GRATË NGA FSHATRAT E TETOVËS KANË FITUAR TRANSPORT FALAS PËR EKZAMINIM PARANDALUES TË GJIRIT

a:2:{s:16:"td_post_template";s:22:"single_template_civica";s:9:"td_source";s:45:"Тетово,(САКАМДАКАЖАМ.МК)

GRATË NGA FSHATRAT E TETOVËS KANË FITUAR TRANSPORT FALAS PËR EKZAMINIM PARANDALUES TË GJIRIT

Gratë nga viset rurale të rajonit të Tetovës, të cilat duan të bëjnë inçizim të gjirit, tani do të mund të shfrytëzojnë transport nga fshati i tyre deri te qendra klinike në Tetovë. Ky aksion, të cilin e organizon komuna e Tetovës në bashkëpunim me qendrën klinike të qytetit u mundësohet grave 40 vjeçare dhe do të zgjasë një vit. Qëllimi i aksionit është që te gratë të ngrihet vetëdija për ekzaminime të rregullta për zbulimin e kancerit në gji. Në lidhje me këtë, në komunë është hapur linjë telefonike (044511930), ku gratë mund të paraqiten dhe të caktojnë ekzaminim dhe me këtë t’u sigurohet dhe transport falas deri te qendra klinike.

“Kanceri në gji nuk është lajm i mirë dhe është normale që ndryshon jetën e një gruaje. Mirëpo, kjo nuk do të thotë që nuk ka mënyra se si ai të mundet. Edhe unë bëj pjesë në një grup grash që e kanë kaluar dhe përjetuar atë proces të rëndë. Për këtë arsye, u bëj thirrje të gjitha grave që t’i përdorin këto mundësi që i ofron qendra klinike dhe të paraqiten në kohë për inçizime pa pasur asnjë lloj frike. Kështu, do të kontribuojnë më shumë për cilësinë e jetës së tyre”, deklaroi kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi gjatë vizitës së departamentit të diagnostikimit të gjirit në qendrën klinike në Tetovë.

Arifi është një nga personalitetet e pakta publike që të flasë publikisht për luftën e saj me kancerin e gjirit.

Pas problemeve të departamentit për diagnostikim të gjirit vitin e kaluar, kur hapësirat e tyre u përmbytën dhe një pjesë e pajisjeve u dëmtuan, gjashtë muajt e fundit  ai punon duke shfrytëzuar kapacitetin e tij të plotë. Vitin e kaluar kryheshin vetëm inçizime ekzaminimi por me kompletimin e pajisjeve tani kryen edhe mamografi si dhe eho dhe ekzaminime.  

“Është e nevojshme që gratë të bëjnë ekzaminim të rregullt për shkak se kanceri në gji është një sëmundje e cila mund të shërohet nëse zbulohet në fazë të hershme. Qendra klinike tani është e pajisur për diagnostikime të vazhdueshme dhe gratë e rajonit tonë tanimë nuk duhet të shkojnë deri në Shkup për një ekzaminim të tillë, por mund ta kryejnë këtu. Për këtë arsye rritet interesi për ekzaminime të këtilla edhe te gratë e qytetit por edhe te gratë e viseve rurale, mbi të gjitha për shkak të faktit që gruaja e sotme është e informuar mirë dhe dëshiron të kujdeset për shëndetin e saj. Në departamentin tonë brenda ditës ekzaminohen prej 10 deri në 12 pacientë, ndërsa ka edhe prej atyre që vijnë me udhëzime prioritare”, thotë dr. Marija Efkoska, udhëheqëse e departamentit për diagnostikim të gjirit në qendrën klinike në Tetovë.

Për aksionin e ngritjes së vetëdijes te gratë për parandalimin e kancerit në gji janë printuar fletushka në maqedonisht dhe shqip, përmes së cilave ato  informohen se si mund të bëjnë vetë një ekzaminim që t’i zbulojnë ndryshimet eventuale në gji.

Përktheu: Fjolla Zllatku

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира