{"id":133874,"date":"2020-12-11T19:36:54","date_gmt":"2020-12-11T18:36:54","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=133874"},"modified":"2020-12-11T19:36:54","modified_gmt":"2020-12-11T18:36:54","slug":"tazi-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/tazi-be\/","title":{"rendered":"TAZI BE"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">\u00a01 <\/span>VMRO-ja bullgare, ajo e Karaka\u00e7anovit, lajm\u00ebron se do t\u00eb b\u00ebj\u00eb revizion t\u00eb ndarjes s\u00eb pasaportave bullagare ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb. Do t\u2019ua marrin mbrapsht pasaportat e politikan\u00ebve maqedonas q\u00eb flasin keq p\u00ebr Bullgarin\u00eb. Shyqyr. Kur nuk na kujtua neve q\u00eb t\u2019i pastronim hesapet se kush nga politikan\u00ebt tan\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 pasaport\u00ebs maqedonase mban dhe nj\u00eb bullgare, t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb hajrit do t\u00eb shohim nga bullgar\u00ebt. Le t\u2019i pastrojn\u00eb ata.<br \/>\nMe an\u00eb t\u00eb komisioneve nd\u00ebrqeveritare i v\u00ebrtetojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrit se \u00e7far\u00eb kan\u00eb qen\u00eb Samoili dhe Goce Dell\u00e7evi nj\u00eb her\u00eb e nj\u00eb koh\u00eb. Po sot? Sa deputet\u00eb? Sa ministra, sa kryetar\u00eb komunash t\u00eb Maqedonis\u00eb kan\u00eb pasaport\u00eb bullgare? Vet\u00eb jan\u00eb shkruar si Bullgar\u00eb. Askush nuk i ka shtyr\u00eb me zor. E k\u00ebshtu nes\u00ebr, me plot t\u00eb drejt\u00eb, do t\u00eb na thon\u00eb: \u00c7\u2019g\u00ebnjeni veten? A nuk e shihni se lider\u00ebt tuaj jan\u00eb bullgar\u00eb?<\/p>\n<p>Mund t\u00eb thot\u00eb dikush, t\u00eb tilla jan\u00eb rrethanat. Hajdeeee. Po p\u00ebr Goce Dell\u00e7evin, \u00e7far\u00eb rrethanash ka pasur? Ai nuk ka mundur ta marr\u00eb vet\u00eb pasaport\u00ebn maqedonase. Kurse p\u00ebr Samoilin \u2013 t\u00eb mos flasim fare. Por deputet\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb shtet maqedonas. Rrethanat e tyre jan\u00eb ku e ku m\u00eb t\u00eb favorshme se sa ato t\u00eb Goce Dell\u00e7evit.<\/p>\n<p>T\u00eb flasim drejt. Un\u00eb nuk e kam fjal\u00ebn p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pasaport\u00eb bullgare p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Gjermani, Suedi, Franc\u00eb, Holand\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar si qytetar\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb, se ata me siguri nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrngulen n\u00eb Bullgari, apo q\u00eb t\u00eb bullgarizohen. Atyre politika nuk u intereson. Ia kan\u00eb mbathur nga politikan\u00ebt q\u00eb t\u2019i sigurojn\u00eb vetes ekzistenc\u00eb. Mir\u00ebpo \u00ebsht\u00eb tejet e r\u00ebnd\u00ebsishme se kush nga k\u00ebta lider\u00eb aktual\u00eb dhe t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, q\u00eb kur ekziston Republika e pavarur e Maqedonis\u00eb, ka pasur apo jo pasaport\u00eb bullgare apo \u00e7far\u00ebdolloj pasaporte t\u00eb ndonj\u00eb shteti tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ne q\u00eb kemi zgjedhur t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet duam t\u00eb dim\u00eb n\u00ebse p\u00ebr kryeministrin, deputetin, deputetin special, ministrin, kryetarin apo k\u00ebshilltarin e komun\u00ebs son\u00eb ekziston nj\u00eb shtet rezerv\u00eb\u2026A nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb di n\u00ebse ai q\u00eb merr vendimet n\u00eb emrin tim ka nj\u00eb vendlindje rezerv\u00eb?<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se me sa para je futur n\u00eb politik\u00eb dhe sa para ke b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb je n\u00eb politik\u00eb dhe paraqet pron\u00eb n\u00eb Komisionin e antikorrupsionit, \u00ebsht\u00eb gjithashtu e r\u00ebnd\u00ebsishme edhe me sa pasaporta je futur n\u00eb politik\u00eb. A ka guxim Zaevi dhe kjo garnitur\u00eb politike ta vendos\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e pasaportave si kusht p\u00ebr funksion shtet\u00ebror? K\u00ebtu nuk ka hidh\u00ebrime. Nuk ka gjykime. Nuk m\u00eb interesojn\u00eb motivet se pse dikush mund t\u00eb ket\u00eb pasaport\u00eb tjet\u00ebr. \u00cbsht\u00eb e thjesht\u00eb. Dua vet\u00ebm q\u00eb si votues t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb vler\u00ebsim objektiv t\u00eb njeriut q\u00eb m\u00eb premton se do t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr mua, me parat\u00eb e mia dhe n\u00eb shtetin tim.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2 <\/span> Un\u00eb i p\u00ebkas asaj gjenerate q\u00eb mban mend barcaletat p\u00ebr Bullgar\u00ebt, p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb cilave tani Zaharieva k\u00ebnaqet me hakmarrje. Kur e d\u00ebgjova deklarat\u00ebn e saj se vetoja nuk qenka veto, mu kujtua nj\u00eb barcalet\u00eb e viteve 1970-80 kur e bija e Todor Zhivkovit, Ljudmila, ka qen\u00eb duke ngar\u00eb shpejt makin\u00ebn n\u00ebp\u00ebr Sofje dhe e ka ndalur policia. Polici, duke mos e ditur se kush ishte vajza, p\u00ebr d\u00ebnim i ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vrim\u00eb n\u00eb dokumentacionin e lejes. Duke ia kthyer, sheh se mbiemri i saj \u00ebsht\u00eb Zhivkova dhe e pyet: \u201cTodor Zhivkovin, \u00e7\u2019e ke?\u201d Ajo i p\u00ebrgjigjet se \u00ebsht\u00eb babai i saj. At\u00ebher\u00eb, polici ia merr s\u00ebrish dokumentacionin nga dora dhe af\u00ebr vrim\u00ebs sh\u00ebnon \u201cKjo vrim\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vrim\u00eb\u201d (\u201e\u0422\u0430\u0437\u0438 \u0434\u0443\u043f\u043a\u0430 \u043d\u0435 \u0435 \u0434\u0443\u043f\u043a\u0430\u201d).<br \/>\nK\u00ebshtu, edhe kjo veto nuk \u00ebsht\u00eb veto. Ashtu sikurse n\u00eb vitin 1941 okupimi fashist bullgar nuk ishte okupim fashist bullgar.<\/p>\n<p>\u201cKjo vrim\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vrim\u00eb\u201d nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb barcalet\u00eb e zakonshme. Por nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim origjinal bullgar ndaj bot\u00ebs dhe nj\u00eb mentalitet i pasqyruar p\u00ebrmes nj\u00eb barcalete q\u00eb mbetet gjithmon\u00eb aktuale.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3 <\/span> Gjithmon\u00eb kur Krasimir Karaka\u00e7anov thoshte budallall\u00ebqe, nuk ia merrja seriozisht, se kujtoja se kjo nuk ishte politik\u00eb zyrtare e Bullgaris\u00eb. E paskam g\u00ebnjyer veten. Ajo po q\u00eb \u00ebsht\u00eb politika zyrtare e Sofjes dhe e till\u00eb do t\u00eb mbetet.<br \/>\nNuk e di n\u00ebse bullgar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se \u00e7far\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me veton. N\u00ebse kaq shum\u00eb kishin d\u00ebshir\u00eb t\u00eb na shkrijn\u00eb, e t\u00eb b\u00ebhemi nj\u00eb, t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u2019i shtypim kujtimet e krimeve t\u00eb tyre nga koha e okupimit fashist, t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb harrojm\u00eb serb\u00ebve, jugonostalgjin\u00eb dhe kujtimet e koh\u00ebs s\u00eb Titos, at\u00ebher\u00eb mu ata duhet t\u00eb na shtyjn\u00eb p\u00ebr n\u00eb BE, t\u00eb na i hapin kufij\u00eb, t\u00eb shpenzojn\u00eb para evropian\u00eb p\u00ebr rrug\u00eb, hekurudha, turiz\u00ebm, energjetik\u00eb, agrikultur\u00eb\u2026.At\u00ebher\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb natyrshme do t\u00eb ktheheshim drejt tyre e do t\u2019u ishim mir\u00ebnjoh\u00ebs. Mir\u00eb, edhe p\u00ebr ne, edhe p\u00ebr ata. Nuk do t\u00eb kishte pasur nevoj\u00eb p\u00ebr dekret p\u00ebr dashurin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb pamje ka gjenerata aktuale p\u00ebr Bullgarin\u00eb? F\u00ebmij\u00eb e mi din\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr Banskon, Borovecin dhe krem\u00ebn \u201czdrave\u201d p\u00ebr pubertet. Tani, p\u00ebrve\u00e7 vetos, m\u00ebsuan edhe p\u00ebr lig\u00ebsin\u00eb e administrat\u00ebs fashiste. Ashtu si\u00e7 n\u00ebn\u00ebs time i ka mbetur n\u00eb kujtes\u00eb momenti kur ushtrit\u00eb bullgare hynin n\u00eb Manastir, ashtu edhe f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm do t\u2019u mbetet n\u00eb kujtes\u00eb dijenia se fqiu i tyre po ua ndalon t\u00eb ardhmen evropiane. Se meritojn\u00eb m\u00eb pak se f\u00ebmij\u00ebt bullgar\u00eb. M\u00eb kot do t\u2019i ndryshoni librat e historis\u00eb. F\u00ebmij\u00ebt e sot\u00ebm nes\u00ebr do t\u00eb shkruajn\u00eb histori. Me veton historike t\u00eb 2020.<\/p>\n<p>Nuk themi se i gjith\u00eb populli bullgar ka qen\u00eb fashist. Por, Bullgaria zyrtare n\u00eb vitin 1941 i \u00ebsht\u00eb bashkangjitur Paktit t\u00eb trefisht\u00eb. Dhe nuk themi se t\u00eb gjith\u00eb bullgar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb liq, por Bullgaria zyrtare n\u00eb vitin 2020 na dha veto p\u00ebr BE:<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej nesh kan\u00eb miq n\u00eb Bullgari. Miqt\u00eb respektohen. Si njer\u00ebz. Por politika shtet\u00ebore e Bullgaris\u00eb \u00ebsht\u00eb armiq\u00ebsore dhe jo p\u00ebr t\u2019u respektuar. Shtetin e gjykojm\u00eb sipas politik\u00ebs zyrtare. Republika zyrtare e Bullgaris\u00eb ka kryer akt dhune. Republika zyrtare e Bullgaris\u00eb shantazhon nga pozicioni i nj\u00eb an\u00ebtareje t\u00eb BE -s\u00eb.<\/p>\n<p>Mjaft m\u00eb me lajkatime. Politika zyrtare e Republik\u00ebs s\u00eb Bullgaris\u00eb po k\u00ebrc\u00ebnon t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4 <\/span> \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb tani me Bullgarin\u00eb? Nuk kemi \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me Bullgarin\u00eb. Le t\u2019ia gjej\u00eb zgjidhjen BE-ja Bullgaris\u00eb.<br \/>\nKur Gjemania, me at\u00eb fuqi t\u00eb madhe dhe p\u00ebrpjekjen q\u00eb investoi, nuk arriti ta largonte veton bullgare p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje nebuloze, e madje edhe Angela Merkel na doli fajtore se nuk i ka vendosur k\u00ebrkesat nebuloze t\u00eb Bullgaris\u00eb n\u00eb korniz\u00ebn negociuese, hyrja n\u00eb BE b\u00ebhet nj\u00eb mision i pamundur.<\/p>\n<p>Ne nuk hym\u00eb n\u00eb BE. Vjet ishte vetoja e Makronit ngaq\u00eb Franca kishte zgjedhje lokale. Sivjet \u00ebsht\u00eb vetoja e Borisovit, ngaq\u00eb Bullgaria ka zgjedhje parlamentare. M\u00eb kot lodhemi me raporte kapituj, ben\u00e7marke, programe tuining, konferenca nd\u00ebrqeveritare, korniza negociuese, deklarata t\u00eb Lisbon\u00ebs, kritere t\u00eb Kopenhag\u00ebs\u2026n\u00eb bot\u00ebn reale politika e zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb varet nga ciklet zgjedhore t\u00eb 27 shteteve-an\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kjo b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb dhe se sa kan\u00eb ndryshuar ato vlera evropiane n\u00eb t\u00eb cilat besojm\u00eb kaq shum\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo vrim\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vrim\u00eb. Kjo veto nuk \u00ebsht\u00eb veto. Por as kjo BE nuk \u00ebsht\u00eb BE.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">5<\/span> A \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb tani se pse mbaja m\u00ebri me koleg\u00ebt kur sulmin e organizuar t\u00eb Kuvendit n\u00eb 27 prill 2017 e quanin \u201ce enjtja e p\u00ebrgjakshme\u201d, \u201cngjarjet jo t\u00eb dashura\u201d, \u201cngjarjet e Kuvendit\u201d apo poezi t\u00eb ngjashme, n\u00eb vend q\u00eb ta quajn\u00eb me emrin e duhur \u2013 sulmi i organizuar i Kuvendit?<br \/>\nTani Gjyqi po refuzon padit\u00eb p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblim t\u00eb raportuesve t\u00eb Kuvendit dhe k\u00ebrkon prej tyre t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se ka pasur sulm t\u00eb Kuvendit. Sipas Gjyqit, gazetar\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb atje n\u00eb sh\u00ebtitje, e jo n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb thot\u00eb Gjyqi? Se politikan\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb l\u00ebnduar n\u00eb at\u00eb \u201cngjarje t\u00eb p\u00ebrgjakshme\u201d jan\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit, kurse ata q\u00eb kan\u00eb raportuar mbi \u201cngjarjen e p\u00ebrgjakshme\u201d nuk ekzistojn\u00eb? Gazetar\u00ebt ishin t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr Gjyqin si d\u00ebshmitar\u00eb at\u00ebher\u00eb kur gjykoheshin sulmuesit e Kuvendit, por nuk i pranonin si viktima. T\u00eb mos ishin gazetar\u00ebt nuk do t\u00eb dihej sa ka ndodhur nj\u00eb sulm n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Ndoshta Bullgaria ndonj\u00ebher\u00eb do ta heq\u00eb veton p\u00ebr BE. Por ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb me nj\u00eb gjyq\u00ebsi t\u00eb till\u00eb, e kjo gjyq\u00ebsi nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr BE.<\/p>\n<p><strong><em>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku <\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>VMRO-ja bullgare, ajo e Karaka\u00e7anovit, lajm\u00ebron se do t\u00eb b\u00ebj\u00eb revizion t\u00eb ndarjes s\u00eb pasaportave bullagare ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":false,"thumbURL":false,"categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"Mjaft m\u00eb me lajkatime. Politika zyrtare e Republik\u00ebs s\u00eb Bullgaris\u00eb po k\u00ebrc\u00ebnon ardhm\u00ebrin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb. ","views":"226","source":"","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>TAZI BE - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/tazi-be\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"TAZI BE - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"VMRO-ja bullgare, ajo e Karaka\u00e7anovit, lajm\u00ebron se do t\u00eb b\u00ebj\u00eb revizion t\u00eb ndarjes s\u00eb pasaportave bullagare ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/tazi-be\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2020-12-11T18:36:54+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/tazi-be\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/tazi-be\/\",\"name\":\"TAZI BE - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"datePublished\":\"2020-12-11T18:36:54+00:00\",\"dateModified\":\"2020-12-11T18:36:54+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/tazi-be\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133874"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=133874"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/133874\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=133874"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=133874"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=133874"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}