KOCE I SOLLI MAQEDONISË  PADI EVROPIANE, LA 6 GRA SHTATËZËNA DHE 78 FËMIJË PA SHTËPI

a:3:{s:16:"td_post_template";s:23:"single_template_british";s:11:"td_subtitle";s:330:"QendraevropianepërmbrojtjetëromëvemeselinëBudapestkangriturpadipërRepublikëneMaqedonisëpërshkaktërrënimittëlagjessëimprovizuartëromëvenënKalanëeShkupit,sidhepërshkaktëkushtevejohumanetëjetëstë135romëve,tëcilëtngafillimiigushtitjetojnënënqielltëhapur.";s:9:"td_source";s:45:"Скопје,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

KOCE I SOLLI MAQEDONISË  PADI EVROPIANE, LA 6 GRA SHTATËZËNA DHE 78 FËMIJË PA SHTËPI

Kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, i solli Maqedonisë padi evropiane me rrënimin e lagjes së improvizuar të romëve nën Kalanë e Shkupit. Qendra evropiane për mbrojtje të romëve me seli në Budapest ka ngritur padi për Republikën e Maqedonisë, për shkak të rrënimit të lagjes dhe kushtet johumane të jetës për romët, të cilët nga fillimi i gushtit jetojnë nën qiell të hapur.

Qendra evropiane e ka lajmëruar zyrtarisht Avokatin e Popullit në lidhje me padinë, i cili përsëri, edhe pa e ditur rastin veçmë kishte hapur lëndë për lagjen e rrënuar nën Kala.

“Ne menjëherë kemi hapur lëndë sipas vlerësimit tonë dhe vazhdimisht e ndjekim rastin. Lajmërimi për padi evropiane ndërkohë, erdhi si rezultat i ankesave të disa  prej banorëve të lagjes së improvizuar nën Kala, të cilat arritën te Qendra Evropiane. Vazhdimisht dorëzojmë rekomandime te Qyteti i Shkupit dhe në Ministrinë për punë dhe politikë sociale dhe nga komunikimi i vazhdueshëm këto katër muajt e fundit. Mund të them që institucionet punojnë, apo thonë se punojnë, por rezultat të dukshëm nuk ka. Tridhjetë e një familje ose gjithsej 135 persona jetojnë në të ftohtë dhe shi, nën qiell të hapur, pa rrymë, pa ujë, pa kushte elementare për jetë. Përsëri, disa kanë filluar të improvizojnë strehim me anë të pemëve, ndërsa lahen dhe pastrohen në Vardar. Tronditës është fakti që prej tyre numër më i madh janë fëmijë, 78, ndërsa ka gjashtë gra shtatëzëna. Të gjithë janë kapluar nga të ftohtura, sëmundje, sidomos tani me uljen e temperaturës, dhe të gjithëve u janë shkelur të drejtat themelore të njeriut”, thotë Vaska Bajramovska – Mustafa, zëvendës Avokat i Popullit, përgjegjëse për Departamentin për mbrojtje të së drejtave të fëmijëve dhe personave me nevoja të posaçme.

Bajramovska-Mustafa ka pasur një letërshkëmbim të gjatë me institucionet kompetente këta muaj të fundit. Në një prej përgjigjeve që kanë marrë, Ministria për punë dhe politikë sociale ka lajmëruar që banorët e lagjes së improvizuar nën Kala refuzojnë të vendosen në fshatin Çiçino, ku u është ofruar vendosje si të pastrehë.

“Na dukej e habitshme se pse dikush që është pa shtëpi ka refuzuar vendosje dhe vendosëm të kontrollojmë arsyen. Ekipet tona në fshatin Çiçino thanë se kushtet për jetesë janë jashtëzakonisht të këqija, mirëpo edhe krah kësaj, dhoma të lira për t’u vendosur janë vetëm dy. Nuk kemi marrë shpjegim nga Ministria dhe nga Qendra për përkujdesje sociale se si është e mundur që në një dhomë të vendosen 135 persona”, thotë Bajramovska-Mustafa.

Pas letërkëmbimit të fundit, ata morën shpjegim që Ministria e transportit dhe lidhjeve kërkon lokacion ku do të mund të formohet lagje prej konteinerëve të mëdhenj për vendosje të njerëzve.

Bajramovska-Mustafa theksoi që me anë të këtij trajtimi të familjeve rome, të gjitha institucionet e përziera bëjnë shkelje disaanësore të Strategjisë nacionale për të drejtat e romëve dhe të Dekadës së romëve, të cilat shteti jonë i ka nënshkruar dhe është detyruar t’i konsiderojë prioritet arsimimin, strehimin dhe punësimin e romëve, ndërsa nuk respektohen as rekomandimet e Konventës për të drejtat e fëmijës.

Përktheu: Fjolla Zllatku

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови и фотографии) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира
Booking.com

Коментари