ΝJË FAMILJE E VERBËR TETË ANËTARËSHE ËSHTË REFUZUAR TRI HERË PËR BANESË SOCIALE

a:2:{s:11:"td_subtitle";s:507:"Njëvajzëtetëvjeçaremenevojatëposaçmenganjëfshatiiizoluarmalorçdoditëbënnga10kilometranëkëmbëpërtëshkuarnëshkollë.Babaiivajzësështëiverbër,ndërsaanëtarëtetjerëtëfamiljeskanëdëmtimeseriozetëshikimitdhepengesënëzhvilliminmendor.Kështu,këtëdimër,fëmijësdot’iduhetqëtëecëderinëmalosetandërpresëarsimimin,sepsefamiljakaqenëerefuzuartriherëpërtëmarrëbanesësocialenëStaroNagoriçane.";s:9:"td_source";s:49:"Куманово,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

    ΝJË FAMILJE E VERBËR TETË ANËTARËSHE ËSHTË REFUZUAR TRI HERË PËR BANESË SOCIALE

    Vajza tetë vjeçare me pengesë në zhvillimin intelektual çdo ditë ec nga 10 kilometra që të shkojë në shkollë. Nxënësja e klasës së parë, Eleonora Mlladenoska e fshatit Vragoturce, që nga fillimi i vitit shkollor, çdo ditë kalon 4 orë në mal që të mbërrijë për mësim në fshatin fqinj, Pelince. Nga shtëpia del rreth orës 5.30 dhe duke çarë rrugën nëpërmes pyllit të dendur, zonës së thepisur dhe të izoluar, në shkollë mbërrin në ora 7:30. Pasi të kenë mbaruar mësimet, përsëri bën rrugën e njëjtë mbrapa. Familja e saj jeton në fund të fshatit, në shpatet e Kozjakut, në 1.200 metra lartësi mbidetare, në kufirin maqedono-serb, 40 kilometra larg Kumanovës. Pranë tyre mund të mbërrihet vetëm me xhip, duke përshkuar një rrugë të ngushtë të paasfaltuar, të gjatë 15 kilometra, e cila e lidh fshatin me rrugën regjionale Pelince-Kumanovë.

    Nëpër rrugë të shkurtuar bën 13 kilometra, kurse për t’i rënë rrotull për nga rruga kryesore është 30 kilometra. Kur moti ishte i mirë ia dilte disi, por tani kur filloi të bjerë shi e borë, e të fryjë erë e fuqishme, nuk ka shans që të mbërrijë deri te shkolla. Ujqër dhe çakallë do ta ndjekin në këtë mot të keq. Deri para pak kohësh, për vajzën përkujdesej motra më e madhe, por ajo u martua. Nuk ka se kush ta dërgojë në shkollë dhe javën e kaluar e humbi mësimin. Unë jam i verbër, gruaja ime ka hendikep mendor, ndërsa nëna ime është plakë dhe vështirë lëviz. Fëmija ,vetëm, nuk e di rrugën. Dy herë e dërgova unë, por u humbëm e morën të na kërkojnë gjahtarët. Nga shkolla më thonë që nëse vajza ime bën më shumë se 10 mungesa do të vijojë dënim. Unë kam dokument që thotë se fëmija është me nevoja të posaçme dhe se i duhet që të ketë një shoqërues dhe transport të paguar nga shteti. Nëse nuk ia sigurojnë këtë do të duhet ta çregjistroj nga shkolla”, thotë Novko Mlladenovski, babai i Eleonorës.

    Nga Qendra për punë sociale në Kumanovë thonë që prindërve u kanë ofruar akomodim për fëmijën në shtëpinë e nxënësve në fshatin Dragomance, por ata nuk kanë pranuar. Nëse prindërit nuk kanë kushte që ta dërgojnë fëmijën në shkollë, Qendra është e gatshme që menjëherë t’i sigurojnë vendosje në internat.

    “Nuk mund ta dërgoj fëmijën tim të jetojë vetëm, sepse nuk është mirë me shëndet dhe nuk mund të përkujdeset për veten e vet. Patjetër i duhet të ketë shoqërues dhe ndihmë eksperte, kurse në shtëpinë e nxënësve ka vetëm një edukator pasditeve dhe në mbrëmje. Për këto arsye nuk e lejoj. Përndryshe, për mua do të ishte më mirë që fëmija të qëndronte në shtëpinë e nxënësve, sepse nuk do ta mundonte udhëtimi dhe do të kishte njëqind herë kushte më të mira jetese se sa këtu”, thotë Novko.

    Ai thotë që në fillim të vitit shkollor, nga shkolla ka marrë vetëm një premtim, që Komuna Staro Nagoriçane do të sigurojë transport për fëmijën. Se pse nuk është plotësuar detyrimi, u munduam të marrim përgjigje nga kryetari i qytetit, Millan Stojkovski, por ai nuk u përgjigjej thirrjeve në telefon.

    KOMUNA DHE MINISTRITË NUK SHOHIN PROBLEM TE FAMILJA MLLADENOVSKI

    Familja tetë anëtarëshe Mlladenovski jeton në një mizerie të madhe. Në një shtëpi të vjetër dhe të skamur me hapësirë mezi 30 metra katrorëshe, me dy dhoma dhe mobilje të varfëra, pa tualet dhe kushte elementare për jetë, të shtypur me probleme serioze shëndetësore, këta njerëz në shpatullat e tyre mbajnë të gjithë të zezat e jetës. Përveç Eleonorës, kanë dhe 4 fëmijë. Më e madhja, Angelina ka 20 vjet, Stefani që është viti i tretë dhe Filipi, klasa e tetë, gjenden në Shtëpinë për të verbër në Kisella Vodë, kurse më i vogli Miki (5) jeton me prindërit. Të gjithë fëmijët kanë dëmtime në shikim prej 50 deri më 95 përqind dhe e kanë të domosdoshme mbrojtjen e rregullt dhe të duhur shëndetësore, në mënyrë që të mos verbërohen si babai i tyre. Familja me vite të tëra kërkon banesë nga shteti, por qëkur u refuzuan me justifikimin se nuk ka banesa të lira para 5-6 vjetëve, e humbën shpresën se dikush do t’u ndihmojë.

    Kërkoj çfarëdolloj banese, vetëm të zbresim nga mali dhe fëmijët të mund t’i shkolloj. Nuk kërkoj banesë në qendër të qytetit, sepse nuk mund as aty të jetoj, nuk mund të lëviz nëpër rrugë. Por, dikund në periferi. Të kem kushte që të shkoj deri në dyqan të blej ushqim dhe ilaçe. Paguaj 50 euro që të vijë dikush në shtëpi, të më marrë dhe të më kthejë me automjet. Ndonjëherë edhe 3-4 herë në muaj. Në komunën Staro Nagoriçane kishte 8 banesa të lira, kur jolegalisht u vendosën familje të tjera, por mua nuk më dhanë.
    Kryetari i qytetit dhe ministritë janë të verbër për sa i përket zgjidhjes së problemit tim. Jeta është e vështirë në mal edhe për njerëzit e shëndoshë, e le më për të sëmurët si ne. Nuk kemi asçfarë kushte jete. Shtëpia vetëm sa nuk na është shembur, kulmi pikon, sepse një nga muret u prish. Edhe atë pak që kemi nga mobiljet, një dollap dhe ca shtretër të hekurt, na u shkatërruan nga lagështia. Kur të gjithë fëmijët të përmblidhen, të gjashtë flemë në një dhomë, sepse nuk ka vend tjetër”, thotë Novko.

    Nga Ministria e transportit dhe lidhjeve dhe Agjencisë për ekonomizim me hapësirat e banimit dhe afariste, thonë që banesat sociale jepen nëpërmjet Komisionit për çështje të banimit në Qeveri dhe se ata janë në dijeni për kërkesën e Mlladenovskit. Pasi që u shpjeguam për cilin rast bëhet fjalë, thanë që do të kontrollonin në dokumentacionin arsyen për të cilën familja ka qenë e refuzuar dhe se a i përmbush udhëzimet të vendosura me ligj për marrjen e një banese sociale.

    Novko e ka humbur shikimin para 12 vjetësh, kurse sëmundjen e ka trashëguar nga familja e nënës, e cila për fat të keq është transferuar edhe tek fëmijët e tij. Më parë ka punuar si punëtor ndërtimi, kurse tani jeton prej ndihmës sociale të cilën e fiton ne disa baza.

    “Jetojmë në varfëri, por bukë kemi. Nëna ime përkujdeset për ne. Se çka do të ndodh më pas vetëm Zoti  e di. Jetojmë në mal, por nuk ka kush të mbledhë dru. Më parë ishte ndryshe, njerëzit e kuptonin mundin tim e donin të më ndihmonin. Tani të gjithë u bënë të huaj dhe të shohin vetëm nëse i paguan. Kur vijnë fëmijët, organizohemi dhe shohim se si t’i kryejmë punët që nuk mund t’i bëj dot vetë. Por, në të shumtën e rasteve, paguaj për çdo shërbim”, thotë Novko.

    Ai u bën thirrje shtetit dhe njerëzve humanë që t’i ndihmojnë të shpëtojë nga jeta e ashpër dhe e vështirë, për të dhe fëmijët e tij, përpara se t’u ndodhë ndonjë fatkeqësi në mal.

    26 VJET FIGURON SI I PUNËSUAR, NDËRSA KA PUNUAR VETËM 8 MUAJ

    Novko figuron si i punësuar në Agjencinë për punësim në Kumanovë, edhe pse nuk është në gjendje të punojë, sepse është invalid në gjendje të rëndë me 100 përqind shikim të dëmtuar. Ai në vitin 1989 ka punuar për një kohë të shkurtër në një firmë dhe që atëherë nuk e kanë çregjistruar.

    “Punoja 8 muaj në guroren për kuarc “Sileks”, në fshatin Pelince. Edhe sot e kësaj dite nuk më kanë çregjistruar. Në Socijallno më thërrasin që të ma ndërpresin ndihmën sociale nëse nuk çregjistrohem. Kam shkuar në Kumanovë, në Kratovë, por nuk kam mundur ta gjej firmën. Dyshoj se dikush po bën malverzione në emrin tim”, thotë Novko dhe kërkon që njerëzit kompetentë t’i ndihmojnë që ta heqin apo që shteti t’i japë pension, nëse për  aq kohë të gjatë figuron si i punësuar.

    Nga Qendra për punësim në Kumanovë kanë konfirmuar që Mlladenovski figuron si i punësuar te ata tashmë 26 vjet, kurse në realitet ka punuar vetëm në vitin 1989. Ata thonë që do ta mbarojnë procedurën, pasi që firma do t’u dorëzojë raport për çregjistrimin e të punësuarit.

    Nga firma “Sileks” në Kumanovë thonë që procedura tashmë ka filluar dhe që do të mbarojë pas zgjedhjeve. Mlladenovski ka mbetur i paraqitur sepse, pas falimentimit të firmës “Ku-prom”, janë përmbledhur dokumentet e tre të punësuarve dhe vetëm pasi që kanë filluar të marrin pjesë në tenderë, i kanë zbuluar të punësuarit që nuk janë çregjistruar.

    Përktheu: Fjolla Zllatku

     

     

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира