{"id":139779,"date":"2021-02-21T20:54:12","date_gmt":"2021-02-21T19:54:12","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=139779"},"modified":"2021-02-21T20:54:12","modified_gmt":"2021-02-21T19:54:12","slug":"une-jam-marsian","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/une-jam-marsian\/","title":{"rendered":"UN\u00cb JAM MARSIAN"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1 <\/span> N\u00eb letr\u00ebn e njoftimit do t\u00eb them se jam nga Marsi. Pse jo? Teksa po e shihja aterimin e sond\u00ebs s\u00eb NASA-s, u emocionova dhe papritur u ndjeva shum\u00eb i dashuruar me Marsin, sikur t\u00eb ishte sht\u00ebpia ime, sikur t\u00eb vija nga atje.<\/p>\n<p>Si? Nuk guxuakam t\u00eb figuroj si marsian sepse marsian\u00ebt nuk ndodhen n\u00eb Preambul\u00ebn e Kushtetut\u00ebs? Po mir\u00eb, aty p\u00ebrmenden t\u00eb tjer\u00eb\u2026.dhe fjalia p\u00ebrfundon me \u201cetj\u201d. Ja q\u00eb un\u00eb jam nj\u00ebri nga k\u00ebta \u201cetj\u201d. Kam miq q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lumtur sepse jan\u00eb mes t\u00eb vaksinuarve t\u00eb par\u00eb kund\u00ebr kovid-19 dhe duan q\u00eb n\u00eb letr\u00ebn e tyre t\u00eb njoftimit t\u00eb thuhet se p\u00ebrkat\u00ebsia e tyre etnike \u00ebsht\u00eb \u201cFajzer\u201d, edhe pse kjo mund t\u00eb krijoj\u00eb p\u00ebr\u00e7arje mes familjeve ku bashk\u00ebshorti apo bashk\u00ebshortja d\u00ebshirojn\u00eb q\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsia e tyre etnike t\u00eb jet\u00eb \u201cBiontek\u201d. Po nuk mund t\u00eb thuhet se \u00ebsht\u00eb Sputnik, p\u00ebr shembull? Apo, k\u00ebto p\u00ebrkat\u00ebsi etnike nuk hyjn\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb e \u201ct\u00eb tjer\u00ebve\u201d por n\u00eb at\u00eb t\u00eb \u201cp\u00ebrtej t\u00eb tjer\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Na erdhi nj\u00eb koh\u00eb e till\u00eb q\u00eb kur t\u00eb zgjohesh n\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb duhet t\u00eb vendos\u00ebsh se si do t\u00eb quhesh n\u00eb letr\u00ebn e njoftimit p\u00ebr 10 vjet\u00ebt e ardhshme, derisa t\u00eb zgjat letra e njoftimit. F\u00ebmij\u00ebt, prind\u00ebrit e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsie tjet\u00ebr etnike, q\u00eb n\u00eb 14 vje\u00e7 do t\u00eb duhet t\u00eb zgjedhin n\u00ebse e duan m\u00eb shum\u00eb mamin apo babin.<\/p>\n<p>Pa le t\u00eb shohim se kush mund t\u00eb guxoj\u00eb t\u00eb m\u00eb ndaloj\u00eb q\u00eb ta regjistroj veten si marsian? Nuk e llogaris as Komisionin p\u00ebr parandalim t\u00eb diskriminimit. As gjykat\u00ebn kushtetuese. Q\u00eb kur ligji n\u00eb Parlament udh\u00ebhiqet me procedur\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb sepse ka nj\u00eb flamur evropian, un\u00eb pse mos t\u00eb sillem si nj\u00eb evropian? Do t\u00eb shkoj\u00eb direkt n\u00eb gjykat\u00ebn e Strasburgut.<\/p>\n<p>Parlamenti, elita politike dhe publiku k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb logjik\u00eb n\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht jologjike n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb pandemie. A shikoni se \u00e7far\u00eb bisede t\u00eb kot\u00eb po b\u00ebjm\u00eb? Mrekulli. Arg\u00ebtimi do t\u00eb vijoj\u00eb n\u00eb kanalin parlamentar t\u00eb sh\u00ebrbimit publik.<\/p>\n<p>Sonda u lansua n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2020 dhe pas shtat muajve, mbr\u00ebm\u00eb ateroi n\u00eb Mars. Po politikan\u00ebt tan\u00eb \u00e7\u2019pun\u00eb arrit\u00ebn t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr shtat\u00eb muaj? P\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb etnike n\u00eb letrat e njoftimit. Ah, po. Se desh do t\u00eb harroja nj\u00eb sukses tjet\u00ebr \u2013 tabelat trigjuh\u00ebsore rrugore. Nj\u00eb sukses i dyfisht\u00eb.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2 <\/span> Kryeministri Zoran Zaev thot\u00eb se ky ka qen\u00eb premtimi q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb partis\u00eb Besa q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb koalicion parazgjedhor, por nuk e kuptoj se pse Besa do t\u00eb ishte e lumtur me nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Si do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e bukur jeta e votuesve t\u00eb Bes\u00ebs me faktin se n\u00eb letr\u00ebn e njoftimit do t\u00eb thuhet se jan\u00eb shqiptar\u00eb? Vall\u00eb kaq t\u00eb k\u00ebnaqur jan\u00eb me t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e tjera n\u00eb shtet, sa vet\u00ebm edhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb nga politikan\u00ebt? Vall\u00eb kaq gj\u00eb i ka mbetur Bes\u00ebs t\u00eb b\u00ebj\u00eb? T\u00eb shkruaj\u00eb nacionalitetet n\u00ebp\u00ebr letrat e njoftimit, sepse pun\u00ebn e inspektimit t\u00eb tabelave na e mori BDI-ja?<br \/>\nZaevi vazhdon t\u00eb na thot\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ne \u201cmbajm\u00eb llogari p\u00ebr t\u00eb drejtat e bashk\u00ebsive etnike dhe p\u00ebr bashk\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla etnike\u201d.<\/p>\n<p>Kur i \u00ebsht\u00eb ndaluar dikujt t\u00eb thot\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet? Mund t\u00eb dal\u00ebsh lirisht n\u00eb shesh dhe t\u00eb thuash: \u201cUn\u00eb jam marsian\u201d. Vizato lirisht nj\u00eb tatuazh n\u00eb ball\u00eb n\u00ebse kaq fort d\u00ebshiron t\u00eb dallohesh nga t\u00eb tjer\u00ebt. Por letra e njoftimit? Nuk e kuptoj si t\u00eb rrit ndjenj\u00ebn e nacionalitetit di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb rri n\u00eb xhep apo \u00e7ant\u00eb dhe ta shohin vet\u00ebm punonj\u00ebsit e sportelit apo policia q\u00eb t\u00eb ta krahasoj\u00eb fotografin\u00eb? Kur t\u00eb shkosh n\u00eb bank\u00eb e t\u00eb shohin se \u00e7far\u00eb nacionaliteti je, mos ndoshta do t\u00eb t\u00eb japin m\u00eb shum\u00eb para? Apo do ta riprogramojn\u00eb kredin\u00eb? Apo do t\u00eb mund t\u00eb paguash n\u00eb m\u00eb shum\u00eb k\u00ebste? Ose mos ndoshta mendon se do t\u00eb t\u00eb ken\u00eb frik\u00eb e do t\u00eb ta l\u00ebshojn\u00eb rrug\u00ebn?<\/p>\n<p>A duhet q\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebsi sporteli n\u00eb bank\u00eb t\u2019i interesoj\u00eb se \u00e7far\u00eb je ti sipas nacionalitetit? A duhet q\u00eb policit q\u00eb do t\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb letr\u00ebn e njoftimit t\u2019i interesoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se cilit etnicitet i p\u00ebrket q\u00eb t\u00eb t\u00eb mundet t\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si\u00e7 duhet? Apo, do t\u00eb duhet q\u00eb secili t\u00eb shkoj\u00eb te \u201cai i veti\u201d.<\/p>\n<p>Kjo nuk ka asnj\u00eb lidhje me iden\u00eb e \u201cnj\u00eb shoq\u00ebrie p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d t\u00eb cil\u00ebn e promovon Zaevi. Pik\u00ebrisht ngaq\u00eb d\u00ebshiron q\u00eb t\u2019u b\u00ebj\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, do t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb aparteid. Le t\u00eb jemi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb regjistruar, t\u00eb dihet kush \u00ebsht\u00eb kush. Sot, sipas p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike, nes\u00ebr sipas di\u00e7kaje tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>M\u00eb falni, por un\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk mund t\u00eb gjej\u00eb as nj\u00eb nevoj\u00eb emotive e as praktike nga \u00e7\u00ebshtja e regjistrimit t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3<\/span> Presidenti Stevo Pendarovski n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr MKD.MK tha se \u201cnuk ekziston nj\u00eb shtet demokratik n\u00eb bot\u00eb ku n\u00eb letr\u00ebn e njoftimit shkruhet p\u00ebrkat\u00ebsia etnike dhe fetare. Por, nuk mendoj se nj\u00eb ligj i till\u00eb do t\u00eb ket\u00eb pasoja negative.\u201d<br \/>\nN\u00ebse presidenti thot\u00eb se askund n\u00eb bot\u00eb nuk ka nj\u00eb budallall\u00ebk si ky i Bes\u00ebs, nd\u00ebrsa Zaevi i ka dh\u00ebn\u00eb bes\u00ebn se do ta p\u00ebrmbush\u00eb, at\u00ebher\u00eb ai mund t\u00eb mos e n\u00ebnshkruaj\u00eb ligjin. Le t\u2019ua kthej\u00eb n\u00eb Parlament p\u00ebr s\u00eb dyti her\u00eb, le ta diskutojn\u00eb dhe le ta votojn\u00eb n\u00ebse nuk kan\u00eb pun\u00eb m\u00eb t\u00eb men\u00e7ur. Rregulativat evropiane nga gushti i k\u00ebtij viti do t\u00eb ndalojn\u00eb ndarjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale ku shkruhen p\u00ebrkat\u00ebsit\u00eb racore, etnike, religjioze dhe politike, kurse deputet\u00ebt tan\u00eb do t\u00eb sjellin ligjj me flamur evropian, demek po b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrputhje standardesh me BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb totalisht i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mendimi i Pendarovskit n\u00ebse ai n\u00ebnshkruan di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb i sigurt n\u00ebse duhet ta n\u00ebnshkruaj\u00eb apo jo. Pse duhet ta haj\u00eb shteti nga mendimi i qytetarit Stevo? Qytetari Stevo mund t\u00eb ndaj\u00eb mendimet e tij n\u00eb kafe me miqt\u00eb e tij sa t\u00eb doj\u00eb. Por qytetar\u00ebt presin q\u00eb presidenti Pendarvoski, kur i ndan mendimet me ta, edhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka n\u00eb lidhje me ato mendime. Pasi, vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rezulton se edhe mendimi ka qen\u00eb shtet\u00ebror.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4<\/span> Ministri p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb jashtme Bujar Osmani n\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin \u201cTriling\u201d tha se q\u00eb kur e kemi kthyer dinamik\u00ebn e komunikimit me Bullgarin\u00eb, i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb se \u201cBullgaria nuk i konteston atributet e identitetit, gjegj\u00ebsisht gjuh\u00ebn dhe p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb etnike t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb p\u00ebrkasin\u00eb k\u00ebtu, gjegj\u00ebsisht identitetin e qytetar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebtu?! Bujar Osmani po e thot\u00eb k\u00ebt\u00eb? Apo Ekaterina Zaharieva. P\u00ebr cilin ekip po b\u00ebjm\u00eb tifo? P\u00ebr Zaevin apo p\u00ebr Borisovin? Nuk e kuptoj se \u00e7far\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb ministrit p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb jashtme? Qeveris\u00eb bullgare ia pranoi narrativin se ata nuk e neglizhojn\u00eb identitetin, e nd\u00ebrkoh\u00eb kan\u00eb vendosur veto pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak se kund\u00ebrvihen p\u00ebr faktin q\u00eb n\u00eb korniz\u00ebn negociuese t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb populli dhe gjuha maqedonase.<\/p>\n<p>Shum\u00eb mir\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb ashtu si\u00e7 thot\u00eb Osmani. Q\u00eb kur nuk ka asnj\u00eb problem, at\u00ebher\u00eb le ta pranojn\u00eb gjuh\u00ebn maqedonase, popullin maqedonas ashtu si\u00e7 e shkruajn\u00eb gjerman\u00ebt n\u00eb korniz\u00ebn negociuese dhe si\u00e7 ran\u00eb dakord 26 shtete-an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb. Le ta heqin bllokad\u00ebn q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb fillojm\u00eb me negociata. Her\u00ebt a von\u00eb, do t\u00eb mb\u00ebrrijm\u00eb edhe deri te kapitulli me t\u00eb dh\u00ebnat dhe letrat e njoftimit.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">5<\/span> Puna me BE-n\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb humbet kuptimin. Jo vet\u00ebm sa iu p\u00ebrket vaksinave, pasi shohim se p\u00ebr vaksinat e huq\u00ebn vet\u00eb pun\u00ebn. Vaksinat ishin vet\u00ebm kapaku i zhg\u00ebnjimit nga vetoja bullgare.<br \/>\nBullgaria \u00ebsht\u00eb fajtori m\u00eb i madh q\u00eb k\u00ebtu gjithnj\u00eb e m\u00eb pak po \u00e7uditemi rreth k\u00ebsaj teme. Sa m\u00eb proevropian t\u00eb jesh, sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb logjikosh, ndonj\u00ebher\u00eb emocionet mbizot\u00ebrojn\u00eb.<br \/>\nThjesht, nuk mund t\u00eb jesh neglizhent n\u00ebse Bullgaria t\u00eb injoron, kurse partner\u00ebt e saj jan\u00eb t\u00eb pafuqish\u00ebm q\u00eb t\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb.<br \/>\nDhe, \u00e7far\u00eb ndodh? Do t\u00eb fillojm\u00eb me negociata? Presim dat\u00ebn? Nuk mund t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr sa koh\u00eb kryeson Portugalia, por Sllovenia me siguri do ta kthej\u00eb p\u00ebrhapjen n\u00eb rendin e dit\u00ebs? Gjermania nuk dor\u00ebzohet? Mir\u00eb de, s\u2019prish pun\u00eb. Mos na elaboroni m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb edhe kishim ndonj\u00eb shpres\u00eb, na kapte euforia, shkonte deri n\u00eb shkall\u00ebn e zhg\u00ebnjimit. N\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb till\u00eb edhe mund ta besonim ndonj\u00eb premtim.. Po tani? Tani jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku nuk \u00ebsht\u00eb se nuk t\u00eb b\u00ebhet von\u00eb fare, por ekziston nj\u00eb lloj neglizhenc\u00eb. Ata flasin, por nga nj\u00ebri vesh futet e nga tjetri del.<br \/>\nNuk je as i hidh\u00ebruar, as i inatosur, nuk ke as energji e as d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u00eb shpjegosh gj\u00ebra. P\u00ebr ty, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj tashm\u00eb. Ashtu sikurse kur i jep fund nj\u00eb lidhjeje romanike. N\u00eb fillim m\u00ebrzitesh, e kujton shpesh ish-in se ku mund t\u00eb jet\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb duke shkuar, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb\u2026Dhe hop! Vjen koha kur e sheh me nj\u00eb tjet\u00ebr dhe nuk t\u00eb b\u00ebhet as t\u2019ia hedh\u00ebsh syt\u00eb.<\/p>\n<p>Jeta pask\u00ebsh mundur t\u00eb jet\u00eb e bukur edhe pa t\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku <\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>\u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb letr\u00ebn e njoftimit do t\u00eb them se jam nga Marsi. Pse jo? Teksa po e shihja aterimin e sond\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":false,"thumbURL":false,"categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"Kur t\u00eb rriten f\u00ebmij\u00ebt, do t\u00eb duhet t\u00eb zgjedhin se k\u00eb duan m\u00eb shum\u00eb, mamin apo babin. ","views":"44","source":"Shkup, (SAKAMDAKAZAM.MK)","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>UN\u00cb JAM MARSIAN - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/une-jam-marsian\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"UN\u00cb JAM MARSIAN - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00eb letr\u00ebn e njoftimit do t\u00eb them se jam nga Marsi. Pse jo? Teksa po e shihja aterimin e sond\u00ebs [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/une-jam-marsian\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-02-21T19:54:12+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/une-jam-marsian\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/une-jam-marsian\/\",\"name\":\"UN\\u00cb JAM MARSIAN - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"datePublished\":\"2021-02-21T19:54:12+00:00\",\"dateModified\":\"2021-02-21T19:54:12+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/une-jam-marsian\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139779"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=139779"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/139779\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=139779"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=139779"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=139779"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}