BURGU “IDRIZOVË” NDALOI QË TË GJYKARAT TË JAPIN ILAÇE DHE METADON, PAS REAGIMIT TË OMBUDSMANIT

a:2:{s:16:"td_post_template";s:23:"single_template_british";s:9:"td_source";s:45:"Скопје,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

BURGU “IDRIZOVË” NDALOI QË TË GJYKARAT TË JAPIN ILAÇE DHE METADON, PAS REAGIMIT TË OMBUDSMANIT

Burgu “Idrizovë” ua ndaloi të gjykuarave të japin terapinë ditore me hapa dhe metadon, pas ndërhyrjes së Avokatit të Popullit, Ixhet Memeti. Ombudsmani, në 20 korrik reagoi në lidhje me faktin që tashmë një vit në repartin e femrave në burgun e Idrizovës, terapia ndahej nga një e gjykuar kontrabandiste e kokainës, ndërsa zëvendëse e kishte një të gjykuar tjetër për vrasje. Vendimin për ndalim e ka sjellë drejtori i burgut “Idrizovë”, Zhivko Pejkovski, në 26 tetor.

Sipas urdhërit të Pejkovskit, vetëm anëtaret e policisë së burgut do të kenë qasje te terapia e parapregatitur ditore apo ajo e rregullt javore. Hapat do të ndahen në bazë ditore, rreptësisht, sipas udhëzimeve të mjekut.  

Siç publikoi SAKAMDAKAZAM.MK në 26 gusht, Avokati i Popullit ka zbuluar mbi rastin e ndarjes së terapisë në repartin e femrave në burgun “Idrizovë” nëpëmjet parashtresave anonime të të burgosurave.

KONTRABANDISTJA E GJYKUAR PËR KOKAINË I MJEKON TË BURGOSURAT NË IDRIZOVË

Ato janë ankuar që në vend të mjekeshës, motrës medicinale apo personave të tjerë publikë, në institucion, hapat ua ka ndarë e gjykuara, e cila në fillim i ka bluar në formë pluhuri, ka bërë kokteje dhe pastaj ua ka dhënë të burgosurave. Në rastet kur kanë munguar hapat që është dashur t’i marrin, dy të burgosura në rolin e mjekut kanë kryer ndërrimin e ilaçeve. Sipas parashtreasve anonime të cilat kanë ardhur nga Avokati i Popullit, po e njëjta e gjykuar për drogë, në rastet e lëndimeve më të vogla, ka bërë edhe lidhje me fasho.

Avokati i Popullit ka qenë i lajmëruar që në burgun e Idrizovës janë marrë masa me të cilat do të rregullohet distribuimi i ilaçeve për trajtime me terapi ditore, si dhe për terapinë e rregullt të të gjykuarve me probleme shëndetësore kronike, të cilat e kanë të domosdoshme terapinë e vazhdueshme, sipas një udhëzimi paraprak nga mjeku i burgut ose mjeku-specialist. Rekomandimi ynë kishte të bënte me mënyrën e përgatitjes dhe ndarjes së terapisë si dhe dhënies së shërbimeve shëndetësore nga shëndeti primar dhe sekondar. Pas këtij rekomandimi, nga Enti ndëshkues përmirësues, morëm lajmërim që pranohet rekomandimi dhe që janë marrë masa për trajtimin e rregullt me terapi dhe për mbrojtjen shëndetësore të këtyre personave”, deklaroi për SAKAMDAKAZAM.MK, zëvendës Avokati i Popullit, Vaska Bajramovska – Mustafa, e cila e udhëhiqte këtë rast.

Në këtë kontekst, thotë ajo, drejtori i ENP “Idrizovë”, ka dhënë urdhër me të cilin ekzaminimet shëndetësore të të gjykuarave do t’i kryejë mjeku, në ambulancën e repartit femëror, të paktën një herë në javë. Sipas urdhërit, në rast nevoje për ekzaminime plotësuese jashtë termineve të përcaktuara me orar mujor të punës së shërbimit mjekësor, ekzaminimet do të kryhen me koordinim paraprak të shërbimeve të policisë së burgut dhe shërbimit shëndetësor.

“Ekzaminimet e të gjykuarave i kryen mjeku amë, i cili ka përgjegjësinë e të dhënit shërbime mjekësore në fushën e mbrojtjes primare shëndetësore. Me pranimin e një personi të ri të gjykuar, mjeku është i detyruar të realizojë ekzaminim shëndetësor sistematik në afat 24 orësh. Psikiatri i Entit do të ordinojë në repartin femëror çdo të hënë”, thotë Bajramovska – Mustafa për ndryshimet që po bëhen në sistemin shëndetësor në repartin e femrave në Idrizovë, pas ndrëhyrjes së Ombudsmanit.

Për shkak të sistemit të keq dhe jofunksional të mbrojtjes shëndetësore në burgje, gjë për të cilën Avokati i Popullit ka alarmuar me vite, ai lajmëron se do ta ndjekë edhe më tej gjendjen në ENP “Idrizovë” dhe zbatimin e urdhërit të drejtorit Pejovski.

Pas parashtresës anonime të të burgosorave, Avokati i Popullit, menjëherë e ka lajmëruar Drejtorinë për ekzekutimin e sanksioneve në lidhje me keqpërdoprimin, nga e cila ka kërkuar që të kryejë kontrollë mbi pohimet e të burgosurave dhe Drejtoria ka vepruar urgjentisht. Sipas procesit verbal  të Drejtorisë nga mbikqyrja profesionale, janë vërtetuar të gjitha pohimet e të gjykuarave për pakënaqësinë e shërbimit shëndetësor në burg.

Avokati i Popullit kërkon të kryhet reforma shëndetësore në institucionet ndëshkuese përmirësuese në Maqedoni dhe në Entin ndëshkues- përmirësues “Tetovë”, e cila para tre vjetësh ka hyrë në Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve, por nuk është zbatuar.  Kjo reformë duhet të duket në repartin mashkullor në burgun e Idrizovës si dhe në të gjitha burgjet tjera në Maqedoni dhe në Entin NP “Tetovë”, ashtu siç tani planifikohet të zbatohet në repartin femëror në “Idrizovë”, pas ndërhyrjes së Ombudsmanit.

Muajin e shkuar vdiqën dy të burgosur në burgun më të madh, “Idrizovë”, i cili për momentin numëron 1.950 të burgosur, ka vetëm një mjek, nuk ka ndërrim të dytë dhe as kujdestari të mjekëve gjatë natës. Në shtator të vitit të kaluar, në “Idrizovë” vdiq i gjykuari 25 vjeçar, ndërsa sivjet në qendrën për urgjenca në klinikat e Shkupit ka vdekur një i gjykuar 29 vjeçar. Rekordin tragjik mban shtatori i vitit 2014, kur brenda një jave në “Idrizovë” vdiqën tre të burgosur të sëmurë.

Avokati i Popullit deklaroi që në qoftë se pas obduksionit të dy të burgosurve të fundit vërtetohet  pakujdesia mjekësore dhe mospasja e mbrojtjes shëndetësore, do të kërkojë përgjegjësi penale nga ai që nuk e ka zbatuar reformën shëndetësore, më saktë nga Ministria e shëndetësisë.

Përktheu: Fjolla Zllatku

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира
Booking.com

Коментари