{"id":120494,"date":"2020-07-05T19:46:00","date_gmt":"2020-07-05T17:46:00","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=120494"},"modified":"2020-07-05T19:46:00","modified_gmt":"2020-07-05T17:46:00","slug":"marrezira-nga-qejflinjte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/marrezira-nga-qejflinjte\/","title":{"rendered":"MARR\u00cbZIRA NGA QEJFLINJT\u00cb"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1<\/span>VMRO-DPMNE-ja dalngadal\u00eb po fiton n\u00eb betej\u00ebn p\u00ebr t\u2019i dekurajuar t\u00eb pap\u00ebrcaktuarit nga dalja n\u00eb zgjedhje. Me zhurm\u00ebn e saj t\u00eb madhe arrin q\u00eb t\u2019ua uzurpoj\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb. Nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me debat, polemik\u00eb, p\u00ebrballje q\u00ebndrimesh, apo oferta partiake\u2026Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb vet\u00ebm me marr\u00ebzi. Sa m\u00eb shum\u00eb marr\u00ebzi, aq m\u00eb shum\u00eb qejf p\u00ebr ta. Si pasoj\u00eb e dyftyr\u00ebsis\u00eb n\u00eb fushat\u00eb, tashm\u00eb mund t\u00eb dallohet plog\u00ebshtia te votuesi i zakonsh\u00ebm. Ai fik televizorin dhe thot\u00eb me vete: \u201cT\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb.\u201d\u00a0 Mua m\u00eb \u00e7udit k\u00ebmb\u00ebngulja me t\u00eb cil\u00ebn Hristijan Mickoski shtiret se nuk \u00ebsht\u00eb i k\u00ebtyre viseve. Si t\u00eb ishte nj\u00eb lider i nj\u00eb partie t\u00eb re, e jo t\u00eb asaj q\u00eb me plot kuptimin e fjal\u00ebs, e shkat\u00ebrroi shtetin. Na merr koh\u00ebn s\u00eb koti duke shpjeguar gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb cilat nj\u00eb njeri normal tashm\u00eb ka krijuar bindjen e vet. Vall\u00eb, a duhet p\u00ebrs\u00ebri nga e para t\u00eb hapim tem\u00ebn e vrasjes s\u00eb Martin Neshkoskit? E p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kush po e hap? Vet\u00eb ata q\u00eb e vran\u00eb f\u00ebmij\u00ebn, e m\u00eb pas nervozoheshin se pse nuk mundeshkan t\u00eb fshehin as edhe nj\u00eb vrasje. E tani, meqen\u00ebse nuk jan\u00eb nga k\u00ebto vise, pyesin LSDM-n\u00eb p\u00ebr Martin Neshkoskin.<\/p>\n<p>Sa i paftyr\u00eb duhet t\u00eb jesh q\u00eb t\u00eb pyes\u00ebsh se deri ku \u00ebsht\u00eb rasti i Nikolla Mlladenovit? Dhe kush pyet? Lideri i partis\u00eb, e cila nd\u00ebrsa ishte n\u00eb pushtet, e shtyu hulumtimin p\u00ebr aksidentin q\u00eb ndodhi mes dy rretheve zgjedhore n\u00eb vitin 2013, n\u00eb zgjedhjet lokale kur VMRO-DPMNE-ja e shp\u00ebrnguli gjith\u00eb Pustecin n\u00eb Shkup q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundonte me vjedhjen \u201cShkupi 2014\u201d, at\u00ebher\u00eb kur zhdukeshin flet\u00ebvotimet dhe \u201ccigan\u00ebt i t\u00ebrhiqnin p\u00ebr vesh\u00ebsh.\u201d<\/p>\n<p>E tani, ata do ta kthejn\u00eb dinjitetin e qytetar\u00ebve sepse pask\u00ebshin qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrbuzur. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebrbuzje? An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb NATO? Nuk ishte p\u00ebrbuzje endja n\u00ebp\u00ebr korridoret e Brukselit dhe Uashingtonit dhe dh\u00ebniet e deklaratave n\u00eb rrug\u00eb para hotelit? Por \u00ebsht\u00eb p\u00ebrbuzje kur flamuri maqedonas valon s\u00ebbashku me 29 flamuj t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb NATO. Dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrbuzje kur p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i shtetit ton\u00eb ulet n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb me 29 shtete t\u00eb organizat\u00ebs m\u00eb t\u00eb fuqishme ushtarake dhe politike t\u00eb bot\u00ebs. Dhe imagjinoni, VMRO-ja \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb inicon debatin!?<\/p>\n<p>Por, ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i gjith\u00eb zhurm\u00ebs s\u00eb VMRO-DPMNE-s\u00eb. T\u00eb thuhen marr\u00ebzira. T\u00eb derdhet helm. T\u00eb ulet niveli i debatimit sikur t\u00eb flitej p\u00ebr nj\u00eb z\u00ebnk\u00eb personale. T\u00eb g\u00ebnjejn\u00eb pa pik\u00eb turpi. T\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja se m\u00ebnyra e tyre jonormale e drejtimit t\u00eb fushat\u00ebs \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka normale. Ata nuk funksionojn\u00eb sipas logjik\u00ebs se ne kemi harruar se si kan\u00eb qeverisur n\u00eb koh\u00ebn e tyre, por se ajo q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb atyre 11 vjet\u00ebve ka qen\u00eb gj\u00eb normale. Dhe tani, na ofrojn\u00eb nj\u00eb kthim te normaliteti i vjet\u00ebr.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2<\/span>A e ndjeni t\u00eb nj\u00ebjtin presion si para \u00e7do zgjedhjeje q\u00eb p\u00ebr 11 vjet i organizonte VMRO-DPMNE-ja? Kush duhet ta sjell\u00eb list\u00ebn sot dhe t\u00eb garantoj\u00eb p\u00ebr minimum 10, 30, 50 votues p\u00ebr partin\u00eb qeveris\u00ebse? Kujt i jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar se do t\u00eb humbas\u00eb pun\u00ebn n\u00eb administrat\u00eb t\u00eb shtetit n\u00ebse nuk sjell mjaftuesh\u00ebm votues t\u00eb sigurt\u00eb? Kujt i jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar se nuk do t\u2019ia mjekojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebn? Sot, m\u00ebkati m\u00eb i madh q\u00eb p\u00ebrmend Komisioni p\u00ebr antikorrupsion \u00ebsh\u00eb se disa funksionar\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur veturat e zyrtare p\u00ebr q\u00ebllime partiake. Harruam se pushteti lokal i VMRO-s\u00eb i \u00e7onte autobusat e qytetit n\u00eb protest\u00eb te LSDM-ja. Harruam at\u00eb kryetarin e Komisionit t\u00eb Antikrrupsionit q\u00eb nuk guxonte t\u2019i p\u00ebrmend\u00eb fjal\u00ebt VMRO dhe Gruesvski. Harruam se ne nuk guxonim as t\u2019i parashtronim pyetje Komisionit. Dhe se mediat me parat\u00eb tona u shnd\u00ebrruan n\u00eb \u201clajme kurton\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb cilin normalitet na ftojn\u00eb t\u00eb kthehemi? N\u00eb normalitetin ku gjat\u00eb periudh\u00ebs parazgjedhore do t\u00eb \u201cna hidhnin n\u00eb hendek me gjith\u00eb grate dhe f\u00ebmij\u00ebt\u201d?<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3<\/span>Para kat\u00ebr vjet\u00ebsh k\u00ebrkonim nj\u00eb normalitet normal. Nj\u00eb shtet i cili nuk do t\u00eb rob\u00ebrohet nga partia qeveris\u00ebse dhe ku do t\u00eb sundoj\u00eb drejt\u00ebsi joselektive.<\/p>\n<p>Zhg\u00ebnjimi m\u00eb i madh i LSDM-s\u00eb nuk vjen nga ajo q\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb n\u00eb bisedat q\u00eb kan\u00eb regjistruar shok\u00ebt e Zoran Zaevit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai ka qen\u00eb i ulur me ta n\u00eb kafene.<br \/>\nZhg\u00ebnjimi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb se drejt\u00ebsia q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e kemi k\u00ebruar nuk erdhi. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb shoq\u00ebrohen me kriminel\u00eb, krimet e t\u00eb cil\u00ebve i d\u00ebgjuam n\u00eb bombat n\u00eb 2015, dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt than\u00eb se do t\u00eb ket\u00eb denim gjyq\u00ebsor, e madje edhe num\u00ebrator t\u00eb parave t\u00eb kthyera nga ato q\u00eb i kan\u00eb vjedhur.<\/p>\n<p>Por kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, v\u00ebrtet\u00eb. Nuk mund t\u00eb zgjidhet brenda nat\u00ebs sistemi gjyq\u00ebsor q\u00eb u rob\u00ebrua nga nj\u00eb shoq\u00ebri kriminele q\u00eb sundonte shtetin. Sidomos n\u00ebse synojm\u00eb p\u00ebr reform\u00eb sistematik\u00eb dhe jo nj\u00eb reform\u00eb me defter. Instalime t\u00eb tilla vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb t\u00eb fuqishme dhe aktive.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, n\u00ebse kjo gj\u00eb mir\u00ebkuptohet, at\u00ebher\u00eb zhg\u00ebnjimi i t\u00eb pap\u00ebrcaktuarve, i atyre qytetar\u00ebve q\u00eb nuk i p\u00ebrkasin asnj\u00eb partie dhe q\u00eb tani e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb justifikim se pse t\u00eb mos votojn\u00eb n\u00eb 15 korrik, \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb i madh pasi LSDM-ja nuk ka hequr dor\u00eb nga politika q\u00eb praktikonte VMRO-DPMNE-ja, q\u00eb me \u00e7do lloj kushti te vinte njer\u00ebz t\u00eb partis\u00eb n\u00eb vendet e drejtor\u00ebve, qofshin ata dhe m\u00eb t\u00eb paaft\u00ebt e dynjas\u00eb. K\u00ebt\u00eb model, q\u00eb edhe pse VMRO-ja nuk e shpiku, por e perfeksionoi, LSDM-ja tani po e trash\u00ebgon me k\u00ebnaq\u00ebsi.<\/p>\n<p>Zhg\u00ebnjimi \u00ebsht\u00eb po aq m\u00eb i madh p\u00ebr faktin se Zoran Zaevi kishte guximin t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gjest historik p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s, por nuk mblodhi fuqin\u00eb q\u00eb t\u2019i ndryshoj\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e partis\u00eb kur u b\u00eb e qart\u00eb se jan\u00eb t\u00eb paaft\u00eb dhe t\u00eb korruptuar.<\/p>\n<p>Partia \u00ebsht\u00eb kryesorja. Institucionet jan\u00eb t\u00eb rob\u00ebruara. Akoma vazhdon mentaliteti \u201cK\u00eb kemi tonin andej? Apo \u201cKy \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i mir\u00eb, por s\u2019\u00ebsht\u00eb i yni\u201d. Akoma p\u00ebrdoret parulla e VMRO-DPMNE-s\u00eb \u2013 \u201cNe dham\u00eb.\u201d Po me parat\u00eb e kujt jepnit, vall\u00eb? Nga ku i ndani ato subvencione apo tendera? Me cilat para shpikni vende pune p\u00ebr rroga shteti? Ato jan\u00eb parat\u00eb tona q\u00eb ne jua kemi dh\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u2019i menaxhoni, pasi kemi menduar se do t\u2019i menaxhonit m\u00eb mir\u00eb se sa Gruevski dhe se qasje do t\u00eb kishin t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb dhe joselektive, sipas vler\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Sa nuk dola mendsh kur nj\u00eb nga korrespondent\u00ebt m\u00eb tha se madje edhe mjek\u00ebt dhe infermieret, q\u00eb po i shp\u00ebrngulin n\u00eb Shkup q\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb klinik\u00ebn infektive dhe spitalin \u201c8 Shtatori\u201d drejtori i ka p\u00ebrzgjedhur sipas parimit 50-50. Dy nga LSDM-ja, dy nga VMRO-DPMNE-ja. K\u00ebshtu, si\u00e7 n\u00eb filllim t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb koron\u00ebs VMRO-DPMNE-ja u l\u00ebvdua se po v\u00eb n\u00eb dispozicion dy ekipe profesioniste prej \u201cmjek\u00ebve t\u00eb tyre\u201d. M\u00eb erdhi turp nga ajo q\u00eb d\u00ebgjova dhe pranoj se aq shum\u00eb u zhg\u00ebnjeva, sa q\u00eb vendosa t\u00eb mos e publikoj.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7far\u00eb \u201cs\u2019ka drejt\u00ebsi, s\u2019ka paqe\u201d flasim, kur tani, pas t\u00eb gjitha marr\u00ebzive q\u00eb kemi d\u00ebgjuar, dhe i kemi ndjer\u00eb nga koha e Gruevskit, po kuptojm\u00eb se n\u00ebse partia vendos ta mbuloj\u00eb krimin, at\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb drejt\u00ebsi. Nd\u00ebrsa ti, si apartiak asnj\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb mb\u00ebrrish deri te drejt\u00ebsia apo te vendi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrket sipas profesionit.<\/p>\n<p>Zaevi i mbledhjeve parazgjedhore thot\u00eb \u201cMundemi\u201d. Hallall i qoft\u00eb. V\u00ebrtetoi se mundi t\u00eb nga b\u00ebj\u00eb an\u00ebtare t\u00eb NATO-s, t\u00eb zgjidh\u00eb nj\u00eb problem tridekad\u00ebsh dhe se mund t\u00eb jemi fqinj m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, njer\u00ebz m\u00eb t\u00eb hapur, pa paragjykime ndaj dallimeve\u2026Jemi t\u00eb lir\u00eb. Mua nuk m\u00eb shqet\u00ebson aq shum\u00eb fakti se nj\u00ebher\u00eb flet bro\u00e7kulla n\u00eb kafe e pastaj k\u00ebrkon falje, sa q\u00eb m\u00eb shqet\u00ebson eksperienca se secili prej nesh t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb her\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballuar me iden\u00eb se partia e mund qytetarin. Dhe se ashtu si\u00e7 interesi partiak e mund drejt\u00ebsin\u00eb, edhe interesi i partis\u00eb e mund interesin publik.<\/p>\n<p>N\u00ebse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mundemi, at\u00ebher\u00eb v\u00ebrtetojeni me vepra. Dhe premtoni se n\u00ebse fitoni, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb do ta departizoni shtetin. P\u00ebrndryshe m\u00eb kot i keni negocimet me BE-n\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku <\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>VMRO-DPMNE-ja dalngadal\u00eb po fiton n\u00eb betej\u00ebn p\u00ebr t\u2019i dekurajuar t\u00eb pap\u00ebrcaktuarit nga dalja n\u00eb zgjedhje. Me zhurm\u00ebn e saj t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":184,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg","thumbURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2-250x196.jpg","categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"Zhg\u00ebnjimi \u00ebsht\u00eb po aq m\u00eb i madh p\u00ebr faktin se Zoran Zaevi kishte guximin t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gjest historik p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s, por nuk mblodhi fuqin\u00eb q\u00eb t\u2019i ndryshoj\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e partis\u00eb kur u b\u00eb e qart\u00eb se jan\u00eb t\u00eb paaft\u00eb dhe t\u00eb korruptuar.","views":"16098","source":"","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>MARR\u00cbZIRA NGA QEJFLINJT\u00cb - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/marrezira-nga-qejflinjte\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"MARR\u00cbZIRA NGA QEJFLINJT\u00cb - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"VMRO-DPMNE-ja dalngadal\u00eb po fiton n\u00eb betej\u00ebn p\u00ebr t\u2019i dekurajuar t\u00eb pap\u00ebrcaktuarit nga dalja n\u00eb zgjedhje. Me zhurm\u00ebn e saj t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/marrezira-nga-qejflinjte\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-07-05T17:46:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/marrezira-nga-qejflinjte\/#primaryimage\",\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\",\"width\":400,\"height\":313},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/marrezira-nga-qejflinjte\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/marrezira-nga-qejflinjte\/\",\"name\":\"MARR\\u00cbZIRA NGA QEJFLINJT\\u00cb - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/marrezira-nga-qejflinjte\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2020-07-05T17:46:00+00:00\",\"dateModified\":\"2020-07-05T17:46:00+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/be7cfa6655c47f7195bfdd0ba8144aa2\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/marrezira-nga-qejflinjte\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/be7cfa6655c47f7195bfdd0ba8144aa2\",\"name\":\"\\u0413\\u043e\\u0440\\u0430\\u043d \\u041c\\u0438\\u0445\\u0430\\u0458\\u043b\\u043e\\u0432\\u0441\\u043a\\u0438\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120494"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=120494"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/120494\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/184"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=120494"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=120494"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=120494"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}