VARRE TË FRESKËTA

Vallë,akaqbudallenjjemine,qëtërrihemietëgrihemivetëmevetëmqëGruevskitëmosshkojënëburg?Besa,edheAhmetimetëvetët.

    1 Kur i rrihnin gazetarët nëpër rrugë e i pështynin nëpër kafene, ndoshta edhe mund të thoshte dikush: “Normale është, gazetarë janë”. E të bënin sehir. Mirëpo, këta mbrojtës të kriminalitetit të qeverisë filluan t’u shkojnë edhe nëpër shtëpi njerëzve që nuk mеndojnë njëlloj si ta. Treshet e zeza i trokitën në derë deputetit të LSDM-së nga Prilepi, Hari Llokvenec. Me demek, që t’i japin ftesë për bashkаngjitje në tubimin për Maqedoninë e përbashkët, ku njerëzit protestojnë kundër dygjuhësisë.
    Filluan edhe me thirrjet në rrjetet sociale. Fqinjtë do të të detyruakan të vendosësh flamur. Që të dihet se je me ta. Nesër do të të thonë: “Më fal, komshi, ti pse nuk ke veshur të verdhë me të kuqe? A nuk je ti, për Maqedoni të përbashkët, si të gjithë ne? Apo “pse nuk vure flamurin në ballkon, o komshi? A nuk je Maqedonas?”

    Cila është ajo ndjenjë patriotike kur mbron një krim, që e ke dëgjuar me veshët e tu në bisedat e përgjuara? Nga çfarë lloj  arsyesh patriotike po shtiren si të shurdhër? Së pari, kriminelët e grabitën shtetin. E tani edhe ngjyrat e flamurit i grabitën që ta mbrojnë krimin e tyre.

    Kështu që, ata që tani shkojnë nëpër shtëpitë e të gjithë atyre që mendojnë ndryshe, për t’u kërcënuar e për të kërkuar tradhtarë, nesër vetë do të shpallen tradhtarë. Nga të vetët. Nga po ata që tani po i shfrytëzojnë si vend topash mbrojtës të parave të vjedhura të popullit.

    Pasi veçmë keni nisur të futeni ashtu, të paftuar nëpër shtëpi, hiç mos u mërzisni. Nesër edhe juve do t’ju trokasin treshet e zeza në derë. E do të jenë dërguar nga vetë njerëzit tuaj.

    2Kurse Ali Ahmeti kënaqet me atë që ia bën Maqedonisë. Edhe maqedonasve edhe shqiptarëve. Dy muaj është ylli që të gjithë e presim të na thotë se çfarë ka analizuar aq shumë në ora 3, pastaj në mesnatë, e të nesërmen, pastaj kryesia qendrore, e ai vetë, pastaj miqtë ndërkombëtarë, e pastaj përsëri ai vetë…Dëshiron të mbetet me Gruevskin, po e shtyjnë që të ndahet.

    Kurse ne e kemi të qartë se ai nuk do të ndahet. E ka të vështirë. Sepse nëse donte të ndahej, këtë gjë do ta bënte prej kohësh. Ai na bën shfaqje nga Reçica e Vogël, ndërsa ministrat dhe drejtorët, e madje edhe nënkryetarët e Qeverisë, akoma rrinë në Qeverinë e Emill Dimitrievit, qeveri e cila vazhdon të funksionojë pa asçfarë lloj kontrolli, sepse nuk ka parlament. Pas 8 vjetëve qeverisjeje të përbashkët dhe tre muajve pas përfundimit të zgjedhjeve.

    Ahmeti më së shumti i ndihmon VMRO-DPMNE-së të fuqizojë terrenet me nacionalizëm. Ai e bën këtë me vetëdije. Nuk ka të bëjë me dygjuhësinë. Nacionalizmi do të bëhet gjuha e vetme me anë të së cilës do lajmë kusuret.

    A i kanë pak varret e shqiptarve të vdekur në Maqedoninë perëndimore në vitin 2001? Të pakta mos janë përmendoret e maqedonasve që humbën jetën në tërë Maqedoninë në 2001? Mos na duhen varre të freskëta?

    Vallë kaq budallenj jemi sa të zihemi e të grihemi vetëm e vetëm që Gruevski të mos shkojë në burg? Besa, edhe Ahmeti me të vetët. Fëmijtë e atyre që po mbroni dhe të atyre që po mbajnë fjalime nacionaliste, me siguri që nuk do të vdesin. Ata tashmë janë të siguruar në ndonjë shtet tjetër. Me paratë tuaja.

    3Është e gjatë lista e të gjithë diplomatëve të huaj dhe faktorëve ndërkombëtarë që janë zhgënjyer nga Gjorge Ivanovi dhe kanë bërë kërkesa apo kanë dhënë këshilla që ai të tërhiqet nga vendimi për mosdorëzimin e mandatit ndaj atij që ka siguruar shumicë në Parlament. Veç edhe Putini nga Rusia dhe Maja nga shtëpia nuk i kanë thënë ta ndryshojë vendimin.

    Gjë shumë e bukur që të gjithë kanë dërguar thirrje, sugjerime dhe kërkesa tek Ivanovi. Por, nuk dëgjova se ç’do të bëhet nëse ai nuk e ndryshon vendimin? A nuk po luan një lojë të rrezikshme? A nuk ekziston mundësia që t’ia vënë flakën gjithë rajonit? Nuk dëgjuam se të huajt, që ta ndërprisnin këtë lojë të rrezikshme, do të ndërmerrnin ndonjë farë aksioni. Që elitës së VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së do t’ua ngrinin pronat dhe llogaritë jashtë shtetit. Se do t’i vënë në listën e zezë. Se fëmijëve që studiojnë në shtetet perëndimore do t’ua heqin vizat.

    Nuk është se nuk kanë arsye ta bëjnë këtë gjë. Sepse komisioni i tyre, komisioni i Pribesë nga BE tha që bëhet fjalë për qeveri të korruptuar kriminele. Ndërsa edhe ata, çdo ditë apelojnë që nacionalizmi çon drejt konfliktit ndëretnik, që do të çojë deri te konflikt gjeopolitik.

    Tërë kohën Ivanovit i rekomandojnë se nuk duhet të luajë me zjarr. Ndërsa e lënë edhe atë edhe Gruevskin dhe Ahmetin të luajnë me qibritë.

    4 Pakuptimësia e mbrojtjes së Maqedonisë nga dygjuhësia u bë e dukshme nga fakti që edhe në Krushevë njerëzit u ngritën kundër dygjuhësisë. Në Krushevën trigjuhësore. Ku vllehët flasin maqedonisht, shqiptarët gjuhën vllehe, kurse maqedonasit shqip. Krusheva trigjuhësore, që prej Ilindenit të parë në vitin 1903 ka pasur vetëdije dhe respekt qytetar për dallimet, në vitin 2017 në atë gjë që mbrojtësit e krimit me paturpësia e quajnë “Ilindeni i katërt”, aty, në atë Krushevë ngrihen njerëzia kundër dallimeve.

    5 Kryetari i Këshillit gjyqësor Zoran Karaxhovski, e cili vetëm para dy javësh thoshte se disa të vetëquajtur gazetarë paskan bërë teatër nga përcaktimi i ri i gjykatësve, i menduar që të shmangen lëndët e PSP-së, tani i lut qytetarët “që të kenë mirëkuptim”, sepse në gjyq paska “situatë jo të përditshme”. Përcaktimi i ri nuk vlen, zv.kryetarja Tanja Mihajllova dha dorëheqje dhe gjyqi ku vijnë lëndët e PSP-së është pa kryetar.

    Për çfarë të kenë mirëkuptim qytetarët? Për gjyqin e korruptuar të cilit i japim rrogë?

    Mirëkuptim do të keni vetëm atëherë kur Zoran Karaxhovski të japë dorëheqje. Sepse ajo që për atë është “situatë jo e përditshme” në përkthim, dmth “kaos”. Dhe për këtë është vetë ai përgjegjës.

    6 Atë që fillimisht Gruevski nisi si jotolerancë ndaj çdolloj dallimi, tani po i njëjti Gruevski e rriti në urrejtje ndaj çdolloj dallimi.

    Dhe tani, pasi që u zbuluan mbrojtësit e së keqes dhe pasi që u dha mundësia që të gjithë të mbështesin kriminelë, si do të qetësohemi? Si do bashkëjetojmë me ata që pështynë mbi gjithçka që nuk është maqedonase dhe gjithçka që është maqedonase por jo sipas terkut të tyre? Si do t’u shkojmë në shfaqje, në koncert, në ndeshje, atyre njerëzve që nxisin dhunë?

    Si duket kanë të drejtë ata që thonë se nuk ka të dalë nga kjo gjendje. Apo që e vetmja rrugëdalje është ndonjë kalim kufitar. Me biletë të një drejtimi.

    T’i lëmë mbrojtësit e krimit të kënaqen në ajrin e ndotur. Në mjedisin e ndotur me shpirtra të ndotur. Le të mbyten në urrejtjen e vet. Le të kërkojnë drejtësi tek Zvërlevski dhe Karaxhovski. Le të mjekohen tek Nikolla Todorovi. Le t’i lëmë  që qeveria e tyre t’ua vjedhë paratë. Le t’i përgjojnë. Le t’i shënojnë me rrathë se a kanë marrë pjesë në tubim apo jo. Le të frikësohen nga mesazhet në telefon ku u kërcënohen se do t’i nxjerrin nga puna. Le t’u tregojnë se kë të rrethojnë në votim. Le të mahniten nga Putini. Dhe le t’i jenë mirënjohës Erdoganit kur do t’iu dhurojë topa të ujit për mbrojtje nga demokracia.

    Le të kënaqen në Maqedoninë që tani e mbrojnë. Dhe që janë të gatshëm me urrejtje t’i therrni të gjitha ata që nuk e dua shtetin të këtillë. Maqedoninë e vjedhur, e korruptuar dhe të përdhunuar.

    7 Arsyeja e vetme e mirë për të mbetur këtu është se ky është shteti im. Dhe prej shtëpisë sime s’më përjashton dot askush. E nëse, megjithatë më detyrojnë të largohem nga shtëpia ime, atëherë nuk do të më bëhet vonë as për Maqedoninë e as për gjuhën maqedonase. Besa, as për ata që do të mbesin që ta mbrojnë Gruevskin nga drejtësia.

    E vetmja gjë që mund të premtoj është që nga diaspora gjithmonë do të votoj për VMRO-DPMNE-së. Në mënyrë që, deri sa të jenë shëndoshë e gjallë, ta kenë jetën po kaq të bukur.

    Përktheu: Fjolla Zllatku

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира