MBI 300 NJERËZ DO TË HUMBIN SHUMË PARA NË FONDET PRIVATE TË PENSIONIT

a:2:{s:16:"td_post_template";s:23:"single_template_british";s:9:"td_source";s:45:"Скопје,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

    MBI 300 NJERËZ DO TË HUMBIN SHUMË PARA NË FONDET PRIVATE TË PENSIONIT

    Gjithsej 314 qytetarë do të humbin shumë para sepse janë të anëtarësuar në fondin e dytë pensional. Bëhet fjalë për të siguruar që në vitin 2005 kanë pasur rreth 10-15 vjet deri në pensionim dhe nuk është dashur të bëhen anëtarë të sistemi pensional dyshtyllor.

    Numri skandaloz doli në pah që kur tre qytetarë kanë ngritur parashtresa deri te Avokati i popullit. Ata kanë qenë të kapur kur pas kërkesës së dorëzuar për pension, PIOM u ka llogaritur pensione shumë më të ulëta nga ajo që në të vërtetë është dashur të marrin.

    “Në negociata, qytetarët thonë që askush nuk u ka thënë, as i ka paralajmëruar që nuk duhet të anëtarësohen në fondet private, sepse nuk kanë mjaftueshëm kohë që të mbledhin mjetet e duhura dhe për ta, anëtarësimi ka qenë financiarisht i paleverdishëm”, thonë nga Avokati i popullit.

    “Ata thonë që agjentët që ua kanë ofruar marrëveshjet me shoqëritë private pensionale i kanë bërë konfuzë, dhe për këtë shkak ne dyshojmë në punën e tyre. Por, gjithashtu ne kemi kërkuar nga Agjencia për supervision (MAPAS) të na tregojë që ka ndërmarrë ndonjë masë në mbrojtje të të siguruarve. Ata u përgjigjën që kanë dërguar vërtetim të shkruar dhe kanë telefonuar te këta të siguruar, por nuk kanë dëshmi materiale për ta vërtetuar këtë gjë. Këtë e mohuan edhe njerëzit që na dorëzuan ankesa. Për këtë ne kërkuam që këtyre të siguruarve që t’u lejohet prishja e marrëveshjes me shoqëritë private pensionale dhe të kthehen në PIOM”, shpjegojnë nga kabineti i Avokatit të popullit.

    MAPAS  e ka lajmëruar Avokatin e popullit që në sistemin pensional ka gjithsej 314 të siguruar të cilën do të humbin shumë para. Njëkohësisht, MAPAS kanë lajmëruar që do të propozojnë ndryshime ligjore në Ministrinë e punës dhe politikës sociale, me të cilët do të bëhet kontrollë e të gjithë anëtarëve, të cilët gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me shoqëritë pensionale (2005) kanë pasur 38 vjet, kanë qenë të lindur në ose para vitit 1967, kanë pasur së paku 5 vjet punë apo kanë qenë të punësuar nga viti 2003. Të gjithë duhet të fitojnë mundësi, pas kërkesës së tyre, që t’u hiqet anëtarësimi i shtyllës së dytë pensionale, kurse paratë t’u transferohen në PIOM.

    Përktheu: Fjolla Zllatku

    ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

    АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

    Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира