PERSONI ME PENGESA ZHVILLIMI I PAGUAN QERA SHTETIT, NDËRKOHË QË NUK MUND TË SHPËRNGULET SEPSE KA MARRË NJË BANESË TË SHKATËRRUAR

a:3:{s:16:"td_post_template";s:23:"single_template_british";s:11:"td_subtitle";s:302:"Personimepengesanëzhvillim20muajpaguannga950denarëqirapërbanesëneshkatërruar,edhepsenukmundtëshpërnguletsepseShoqëriaaksionarepërekonomizimmehapësiratebanimitdheafaristenukepërmirësoneasnukipërgjigjetparashtresëssëngriturteAvokatiipopullit.";s:9:"td_source";s:45:"Скопје,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

    PERSONI ME PENGESA ZHVILLIMI I PAGUAN QERA SHTETIT, NDËRKOHË QË NUK MUND TË SHPËRNGULET SEPSE KA MARRË NJË BANESË TË SHKATËRRUAR

    Personi i moshuar me pengesa në zhvillim dhe probleme të rënda shëndetësore, për të cilin pas vdekjes të së ëmës kujdeset kujdestari i tij, 20 muaj nuk ka mundur të shpërngulet në banesën që ia ka dhënë shteti në Shkup, sepse ajo ka qenë krejtësisht e shkatërruar, kurse njerëzit kompetentë nuk e rregullojnë. Kujdestari nuk mundet, por as nuk ka të drejtë të bëjë përmirësime apo të investojë ndonjë gjë në këtë banesë. Sipas ligjit, këtë gjë mund ta bëjë vetëm Shoqëria aksionare për ekonomizim me hapësirat e banimit dhe afariste.

    Banesa në ndërtesën te “Shampionçe” në lagjen e Shkupit Kisella Voda, është lënë pa dyer dhe dritare, nuk ka rrymë, është komplet e demoluar. (Foto: SDK.MK)

    Banesa në ndërtesën te “Shampionçe” në lagjen e Shkupit Kisella Voda, është lënë pa dyer dhe dritare, nuk ka rrymë, është komplet e demoluar. (Foto: SDK.MK)

    Ndërmarrja publike për ekonomizim me hapësirat e banimit dhe afariste me muaj të tërë nuk bën asgjë, përkrah kërkesave të vazhdueshme të kujdestarit, që të mund të strehohet personi me vështirësi, i cili i është dhënë nën kujdestari. Por, për këtë gjë, duhet që çdo muaj të paguajë qira prej 950 denarëve, sepse personi me pengesa, nëpërmjet kujdestarit është i detyruar për këtë, me blerjen e banesës shtetërore, të nënshkruar nga ministri për transport dhe lidhje Vllado Misajllovski.

    Më 22 prill të vitit të kaluar, pas përpjekjeve të pasuksesshme që t’i bëjë të paktën të vënë një gozhdë në banesën e shkatërruar të kësaj ndërtese, kujdestari ka ngritur parashtresë te Avokati i popullit Ixhet Memeti. Parashtresa është kundër Shoqërisë aksionare për ndërtim dhe ekonomizim me hapësirat e banimit dhe afariste.

    Shoqëria aksionare për ekonomizim me hapësirat e banimit dhe afariste nuk përgjigjet se pse   (Foto: SDK.MK)

    Shoqëria aksionare për ekonomizim me hapësirat e banimit dhe afariste nuk përgjigjet se pse (Foto: SDK.MK)

    “Në banesën që ma dha Ministria për transport dhe lidhje, në emër të personi nën kujdestarinë time, para disa vjetësh kishte banorë të shpërngulur në mënyrë të paligjshme. Banesa është lënë pa dyer dhe dritare, nuk ka rrymë dhe është krejtësisht e demoluar. Për këtë arsye, dërgova kërkesë për sanksion nëpërmjet Ndërmarrjes për ndërtim dhe ekonomizim me hapësirat e banimit dhe afariste, e cila bënte ndarjen e banesës, që të mund të kishte të paktën kushte minimale për jetesë. Meqë nuk po merrja asnjë reagim nga ndërmarrja, vazhdimisht lëshoja kërkesa të reja. Dhe deri më sot, kompetentët nuk kanë bërë as edhe një kontroll të banesës,” thotë kujdestari në parashtresën te Avokati i popullit.

    Personi me vështirësi, mund të qëndrojë në spital psikiatrik, sepse kujdestari nuk ka se ku ta çojë. Kohë pas kohe vjen edhe në shtëpinë e tij, e cila sipas tij, nuk është një zgjidhje.

    Përgjigja ndaj kërkesës për informacion dhe të gjitha ndërhyrjeve të mëtejshme për tek Shoqëria aksioneve, thotë këshilltari shtetëror Zoran Billbillovski, është gjithmonë e njëjtë: “Për momentin nuk kemi firmë ndërtuese që do t’i zbatojë punët ndërtimore dhe të zanateve” (Foto: SDK.MK)

    Përgjigja ndaj kërkesës për informacion dhe të gjitha ndërhyrjeve të mëtejshme për tek Shoqëria aksioneve, thotë këshilltari shtetëror Zoran Billbillovski, është gjithmonë e njëjtë: “Për momentin nuk kemi firmë ndërtuese që do t’i zbatojë punët ndërtimore dhe të zanateve” (Foto: SDK.MK)

    “Qiranë e paguaj rregullisht dhe shpresoja që shteti, kur tashmë ia ka dhënë banesën këtyre njerëzve, do të krijonte kushte për jetesë. Por, më kot”, thotë kujdestari para Avokatit të popullit.

    Ombudsmani menjëherë ka kërkuar lajmërim nga Shoqëria aksionare për ndërtim dhe ekonomizim me hapësirat e banimit dhe afarist se pse përkrah kërkesave të vazhdueshme të kujdestarit, ajo si e vetmja kompetente që ta rinovojë banesën, nuk reagon aspak.

    Erdhi dhe 2017, kurse këto ndërmarrje akoma me të njëjtën përgjigje, thotë Billbillovski.

    Ndërkohë, kujdestari vetë i ka mbuluar shpenzimet duke blerë derë për hyrjen, që të mos futen qen dhe të pastrehë. Kujdestari ka paguar edhe për rrymën dhe ujin.

    SAKAMDAKAZAM.MK iu drejtua shoqërisë aksionare për ndërtim dhe ekonomizim me hapësirat e banimit dhe afariste, që të përgjigjet se pse i kanë dhënë banesë personit me pengesa më zhvillim, kur nuk kanë pasur ndërmend ta rregullojnë atë në një gjendje të banueshme. Ndërmarrja duhej të shpjegonte se pse ky person për 20 muaj me radhë ia paguan qiranë e banesës, kur ai nuk jeton fare aty.

    I pyetëm edhe kompetentët në ndërmarrjen se cilat janë arsyet se pse banesë akoma nuk është rinovuar pavarësisht kërkesave, jo vetëm të kujdestarit, por edhe të avokatit të popullit.

    Pavarësisht premtimit, përgjigje nuk morëm.

     

    ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

    АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

    Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

    Симнете ја мобилната апликација

    ©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира