{"id":111722,"date":"2020-04-04T21:27:36","date_gmt":"2020-04-04T19:27:36","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=111722"},"modified":"2020-04-04T21:27:36","modified_gmt":"2020-04-04T19:27:36","slug":"respiratore-bronzi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/respiratore-bronzi\/","title":{"rendered":"RESPIRATOR\u00cb BRONZI"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1<\/span>Nuk mund t\u00eb kuptoj se si edhe n\u00eb kushte pandemie n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb krize t\u00eb madhe ekonomike, nj\u00eb klas\u00eb e privilegjuar, q\u00eb te ne mban emrin administrat\u00eb shtet\u00ebrore, do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb mbetet po k\u00ebshtu \u2013 e privilegjuar. Edhe k\u00ebsaj here u b\u00eb e ditur se pse disa njer\u00ebz jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb u thot\u00eb partia e t\u00eb lejojn\u00eb t\u2019u b\u00ebhen lloj-lloj p\u00ebrbuzjesh, vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb rrog\u00ebn shtet\u00ebrore. Ja pse. Q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb dy muaj n\u00eb sht\u00ebpi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne t\u00eb tjer\u00ebt mundohemi t\u00eb fitojm\u00eb si p\u00ebr vete, si p\u00ebr ta. Sindikata e tyre k\u00ebrkonte q\u00eb ata t\u00eb merrnin rroga t\u00eb plota. Kompanit\u00eb private tani do t\u00eb marrin kredi q\u00eb t\u00eb mos i pushojn\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt, kurse n\u00ebpun\u00ebsit e kompanive private do t\u00eb duhet t\u00eb fitojn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 14.500, q\u00eb t\u00eb mund t\u2019i paguajn\u00eb 35 mij\u00eb denar\u00ebt e administrat\u00ebs shtet\u00ebrore, pjesa m\u00eb e madhe e s\u00eb cil\u00ebs q\u00ebndron n\u00eb sht\u00ebpi. E madje jan\u00eb emancipuar brenda nat\u00ebs. Baballar\u00ebt jan\u00eb paraqitur se do t\u2019i ruajn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt. Nuk mund t\u00eb kuptoj se si n\u00eb k\u00ebso kushtesh pandemie dikush llogarit me k\u00ebta njer\u00ebz si numra votash n\u00eb zgjedhje. E funksionar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb jan\u00eb votues t\u00eb sigurt, do t\u00eb marrin nj\u00eb rrog\u00eb minimale. E t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb nuk jan\u00eb \u201cbler\u00eb\u201d mjaftuesh\u00ebm, do t\u00eb marrin rrog\u00ebn e plot\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb zgjedhjesh? Zgjedhjet p\u00ebr ne jan\u00eb po aq larg, sa \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb gjetja e ila\u00e7it p\u00ebr KOVID-19.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2<\/span>Sa jam p\u00ebrpjekur t\u00eb gjej nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar, pa dashur t\u00eb ofendoj asnj\u00eb pal\u00eb. Por ama, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mjek\u00ebt, infermier\u00ebt, polic\u00ebt, zjarrfik\u00ebsit, ushtar\u00ebt\u2026mbyten me pun\u00eb, \u00e7far\u00eb mendimi mund t\u00eb kesh p\u00ebr dik\u00eb q\u00eb n\u00eb rehatin\u00eb e zyr\u00ebs s\u00eb tij apo nga sht\u00ebpia e tij, kujton se shteti i fiton parat\u00eb nga qielli dhe k\u00ebshtu ua ndan funksionar\u00ebve? A jan\u00eb vall\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm ata se dikush duhet t\u2019i fitoj\u00eb ato para n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shteti t\u00eb mund t\u2019ua ndal\u00eb atyre? Si mendojn\u00eb se shteti mund t\u2019ia lejoj\u00eb mu k\u00ebsaj klase t\u00eb privilegjuar mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar dy muaj n\u00eb sht\u00ebpi me rroga t\u00eb plota me kredi t\u00eb pezulluara? Tani, q\u00eb nuk dalin fare nga sht\u00ebpia, e madje nuk harxhojn\u00eb as p\u00ebr hollahopka, as p\u00ebr gjevrek. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb nuk jan\u00eb ekspozuar ndaj as \u00e7far\u00eb rreziku. Dhe vendet e pun\u00ebs i kan\u00eb t\u00eb garantuara. Se mos m\u00ebrziten gj\u00eb p\u00ebr rrogat e ark\u00ebtar\u00ebve n\u00eb supermarket, apo p\u00ebr n\u00ebpun\u00ebsit e sporteleve n\u00ebp\u00ebr banka, p\u00ebr bujqit nga t\u00eb cil\u00ebt presim ushqimin apo p\u00ebr vozit\u00ebsit e kamion\u00ebve\u2026?<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb Sindikata e punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs t\u00eb solidarizohet me ta dhe t\u00eb thot\u00eb \u2013 le t\u2019i shp\u00ebtojm\u00eb k\u00ebta q\u00eb b\u00ebjn\u00eb para si p\u00ebr ne, ashtu edhe p\u00ebr ata q\u00eb duhet t\u00eb na mjekojn\u00eb, t\u00eb na mbrojn\u00eb e t\u00eb na ushqejn\u00eb, ata than\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb egoiste t\u00eb mundshme: \u201cNa jepni dhe ato para q\u00eb nuk keni mund\u00ebsi t\u2019i fitoni!\u201d.<\/p>\n<p>Le t\u00eb k\u00ebnaqet administrata edhe dy muaj. \u00c7\u2019mendojn\u00eb ata? Se pas atyre dy muajve do t\u00eb ket\u00eb para p\u00ebr rrogat e tyre? Nga do t\u00eb marr\u00eb rrog\u00ebn administrata n\u00ebse e shkat\u00ebrron ekonomin\u00eb? Nuk thuhet m\u00eb kot: Nj\u00eb dyqan b\u00ebn nj\u00eb sht\u00ebpi. Por nga sht\u00ebpia, dyqan mos prit.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3<\/span>Qeveria apelon p\u00ebr solidaritet. Do t\u00eb b\u00ebj\u00eb aplikacion q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb mund t\u00eb donojn\u00eb nga parat\u00eb e kthyera nga \u201cMoj DDV\u201d. Besoj se shum\u00eb qytetar\u00eb do t\u00eb shprehin solidaritetin e tyre dhe do t\u00eb donojn\u00eb, ja, t\u00eb themi p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb. Me siguri Qeveria, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i \u00e7oj\u00eb ato n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, do t\u00eb shpenzoj\u00eb p\u00ebr rrogat e administrat\u00ebs.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4<\/span>Nuk mund t\u00eb besoj se si lideri i VMRO-DPMNE-s\u00eb Hristijan Mickoski me gjith\u00eb mend ka dh\u00ebn\u00eb propozimin q\u00eb shteti t\u2019i marr\u00eb parat\u00eb nga fondi i dyt\u00eb privat pensional q\u00eb t\u2019ia shp\u00ebrndaj\u00eb si ndihma n\u00eb koh\u00ebn e kriz\u00ebs. Uroj q\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb ta ket\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb thot\u00eb se ka propozuar di\u00e7ka, e pastaj t\u00eb mund t\u00eb ankohet se Qeveria nuk i pranon asgj\u00eb. Apo ndoshta e ka b\u00ebr\u00eb edhe nga d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb aktual, q\u00eb t\u00eb flitet p\u00ebr t\u00eb, mos ta harrojm\u00eb. Nuk e di, por tjet\u00ebr arsye nuk gjej dot, pasi kjo gj\u00eb q\u00eb ai po propozon nuk ka as logjik\u00eb t\u00eb inxhinieris\u00eb.<\/p>\n<p>VMRO-DPMNE \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti e s\u00eb djatht\u00ebs. Mbajm\u00eb mend edhe koh\u00ebra t\u00eb tjera kur kjo parti ka b\u00ebr\u00eb reformat e sistemit tatimor. Kur b\u00ebnte reforma n\u00eb fondin pensional me integrimin e shtyllave private. Kur b\u00ebnte denacionalizim. P\u00ebr ta, kapitali \u00ebsht\u00eb i shenjt\u00eb. Prona private \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk preket dot. Nuk ka logjik\u00eb q\u00eb luft\u00ebtar\u00ebt kund\u00ebr \u201ckomunjar\u00ebve\u201d t\u00eb propozojn\u00eb tani \u201cmetoda komuniste\u201d.<\/p>\n<p>Ose, thjesht, Mickoski di\u00e7ka ka d\u00ebgjuar, e di\u00e7ka jo. Di\u00e7ka i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb, e di\u00e7ka nuk ka kuptuar. Tani do t\u00eb qahet me deklarata dhe shpallje, se si vazhdimisht ka dh\u00ebn\u00eb propozimi, por qeveria nuk ka pranuar.<\/p>\n<p>Ore, le t\u00eb mos na jap\u00eb m\u00eb propozime. Le t\u00eb nxjerr\u00eb ato milionat e shp\u00ebrlar\u00eb e t\u00eb transportuar n\u00ebp\u00ebr ishuj ekzotik\u00eb. Mbase kaq shum\u00eb d\u00ebshiron q\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb at\u00eb \u201cfilm\u201d kjo VMRO-DPMNE nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00ebjta si ajo e kryetarit t\u00eb nderuar e t\u00eb degdisur. Le t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb falje nga gazetar\u00ebt q\u00eb thon\u00eb se i ngjan Gruevskit. Por, Hristijan Micskoski \u00ebsht\u00eb kryetar i partis\u00eb q\u00eb ka shpenzuar 600 milion\u00eb euro nga parat\u00eb tona p\u00ebr buk\u00ebpeshk bronzi dhe p\u00ebrmendore q\u00eb po na shp\u00ebrb\u00ebhen para syve. \u00c7do dit\u00eb nga pallati i barokut, prona e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb ngrir\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr financim ilegal t\u00eb partis\u00eb, po na jepen leksione se si t\u00eb racionalizohen shpenzimet e njer\u00ebzve, z\u00ebre se ata kan\u00eb harruar se ministri i tyre i financave ka mbetur n\u00eb histori me an\u00eb t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb tij: \u201cNe jemi budallenj, nuk kemi buk\u00eb, e harxhojm\u00eb p\u00ebr \u00e7okollat\u00eb\u201d. K\u00ebto jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb tani b\u00ebjn\u00eb llogari p\u00ebr at\u00eb se sa respirator\u00eb mundeshkan t\u00eb blihen\u201d.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, edhe lideri Mickoski n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sarkastike b\u00ebn t\u00eb ditur se num\u00ebratorja e Port\u00ebs triumfale, e bler\u00eb nga Zaevi me parat\u00eb e tij n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb tregonte shum\u00ebn e kthyer nga xhepat e kriminel\u00ebve, akoma nuk paska filluar t\u00eb punoj\u00eb. Le t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb xhiro n\u00ebp\u00ebr qendr\u00ebn e Shkupit. Ai \u00ebsht\u00eb dhe inxhinier, e di matematik\u00eb. Le t\u00eb llogarit\u00eb se sa kilogram\u00eb bronz na duhen p\u00ebr nj\u00eb respirator nga 600 milion\u00eb eurot t\u00eb p\u00ebrpjes\u00ebtuara me katrore gipsi.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">5<\/span>Ja ku u l\u00ebvdua dhe m\u00eb i riu i VMRO-DPMNE-s\u00eb. Partia ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se \u201cekipi sh\u00ebndet\u00ebsor i UMS (Union i Forcave Rinore) t\u00eb VMRO-DPMNE-s\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e kaluar ka punuar mbi p\u00ebrkthimin e dokumenteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr parandalimin, trajtimin dhe menaxhimin e pasojave t\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb virusit korona\u201d.<br \/>\nKjo nisur nga fakti se raportet dhe rekomandimet e Institutit t\u00eb sh\u00ebndetit publik dhe t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb sh\u00ebndetit nuk i p\u00ebrmbushin standardet e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb s\u00eb VMRO-s\u00eb, e k\u00ebshtu partia ka vendosur, q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushim, t\u2019i shfryt\u00ebzoj\u00eb fituesit e Nobelit t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb dhe farmacis\u00eb n\u00eb UMS, q\u00eb t\u2019ia ofrojn\u00eb zbulimet te t\u00eb cilat nuk ka pasur qasje askush.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">6<\/span>Z\u00ebvend\u00ebs kryeministrja dhe ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, ministri i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Venko Filip\u00e7e dhe kryetari i Shkupit Petre Shilegov kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dy her\u00eb shqyrtim p\u00ebr vendosjen e spitalit t\u00eb improvizuar pran\u00eb Klinik\u00ebs infektive t\u00eb Shkupit. Hera e par\u00eb ishte kur b\u00ebhej tamponimi i terrenit, gj\u00eb e cila n\u00eb kushte normale do t\u00eb sh\u00ebrbente si hedhje e nj\u00eb lopate p\u00ebr nj\u00eb gur-themel. E hera e dyt\u00eb ishte kur i ngrit\u00ebn tendat, q\u00eb i bie t\u00eb jet\u00eb si p\u00ebrfundimi i nj\u00eb karabine.<\/p>\n<p>Sinqerisht, uroj shum\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb kurr\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr at\u00eb spital. Ashtu sikurse sinqerisht shpresoj se nuk do t\u2019u kujtohet q\u00eb ta mir\u00ebpresin pacientin e par\u00eb me prerje t\u00eb shiritit t\u00eb kuq.<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk mund t\u00eb kuptoj se si edhe n\u00eb kushte pandemie n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb krize t\u00eb madhe ekonomike, nj\u00eb klas\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":184,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg","thumbURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2-250x196.jpg","categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"T\u00eb donojm\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, se Qeveria do t\u2019i shpenzoj\u00eb parat\u00eb p\u00ebr rroga t\u00eb administrat\u00ebs, e cila rri n\u00eb sht\u00ebpi.","views":"13864","source":"","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>RESPIRATOR\u00cb BRONZI - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/respiratore-bronzi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"RESPIRATOR\u00cb BRONZI - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nuk mund t\u00eb kuptoj se si edhe n\u00eb kushte pandemie n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb krize t\u00eb madhe ekonomike, nj\u00eb klas\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/respiratore-bronzi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-04-04T19:27:36+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/respiratore-bronzi\/#primaryimage\",\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\",\"width\":400,\"height\":313},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/respiratore-bronzi\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/respiratore-bronzi\/\",\"name\":\"RESPIRATOR\\u00cb BRONZI - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/respiratore-bronzi\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2020-04-04T19:27:36+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-04T19:27:36+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/be7cfa6655c47f7195bfdd0ba8144aa2\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/respiratore-bronzi\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/be7cfa6655c47f7195bfdd0ba8144aa2\",\"name\":\"\\u0413\\u043e\\u0440\\u0430\\u043d \\u041c\\u0438\\u0445\\u0430\\u0458\\u043b\\u043e\\u0432\\u0441\\u043a\\u0438\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111722"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=111722"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111722\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/184"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=111722"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=111722"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=111722"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}