{"id":115108,"date":"2020-05-11T00:58:22","date_gmt":"2020-05-10T22:58:22","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=115108"},"modified":"2020-05-11T00:58:22","modified_gmt":"2020-05-10T22:58:22","slug":"olmpiade-strugane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/olmpiade-strugane\/","title":{"rendered":"OLMPIAD\u00cb STRUGANE"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1<\/span>Hi\u00e7 nuk m\u00eb b\u00ebhet von\u00eb se ndonj\u00eb far\u00eb Oliver Spasovski \u00ebsht\u00eb zhg\u00ebnjyer nga mbledhja masive fetare n\u00eb Strug\u00eb gjat\u00eb gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb me koronavirus. Edhe un\u00eb jam zhg\u00ebnjyer. Por Oliver Spasovski \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr i nj\u00eb qeverie kalimtare, s\u00eb cil\u00ebs i q\u00eblloi t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb pandemie, n\u00eb gjendje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe pa kontroll parlamentar. Nga se \u00ebsht\u00eb zhg\u00ebnjyer Oliveri? Se n\u00eb nj\u00eb shtet laik, kisha \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fuqishme se qeveria? P\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebr shembull, un\u00eb jam zhg\u00ebnjyer. Dhe at\u00eb, shum\u00eb. Sepse k\u00ebshtu fillon\u2026nj\u00ebher\u00eb kemi liti n\u00ebp\u00ebr gjith\u00eb Strug\u00ebn, e nes\u00ebr do t\u00eb hapen t\u00eb gjitha xhamit\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, jan\u00eb t\u00eb ndaluara grupimet e m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzve. Pse? Pasi k\u00ebt\u00eb ua lejon shteti lider\u00ebve fetar\u00eb. E pse? Sepse do t\u00eb ket\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Ky flirtim i politikan\u00ebve me fen\u00eb do t\u00eb na vras\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, me plot kuptimin e fjal\u00ebs. Polic\u00ebt e litis\u00eb n\u00eb Strug\u00eb i shoq\u00ebronin besimtar\u00ebt ashtu si\u00e7 i shoq\u00ebrojn\u00eb tifoz\u00ebt n\u00eb stadium. Kush e di, ndoshta kan\u00eb detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb parandalojn\u00eb ndonj\u00eb incident, si p\u00ebr shembull ndonj\u00eb p\u00ebrleshje p\u00ebr at\u00eb se kush do ta puth\u00eb p\u00ebr here t\u00eb par\u00eb ikon\u00ebn e priftit. Apo se mos i vjedh\u00eb dikush reliktet e shenjtorit. Fal\u00eb masave t\u00eb policis\u00eb, Struga tani \u00ebsht\u00eb e bekuar. Strugan\u00ebt do t\u2019i mbaj\u00eb imuniteti p\u00ebr gjith\u00eb vitin. Deri n\u00eb sh\u00ebtitjen e ardhshme t\u00eb relikteve. Ose ndoshta edhe s\u2019do t\u2019i mbaj\u00eb kaq, por n\u00eb at\u00eb rast pun\u00ebn do ta zgjidhin mjek\u00ebt dhe infermier\u00ebt. Pasi prift\u00ebrinjt\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 lutjeve, n\u00eb at\u00eb rast, nuk kan\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ofruar.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">.2<\/span>K\u00ebt\u00eb vit u shty mbajtja e loj\u00ebrave olimpike. Por, litia strugane nuk guxonte t\u00eb shtyhej. Kjo tradit\u00eb ndoshta nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vjet\u00ebr se Loj\u00ebrat olimpike, por \u00ebsht\u00eb e sigurt se \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb kur ia vleka dhe t\u00eb vdes\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb. \u00c7far\u00eb kujtojn\u00eb ata\u00a0? Koron\u00ebn, Zoti e solli e Zoti do ta marr\u00eb\u00a0? Por edhe sa jet\u00eb njer\u00ebzish do t\u00eb marr\u00eb me vete. N\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb persona tashm\u00eb kan\u00eb vdekur si pasoj\u00eb e komplikimeve nga koronavirusi i ri. Nuk mund t\u2019u organizohet as nj\u00eb varrim sagllam. Qindra persona kan\u00eb t\u00eb dashurit e tyre jasht\u00eb shtetit dhe nuk e din\u00eb se kur do t\u00eb arrijn\u00eb q\u00eb t\u2019i takojn\u00eb. Gjysh\u00ebrit kan\u00eb dy muaj q\u00eb nuk i kan\u00eb p\u00ebrqafuar mbesat e nip\u00ebrit e tyre. F\u00ebmij\u00ebt nuk festojn\u00eb dot mbr\u00ebmjet e matur\u00ebs, e nuk dihet as se a do t\u00eb filloj\u00eb shkolla nga shtatori. As dasma nuk kemi. Te mjeku mund t\u00eb mb\u00ebrrihet vet\u00ebm n\u00ebse ke koronavirus, as p\u00ebr kontrolle, as p\u00ebr operacione. Njer\u00ebzit mbesin pa pun\u00eb dhe pa rroga. Aeroplan\u00ebt nuk fluturojn\u00eb, futboll nuk luhet, festivalet nd\u00ebrkomb\u00ebtare jan\u00eb anuluar, kufijt\u00eb jan\u00eb mbyllur. E gjith\u00eb bota ka ndaluar. Vet\u00ebm Timoteji duhet patjet\u00ebr t\u00eb sh\u00ebtis\u00eb me ikonat e tij.<\/p>\n<p>Ligji vlen vet\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb duan ta respektojn\u00eb dhe vet\u00ebm p\u00ebr ata vlejn\u00eb d\u00ebnimet.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3<\/span>Sinqerisht me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb m\u00eb vjen p\u00ebr t\u00eb vjell\u00eb kur hapet muhabeti p\u00ebr Bullgarin\u00eb dhe raportin e saj me Maqedonin\u00eb. Kush e di se p\u00ebr t\u00eb sat\u00ebn here b\u00ebhen tema parazgjedhore historit\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn maqedonase, p\u00ebr Goce Dell\u00e7evin, p\u00ebr Ilindenin, p\u00ebr VMRO-DPMNE-n\u00eb, p\u00ebr Titon, p\u00ebr hebrenjt\u00eb e Maqedonis\u00eb dhe p\u00ebr okupimin fashist. N\u00eb fund t\u00eb fundit, \u00e7\u2019t\u00eb reje dhe surprize ka n\u00eb deklaratat q\u00eb vijn\u00eb nga Sofja? T\u00eb gjitha i kemi t\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebr dekada me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Gj\u00ebja e re tani \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn kemi nj\u00eb fare lloj Marr\u00ebveshje p\u00ebr fqinj\u00ebsi t\u00eb mire, me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs jemi marr\u00eb vesh se do t\u00eb diskutojm\u00eb dhe se me an\u00eb t\u00eb politik\u00ebs, diplomacis\u00eb dhe shkenc\u00ebs, do t\u2019i zgjidhim t\u00eb gjitha pyetjet e hapura. Dhe \u2013 m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja. Gj\u00ebja e re \u00ebsht\u00eb se fal\u00eb, jo vet\u00ebm Marr\u00ebveshjes s\u00eb Presp\u00ebs me Greqin\u00eb, por edhe marr\u00ebveshjes me Bullgarin\u00eb, tashm\u00eb jemi an\u00ebtare e NATO-s. M\u00eb mir\u00eb se para 30 vjet\u00ebve, apo jo?<\/p>\n<p>Tani, Bullgaria thot\u00eb se kur t\u00eb duan do t\u00eb na bllokojn\u00eb rrug\u00ebn drejt BE-s\u00eb, Dhe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. Sepse ata mund t\u2019ia dalin. Jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj dhe m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm. Ata jan\u00eb n\u00eb BE, ne duam t\u00eb jemi. Nuk na mjaftonte q\u00eb p\u00ebr 30 vjet ishim t\u00eb frustruar me Greqin\u00eb, e tani gjeti edhe Bullgaria t\u00eb na pengoj\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta kaluar k\u00ebt\u00eb frustrim nuk mjafton vet\u00ebm q\u00eb Bojko Borisovi t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb muzik\u00eb maqedonase n\u00eb vetur\u00eb dhe t\u00eb na quaj\u00eb \u201cv\u00ebllez\u00ebr dhe motra\u201d. Sepse motrat dhe v\u00ebllez\u00ebrit e v\u00ebrtet\u00eb nuk n\u00ebnvler\u00ebsohen dhe atyre nuk u k\u00ebrc\u00ebnohesh. Realisht, Bullgaria neve nuk po na ofendon. Ky mosbesim q\u00eb kemi ndaj Sofjes oficiale nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e r\u00ebn\u00eb nga qielli, por \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb keqe. Kur kemi pare ne ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb mire nga Bullgaria n\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb ton\u00eb?<\/p>\n<p>E si p\u00ebrfundim, n\u00ebse do t\u00eb kishim qen\u00eb fqinj t\u00eb mire, nuk do t\u00eb kishte pasur nevoj\u00eb fare p\u00ebr n\u00ebnshkrim t\u00eb nj\u00eb Marr\u00ebveshje p\u00ebr fqinj\u00ebsi.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4<\/span>Por mua aspak nuk m\u00eb shqet\u00ebson Bullgaria. M\u00eb shqet\u00ebson se n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb parazgjedhore, VMRO-DPMNE-ja hap tema z\u00ebnke. Si brenda shtetit ashtu dhe me fqinj\u00ebt. N\u00eb mes t\u00eb kriz\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe bot\u00ebrore t\u00eb shkaktuar nga nj\u00eb pandemi, ne do t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje me Goce Dell\u00e7evin. Dhe me debate p\u00ebr gjuh\u00ebn maqedonase t\u00eb shkruar n\u00eb kart\u00ebn e identiteti t\u00eb OKB-s\u00eb. \u00c7far\u00eb tjet\u00ebr i mbeti Mickoskit, ve\u00e7se p\u00ebrs\u00ebri t\u2019i kontestoj\u00eb Marr\u00ebveshjen e Presp\u00ebs dhe Marr\u00ebveshjen e Bullgaris\u00eb dhe kjo t\u00eb jet\u00eb platforma e tij zgjedhore\u00a0?<br \/>\nN\u00eb rregull, po p\u00ebrpiqem edhe ta kuptoj liderin e VMRO-DPMNE-s\u00eb. Por, presidentit t\u00eb shtetit Stevo Pendarovski, \u00e7\u2019ju desh q\u00eb t\u00eb nisej me mendjen e Mickoskit\u00a0?<\/p>\n<p>Stevo Pendarovski si qytetar mund t\u00eb thot\u00eb\u00a0 \u201cn\u00ebse \u00e7mimi q\u00eb duhet t\u00eb paguajm\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos jemi maqedonas dhe gjuha q\u00eb flasim t\u00eb mos jet\u00eb maqedonase, at\u00ebher\u00eb nuk na duhet BE\u201c. Por, qytetari Stevo Pendarovski nuk \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb profesor fakulteti. \u00cbsht\u00eb president. Dhe si i till\u00eb, kur thot\u00eb se nuk na duhet BE-ja, presim t\u00eb na thot\u00eb edhe se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ofroj\u00eb ai, n\u00ebse nuk ka BE. Mos ndoshta e ka nd\u00ebrmend Rusin\u00eb\u00a0? Apo Kin\u00ebn\u00a0?<\/p>\n<p>Qytetari Stevo Pendarovski ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb mban inat me Bullgarin\u00eb. Ashtu si\u00e7 e b\u00ebj un\u00eb. Por, problem nuk largohet duke mbajtur inat. Mund t\u00eb ankohemi sa t\u00eb duam, por kjo nuk do t\u00eb na e zgjidh\u00eb problemin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb problem vet\u00ebm mund t\u00eb thellohet. Nuk pres q\u00eb Bojko Borisovi t\u00eb p\u00ebrkujdeset p\u00ebr t\u00eb ardhmen ton\u00eb. Pres q\u00eb lider\u00ebt tan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkujdesen p\u00ebr t\u00eb ardhmen ton\u00eb. Dhe kjo q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebson \u00ebsht\u00eb se lider\u00ebt tan\u00eb nuk kan\u00eb konsensus se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb interesi yn\u00eb shtet\u00ebror. Dhe aq m\u00eb pak se si ky interes duhet t\u00eb zbatohet.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">5<\/span>LSDM-ja k\u00ebrkoi q\u00eb ministri i pun\u00ebve t\u00eb brendshme Naqe \u00c7ulev t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqje sepse policia nuk ka penguar litin\u00eb masive strugane dhe se edhe vet\u00eb ai ka organizuar fest\u00eb masive m\u00eb 7 maj, dit\u00ebn e policis\u00eb.<br \/>\nSi mund t\u00eb jap\u00eb \u00c7ulevi dor\u00ebheqje? Kujt t\u2019ia jap\u00eb? Parlament nuk ka. Apo, mos ndoshta LSDM-ja pret q\u00eb ai vet\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet. Po pse do t\u00eb t\u00ebrhiqej? E pastaj, si t\u00eb t\u00ebrhiqet tani, kur sapo ka filmuar videon m\u00eb t\u00eb mire reklamuese!?<\/p>\n<p>Policia nuk ka intervenuar n\u00eb Strug\u00eb se ka pasur frik\u00eb nga mallkimet e besimtar\u00ebve. Filmimi i videove reklamuese nuk \u00ebsht\u00eb dhe aq gj\u00eb e keqe.<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Hi\u00e7 nuk m\u00eb b\u00ebhet von\u00eb se ndonj\u00eb far\u00eb Oliver Spasovski \u00ebsht\u00eb zhg\u00ebnjyer nga mbledhja masive fetare n\u00eb Strug\u00eb gjat\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":184,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg","thumbURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2-250x196.jpg","categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":" Ligji vlen vet\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb duan ta respektojn\u00eb dhe vet\u00ebm p\u00ebr ata vlejn\u00eb d\u00ebnimet.","views":"13307","source":"","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>OLMPIAD\u00cb STRUGANE - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/olmpiade-strugane\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"OLMPIAD\u00cb STRUGANE - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&nbsp; Hi\u00e7 nuk m\u00eb b\u00ebhet von\u00eb se ndonj\u00eb far\u00eb Oliver Spasovski \u00ebsht\u00eb zhg\u00ebnjyer nga mbledhja masive fetare n\u00eb Strug\u00eb gjat\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/olmpiade-strugane\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-05-10T22:58:22+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/olmpiade-strugane\/#primaryimage\",\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\",\"width\":400,\"height\":313},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/olmpiade-strugane\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/olmpiade-strugane\/\",\"name\":\"OLMPIAD\\u00cb STRUGANE - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/olmpiade-strugane\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2020-05-10T22:58:22+00:00\",\"dateModified\":\"2020-05-10T22:58:22+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/be7cfa6655c47f7195bfdd0ba8144aa2\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/olmpiade-strugane\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/be7cfa6655c47f7195bfdd0ba8144aa2\",\"name\":\"\\u0413\\u043e\\u0440\\u0430\\u043d \\u041c\\u0438\\u0445\\u0430\\u0458\\u043b\\u043e\\u0432\\u0441\\u043a\\u0438\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115108"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=115108"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/115108\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/184"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=115108"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=115108"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=115108"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}