{"id":114353,"date":"2020-05-03T16:41:25","date_gmt":"2020-05-03T14:41:25","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=114353"},"modified":"2020-05-03T16:41:25","modified_gmt":"2020-05-03T14:41:25","slug":"kemi-folur-me-hatixhen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/kemi-folur-me-hatixhen\/","title":{"rendered":"KEMI FOLUR ME HATIXHEN"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1<\/span>Ishte shum\u00eb n\u00eb mod\u00eb t\u00eb ndanim urt\u00ebsit\u00eb e Hatixhes: &#8220;Gjysma p\u00ebr mua, gjysma p\u00ebr blet\u00ebt&#8221;, apo jo? Epo sa selfie q\u00eb na pan\u00eb syt\u00eb me heronjt\u00eb e filmit t\u00eb kandiduar p\u00ebr Oskar &#8220;Tok\u00eb e mjaltit.&#8221; Qilima t\u00eb kuq, duartrokitje, emocione, fshirje lot\u00ebsh\u2026postime t\u00eb thella n\u00eb Facebook, ambientalist\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm, elitist\u00eb, vet\u00ebdij\u00ebsime jet\u00ebsore se natyra \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00ebse, ajo na kthen dhe hakmerret\u2026<\/p>\n<p>Mir\u00eb ama, ajo ishte p\u00ebr natyr\u00ebn. E kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, papritmas dikush tjet\u00ebr duhet t\u00eb jet\u00eb Hatixhe. Pse, t\u00eb gjitha un\u00eb do t&#8217;i b\u00ebj!?<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2<\/span>Gjykat\u00ebsit, t\u00eb cil\u00ebt para Gjykat\u00ebs Kushtetuese paraqit\u00ebn nj\u00eb iniciativ\u00eb p\u00ebr shfuqizimin e dekretit t\u00eb Qeveris\u00eb sipas t\u00eb cilit edhe ata s\u00eb bashku me deputet\u00eb, ministra, drejtor\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve publike duhet t\u00eb merrnin pag\u00eb t\u00eb ulur &#8211; minimale p\u00ebr dy muaj, p\u00ebr t\u00eb mbushur hendekun e buxhetit n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr pandemis\u00eb KOVID-19, jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb k\u00ebqij se fqinj\u00ebt e Hatixhes. Ata ishin injorant\u00eb dhe tejet t\u00eb varf\u00ebr, e t\u00eb nxitur nga lakmia e bler\u00ebsit t\u00eb mjaltit e shkel\u00ebn rregullin e gjysm\u00ebs p\u00ebr mua, gjysma p\u00ebr blet\u00ebt. Por gjykat\u00ebsit nuk jan\u00eb t\u00eb varf\u00ebr. Ata i nxit vet\u00ebm lakmia. Gjith\u00e7ka p\u00ebr mua, asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Jo se shpresonim se kjo p\u00ebrb\u00ebrje e Gjykat\u00ebs Kushtetuese do t\u00eb vendoste ndonj\u00eb gj\u00eb n\u00eb favor t\u00eb shtetit. Por, thosha me vete, qytetar\u00ebt presin me vite q\u00eb gjykat\u00ebsit kushtetues t\u00eb vendosin p\u00ebr iniciativat e tyre, k\u00ebshtu q\u00eb edhe n\u00eb gjendje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, n\u00eb kushte krize bot\u00ebrore, ata nuk do t\u00eb mund t\u00eb takohen kaq urgjentisht. Por pagat e tyre jan\u00eb n\u00eb rrezik. Le q\u00eb do kishin p\u00ebr t\u00eb ngel\u00eb t\u00eb uritur p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn dy muaj me nj\u00eb pag\u00eb minimale, por gjithashtu nuk besonin se ku do t\u00eb p\u00ebrfundonin parat\u00eb e tyre. Hej! Gjykat\u00ebs kushtetues!\u00a0 Si institucioni m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb vend, ata nuk u besojn\u00eb institucioneve t\u00eb tjera se si do t&#8217;i shpenzojn\u00eb parat\u00eb e tyre. Dhe ne, kujt duhet t&#8217;i besojm\u00eb?<\/p>\n<p>Po edhe Komisioni kund\u00ebr korrupsionit, i cili arriti t\u00eb gjente nj\u00eb konflikt interesi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb vend dhe nepotiz\u00ebm deri n\u00eb gjenerat\u00ebn e tret\u00eb, k\u00ebt\u00eb her\u00eb nuk pa ndonj\u00eb konflikt interesi midis gjykat\u00ebsve kushtetues sepse vendosnin p\u00ebr pagat e tyre.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit vdesin nga nj\u00eb s\u00ebmundje e panjohur. Pun\u00ebtor\u00ebt humbasin pun\u00ebn e tyre. Ata do t\u00eb mbeten edhe pa pag\u00ebn minimale. Mjek\u00ebt dhe infermier\u00ebt po s\u00ebmuren. Kopshtet nuk funksionojn\u00eb, shkollat nuk funksionojn\u00eb. Student\u00ebt rrin\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Nuk ka udh\u00ebtime. Nuk ka socializim.\u00a0 Nuk ka koncerte. Pensionist\u00ebt jan\u00eb rob\u00ebruar n\u00eb sht\u00ebpi. Nuk ka ekzaminime mjek\u00ebsore, operacionet e planifikuara n\u00eb spitale po anulohen&#8230;\u00cbsht\u00eb nj\u00eb pandemi.\u00a0 Kriz\u00eb bot\u00ebrore.\u00a0 Dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto kufizime jan\u00eb kushtetuese dhe ligjore. Vet\u00ebm shkurtimi i pagave t\u00eb gjykat\u00ebsve nuk \u00ebsht\u00eb i ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3<\/span>N\u00eb periudha t\u00eb v\u00ebshtira, duke edhe karakteri i njer\u00ebzve. Po edhe karakteri i gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.\u00a0 Kur, p\u00ebrve\u00e7 ligjeve t\u00eb shkruara n\u00eb let\u00ebr, vlejn\u00eb edhe disa ligje t\u00eb tjera. P\u00ebr shembull ligji i faqes s\u00eb past\u00ebr. Ligji p\u00ebr moral.\u00a0 Ligji p\u00ebr empati. \u00a0Ligji p\u00ebr dhembshuri.\u00a0 Ligji p\u00ebr ndihm\u00eb.\u00a0 P\u00ebr njer\u00ebzill\u00ebk\u2026<\/p>\n<p>E pastaj pyesim veten pse ishim t\u00eb fundit n\u00eb Ballkan q\u00eb krijuam nj\u00eb shtet&#8230; Sepse nuk kemi asnj\u00eb sens bashk\u00ebsie. Sepse ne e shohim t\u00eb kemi vet\u00ebm t\u00eb mir\u00eb personale e jo t\u00eb mir\u00eb kolektive.\u00a0 Sepse me r\u00ebnd\u00ebsi sht\u00ebpia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e past\u00ebr e mbeturinat i hedhim para der\u00ebs. Shpenzojm\u00eb mij\u00ebra euro p\u00ebr vetura t\u00eb shtrenjta dhe i parkojm\u00eb n\u00eb bar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos paguajm\u00eb 50 denar\u00eb p\u00ebr parkim. Mburremi te komshiu p\u00ebr kuzhin\u00ebn e shtrenjt\u00eb, por do t\u00eb ankohemi se 400 denar\u00eb \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr shtrenjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebmbajtur hyrjes s\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs.\u00a0\u00a0 Pastrojm\u00eb oborrin n\u00eb fshat, e me mbeturinat dhe deg\u00ebt do t&#8217;i bllokojm\u00eb kanalet e do ta shajm\u00eb shtetin, kur t\u00eb na v\u00ebrshoj\u00eb shiu i ver\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas t\u00ebrmetit katastrofik n\u00eb 1963 n\u00eb Shkup, t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit n\u00eb t\u00ebr\u00eb Jugosllavin\u00eb linin m\u00ebnjan\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb ditore p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb qytet t\u00eb fort\u00eb solidariteti. N\u00ebse do t\u00eb ishte at\u00ebher\u00eb Gjykata kushtetuese e shtetit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mendje si kjo e tanishmja, do t\u00eb vazhdonim t\u00eb jetonim n\u00eb rr\u00ebnojat e t\u00ebrmetit.<\/p>\n<p>Ja, shikoni nivelin e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit ton\u00eb p\u00ebr shtetin. Gjykat\u00ebsit tan\u00eb, avokat\u00ebt, njer\u00ebzit e arsimuar, nektari i inteligjenc\u00ebs n\u00eb \u00e7do vend, ngrit\u00ebn Gjykat\u00ebn Kushtetuese vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se nuk duhet t\u00eb jen\u00eb solidar\u00eb.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4<\/span>Prandaj, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u habitur kur qytetar\u00ebt, ndaj thirrjeve t\u00eb shtetit p\u00ebr dhurime, p\u00ebr shembull p\u00ebrmes &#8220;TVSH time&#8221;, p\u00ebrgjigjen:\u00a0 P\u00ebr k\u00eb duhet t\u00eb dhuroj? P\u00ebr gjyqtar\u00ebt e korruptuar? P\u00ebr shpenzimet e udh\u00ebtimit t\u00eb deputet\u00ebve? P\u00ebr fistik\u00ebt dhe lajthit\u00eb e zyrtar\u00ebve? P\u00ebr kryetar\u00ebt e komunave q\u00eb sillen si sherif\u00eb lokal\u00eb? P\u00ebr zyrtar\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb gjesh kur t\u00eb duhen? P\u00ebr mij\u00ebra pun\u00ebt fiktive p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb pag\u00eb shteti?<\/p>\n<p>Mir\u00eb q\u00eb nuk ua prek\u00ebn rrogat, por edhe vazhduan t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi.\u00a0 I mbrojti sindikata e zyrtar\u00ebve publik\u00eb.\u00a0 P\u00ebrkufizimi i nj\u00eb sindikate p\u00ebrfshin fjal\u00ebn &#8220;solidaritet reciprok&#8221;. Ata mund t\u00eb linin m\u00ebnjan\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb solidaritet \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb fond p\u00ebr punonj\u00ebsit e sektorit privat q\u00eb do t\u00eb humbnin pun\u00ebn e tyre. Sepse n\u00ebse nuk ka p\u00ebr sektorin privat, nes\u00ebr nuk do t\u00eb ket\u00eb pag\u00eb as p\u00ebr shtetin.<\/p>\n<p>Jeta \u00ebsht\u00eb marrje dhe dh\u00ebnie.\u00a0 Ky \u00ebsht\u00eb thelbi i sistemit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb Hatixhes.\u00a0 Nuk \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb vazhdimisht t\u00eb marr\u00ebsh.\u00a0 Nganj\u00ebher\u00eb duhet edhe t\u00eb jap\u00ebsh.\u00a0 Pasi n\u00ebse vet\u00ebm merr, e nuk jep, n\u00eb fund nuk do t\u00eb kesh nga ku t\u00eb marr\u00ebsh.<\/p>\n<p>Kur ekrani &#8220;Skanoni dhe dhuroni&#8221; shfaqet n\u00eb ekranin tuaj t\u00eb celularit, p\u00ebrpiquni t\u00eb mos lejoni q\u00eb ato personazhe t\u00eb dalin para syve tuaj, megjith\u00ebse fatkeq\u00ebsisht ne i perceptojm\u00eb ato si fytyra e institucioneve shtet\u00ebrore. Le t&#8217;ju dal\u00eb imazhi i mjekut ose infermierit me gjurm\u00eb t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs nga pajisjet mbrojt\u00ebse. Tani ata jan\u00eb fytyra e v\u00ebrtet\u00eb e k\u00ebtij vendi. Dhe jo parazit\u00ebt e shtetit q\u00eb kan\u00eb ngecur n\u00eb administrat\u00ebn publike, sepse kan\u00eb ngjitur disa postera apo kan\u00eb luajtur n\u00eb mbr\u00ebmjet e komitave.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">5<\/span>Sh\u00ebnimi i\u00a0 &#8220;T\u00eb enjtes s\u00eb p\u00ebrgjakshme&#8221; k\u00ebt\u00eb vit ra t\u00eb h\u00ebn\u00ebn. Dhe s\u00ebrish, p\u00ebr kush e di se t\u00eb sat\u00ebn her\u00eb, ua t\u00ebrhoqa v\u00ebmendjen koleg\u00ebve t\u00eb mi gazetar\u00eb q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin termin idiot &#8220;e enjtja e p\u00ebrgjakshme&#8221; p\u00ebr sulmin e organizuar t\u00eb parlamentit q\u00eb ndodhi n\u00eb 27 prill t\u00eb vitit 2017.<\/p>\n<p>Ne kishim nj\u00eb sulm n\u00eb parlament p\u00ebr t\u00eb cilin tashm\u00eb ka 33 t\u00eb gjykuar p\u00ebr organizim terrorist dhe disa t\u00eb amnistuar, si dhe fillim t\u00eb procesit t\u00eb gjykimit p\u00ebr organizator\u00ebt e sulmit.\u00a0 Nj\u00ebri nga t\u00eb akuzuarit \u00ebsht\u00eb arratisur n\u00eb Budapest.\u00a0 Shteti ishte para nj\u00eb lufte civile.\u00a0 Nuk dua as t\u00eb imagjinoj se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte tani n\u00ebse do t\u00eb kishte pasur sukses ai tentim p\u00ebr grusht shtet.<\/p>\n<p>A e dini se \u00e7far\u00eb ndodh kur me poezi p\u00ebrpiqeni ta ndryshoni proz\u00ebn e 27 prillit?\u00a0 Sh\u00ebrbimi publik vazhdon t\u00eb lajm\u00ebroj\u00eb p\u00ebr &#8220;ngjarjet e pak\u00ebndshme&#8221;.\u00a0 Dhe VMRO-\u0414\u041f\u041c\u041d\u0415 ende vler\u00ebson &#8220;mbrojt\u00ebsit e kushtetut\u00ebs&#8221;. Dhe, pas vet\u00ebm 3 vjet\u00ebsh, t\u00eb gjith\u00eb harruan q\u00eb i arratisuri n\u00eb Budapest Nikolla Gruevski, i akuzuar si organizatori kryesor i sulmit n\u00eb Parlament m\u00eb 27 Prill 2017, at\u00ebher\u00eb deklaroi: &#8220;N\u00ebse dikush do t\u00eb donte ta vriste Zaevin, do ta kishte vrar\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p><strong><em>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku <\/em><\/strong><\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ishte shum\u00eb n\u00eb mod\u00eb t\u00eb ndanim urt\u00ebsit\u00eb e Hatixhes: &#8220;Gjysma p\u00ebr mua, gjysma p\u00ebr blet\u00ebt&#8221;, apo jo? Epo sa selfie [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":184,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg","thumbURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2-250x196.jpg","categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"Gjykat\u00ebsit tan\u00eb, avokat\u00ebt, njer\u00ebzit e arsimuar, nektari i inteligjenc\u00ebs n\u00eb \u00e7do vend, ngrit\u00ebn Gjykat\u00ebn Kushtetuese vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se nuk duhet t\u00eb jen\u00eb solidar\u00eb.","views":"18399","source":"","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>KEMI FOLUR ME HATIXHEN - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/kemi-folur-me-hatixhen\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"KEMI FOLUR ME HATIXHEN - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ishte shum\u00eb n\u00eb mod\u00eb t\u00eb ndanim urt\u00ebsit\u00eb e Hatixhes: &#8220;Gjysma p\u00ebr mua, gjysma p\u00ebr blet\u00ebt&#8221;, apo jo? Epo sa selfie [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/kemi-folur-me-hatixhen\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-05-03T14:41:25+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/kemi-folur-me-hatixhen\/#primaryimage\",\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\",\"width\":400,\"height\":313},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/kemi-folur-me-hatixhen\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/kemi-folur-me-hatixhen\/\",\"name\":\"KEMI FOLUR ME HATIXHEN - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/kemi-folur-me-hatixhen\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2020-05-03T14:41:25+00:00\",\"dateModified\":\"2020-05-03T14:41:25+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/be7cfa6655c47f7195bfdd0ba8144aa2\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/kemi-folur-me-hatixhen\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/be7cfa6655c47f7195bfdd0ba8144aa2\",\"name\":\"\\u0413\\u043e\\u0440\\u0430\\u043d \\u041c\\u0438\\u0445\\u0430\\u0458\\u043b\\u043e\\u0432\\u0441\\u043a\\u0438\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114353"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=114353"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/114353\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/184"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=114353"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=114353"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=114353"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}