DAP KA BLLOKUAR NDIHMËN FINANCIARE TË NJË TË PASTREHURI TË SËMURË PËR SHKAK SE NUK E KA PAGUAR TAKSËN RADIODIFUZIVE E CILA NUK ISHTE E TIJA

DAP nuk përgjigjet se përse ka shkelur Ligjin për procedurë tatimore dhe se kur do të përmirësohet gabimi që Hristovskit t’i kthehen tetë mijë denarët, ndërse për rastin, procedurë ka hapur edhe Avokati i popullit.

DAP KA BLLOKUAR NDIHMËN FINANCIARE TË NJË TË PASTREHURI TË SËMURË PËR SHKAK SE NUK E KA PAGUAR TAKSËN RADIODIFUZIVE E CILA NUK ISHTE E TIJA Edhe pse ligji e ndalon këtë gjë, DAP ia ka tërhequr ndihmën financiare të vetme Jovanço Hristovskit, i pastrehë i sëmurë nga Shkupi. (Foto: SDK)

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) një të pastrehuri në Shkup ia ka bllokuar ndihmën financiare të vetme nga Komuna Qendër, të cilën ai e merrte si pasojë e gjendjes së rëndë materiale. DAP e ka shkelur Ligjin për procedurë tatimore, pasi në asnjë mënyrë nuk ka guxuar të kërkojë pagesë të borxheve të taksës radiodifuzive nga një rast me ndihmë financiare të vetme.

Sipas Ligjit për procedurë tatimore, përveç nga rastet me ndihmë të vetme, Drejtoria nuk guxon të kërkojë pagesë në bazë të tre kritereve të tjera: raste me mbrojtje sociale, invaliditet ose shtesë për fëmijë. DAP ia ka vjedhur ndihmën financiare Jovançe Hristovskit, një të pastrehuri na Shkupi. Llogaria e tij në Tutunska Bankë, e hapur posaçërisht që t’i transferohen 8.000 denarë, që është shuma e ndihmës së vetme nga Komuna Qendër, është bërë për pagesë të borxhit për taksë radiodifuzive (RDT). Për këtë, ai e ka paraqitur rastin tek Avokati i popullit, Ixhet Memeti, ku menjëherë është hapur lëndë dhe po veprohet.

Fakti që Hristovski është i pastrehë, ndërkohë që paguan RDT është absurditet dhe është një problem tjetër që vjen nga jopërditësimi i Radiotelevizionit të Maqedonisë, i cili i përpilon listat e të gjithë njerëzve me borxhe dhe nuk i heq emrat e njerëzve të pastrehë.

SAKAMDAKAZAM.MK e gjeti Hristovskin para DAP-it, ku ai kishte ardhur me qëllim që të takohej me përgjegjësin e DAP-it në Shkup, Zoran Pavllov, i cili ka nënshkruar vendimin për bllokim të llogarisë së ndihmës financiare të vetme. Përveç që nuk ka shtëpi, Hristovski nuk ka as çfarë të hajë. Para Drejtorisë kishte promocion të një jogurti nga një qumështore e Shkupit, ku ndanin dhe kifle dhe ai e shfrytëzoi mundësinë që të “degustonte” jogurtin e ri. Për drekë, tha, se nuk di si t’ia bëjë. Tha poashtu që, vetëm për fotografinë që do t’i bënim, pas një muaji ka arritur që të lahet e të ruhet.

E kërkuam Pavllovin që ta pyesnim se përse e ka shkelur Ligjin për procedurë tatimore dhe se kur do të përmirësohet gabimi, që Hristovskit t’i kthehen tetë mijë denarët. Prej aty na drejtuan në centralin e Drejtorisë të të ardhurave publike.

Të premten i dërguam këto pyetje tek zëdhënësi i DAP, si dhe pyetjen se a mban dikush përgjegjësi për procedurën e paligjshme. Përgjigje deri më sot nuk kemi marrë. Sipas rastit që ka hapur Avokati i popullit, bëhet fjalë për borxh nga viti 2012. Llogaria ka ardhur në këtë adresë “rr.Kuzman Josifovski- Pitu”, në garsonierën të cilën Hristovski ia ka shitur një njeriu nga fshati Çiflig që nga viti 1993. Por, që të mos jetë fantom, Hristovski, i cili më pas për shkak të situatave të tjera ka mbetur i papunë dhe pa banesën e nënës së tij, ka vazhduar të figurojë me atë adresë. Ai ka këtë adresë deri në ditën e sotme, sepse i duhet të jetë i paraqitur më ndonjë adresë që të ketë kartë identiteti.

Kjo është pjesa e dytë e problemit, gabim i MRTV-së, shërbimet e të cilit nuk kanë kontrolluar në kadastrën që Hristovski nga viti 1993 nuk është pronar i garsonierës, pronari i ri i së cilës nuk ka paguar llogari për RDT në 2012. Në vend të kësaj, MRTV në listën e borxhlinjve e ka vendosur Hristovskin, pa pasur asnjë borxh, ndërkohë që DAP shkel ligjin dhe në mundësinë e parë që i jepet, ia tërheq edhe paratë të cilat Hristovski i fiton si ndihmë financiare.
Hristovski dhe e shoqja kanë jetuar me të ëmën, e cila ka pasur banesë shoqërore. Në vitin 1999 shteti ia mori banesën, Hristovski u nda nga e shoqja dhe ajo bashkë me dy fëmijët binjakë u largua. Problemet kanë nisur, thotë ai, që nga 1997, kur ai humbi punën dhe nuk kishte para që të paguante llogaritë e banesës shoqërore.
“Jam i pastrehë që nga viti 1999”, thotë Hristovski.

Ndonjëherë ka gjetur punë të përkohshme, madje ka arritur që të mund të mbulojë disa muaj qëndrim në një dhomë me qira, deri sa u sëmur. Operacioni i fundit ishte i prostatës, vjet më 29 korrik.
“Në bazë të kësaj Komuna Qendër ma dha ndihmën financiare të vetme prej 8.000 denarëve”, thotë Hristovski.
Paratë kanë mbërritur në llogarinë më gjashtë prill të këtij viti dhe pas disa ditësh DAP ia ka marrë. E që të jetë paradoksi edhe më i madh, ndihma sociale Jovanço Hristovskit nuk i pason, sepse nuk ka vend të vazhdueshëm jetese.

S.K. DELEVSKA

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира