I SHEMBUR TUALETI I SHKUPJANES, E MASHTRUAR NGA KRYETARËT E QYTETIT KOCE DHE SOKOLI, PËR NDËRTIM TË BULEVARDIT

a:3:{s:16:"td_post_template";s:23:"single_template_british";s:11:"td_subtitle";s:348:"ElicaObradoviqngaGjorçePetroviilejoikryetarittëqytetit,KoceTrajanovskiqët’iashembnintualetinevjetërqëtëmundtëzgjerohejbulevardi“BorisSarafov”.Aiindërtoinjëtualettërinëtokëtështetit,porKomunaeshembipërkrahkërkesëssëAvokatittëPopullitqëtëndërpritetvendimipërshembje. ";s:9:"td_source";s:45:"Скопје,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

I SHEMBUR TUALETI I SHKUPJANES, E MASHTRUAR NGA KRYETARËT E QYTETIT KOCE DHE SOKOLI, PËR NDËRTIM TË BULEVARDIT

Komuna Gjorçe Petrov e shembi tualetin e Elica Obradoviqit nga Gjorçe Petrovi, të cilin ia ndërtoi kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, sepse pas kërkesës së tij, ajo i lejoi që t’ia shembnin tualetin e vjetër, në mënyrë që të zgjerohet bulevardi “Boris Sarafov”. Trajanovski, sipas premtimit, këtë verë nëpërmjet NP “Rrugë dhe rrugica”, i ndërtoi Elicës një tualet-ngjitës pranë shtëpisë-dhomë të saj të vogël, në të cilën jeton djali, nusja dhe foshnja 12 muajsh, por në tokë shtetërore, pa leje për ndërtim.

Pas 30 paraqitjeve të fqinjit të Elica Obradoviqit, se bëhet fjalë për ndërtim jolegal në tokë shtetërore, Komuna solli vendim për shembje të ndërtimit, ndërsa Elica u bë dëm kolateral. Ligji u zbatua dhe të enjten  tualeti u shemb, me ndihmën e 10 policëve.

Elica, i biri, nusja dhe foshnja, të cilët gjatë gjithë verës laheshin dhe kryenin nevojë nëpër shtëpitë e komshinjëve, tani në temperaturat dimërore janë përsëri pa tualet. Ata vazhduan të trokasin në dyert e fqinjëve sa herë që kishin nevojë fiziologjike, sepse kjo gruа u mashtrua nga pushteti lokal dhe i qytetit.

Ajo nuk ka asnjë të drejtë që ta apelojë vendimin për shembje. Asaj, në fakt, asnjëherë nuk i është shpalosur vendimi për shembje të ndërtimit, sepse tualetin nuk e ndërtoi ajo, por NP “Rrugë dhe rrugica”, pas urdhëresës së kryetarit Koce Trajanovski.

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, ku Obradoviq që nga vera dorëzoi parashtresë, i cili kishte hapur iniciativë për këtë rast, thotë deri në momentin kur ka ardhur makina e shembjes, ai ka dërguar kërkesë vazhdimisht te inspektori ndërtimor në Komunën Gjorçe Petrov për shtyrje të përkohshme të shembjes.

“Konkretisht për rastin, Avokati i Popullit edhe njëherë u shpreh mbi faktin e padiskutueshëm që objekti i lëndës, përfundim i ndërtimit të objektit banesë, nuk është ndërtuar nga ajo, por nga NP”Rrugë dhe rrugica” Shkup dhe pas urdhëresës së kryetarit të Komunës Gjorçe Petrov. Në këtë segment, gjithashtu, është e pakontestueshme që edhe nga inspektori ndërtimor i autorizuar i Komunës Gjorçe Petrov, vendimi i lëndës për shembje, si dhe konkludimi për lejen për kryerje, nuk janë dorëzuar te e emëruara.

Me këtë, përsëri, ajo është në pamundësi për të ndërmarrë masa mbrojtëse për të drejtat dhe interesat е saj ligjorë, me përdorimin e mjeteve të duhura ligjore”, thuhet në shkresën e këshilltarit të Avokatit të Popullit, Zoran Billbillovski, drejt Inspektoratit ndërtimor të Komunës.

Kërkesa e tij për shtyrje të përkohshme, sipas Ligjit të Avokatit të Popullit është urdhër dhe për këtë arsye, ai në shkresë thotë:

“Në përputhje me nenin 33, nën nenin 2 të Ligjit të Avokatit të Popullit, jeni të obliguar që menjëherë, afati më i vonë i lejueshëm është tre ditë nga dita e pranimit të kësaj kërkese, ta dorëzoni deri te Avokati i Popullit vendimin me të cilin akti kushtetues është përkohësisht i shtyrë për kryerje. Në të kundërt, për shkak të pengimit të punës dhe të pamundësisë së realizimit të së drejtave të dorëzuesit të emëruar të parashtresës, Avokati i Popullit do të veprojë sipas përmbajtjes të nenit 34, nën neni 2 dhe 3 dhe nenit 43-a të Ligjit për Avokatin e Popullit.

Mirëpo, Komuna dhe inspektorati nuk i kthyen përgjigje, por e shembën tualetin e Koces.

INSPEKSIONI NUK DO TA PADISË KOCEN PËR NDËRTIM PA LEJE

SAKAMDAKAZAM.MK e kontaktoi inspektorin e autorizuar të komunës Gjorçe Petrov, Zlatko Bojaxhiev, i cili e kreu shembjen. Ai shpjegon se vendimi për shembjen e ndërtimit tulalet pa leje është sjellë që nga vera dhe se nëse nuk do të zbatohej, dënimi me para do të ishte shumë i lartë.

Pyetjes se përse inspektorati ndërtimor nuk shkon e çon punën deri në fund dhe nuk i dorëzon kryetarit Koce Trajanovski dhe NP “Rrugë dhe rrugica” padi penale për ndërtim pa leje ndërtimore, nëse aq shumë shkuaka sipas Ligjit,  Bojaxhiev na u përgjigj:

“Jo çdoherë dorëzojmë padi penal. Nëse vlerësojmë se është e nevojshme, atëherë e bëjmë”.

Elica Obradoviq dy ditë me radhë qan dhe thotë që nuk di se çfarë të bëjë, çfarë rruge të marrë tani.

“Juve ju kisha shpresë të fundit”, na tha, sepse, SAKAMDAKAZAM.MK në 4 tetor e publikoi historinë e kësaj torture jo të përditshme të komunave dhe të pushteteve të qytetit mbi këtë qytetare, e cila ka qenë e mashtruar dhe ka lejuar që t’ia shembin tualetin e vjetër që të hapet bulevardi dhe qeveria të lavdërohet.

KOCE DHE SOKOLI DO TË ZIHEN PËR TUALET, KURSE PRONARJA LAHET TE KOMSHINJTË  

“Nesër është ditëlindja e parë e nipi tim. Si të thërras mysafirë? Ku do të shkojnë ata në tualet? Mos pafshin ditë të bardhë ata që ma hodhën. Le të kënaqet tani fqinji që e paraqiti ndërtimin tualet 30 herë me mundimet tona, qan Obradoviq.

Ajo ka vendosur që t’i kërkojë Komunës të blejë dy metra katrorë nga oborri, i cili është tokë shtetërore, që të ndërtojë vetë një tualet të ngjitur pranë shtëpisë së vogël, e cila para disa vjetësh arriti që disi të legalizohet.

S.L. DELEVSKA

Përktheu: Fjolla Zllatku

Коментари