TRAJKO LE TË PAGUAJË

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:58:"MPBka37veturadhenjëmercedes.Dheasnjëlladaniva.

    1Kur Gjyqi kushtetues refuzon të merret me punën e vet, të gjithëve na kushton para. D.m.th. – nga paratë tona. Flasim konkretisht. Nuk flasim për shembuj abstraktë siç janë dinjiteti, integriteti, nderi, faqja e bardhë, Kushtetuta, ligji, drejtësia, të drejtat, profesionalizmi, dija, gjyqësia e pavarur…Dhe e hëna e zezë. Flasim për shifër konkrete. 30.000 euro.

    Gjashtë gazetarëve shteti duhet t’u paguajë dëmshpërblim prej 5.000 eurove, sepse në 24 dhjetor 2012 sigurimi i parlamentit i nxori me zor nga galeria e gazetarëve, që të mos lajmërojnë për rastin kur policia i tërhiqte zvarrë deputetët e opozitës, gjatë votimit për Buxhetin. Gjyqi i Evropës për të drejtat e njeriut në Strasburg gjykoi që gazetarëve u është cenuar e drejta kushtetuese për liri dhe të shprehurit publik.

    Gjykimi në Gjyqin evropian për të drejtat e njeriut erdhi pasi që Gyqi kushtetues i Republikës së Maqedonisë u shpall inkompetent për të vendosur, pas kërkesës së gjashtë gazetarëve që t’iu mbroheshin të drejtat sipas kushtetutës.

    Le të jemi të qartë. Kur thuhet që shteti duhet t’iu paguajë, kjo do të thotë që ne duhet të ndajmë nga buka jonë që të paguajmë. E pse të paguajmë ne? Kur e dhjet punën, e paguan vetë dëmin. Nuk kërkon nga të tjerët të paguajnë.

    Hajde tani, gjykatësit kushtetues, sidomos ata që kanë votuar që të shpalleshin jokompetentë për të mbrojtur Kushtetutën, le t’i thërrasin gazetarët e le t’i paguajnë nga pesë mijë euro nga shtëpia. Nëse e kanë shumë, le ta thërrasin Trajko Veljanoskin, i cili si kryetar i atëhershëm i Parlamentit e urdhëroi sigurinë që t’i largojë gazetarët. Le të paguajë Trajko. E nëse atij i janë harxhuar paratë për donacione për partinë, e për momentin nuk ka mjaftueshëm, atëherë le t’i ndihmojnë ministrat e atëhershëm Gordana Jankullovska dhe Zoran Stavreski, që komandonin me aksionin. E nëse as ata nuk duan të paguajnë, le të paguajë ai që dha urdhër që të hiqen gazetarët. Ama, akoma nuk e dimë se kush është. Sepse edhe prokurori Marko Zvërlevski nuk përzihej në punën e tij, kështu nuk e zbuluam se kush ka urdhëruar që të shkelet Kushtetuta. Po edhe Marko, le të paguajë.

    2 Për dallim nga gjykatësit e Maqedonisë që me çdo kusht përpiqen të mos futen në punët e tyre, në SHBA gjykatësit gjykuan kundër urdhrit ekzekutiv të presidentit Tamp për ndalimin e hyrjes së udhëtarëve  nga shtatë shtete me shumicë myslimane.

    A mësuan diçka këta gjykatësit tanë, kur ambasada amerikane i çonte në udhëtime punë nëpër Amerikë? A nuk mësuan që puna e tyre është ta mbrojnë drejtësinë, e jo liderin? Nuk mësuan që integriteti është më i rëndësishëm se sa besnikëria ndaj partisë qeverisëse? Nuk mësuan se dinjiteti dhe faqja nuk maten me pluset në defterin e liderit të partisë?

    E pra, nuk e paskan mësuar. Sepse në shtëpi kanë qenë shumë të zënë me mësim se si të bëhen gjykatës me halle të tipit svarovski.

    3Ali Ahmeti i ka kërkuar Zoran Zaevit garanci të shkruara para se të vendosë se a do të bëjë BDI-ja koalicion me LSDM-në për formim të qeverisë së re. Zaevi tha se do të dërgojë garanci të shkruar.

    Po nënshkrimet, a do t’i noterizojnë? A thua, cila garanci do të jetë valide? Noterja Ermira Mehmeto do t’i vulosë? Apo Antonio Milloshoski? Apo noteri Ivica Konevski, që të jetë më e sigurtë puna.

    4Në Ohër proteston VMRO-DPMNE për shkak se PSP ka thirrur në pyetje rreth 200 njerëz të cilët kanë bërë donacione në llogarinë e partisë për zgjedhjet në 2014. Protestat kanë ushtrim demonstrues për paralajmërimin e Nikolla Gruevskit, se nëse LSDM-ja formon qeveri, do të përballet me probleme në të ardhmen.

    Donacionet për partinë nuk janë problem. Sidomos nëse donatori ka paguar tatim. Dhe mund ta dokumentojë origjinën e parave. Të paguash nga kursimet personale nuk është gjë për t’u dënuar me ligj. Për t’u dënuar është nëse partia në pushtet i keqpërdor paratë e shtetit dhe pastaj u bën lavazh, në mënyrë që i vendos në llogarinë e partisë në formë të donacioneve nga individë.

    PSP nuk i heton donacionet. Heton dyshime për keqpërdorim të parave të shtetit. Me siguri Katica Janeva në bombat ka dëgjuar diçka që ne nuk e kemi dëgjuar, apo nuk e kemi kuptuar. Këta që janë thirrur në pyetje nuk janë kriminelë, siç kanë dëshirë të prezantohen vetë. Ata janë dëshmitarë në hetim për krim eventual.

    Mes donatorëve ka pasur edhe njerëz të vdekur. Mbase e kanë dashur shumë partinë, por jo deri në atë masë sa të ngrihen nga varri nga një mesazh në telefon dhe brenda një dite t’i bashkangjiten bashkëpartiakët e të venë shpejt deri në bankë, që të donojnë. Për gjynah. Vdiqën, e ndoshta nuk e dinin se kishin aq shumë para. Ose në testament kanë shkruar: “VMRO deri në varr. Edhe më tej.”

    5Ndërsa fakti që në listën e donatorëve të LSDM-së paraqiten deputetë aktualë është komplet muhabet tjetër.

    Pse dikush nga lista e deputetëve duhet të bëjë donacione për partinë? Pa marrë parasysh se a është i VMRO, LSDM, BDI, ose nuk e di se i kujt. E blejnë, vallë, vendin e deputetit? Apo është praktikë e mësuar tashmë, që sapo partia të të japë punë, biznes dhe privilegj…ti duhet t’ia kthesh me para.

    Ideja është që kjo praktikë të pushojë, e jo të vazhdojë. Nga një praktikë e tillë kemi ardhur në këtë derexhe.

    6Mirë që u bë praktikë normale që partia të të japë, por ti duhet t’ia kthesh. Ende nuk mund ta kuptoj si normalitet faktin që Dragisha Miletiq kërkon  keqardhje nga publiku, sepse ka mbetur pa punë dhe mendon se i janë shkelur të drejtat. Thotë që ka qenë i pushuar nga puna në ELEM – për shkaqe politike. Po si e pranuan aty? Për shkaqe jopolitike? Nëpërmjet konkursit për studentë të dalluar? Apo sepse arriti që në kohë t’ia jepte vulën e partisë së vet Stevço Jakimovskit që të kandidohet për kryetar qyteti, e të anojë nga VMRO-DPMNE-ja.

    Miletiqi dy vjet me radhë nuk paska shkuar në punë. Ama posa ndërroi anë, ELEM-it i janë dashur vetëm tri ditë të kuptojë që ai nuk vjen në punë dhe e kanë pushuar. Sa keq. Kanë humbur një profesionist aq të mirë për investime të huaja dhe komunikime, e tani u duhet të kërkojnë një tjetër nga partia.

    Rasti i Miletiqit më së miri e ilustron klientelizmin dhe skllavërimin partiak. Jetojmë në një shet në të cilin është gjë normale që një njeri të jetë i punësuar me meritë politike dhe gjë normale të mos shkojë në punë e ndërkohë të marrë rrogë. Por, kur për shkaqe politike do ta heqin nga puna, një punë e shpikur edhe ajo për shkaqe politike, atëherë bëhet revanshizëm politik. Dhe të gjithëve ne më të privilegjuarve, që paguajmë për privilegjin e tij, duhet të na vijë keq për të.

    7Këta të huajt sikur po na tallin me veturat që ia bëjnë dhuratë Ministrisë së punëve të brendshme. Si duket ata nuk kanë dëgjuar në materialet e montuara, të prera e të ngjitura që i publikoi Zaevi, që po e njëjta ministri ka blerë Mercedes prej 600.000 eurove.

    Çfarë janë tani këto vetura të lira që na japin? Ky nuk është donacion. Është ushtrim matematike se sa vetura mund të blihen me 600.000 euro.

    Së pari, ambasadorja gjermane Kristin Althauzer e dha donacionin nga ambasada gjermanie prej 4 veturash me vlerë 60.000 euro. E çfarë është kjo? Një e dhjeta e mercedesit. Pastaj Johanes Han bëri donacion nga BE prej 33 veturash me vlerë 800.000 euro. Që i bie me zor një mercedes e gjysmë.

    Aq fuqi paskemi pasur. Për 20 vjet kemi mundur të blejmë një Mercedes prej 600.000 eurove. Kurse 800.000 nuk kemi mundur të mbledhim.

    E tani MPB ka 37 vetura dhe vetëm një Mercedes. Dhe asnjë llada niva. Sepse, për dallim nga BE dhe SHBA, Rusia nuk futet në punët e brendshme të Maqedonisë.

    Në fakt, MPB ka vetëm një veturë. E cila nuk është për t’u treguar. E dëgjuam Gruevskin kur i thotë Jankullovskës: “Aty ku më presin plot gazetarë, aty shkoj me të vjetrën… nëse është larg shkoj me të renë, e pastaj rrugës diku e ndërroj, e kështu…”.

    Por ama, me një veturë nuk mund të arrihen të gjitha. Për më tepër që, këto vetura mund t’u bien në sy gazetarëve. Edhe pse, në atë gjendje që ka ardhur gazetaria e Maqedonisë, ai mund të vozitet ku të dojë e me çfarë të dojë. Edhe po ta shohë dikush, asgjë nuk do ta pyesë.

    8Nëntëvjeçarja Tamara, të cilën Ministria e shëndetësisë nuk e dërgoi për mjekim jashtë shtetit, se e ruanin për marketing që t’i bënin foto në qendrën e skoliozës, vdiq para dy vjetëve. Kurse prokuroria publike e Marko Zvërlevskit të  deklaroi që: “Prokuroria ndërmerr masa intensive për qartësimin e rastit të fëmijës së vdekur.”

    Por për fëmijën e vdekur, rezultatet e Zvërlevskit pas masave intensive që po zgjasin tashmë dy vjet janë – zero. Atëherë, le të mos pyesë vetën se pse Maqedonia kishte nevojë për PSP-në.

     

    Përktheu: Fjolla Zllatku

     

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира