NË TETOVË ËSHTË HAPUR QENDËR PËR FËMIJËT ME AUTIZËM

NË TETOVË ËSHTË HAPUR QENDËR PËR FËMIJËT ME AUTIZËM Në qendrën për momentin janë përfshirë 25 fëmijë me të cilët çdo ditë për një orë e gjysmë, punojnë disa psikologë dhe defektologë, pjesërisht studentë. (Foto:SDK.MK)

Në Tetovë është hapur një qendër për fëmijë me autizëm. Iniciativa për hapjen e kësaj qendre ka ardhur nga disa psikologë dhe studentë të defektologjisë në Tetovë në krye me Migjen Amzain, ndërsa ka pasur mbështetje edhe nga udhëheqësia lokale.

“Në qendër për momentin janë përfshirë 25 fëmijë me të cilët, çdo ditë për një orë e gjysmë, punojnë disa psikologë dhe defektologë, pjesërisht studentë. Puna zhvillohet individualisht dhe çdo fëmijë që ka autizëm kalon një orë e gjysmë në këtë qendër. Ne jemi të kënaqur nga pajisja e qendrës dhe nga arritjet e fillimit, ndërsa edhe më të kënaqur janë prindërit, sidomos kur i shohin rezultatet e para tek fëmijët e tyre”, thotë Migjen Amzai nga Shoqata e psikologëve shqiptarë në Maqedoni.

Projekti për hapjen e qendrës për fëmijë me autizëm është i mbështetur nga Komuna e Tetovës.
“Që kur dëgjuam për idenë, ne si Komunë e Tetovës e kemi mbështetur projektin, edhe pse modestisht, sepse konsideronim se ai është i rëndësishëm për qytetin. Gjithashtu, kemi kontaktuar shkollat e qytetit që të mundësohet identifikimi i fëmijëve me autizëm që ndjekin mësimin e rregullt, që të mund t’i përdorin edhe ata ofertat e kësaj qendre. Ne duam që ta mbështesim këtë projekt edhe më tutje, por gjithashtu do të doja që të përfshihen edhe institucionet e tjera, sidomos Ministria e punëve sociale. Shpresojmë së për vitin e ardhshëm, një pjesë e financimit të qendrës do të mbështetet nga buxheti i Komunës”, deklaroi kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi.
Aktivitetet deri më tani do të zhvillohen vetëm në gjuhën shqipe, por nga Qendra për autizëm thonë që nëse paraqitet ndonjë fëmijë, pa problem që me të do të mund të punohet edhe në gjuhën maqedonase.

Z. ANDONOV

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира