SHTET I ROBËRUAR

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:23:"Qosetoështënëgjyq

1 Kjo qeveri nuk mban më. Prandaj, hajde t’i japim Gruevskit 63 deputetë, që të mundet më në fund, të vijë në pushtet. Të fitojë. Që të mund të vazhdojë së bëri atë që e ka bërë për 10 vjet.

Gruevski vazhdimisht po mundohet të na bindë të harrojmë se këto janë zgjedhje të parakohshme. Po, pse erdhi situata deri te zgjedhjet e parakohshme? Sepse zbuluan se qeveria kishte vjedhur, kishte gënjyer, kishte keqpërdorur zgjedhjet, kishte përgjuar, kishte fshehur vrasje, kishte kryer akte dhune…Për këtë arsye, qeveria e keqe e VMRO-DPMNE-së duhet të ndërrohet, që të vijë e mira. Qeveria e VMRO-DPMNE-së.

E kur Gruevski në tubim thërret: “Qytetarët nuk duan kryeministër kriminel dhe të korruptuar”, pyes veten se mos vallë e ka fjalën për atë kryeministër, që e dëgjuam se si konsultohej me Milen, që t’u kërkonte kinezëve “shumën e saktë” Dhe ekzistonte dilema: “Mos ndoshta është e tepërt? Provo me 15, të shohim se si reagojnë”.

2 Epo, akoma nuk mund të zbulojmë se si kanë reaguar kinezët. Sepse gjyqi nuk lejon të zbulohet.

Ja, përsëri shpikën diçka të re, që të mos ia lejojnë PSP-së të hyjë në operatorin e telekomunikimit që nuk ka bashkëpunuar me hetimin për përgjimin. Javën e shkuar, gjyqi nuk e dinte adresën e njërit prej dy operatorëve. Dhe kur PSP-ja ia dha adresën dhe u tregoi gjyqtarëve se ku ndodheshin edhe serverët, gjyqi iu përgjigj: “Nga jeni të sigurtë se serverët gjenden mu aty? Ata mund të shpërngulen”.

Po i njëjti gjyq, më herët, nuk ia lejoi PSP-së t’i përdorë dëshmitë kundër DSK-së për përgjimin jolegal pa leje nga DSK-ja. DSK-ja, e cila dyshohet për përgjim jolegal.

Ne do të mbajmë zgjedhje sepse u zbulua se ka pasur  përgjim jolegal. U zbulua se çfarë ka bërë qeveria ndërkohë që përgjoheshin mes vete dhe na përgjonin të gjithëve përreth.

3 A do të harrojmë, vallë? Nuk është vetëm Gruevski fajtor sepse dëshiron t’iu iki hetimeve duke përdorur skenarë katastrofikë të stilit “pas meje, përmbytje”. Këta skenarë nuk do të mbijetonin nëse nuk do t’i kishte të gjithë ata drejtorë, drejtorë të vegjël, kryetarë dhe anëtarë të bordeve drejtuese, drejtorë të shkollave dhe të çerdheve dhe të gjithë zbatuesit brutalë të politikave të tij partiake, të cilat i paguan me paratë tona. Ata janë Qosetat e VMRO-së së re.

Ndoshta ende nuk dihet me siguri se kush ka përgjuar. Por, dihet me saktësi se cili gjyqtar nuk e ka ditur adresën e njërit prej operatoratorëve të telekomunikimit. Me saktësi dihet edhe se kush ka qenë kryetar në gjyq. Se kush është në komisionin e Antikorrupsionit, komision i cili kërkon të gjejë krime vetëm te opozita. Me saktësi dihet se kush ka qenë drejtor i shkollës, kur i kanë mbyllur fëmijët, që të mos mund të dilnin në grevë. Dhe se kush ka qenë drejtor i klinikës që ka organizuar kundërgrevë të mjekëve. Me saktësi dihet se kush ka qenë drejtor i medias që ka bërë shtypje mbi gazetarët dhe se cili pronar ka ndërprerë rrymën me porosi. Me saktësi dihet se kush ka qenë redaktor që ka prodhuar lajme kurton. Dhe se kush ka qenë në komisionin për lustrim dhe ka lustruar për hakmarrje. Me saktësi dihet se kush ka qenë lider i sindikatit që ka bërë kundërprotesta të sindikatit. Me saktësi dihet se kush e mbuloi trashëgiminë kulturore me fasadë gipsi. Dhe se kush i vizatonte këto fasada gipsi. Me saktësi dihet se kush e ndërpriste internetin gjatë protestave studentore. Dhe se cilët janë anëtarët e komisionit që nuk nënshkruan për mjekimin e Tamarës dhe kush e di se për sa fëmijë të tjerë…

Të gjithë ata njerëz kanë emër dhe mbiemër. Dhe jazëk na qoftë nëse e harrojmë këtë. Me të vërtetë do të ishim të marrë nëse do ta harronim.

Në këtë fushatë zgjedhore të gjithë merremi me politikanët e mëdhenj, ndërkohë që i harruam zbatuesit brutalë. Të gjithë ata janë Qoseta me duar të përgjakura. Dhe tani po u duket rëndësia. Se çfarë fuqie u ka dhënë partia. Sepse, edhe pas gjithë asaj që dëgjuan, akoma punojnë paturpësisht për atë, i cili i paguan ata me paratë tona. Kurse Qosetat, në vend që të përfundojnë në gjyq, na gjykojnë. Jo vetëm në gjyq. Por, edhe te mjeku, në shkollë, në inspektorat, në fakultet, në kadastër, në komunë…

Qoseto nuk u lartësua mjaftueshëm në Shkup me gjithë atë kamë dhe ato pistoleta, vetëm si përmendore para gjyqit. Qoseto është në gjyq.

4 Pikërisht për këtë, pra, Gruevski do që të harrojmë arsyen për këto zgjedhje të parakohshme. Prandaj, vazhdimisht na tremb me tregime për federalizim, kantonizim, dygjuhësi dhe budallallëqe të tilla të ngjashme. Normalisht që edhe për emrin do të ketë ndonjë tregim katastrofik.

Jo. Gruevski nuk ka harruar se këto janë zgjedhje të parakohshme. Dhe e di mirë se përse ishte i detyruar të pranojë zgjedhje të parakoshme. E di mirë që në këto zgjedhje nuk do të votohet për VMRO-DPMNE-në apo për LSDM-në. Nuk do të votohet për atë që ka program apo për atë që nuk ka program. Do të votohet kundër kriminalitetit. Dhe kundër shtetit të robëruar.

5 Pakuptimësia e Ditës së drurit nuk duket vetëm në faktin se jeta në gjithë shtetin pushoi në mesin e javës së punës. Pakuptimësia nuk duket as te të dhënat që tregojnë se Komuna Gjorçe Petrov ka fituar 80.000 fidanë, në krahasim me Komunën opozitare të Qendrës, që ka marrë vetëm 120. Pakuptimësia nuk duket as te të dhënat e Ministrisë së mjedisit jetësor, që tregojnë se ulja e madhe e hapësirës së pyllëzuar ka qenë nga viti 2009 – 2014, ndërkohë që çdo vit qeveria lëvdohet me miliona drunj të mbjellur.

Kush e di. Ndoshta pakuptimësia nuk duket as në faktin se shteti i ka dhuruar 150.000 litra benzinë nga rezervat e shtetit JSP Skopje, që autobusat të mund të qarkullojnë në Ditën e drurit. Sepse, me siguri mund të gjendet kuptim në faktin se JSP Skopje nuk ka para për benzinë për autobusat. Por ndërtimi i rrotës Panoramike prek 18 milionë eurove nuk ndalon. Ka kuptim. Kuptimin e tregoi ish ministri i financave, Zoran Stavreski: “Ne jemi të marrë. Kjo që bëjmë është jonormale. Harxhojmë për çokollatë, kurse nuk kemi për bukë”.

Po ne, të marrë jemi?

Do ta shohim në 11 dhjetor.

Përktheu: Fjolla Zllatku

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира