{"id":103297,"date":"2019-12-16T01:10:05","date_gmt":"2019-12-16T00:10:05","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=103297"},"modified":"2019-12-16T01:10:05","modified_gmt":"2019-12-16T00:10:05","slug":"drejtesi-per-katrinen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/drejtesi-per-katrinen\/","title":{"rendered":"DREJT\u00cbSI P\u00cbR KATRIN\u00cbN"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1<\/span>Le t\u00eb p\u00ebrpiqemi edhe nj\u00ebher\u00eb ta kuptojm\u00eb esenc\u00ebn e rastit \u201cReket\u201d. Nj\u00eb afer\u00eb korruptuese e cila e eliminoi Prokurorin\u00eb Speciale Publike e cila duhej t\u00eb zbulonte dy gj\u00ebra. E para, se kush q\u00ebndron pas p\u00ebrgjimit illegal gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Nikolla Gruevskit dhe e dyta, n\u00ebse ka apo jo korrupsion dhe ndonj\u00eb krim m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb bisedat.<br \/>\nDhe, meq\u00ebn\u00ebse askush nuk reagon ndaj p\u00ebrgjimit jolegal t\u00eb asaj kohe, nuk m\u00eb befason fakti se bisedat e p\u00ebrgjuara t\u00eb asaj kohe u b\u00ebn\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb standarde feste e popullit. Nuk m\u00eb befason as d\u00ebshmia e Kam\u00e7ev\u00ebve n\u00eb stilin \u201cs\u2019m\u00eb b\u00ebhet von\u00eb fare se kush e ha\u201d.<\/p>\n<p>Rastet e PSP jan\u00eb bllokuar n\u00ebp\u00ebr gjyqe, kurse e gjith\u00eb historia me viktim\u00ebn Orce Kam\u00e7ev, me mikun e tij Zoran Mileski t\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs, me shoumenin Boki 13 dhe me prokuroren speciale Katica Janeva duket si nj\u00eb shou real. Afatet e gjykimit p\u00ebr rastin \u201cReket\u201d, me gjith\u00eb trajtimin e tyre n\u00ebp\u00ebr media dhe me thashethemet shoq\u00ebruese t\u00eb miqve t\u00eb Orces t\u00eb l\u00ebshuara n\u00eb YouTube jan\u00eb nj\u00eb estradizim i p\u00ebrkryer i sistemi gjyq\u00ebsor t\u00eb Maqedonis\u00eb.<br \/>\nMir\u00ebpo, \u00e7far\u00eb p\u00ebrfitojm\u00eb ne nga ky sehir, nga kjo lloj prokurorie dhe kjo lloj gjyq\u00ebsie, ve\u00e7se nj\u00eb v\u00ebrtetim se sistemi yn\u00eb ligjor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb katastrof\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb histori p\u00ebr Maqedonin\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb me sa duket nuk ka asnj\u00eb personazh pozitiv. Megjithat\u00eb, nuk besoj se gjykat\u00ebsit dhe prokuror\u00ebt jan\u00eb kaq t\u00eb paaft\u00eb. P\u00ebrkundrazi, mendoj se jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb aft\u00eb q\u00eb dijen, ndikimin dhe fuqin\u00eb e tyre ta p\u00ebrdorin p\u00ebr t\u2019I manipuluar proceset. Dhe e gjith\u00eb kjo t\u00eb jet\u00eb \u201c\u00e7do gj\u00eb sipas ligjit, shef\u201d. Ku ndodhet dinjiteti dhe respekti p\u00ebr gjykat\u00ebsit dhe prokuror\u00ebt q\u00eb shohim n\u00eb serit\u00eb dhe filmat e huaj? Askund. N\u00eb Maqedoni ato jan\u00eb harruar n\u00eb ndonj\u00eb sirtar, bashk\u00eb me l\u00ebnd\u00eb poashtu t\u00eb harruara. Apo diku mes flet\u00ebve t\u00eb defter\u00ebve partiak\u00eb. E ne, si budallenj mezi presim t\u00eb zbulojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. K\u00ebrkojm\u00eb drejtsi. B\u00ebjm\u00eb muhabete serioze p\u00ebr \u201csundimin e s\u00eb drejt\u00ebs\u201d. Ha-ha. L\u00ebshoni edhe ndonj\u00eb barcalet\u00eb p\u00ebr sundimin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe na thoni se n\u00eb cilin kanal n\u00eb YouTube mund ta gjejm\u00eb.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2<\/span>K\u00ebt\u00eb kolumn\u00eb po e shkruaj nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jam n\u00eb Nju Orleans, n\u00eb shtetin amerikan Luizijana, dhe dua t\u00eb ndaj nj\u00eb histori q\u00eb mu duk fort interesante, si p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb k\u00ebrkohet nga qytetar\u00ebt, ashtu edhe p\u00ebr gjyq\u00ebsin\u00eb dhe qeverin\u00eb dhe rolin e mediave. Pas v\u00ebrshimit katastrofik t\u00eb vitit 2005 t\u00eb shkaktuar nga uragani Katrina, kur vet\u00ebm n\u00eb Nju Orleans dhe n\u00eb rrethin\u00eb vdiq\u00ebn mbi 1.200 njer\u00ebz, qytetar\u00ebt u b\u00ebn\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm n\u00eb raport me qeverin\u00eb. Nju Orleansi p\u00ebrb\u00ebhet prej shtat\u00eb qyteteve m\u00eb t\u00eb vogla, t\u00eb themi komuna, e un\u00eb do t\u00eb doja ta krahasoja me Shkupin dhe dhjet\u00eb komunat. N\u00eb periudh\u00ebn e Katrin\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vinin ndihmat n\u00eb qytet, tre nga shtat\u00eb kryetar\u00eb komunash t\u00eb komunave n\u00eb Nju Orleans kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb burg. T\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit dhe keqp\u00ebrdorimit t\u00eb funksionit shtet\u00ebror. Kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb dyshuar p\u00ebr shum\u00eb krime, por edhe t\u00eb gjykuar p\u00ebr vepra t\u00eb \u00e7uditshme. Nj\u00ebri sepse kishte bler\u00eb makin\u00eb p\u00ebr t\u00eb dashurin me parat\u00eb e komun\u00ebs, tjetri sepse kishte pun\u00ebsuar t\u00eb shoqen si psikiatre, pa diplom\u00eb. Nj\u00eb tjet\u00ebr sepse ka qen\u00eb duke vozitur i pir\u00eb dhe ka thyer nj\u00eb ramp\u00eb kalimi p\u00ebr n\u00eb ur\u00eb. Kur e kan\u00eb z\u00ebn\u00eb, polici e ka kuptuar se p\u00ebr k\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb, i ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb telefonat\u00eb drejtorit dhe e ka l\u00ebshuar t\u00eb ik\u00eb. Mir\u00eb ama, n\u00eb gjyq firma p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr ur\u00ebn dhe rrug\u00ebt e ka gjykuar p\u00ebr d\u00ebmet e shkaktuara. K\u00ebshtu, kryetari i komun\u00ebs ka p\u00ebrfunduar n\u00eb burg, nd\u00ebrsa polici dhe drejtori kan\u00eb ngelur pa pun\u00eb.<\/p>\n<p>Ja edhe nj\u00eb shembull. N\u00eb gusht t\u00eb vitit 2017, Nju Orleansi p\u00ebsoi nj\u00eb v\u00ebrshim tjet\u00ebr nga nj\u00eb shi i papritur. Kryetari I komun\u00ebs ka dh\u00ebn\u00eb deklarat\u00eb se \u201cZoti ka dashur q\u00eb t\u00eb v\u00ebrshoj\u00eb\u201d. Megjithat\u00eb, dy dit\u00eb m\u00eb pas mediat kan\u00eb zbuluar se prej 120 stacioneve t\u00eb pomp\u00ebs q\u00eb duhet ta thithin ujin, kan\u00eb punuar vet\u00ebm shtat\u00eb. Kryetari ka k\u00ebrkuar falje dhe ka th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb shikoj\u00eb se pse ka ndodhur nj\u00eb l\u00ebshim i till\u00eb. At\u00ebher\u00eb ai ka pushuar nga puna personin p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie me publikun duke th\u00ebn\u00eb se g\u00ebnjen. Vet\u00ebm pas dy dit\u00ebsh, gazetar\u00ebt kan\u00eb zbuluar se nga 5 turbinat p\u00ebr prodhimin e rrym\u00ebs ka punuar vet\u00ebm nj\u00ebra.Pas k\u00ebsaj, kryetari i ka pushuar drejtor\u00ebt e firmave p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr sistemin e mbrojtjes s\u00eb qytetit nga v\u00ebrshimet.<br \/>\nNju Orleansi \u00ebsht\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs i rrezikuar nga v\u00ebrshimet. N\u00eb dim\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnohet nga uji i Misisipit, n\u00eb ver\u00eb nga uraganet. Kryetarja aktuale vjen nga partia demokatike, pushteti lokal \u00ebsht\u00eb i demokrat\u00ebve, kurse pushteti i shtetit Luizijana \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e republikan\u00ebve. Por qytetar\u00ebve t\u00eb Nju Orleansit, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb akoma n\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbje e sip\u00ebr nga v\u00ebrshimet, t\u00eb cilat e kan\u00eb d\u00ebmtuar mbrojtjen e qytetit dhe koordinimin me pushtetin federal n\u00eb Uashington dhe atij t\u00eb Nju Orleansit dhe Luizijan\u00ebs, thon\u00eb: \u201cNuk na intereson n\u00ebse \u00ebsht\u00eb republikan, apo demokrat\u2026Na intereson t\u00eb na mbrojn\u00eb nga v\u00ebrshimet\u201d.<br \/>\nEdhe ne jemi t\u00eb rrezikuar dhe kemi kaluar shum\u00eb Katrina. V\u00ebrshimet n\u00eb Stajkovci dhe n\u00eb Shipkovic\u00eb, ndotja e ajrit n\u00eb Shkup, Manastir, Tetov\u00eb, fatkeq\u00ebsia n\u00eb Llaskarc\u00eb\u2026Krahasimisht ndoshta m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija se ato n\u00eb Amerik\u00eb. Mir\u00ebpo, dallimi kryesor mes nesh dhe Nju Orleansit \u00ebsht\u00eb se n\u00eb SHBA si n\u00eb nivel qendror ashtu dhe n\u00eb nivel lokal funksionojn\u00eb gjykatat, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nivel p\u00ebrgjegj\u00ebsie edhe nga politikan\u00ebt. Po ta marr\u00ebsh, p\u00ebr ne, i gjith\u00eb liqeni i Ohrit, edhe pse i mbrojtur nga UNESKO, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Katrin\u00eb e vazhdueshme. Nd\u00ebrsa kryetari i Strug\u00ebs Ramiz Merko vazhdon t\u00eb tallet me pushtetin qendror.<br \/>\nAmerikan\u00ebt e kan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb ken\u00eb drejt\u00ebsi, sepse p\u00ebr gjykat\u00ebsit dhe prokuror\u00ebt e tyre dinjiteti njer\u00ebzor \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se sa lidhjet me kriminel\u00ebt e njohur. Atje nuk thon\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb lideri i partis\u00eb opozitare k\u00ebtu, Hristijan Mickoski, se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrndjekje politike n\u00ebse kapen funksioner\u00ebt duke vjedhur, madje edhe at\u00ebher\u00eb kur i kaluari \u00ebsht\u00eb arratisur diku jasht\u00eb shtetit. Atje nuk mund as t\u00eb imagjinohet, qoft\u00eb edhe n\u00eb ndonj\u00eb serial humoristik, q\u00eb nj\u00eb kryetar komune, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Petre Shilegovi te ne, t\u2019i kthej\u00eb qytetarit t\u00eb pak\u00ebnaqur nj\u00eb p\u00ebrgjigje si \u201cHi\u00e7 mos voto p\u00ebr mua!\u201d. Atje nuk kan\u00eb BDI-n\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet partner koalicioni p\u00ebr \u00e7do qeveri. S\u00eb fundmi, p\u00ebr ata pritshm\u00ebria e vetme e qytetar\u00ebve ndaj partis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb ken\u00eb pun\u00eb shteti.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3<\/span>Kryeministri Zoran Zaev do t\u00eb pastroj\u00eb bashk\u00eb me administrat\u00ebn publike. Me pastrimin e s\u00eb shtun\u00ebs, punonj\u00ebsit e administrates do t\u00eb kryejn\u00eb dit\u00eb pune p\u00ebr kompensim t\u00eb pushimit m\u00eb 2 janar. Sikur t\u00eb ishte puna p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb pushimi! P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb 2 janari i bie e enjte, e mos kujtoni se t\u00eb premten, t\u00eb pushuar e t\u00eb fresk\u00ebt do t\u00eb vin\u00eb n\u00eb pun\u00eb!?<br \/>\nMinistri p\u00ebr administrim dhe informatik\u00eb Damjan Man\u00e7evski nuk tha n\u00ebse do t\u00eb pastrojn\u00eb 1.600 punonj\u00ebs t\u00eb administrates q\u00eb marrin rrog\u00eb, por nuk shkojn\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Apo, ata do t\u00eb vin\u00eb n\u00eb pun\u00eb mu n\u00eb 2 janar? Dhe pas 3 janarit nuk do t\u00eb vine m\u00eb.<\/p>\n<p>Mendoja se Man\u00e7evski duhej t\u00eb organizonte reform\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi administrate efikase dhe t\u00eb aft\u00eb, e jo pastrim. Pasi ai \u00ebsht\u00eb minist\u00ebr, e jo drejtor i nd\u00ebrmarrjes komunale.<\/p>\n<p>Kurse Zaevi duhej t\u00eb pastronte administrat\u00ebn publike, e jo t\u00eb pastronte bashk\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Le t\u00eb p\u00ebrpiqemi edhe nj\u00ebher\u00eb ta kuptojm\u00eb esenc\u00ebn e rastit \u201cReket\u201d. Nj\u00eb afer\u00eb korruptuese e cila e eliminoi Prokurorin\u00eb Speciale [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":9,"featured_media":184,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg","thumbURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2-250x196.jpg","categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"L\u00ebshoni edhe ndonj\u00eb barcalet\u00eb p\u00ebr sundimin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe na thoni se n\u00eb cilin kanal n\u00eb YouTube mund ta gjejm\u00eb. ","views":"14618","source":"","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>DREJT\u00cbSI P\u00cbR KATRIN\u00cbN - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/drejtesi-per-katrinen\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"DREJT\u00cbSI P\u00cbR KATRIN\u00cbN - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Le t\u00eb p\u00ebrpiqemi edhe nj\u00ebher\u00eb ta kuptojm\u00eb esenc\u00ebn e rastit \u201cReket\u201d. Nj\u00eb afer\u00eb korruptuese e cila e eliminoi Prokurorin\u00eb Speciale [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/drejtesi-per-katrinen\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2019-12-16T00:10:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/drejtesi-per-katrinen\/#primaryimage\",\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\",\"width\":400,\"height\":313},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/drejtesi-per-katrinen\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/drejtesi-per-katrinen\/\",\"name\":\"DREJT\\u00cbSI P\\u00cbR KATRIN\\u00cbN - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/drejtesi-per-katrinen\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2019-12-16T00:10:05+00:00\",\"dateModified\":\"2019-12-16T00:10:05+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/3e8217f71bc38bd7c592f30c69e10e5a\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/drejtesi-per-katrinen\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/3e8217f71bc38bd7c592f30c69e10e5a\",\"name\":\"\\u041c\\u0438\\u0440\\u043e\\u0441\\u043b\\u0430\\u0432 \\u0418\\u043b\\u0438\\u043e\\u0441\\u043a\\u0438\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103297"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103297"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103297\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/184"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103297"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103297"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103297"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}