Të marrët budallenj

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:139:"Roliimartiritqëdotëshkojëkurbandot’ijepetaktoritngaManastiri.Qëtëharrojmësekushufalpërgjashtëveprapenale.

1 Vallë akoma çuditeni se si qeveria paska marrë guximin të shpikë një dredhi me ambulancat, në mënyrë që të provokohet një incident në protestat e Revolucionit të larmë dhe në të njëjtën kohë aty të shfaqet spontanisht një ekip gazetarësh korrierë, që rastësisht ta evidentojë mizorinë e demonstruesve antiqeveritarë? Nuk e di se pse çuditeni. Po njësoj dhe Tamara e vogël vdiq duke pritur hapjen solemne të qendrës për skoliozë? Kur mundeshin ta vdesin një vajzë nëntë vjeçare vetëm që të mund të fotografohen duke realizuar, pse të mos dërgojnë tri ambulanca për propagandë kundër revolucionerëve të larmë? Pak i kishin topat e ujit, dhuratë nga Erdogani, e iu desh të  përdornin si përforcim edhe ambulancat, dhuratë nga populli. Qëllimi është të shuhen protestat e atyre që nuk mendojnë njësoj si ata.

Tashmë dhjet vjet jetojmë në një fushatë propaganduese. Ku ja që edhe ambulancat u bënë shumë funksionale.  Ato janë aty që edhe ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov, disa herë të fotografohet me to duke realizuar, edhe të shërbejnë si mjet luftarak kundër atyre që nuk e duan qeverinë, por të jenë edhe rekuizitë e bukur skenografike për skenar me gazetarë të angazhuar, dhe kur të mos jenë në përdorim në fushatën reklamuese, të mund të përdoren dhe për transportin e të sëmurëve.

Atij që i është kujtuar të përdorë këtë dredhi, duhet të ketë një mendje monstruoze. Por, kush ka aprovuar realizimin e këtij projekti? Kush ka urdhëruar që në të njëjtën kohë, tri ambulanca të hiqen nga përdorimi,  ndërsa dikujt mund t’i nevojitet ndihmë mjekësore? Kush vallë e ka koordinuar aksionin simultan të ndihmës së shpejtë me ekipet gazetareske për ndërhyrje të shpejtë kundër Revolucionit të larmë? Vallë ekzekutorët  janë më pak monstruoz sesa ai që ka dhënë urdhrin t’i zbatohet ideja?

Çfarë pas kësaj? Ashtu siç gjejnë aktivistë partiakë që të shtiren si qytetarë të kënaqur në sondazhet e lajmeve televizive, ashtu do të angazhojnë aktivistë partiakë që të shtiren si të sëmurë. Është qesharake që  automjetet të jenë boshe. Reklama duhet të jetë reale.

 

2 Edhe shqetësimi për fatin e kryetarit të Manastirit, Vlladimir Talevski duhet të duket sa më real. Sërish e lëshuan kryetarin e komunës së Aerodromit, Ivica Konevskin, ta mbrojë kolegun për të cilin u soll vendim për paraburgim shtëpiak, me lëvdata se paska qenë shumë i ndershëm dhe se është viktimë e LSDM-së.

Dëgjoni edhe një herë rrëfimin e sinqertë të Zoran Stavreskit para Gordana Jankullovskës dhe përshkrimin që dha për kryetarin e Manastirit në bisedat e përgjuara. Pas atij muhabeti, po besa dhe pas lëvdatave e falënderimeve që i dëgjuam nga partia për ministrin e financave, i cili për kryetarin e ndershëm thoshte që është “i korruptuar deri në kockë”, a thua ka kuptim të bëhet fare ky muhabet?

Në fakt, edhe kjo është pjesë e reklamës. Aty, roli i atij që do të bëhet kurban i është dhënë aktorit nga Manastiri. Ashtu e ka pasur fatin. Do të qëndrojë në paraburgim shtëpiak i dyshuar për shpërdorim të një shume të imët prej  360.000  euro, që të harrojmë se për Nikolla Gruevskin nuk ka asçfarë lloj masash për kujdes. Për asnjë nga gjashtë veprat për të cilat Ivanovi, për çdo rast, e fali.

Dhe përderisa VMRO-DPMNE na “i shpërlan sytë” me paraburgimin e “Dvojçes”, gjykata vendos se Prokuroria speciale, e formuar pikërisht për shkak të përgjimit, nuk është kompetente për të hulumtuar shkatërrimin e pajisjeve me të cilat janë bërë përgjimet. Sepse, në bombat, nuk dëgjuam të merreshin vesh se si do t’i shkatërronin pajisjet. Dhe askush nuk ka dëgjuar të flitej se si do të falsifikoheshin dokumente për shkatërrimin e pajisjeve.

E çfarë nuk flisnin…

Po tani, edhe martirët e partisë në pushtet, VMRO-DPMNE, ankohen se Talevski ka qenë i dënuar me paraburgim nën presion nga LSDM-ja. Shumë e fortë kjo LSDM-ja. Nga që është e fortë, ja qe 10 vjet nuk arrin të vijë në pushtet. E nga kjo pozitë e saj e fuqishme, urdhëron gjyqtarët se si të gjykojnë.

Kurse ne duhet ta hamë edhe këtë përrallë. Se VMRO-DPMNE nuk i bën pengesa Prokurorisë speciale publike. Dhe se opozita i bën presion gjyqit.

Ata seriozisht mendojnë se ne jemi budallenj.

3 Po edhe negociatat kanë ngecur rreth reformave të mediave sepse LSDM-ja paska dashur të censurojë. Sinqerisht, as unë nuk kam ndonjë besim të madh në kapacitetin demokratik të opozitës kur është në pyetje raporti me mediat, por këto vërtetë janë budallallëqe.  E gjithë bota ka vendosur t’i rregullojë mediat në Maqedoni, kurse ne po merremi me detaje të vogla. Ashtu si për paraburgimin shtëpiak të “Dvojçes”, tash do të debatojmë për atë se për çfarë është dashur të dënohen gazetarët e për çfarë nuk është dashur. Ndërsa, esenca e reformave mediatike as nuk është prekur. Paratë. Paratë e kujt i shpenzojnë ata? Paratë tona. Pse? Për blerjen e mediave dhe për ryshfet.

 

Si pasojë, gazetarët në Maqedoni janë shndërruar në mbajtës mikrofonash. Gazetarë të cilët një ish kryeministri, që është duke dalë nga gjykata pasi është marrë në pyetje, nuk marrin guximin që t’i parashtrojnë pyetje në lidhje me veprën për të cilën është dyshuar, por e lënë të mbajë fjalim partiak pa e ndërprerë.

Kështu që, pyetja për lirinë e mendimit në Maqedoni për momentin nuk është se çfarë lejohet, apo çfarë nuk lejohet të shkruhet. Pyetja për lirinë e mendimit dhe fjalës publike është se kush i ka në dorë mediat. Sepse, partia në pushtet i ka blerë me paratë tona. Ndërsa ato që nuk ka arritur t’i blejë, i mban me ryshfet. Përsëri me paratë tona. Që të mund të vazhdojmë të jetojmë në filmin propagandues. Dhe që Gruevski të vazhdojë të gëzojë imazhin ideal për veten.

4 Çfarë personazhi do të ishte Zoran Stavrevski nëse nuk do t’i kishim dëgjuar rrëfimet e tij në bisedat e përgjuara? Pozitiv, apo negativ? Shumica, në bazë të asaj që dëgjuan, i japin mundësi që të mbahet mend si një nga më të arsyeshmit. Sepse, ja, e paska ditur se nuk kemi as për bukë, e këtej harxhojmë për çokollatë, se ata në pushtet janë të çmendur, se janë anormalë…Madje i vinte që Gruevskit t’ia hedhë telefonin në kokë. Kështu, të paktën, ka treguar se është i vetëdijshëm se bëjnë punë të këqija.

Por, nuk ka treguar ndërgjegje.

Vallë a ka justifikim kur e di se je duke bërë budallallëk, e megjithatë vazhdon ta bësh? A ka justifikim nëse të gjitha kapacitetet mendore dhe profesionale i vë në funksion të zbatimin perfekt të konceptit qeverisës të cilin e konsideron çmenduri? A ka justifikim kur e di që dikush është “i korruptuar deri në kockë”, por ti prapë e mbron atë koncept sa të jesh shëndosh?

Përfundimisht, a e bën figurë pozitive ajo që është ankuar sinqerisht dhe nëpërmjet telefonit i ka ndarë të gjitha me bashkë partiaken Gordana Jankullovskën sikur të ishte te psikiatri, ose në dhomë rrëfimi? Epo ja që, kjo nuk është kishë që të mendosh se mëkatin do të mund ta lash duke u rrëfyer.

Sërish pyes: Çfarë nëse nuk do t’i kishim dëgjuar bombat?

Përktheu: Fjolla Zllatku

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира

Коментари