milion euro. Në vitin 2011 për shkak të “shpenzimeve shtesë gjatë ndërtimit”, shuma arriti deri në 12.5 milion euro. Para hapjes, mësuam se për rinovimin kishim paguar 20 milion 500 mijë euro.

Kështu pra, Parlamenti – shtëpia e popullit si investitor, i detyruar të sigurojë transparencë maksimale se si i shpenzon paratë e popullit, nuk e shpalli këtë informacion as gjatë hapjes, as në fjalimin e kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski, madje as në faqen e internetit.

Vallë duhet të bëhen hetime se sa dha si janë shpenzuar paratë e popullit për rinovimin e parlamentit popullor? I cila, pasi ra fjala, është i mbyllur për popullin. Dhe në mënyrë rigoroze kontrollohet hyrja dhe lëvizja e gazetarëve.

Pyesni veten se çfarë do të thotë termi “shtet i robëruar”? Ja çfarë është. Këtu jo vetëm partia, por Parlamenti e ka robëruar shtetin.

4 Ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov nuk ka shqyrtuar ende çështjen me gjysmën e eprorëve në Ministrinë e Brendshme që shkuan në pushim mjekësor në çastin kur ministri Oliver Spasovski mori detyrën. Ashtu si nuk e ka shqyrtuar ende se çfarë ndodh me pushimin që ka marrë ministri plotësues Oliver Andonov në Universitetin MIT për të shpëtuar nga mobingu ndërsa ka qenë i shëndosh.

Si mundet Todorov që përulej në sportelet, gjuante mjekët duke fjetur dhe duke pirë duhan, kirurgëve iu tregonte se si të operonin dhe ankohej se pushimet mjekësore zbrazin fondin shëndetësor tani nuk arrin ta gjejë mjekun i cili i kishte dhënë pushim mjekësor njeriut të shëndoshë. Sepse ky i shëndetshmi, gjatë pushimit mjekësor kishte shpenzuar paratë e Fondit, dhe për shkak të tij mbase Fondi nuk ka pasur para për të paguar mjekimin e Tamarës.

Sepse pushimet mjekësore u përkasin atyre, nuk ka nevojë as për hetim.  Sikur të ishte ndonjë mjek që do t’i kishte dhënë pushim mjekësor dikujt tjetër, e jo një ministri nga radhët e tyre, deri tani do shëtisnin me pranga përpara kamerave. Apo, sikur të ishte dikush tjetër i sëmurë, dhe jo ministri i tyre, deri tani kurirët jo vetëm që do t’ia publikonin diagnozën por edhe gjithë kartelën shëndetësore.

Përktheu: Fjolla Zllatku

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира