MOS AJROS

a:1:{s:11:"td_subtitle";s:58:"Gjykatanukediadresën.Metëvërtetë,nukedi.

1A është e logjikshme që edhe pas 25 vjetësh nga lufta ndëretnike dhe pas sundimit 15 vjeçar harmonik “sipas marrëveshjes kornizë”, elita sunduese, për të cilën dëgjuam publikisht se si i ka ndarë paratë, të na fut frikën përsëri me këto lloj përrallash për maqedonasit dhe shqiptarët e këqij? Me të vërtetë, nuk ka logjikë.

A është e logjikshme që në shekullin 21, kur fëmijët që nga mosha 5-6 vjeçare lexojnë tregime në anglisht nga tabletat dhe celularët, shohin filma vizatimorë pa përkthim dhe mësojnë nga tri gjuhë, që dikush të të frikësojë me dygjuhësi? Me të vërtetë, nuk ka logjikë.

A është e logjikshme që në po të njëjtin shekull 21, mësueset t’i frikësojnë fëmijët që dikush do t’i detyrojë të mësojnë edhe një gjuhë tjetër? Dhe atë, cilën gjuhë? Gjuhën e shokut që ulet në bankën e njëjtë. Me të vërtetë, nuk ka logjikë. A nuk janë mësueset  ato që duhet t’i mësojnë fëmijët të mësojnë? Kjo do ishte e logjikshme, realisht. E jo t’i mësojnë të kenë frikë. Qoftë edhe nga dija.

A ka logjikë që Artan Grubi thërret UÇK dhe i bën elozhe Ahmetit si komandant, 15 vjet pasi UÇK-ja e mundi Maqedoninë, ndërsa komandantët e 2001-shit deri më tani rrinë të ulur rehat në të gjitha Qeveritë e shtetit? Me të vërtetë, nuk ka logjikë.

A është e logjikshme që Nikolla Gruevski t’i frikësojë votuesit që partneri i tij besnik, Ali Ahmeti do të na marrë shtetin? Realisht, nuk ka logjikë. Sepse as Gruevski e as Ahmeti nuk mund më të na marrin diçka që veçmë njëherë na e kanë marrë. Partitë e tyre na e rrëmbyen shtetin. Këtë e dëgjuam. Dhe dëgjuam se si për 10 vjet kishin rënë në pajtim të na mbajnë si pengje. Me frikë.

Tani, përsëri na frikësojnë. As VMRO-vcat e as BDI-ja nuk u frikësuan kur i amnestuan kriminelët e Hagës.  E po u frikësuakan nga mësimi i një gjuhe. Me të vërtetë, nuk ka logjikë.

2Në fakt, mendoj që jam budalla kur nuk pyes aspak në ka logjikë në këtë shpërndarje paniku të frikës mes votuesve. Dhe po aq budalla kur e pyesja veten në kanë turp. Nuk kanë turp. As logjikë nuk ka. Realisht.

3Të logjikshme janë vetëm rekomandimet që i dhanë pushtetet lokale në Shkup dhe Manastir për ndotjen. Për shembull, rekomandimi “të mos ajrosen hapësirat”. Epo hajde, të mos ajrosim. Po deri kur? Qershor? Atëherë do të jetë shumë nxehtë dhe do të na vijë një tjetër rekomandim: “Mos ajrosni. Dhe ulni grilat!”

Rekomandimi tjetër është “Mos dilni nga shtëpia pa pasur nevojë”. Vetëm se, nuk përkufizon se çfarë nënkuptojnë me “nevojë”. Sepse aq mirë na kanë dëgjuar se çfarë kemi folur në telefon, me siguri që secilit prej nesh ua dinë nevojat.

A do të vlejnë këto rekomandime për mosdalje deri në 11 dhjetor? A është dalja në zgjedhje një nevojë? Apo më mirë të mos ajroset? Për çdo rast, ulni grilat. Të mos ketë nga të dalë frika.

E nëse akoma nuk e dini se ku jetoni, lëshoni programin e mëngjesit në TV. Telefononi në linjën e hapur. Luani demokraci. Debatoni mbi pyetjen: A ju pengon ajri i ndotur?

4PSP-ja paska kërkuar asistencë nga Gjykata Penale, që t’i mundësojë një nga operatorët e telekomunikimit të bashkëpunojë në hetimin dhe t’i japë informatat e nevojshme për prokurorët dhe hetuesit e rastit të përgjimit jolegal të mbi 5.800 njerëzve. Mirë ama, Gjykata nuk paska mundur të japë urdhër për bastisje, sepse nuk e paska ditur adresën e operatorit të telekomunikimit. Epo, adresën nuk e di. Me të vërtetë, nuk e di.

5Kryqi në Komunën e Aerodromit, i cili u ndërtua që t’u bëjë konkurrencë kullave “Xhevahir” me donacione nga kompanitë maqedonase, që i mblodhi Todor Petrovi, do të ketë drita të reja, të cilat do t’i paguajmë të gjithë ne. Komuna e Aerodromit do të investojë 113 mijë euro për zëvendësimin e dritave të zakonshme të Todor Petrovit me drita ekonomike për të gjithë qytetarët.

Nëpër shkolla po ngrohen me mazut.  Bie mallteri mbi kokat e fëmijëve. Ndërsa qeveria paska vendosur që ta promovojë kryqin me kursime energjetike.

113.000 euro për drita të kryqit bëjnë përafërsish çerekun e asaj që lanë paguar tatimpaguesit amerikanë për rinovimin e kishës Perivlepta në Ohër. Ndërkohë që pasuria jonë më e rëndësishme kulturore restauroret nga të huajt, qeveria jonë i reketon biznesmenët që të ndërtojnë kisha të reja. Kurse pastaj, i harxhon paratë tona për të na mahnitur me këto drita si përparimi më i madh teknologjik.

Kurbinova po bie. Por ama, prandaj kryqi do të kursejë.

6Brenda një jave kanë ndodhur dy sulme mbi dhjetë ueb portale në Maqedoni. Nëse ndodh kjo në ditën e zgjedhjeve, plus ta ndalin rrymën edhe në ndonjë televizion, t’i prishin telefonat për paraqitje të parregullsive te Avokati i Popullit dhe në KQZ, plus edhe ashensorët të mos punojnë, dhe nuk do të duhet as të dihet se kush ka fituar në zgjedhje.

Mos ajrosni.

 

Përktheu: Fjolla Zllatku

ЧИТАЊЕТО Е БЕСПЛАТНО.

АМА НОВИНАРСТВОТО НЕ Е.

Поддржете го слободното, независно, професионално новинарство. Новинарство со интегритет.

Симнете ја мобилната апликација

©SDK.MK Крадењето авторски текстови е казниво со закон. Преземањето на авторски содржини (текстови) од оваа страница е дозволено само делумно и со ставање хиперлинк до содржината што се цитира