EDHE REALIN PASHË, EDHE SHTETIN E MIKUT TIM AKI, THOTË LEGJENDA E OPERËS PLASIDO DOMINGO

EDHE REALIN PASHË, EDHE SHTETIN E MIKUT TIM AKI, THOTË LEGJENDA E OPERËS PLASIDO DOMINGO“Nëse marr ftesë, me kënaqësi do të performoja edhe në Maqedoni”, thotë legjenda operistike Plasido Domingo, me të cilën patëm mundësinë të bisedonim këtë mëngjes në fshatin e Tetovës, Kamjan – (Foto: SDK.MK)

Tenori dhe dirigjenti legjendar Plasido Domingo tha se është jashtëzakonisht i lumtur që për 24 orë ka patur mundësinë të provojë dy kënaqësi njëkohësisht, ta shohë Real Madridin se si fiton në UEFA Super Kupën në Shkup, dhe të jetë mysafir i mikut të tij të ngushtë, Aki Nuredini, në shtëpinë e tij në fshatin e Tetovës, Kamjan. Nuredini, restorani i njohur i të cilit në Vjenë është vendtakimi jozyrtar i të gjitha yjeve të operas, ndërkohë që vet ai është impresario i operas, me Domingon e lidh një miqësi tashmë disavjeçare.

“Me Akiun jemi miq prej një dekade, restoranti i tij në Vjenë nuk është vetëm qendër socializimi për të gjithë këngëtarët e operas, por në një formë është edhe shtëpia jonë. Prandaj, u lumturova shumë që finalja e Supër Kupës do të mbahej në Shkup, pasi e dija se do të mund të isha mysafir i Akiut”, thotë Domingo, i cili dje mbërriti në Shkup nga Salcburgu, pas provës gjenerale të operas “I due foscari” të Verdit. SAKAMDAKAZAM.MK këtë mëngjes kishte mundësi ekskluzive që të bisedojë me Domingon në shtëpinë e Nuredinit në Kamjan.

Me vitalitetin e tij mahnitës në moshën 76 vjeçare, elgant dhe veçanërisht i kujdesshëm dhe i dashur, Domingo është një yll i vërtetë dhe pyetjeve iu përgjigjej me sinqeritet dhe një respekt të madh. Agjenda e tij është më dinamike nga ajo e shumë më të rinjve se ai – nga Kamjani në mëngjes u nis për Salcburg, ku të premten do të ketë premierën e “I due foscari” e pas një pushimi të shkurtër do të vijojë me performimet e tij në Pragë, në Metropolitanin e Nju Jorkut, në Skalën e famshme të Milanos dhe në të gjitha pallatet e tjera të mëdha të operas, ndërse këtu e një vit është tashmë i zënë me dirigjimin e operas “Die Walküre” në festivalin e madh gjerman në Bajrojt.

“Me Akiun jemi shokë prej më shumë një dekade, restoranti i tij në Vjenë nuk është vetëm qendër socializimi për këngëtarët e operas, por në një formë është dhe shtëpia jonë”, Domingo dhe Nuredini në oborrin e shtëpisë familjare në Kamjane – (Foto: SDK.MK)

“Nëse marr ftesë, me kënaqësi do të performoja edhe në Maqedoni”, thotë legjenda operistike. Domingo është anëtar nderi i Reali Madridit, e ka kënduar edhe himnin e klubit dhe thotë që nuk humbet asnjë ndeshje, kryesisht i ndjek në TV, ndërsa 4-5 herë në vit shkon edhe në stadium. I kënaqur nga ndeshja e mbrëmshme me Manchester United, por me keqardhje se Ronaldo kishte luajtur vetëm 10 minuta.

“Ronaldo është lojëtar i përkryer dhe çdoherë është një kënaqësi ta vëzhgosh, sikur edhe vetëm 10 minuta. Por është e qartë që duhet të ruajë energjitë e tij pasi e presin ndeshje të vështira kundër Barcelonës”, thotë Domingo.

Pyetjes nëse e mban mend ndeshjen e parë të Real Madridit që e ka parë live, thotë që kjo ka qenë në vitet e 50-ta, me gjeneratën e Ferenc Pushkashit dhe Alfredo Di Stefanos, dy prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave.
“Kur isha 8 vjeç, u shpërngulëm në Meksikë dhe më kujtohet që lexoja me pasion në gazeta gjithçka që shkruhej për Real Madridin. Ajo ishte gjenerata e Pushkashit dhe Di Stefanos. Nuk mbaj mend se kur kam qenë për herë të parë në ndeshje, por me siguri atëherë kanë luajtur edhe Pushkashi dhe Di Stefano. Dhe ja ku jam, nuk kam pushuari së qeni fans deri më sot”, thotë Domingo.

Fondacioni Real Madrid vjet realizoi koncert për nder të tij në stadiumin “Santjago Bernabeu” ku performuan mbi 30 muzikantë, yje të operas dhe grupe.
I njohur për larmishmërinë e repertoarit dhe performancat në të gjitha pallatet e operave në botë, Domingo ka inçizuar mbi 100 opera dhe ka luajtur mbi 140 role operistike. Në vitin 1990, bashkë me Luçiano Pavarotin dhe Hose Karerasin filluan të performojnë si “Tre tenorët”, ndërsa pllaka tyre e parë arriti të bëhet albumi më i shitur i muzikës klasike të të gjitha kohërave.

Thotë se për secilin rol përgatitet rrënjësisht dhe pikërisht kjo është mënyra e tij e punës.
“Unë lexoj shumë për personalitetet për të cilat këndoj, sidomos nëse ata janë historikë. Dua të di sa më shumë rreth kontekstit, të futem brenda personazhit. Unë jam këngëtar rolesh. Kështu, përgatitem rrënjësisht për çdo rol dhe jo vetëm për muzikën. Nënkuptohet që është esencial edhe bashkëpunimi me regjisorin, gjithmonë punoj ngushtë me çdo regjisor të operave dhe përpiqem të bëjmë më të mirën tonë”, thotë Domingo.

“Asnjëherë nuk kam dëgjuar të më kenë krahasuar me Mick Jagger-in! Por sigurisht që më pëlqen. Unë e respektoj shumë, Jagger është artist i shkëlqyer”. – Domingo para nisjes nga Kamjani drejt aeroportit të Shkupit, prej ku u kthye në Salcburg me avion privat. – (Foto: SDK.MK)

Mes angazhimet e shumta si këngëtar, dirigjent, drejtor i pallateve operistike dhe bamirës, Plasido Domingo është jashtëzakonisht i vlerësuar edhe për nga aspekti i ndihmës që iu ofron këngëtarëve të rinj. Në vitin 1993 ai themeloi Garën Botërore të Operas – Operalia, garë ndërkombëtare e operas për këngëtarë të rinj të talentuar, ndërsa fituesi ka mundësinë të punësohet në ndonjë nga ansamblet botërore operistike. Shumë yje aktuale operisitike, si Ervin Shrot dhe Rolando Bilazon e kanë nisur karrierën e tyre pikërisht si fitues të Operalias.

Pyetjes se çfarë këshille u jep ai këngëtarëve të rinj, Domingo i përgjigjet duke thënë – të jenë të kujdesshëm. “Këngëtarëve të rinj u them se duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Janë aq shumë. Duhet të mësojnë të mos pranojnë role që nuk i përshtaten zërit të tyre. Kjo nuk është e lehtë, sidomos kur kanë presion të madh nga drejtorët e operave. Por drejtorët kanë interes tjetër, i cili jo rrallëherë është ndryshe nga interesi i këngëtarit, e nëse nuk i reziston dot presionit mund të përfundosh duke marrë role të gabuara, të cilat do të ndikojnë karrierën tënde negativisht”, thotë Domingo.

Në fund e pyeta se si ndjehet kur dëgjon se “Plasido Domingo është Mick Jagger i botës së operas”, kurse ai buzëqeshi i befasur dhe tha me modesti:
“Asnjëherë nuk kam dëgjuar të më kenë krahasuar me Mick Jagger-in! Por sigurisht që më pëlqen. Unë e respektoj shumë, Jagger është artist i shkëlqyer”.

M. KOSTOVA

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира