{"id":144539,"date":"2021-04-18T23:19:24","date_gmt":"2021-04-18T21:19:24","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=144539"},"modified":"2021-04-18T23:19:24","modified_gmt":"2021-04-18T21:19:24","slug":"ashtu-shef","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/ashtu-shef\/","title":{"rendered":"ASHTU, SHEF"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1<\/span> M\u00eb erdhi n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs nga Parlamenti e nga partit\u00eb q\u00eb na kan\u00eb detyruar t\u00eb votojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebta emra n\u00ebp\u00ebr listat zgjedhore. Urgjenisht integroni listat e hapura t\u00eb deputet\u00ebve. Por k\u00ebso detyrimesh mos na b\u00ebni m\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 gjith\u00eb pabesis\u00eb q\u00eb e kemi n\u00eb institucionet, na mungonte vet\u00ebm edhe kjo shfaqje e fundit e Parlamentit, ku opozita tallet me institucionin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit. E madje p\u00ebr nj\u00eb tem\u00eb aq t\u00eb ndjeshme sa \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb ndihma financiare p\u00ebr firmat. Me mij\u00ebra qytetar\u00eb presin rrogat e tyre, nd\u00ebrsa deputet\u00ebt me muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb shtyhen se cili do t\u00eb mashtroj\u00eb n\u00eb mir\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt. Me r\u00ebnd\u00ebsi, do t\u00eb marrin para p\u00ebr m\u00ebditjet dhe shpenzimet rrugore, kurse p\u00ebr ata mij\u00ebra qytetar\u00eb dhe qytetare q\u00eb presin p\u00ebr votimin e ndihm\u00ebs nga shteti, nuk u b\u00ebhet fare von\u00eb. Le t\u00eb vdesin n\u00eb mes t\u00eb pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Ne e dinim se deputet\u00ebt jan\u00eb t\u00eb paaft\u00eb dhe ca t\u00eb bindur q\u00eb nuk mendojn\u00eb me kok\u00eb t\u00eb tyre. Mir\u00ebpo tani e pam\u00eb edhe se sa t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm dhe \u00e7njer\u00ebzor\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e VMRO-s\u00eb le t\u00eb pushojn\u00eb s\u00eb aktruari se gjoja ndjekin parime dhe procedur\u00eb. Nuk ka asnj\u00eb procedur\u00eb q\u00eb mund ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb ndershm\u00ebrin\u00eb dhe njer\u00ebzin\u00eb.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2<\/span> Pas procedurave fshihet edhe qeveria, sa her\u00eb q\u00eb ajo nuk d\u00ebshiron t\u00eb kryej\u00eb nj\u00eb pun\u00eb. Vall\u00eb, kujt ia shesin p\u00ebrrallat p\u00ebr at\u00eb se qe kat\u00ebr vjet nuk mund ta ndryshojn\u00eb nj\u00eb Plan t\u00eb detajuar urbanistik dhe ta p\u00ebrshtasin me Planin t\u00eb p\u00ebrgjitsh\u00ebm urbanistik n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb kryeqytetit t\u00eb shtetit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rendi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb LSDM-ja ka pushtetin si n\u00eb nivel central, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb lokal t\u00eb qytetit t\u00eb Shkupit dhe Komun\u00ebs Qend\u00ebr? Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e mundur, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e duhur. Ne e ndryshuam emrin e shtetit, votuam ndryshime n\u00eb Kushtetut\u00eb, nd\u00ebrsa ata qe kat\u00ebr vjet nuk mund t\u2019i p\u00ebrshtasin planet nj\u00ebri me tjetrin. E madje p\u00ebr di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ata vet\u00eb p\u00ebr 10 vjet thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb e keqe dhe e paligjshme. Hanin edhe qytek nga VMRO-DPMNE-ja kur sillej ky plan, p\u00ebr t\u00eb cilin tani hiqen si t\u00eb pafuqish\u00ebm p\u00ebr ta ndryshuar. I fituan zgjedhjet pasi qytetar\u00ebt i besonin premtimit se do t\u2019i ndryshojn\u00eb politikat urbanistike t\u00eb Nikolla Gruevskit.<br \/>\nNuk po flasim n\u00ebse parkingu n\u00eb \u201cHolidej In\u201d n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Shkupit duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet apo jo dhe se \u00e7far\u00eb duhet nd\u00ebrtuar. Nuk flasim as p\u00ebr at\u00eb n\u00ebse kullat e projektuara jan\u00eb t\u00eb bukura apo t\u00eb sh\u00ebmtuara. Nuk po flasim as p\u00ebr at\u00eb n\u00ebse investitori, t\u00eb cilit mu ky pushtet i LSDM-s\u00eb ia shiti tok\u00ebn e shtetit, ka apo jo t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb doj\u00eb. \u00cbsht\u00eb absolutisht e par\u00ebnd\u00ebsishme se \u00e7far\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb investitori. Ai kujdeset p\u00ebr interesin e tij. Por, kush p\u00ebrkujdeset p\u00ebr interesin e shtetit? Shtetit? Qyteti i Shkupit? Komuna Qend\u00ebr?<\/p>\n<p>Kat\u00ebr vjet pas fitores n\u00eb zgjedhjet lokale, kuptojm\u00eb se LSDM-ja ka investuar zero p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i ndryshuar politikat urbanistike t\u00eb VMRO-DPMNE-s\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb treguar shqet\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrgjitshme. Vet\u00eb i sabotuan premtimet e tyre.<\/p>\n<p>Pushteti i m\u00ebparsh\u00ebm komunal paska sjell\u00eb plan t\u00eb paligjsh\u00ebm. Pushteti aktual central ka dh\u00ebn\u00eb leje q\u00eb parcela t\u00eb zmadhohet dhe e ka shitur tok\u00ebn shtet\u00ebrore. Pushteti i tanish\u00ebm komunal hiqet se \u00ebsht\u00eb jokompetent p\u00ebr ta parandaluar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Gjykata kushtetuese shfuqizon moratoriumin p\u00ebr nd\u00ebrtim, t\u00eb vendosur si nj\u00eb p\u00ebrpjekje e d\u00ebshp\u00ebruar e qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet t\u00eb pakt\u00ebn di\u00e7ka. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kan\u00eb humbur kontakt me realitetin, n\u00eb qoft\u00eb se k\u00ebrkojn\u00eb simpati nga ne nd\u00ebrsa hiqen si t\u00eb pafuqish\u00ebm, e n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb vota n\u00eb zgjedhjet lokale. P\u00ebr \u00e7far\u00eb t\u2019i votojm\u00eb? P\u00ebr faktin se e shit\u00ebn interesin publik?<\/p>\n<p>Po ne nuk votojm\u00eb dik\u00eb q\u00eb m\u00eb pas t\u00eb na justifikohet se \u00ebsht\u00eb i pafuqish\u00ebm dhe jokompetent. Harruan se k\u00ebta t\u00eb LSDM-s\u00eb dhe votuesit nga Qendra n\u00eb vitin 2017 dilnin p\u00ebr votim n\u00eb tre rrethe dhe ua ndalnin liftat. Ua shp\u00ebrngulnin Pustecin, e tani askush nuk u thot\u00eb- ne falni, nuk kemi fuqin\u00eb ta ndryshojm\u00eb politik\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ju dol\u00ebt tri her\u00eb p\u00ebr ta ndryshuar. Ky teat\u00ebr q\u00eb tani e b\u00ebjn\u00eb kryetari i Qendr\u00ebs Sasha Bogdanoviq dhe ministri i nd\u00ebrtimit Bllagoj Bo\u00e7varovski, n\u00eb shfaqjen me em\u00ebr: \u201cNuk jemi kompetent, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb sipas Kushtetut\u00ebs dhe ligjit\u201d, u b\u00eb i famsh\u00ebm ngaq\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Qendr\u00ebn, e kryeqytetit. Po kush e di se \u00e7\u2019b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebr komunat dhe fshatrat ku njer\u00ebzit nuk ka kush t\u2019i d\u00ebgjoj\u00eb e nuk kan\u00eb as se ku t\u00eb ankohen.<\/p>\n<p>Tek njer\u00ebzit \u00ebsht\u00eb shtresuar shum\u00eb pabesi dhe revolt\u00eb. \u00cbsht\u00eb normale \u2013 kur mashtrohen disa her\u00eb \u2013 pushojn\u00eb s\u00eb pasuri besim. Kur u thon\u00eb \u2013 do t\u00eb ket\u00eb rrug\u00eb n\u00ebntok\u00ebsore q\u00eb t\u00eb zgjidhet problemi i trafikut \u2013 ata nuk besojn\u00eb. A nuk duhej t\u00eb kishte rrug\u00eb n\u00ebntok\u00ebsore edhe p\u00ebrgjat\u00eb Vardarit? E nuk e b\u00ebn\u00eb. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast mbroheshin intereset e kompanis\u00eb private, e jo t\u00eb qytetar\u00ebve. Kur u thon\u00eb se do ta mbrojn\u00eb bregun e Ohrit si\u00e7 k\u00ebrkon UNESKO \u2013 nuk besojn\u00eb. Qeshnin kur Mile Janakieski sillte r\u00ebr\u00eb deti e kur Nikolla Gruevski propozonte parmak\u00eb, nd\u00ebrsa tani nuk mund t\u00eb rr\u00ebnohet dot as edhe nj\u00eb tarrac\u00eb ilegale e kafenes\u00eb. Komuna hiqet si e pafuqishme, kurse shteti si jokompetent.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb jesh i paaft\u00eb, e nj\u00eb gj\u00eb krejt\u00ebsisht tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebhesh sikur nuk e di se nuk mund t\u00eb mbrosh t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrgjitshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ti ke pushtetin, t\u00eb zgjedhur n\u00eb zgjedhje demokratike. Andaj, nuk kam as edhe nj\u00eb th\u00ebrrime simpati p\u00ebr ankesat e qeveris\u00eb p\u00ebr at\u00eb se sa t\u00eb pafuqish\u00ebm jan\u00eb. N\u00ebse jan\u00eb t\u00eb pafuqish\u00ebm, le t\u00eb japin dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3 <\/span> T\u00eb na kishte d\u00ebgjuar Zaevi para dy vjet\u00ebsh, kur mediat filluan t\u00eb publikojn\u00eb dokumente p\u00ebr krimet e sekretarit gjeneral t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Qeveris\u00eb, e deri pasa disa dit\u00ebve, sekretari i \u00e7do gj\u00ebje Dragi Rashkovski, m\u00eb e pakta q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte ishte ta pushonte nga funksioni. Nd\u00ebrsa ai e mbronte. Dhe akoma e mbron.<br \/>\nP\u00ebr Rashkovskin ka hetim dhe paraburgim sht\u00ebpiak. Por tani nuk do t\u00eb digjet vet\u00ebm Rashkovski. Tani do t\u00eb digjet edhe partia.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4<\/span> Zoran Zaevi b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb se posedon kapacitet demokratik shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh se sa Nikolla Gruevski. T\u00eb pakt\u00ebn ne q\u00eb mbajm\u00eb mend, e ndjejm\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Por, \u00e7\u2019t\u00eb duhet ai kapacitet demokratik, tolerim i absurdit, kombinim i paaft\u00ebsis\u00eb dhe i demonstrimit t\u00eb pafuqis\u00eb.<\/p>\n<p>Pushteti gjithnj\u00eb kalon n\u00ebp\u00ebt disa faza para se t\u2019i zhg\u00ebnjej\u00eb ata q\u00eb i kishin besim kur i votuan. N\u00eb fillim, mendojn\u00eb se mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka, premtojn\u00eb gjith\u00e7ka dhe i mban entuziazmi p\u00ebr ndryshim. Pastaj, vijn\u00eb te faza ku p\u00ebrballen me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb komplikura ligjore dhe nj\u00eb administrat\u00eb t\u00eb partizuar e cila \u00ebsht\u00eb e paaft\u00eb, ndonj\u00ebher\u00eb e korruptuar, e ndonj\u00ebher\u00eb nuk d\u00ebshiron q\u00eb t\u00eb zgjidh\u00eb. Dhe \u2013 vjen faza kur lideri do t\u00eb mb\u00ebshtetet te lajkatar\u00ebt, te ushtar\u00ebt partiak\u00eb dhe te medikor\u00ebt q\u00eb thon\u00eb: Ashtu, shef. Bravo, shef. Je m\u00eb i miri, shef.\u201d<\/p>\n<p>E tani jemi n\u00eb faz\u00ebn \u2013 kur qeveria tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb dehur nga bukurit\u00eb e qeverisjes dhe nga mbifuqia \u2013sa q\u00eb nuk i b\u00ebhet fare von\u00eb se \u00e7far\u00eb mendon publiku. Por hiqet sikur i b\u00ebhet von\u00eb. Andaj, shkruan fraza NGO-sh n\u00eb Facebook p\u00ebr at\u00eb se si do ta kufizojn\u00eb drek\u00ebn e funksionar\u00ebve n\u00eb 1.500 denar\u00eb dhe do t\u2019i num\u00ebrojn\u00eb gotat e ujit me 10 pun\u00ebsime t\u00eb reja p\u00ebr \u201ckrijimin e masave sistemike p\u00ebr parandalimin dhe \u00e7rr\u00ebnjosjen e korrupsionit\u201d.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr mua, m\u00eb mir\u00eb e kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb sikur u b\u00ebhet von\u00eb, se sa t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb shkaktojn\u00eb represion si\u00e7 b\u00ebnte VMRO-DPMNE-ja. Kjo \u00ebsht\u00eb faza \u2013 n\u00ebse nuk je me mua, nuk do t\u00eb jesh m\u00eb. Ja, kaq t\u00eb ulta i kemi pritshm\u00ebrit\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7do qeveri rr\u00ebzohet at\u00ebher\u00eb kur fillon t\u00eb mendoj\u00eb se votuesit e saj jan\u00eb budallenj. Qeveria e LSDM-s\u00eb tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb \u2013 l\u00ebri njer\u00ebzit le t\u00eb d\u00ebrd\u00ebllisin.<\/p>\n<p><strong><em>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku <\/em><\/strong><\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb erdhi n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs nga Parlamenti e nga partit\u00eb q\u00eb na kan\u00eb detyruar t\u00eb votojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebta emra [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":false,"thumbURL":false,"categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"Ne e dinim se deputet\u00ebt jan\u00eb t\u00eb paaft\u00eb dhe ca t\u00eb bindur q\u00eb nuk mendojn\u00eb me kok\u00eb t\u00eb tyre. Mir\u00ebpo tani e pam\u00eb edhe se sa t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm dhe \u00e7njer\u00ebzor\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb. ","views":"31","source":"Shkup, (SAKAMDAKAZAM.MK)","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>ASHTU, SHEF - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/ashtu-shef\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"ASHTU, SHEF - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"M\u00eb erdhi n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs nga Parlamenti e nga partit\u00eb q\u00eb na kan\u00eb detyruar t\u00eb votojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebta emra [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/ashtu-shef\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-04-18T21:19:24+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/ashtu-shef\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/ashtu-shef\/\",\"name\":\"ASHTU, SHEF - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"datePublished\":\"2021-04-18T21:19:24+00:00\",\"dateModified\":\"2021-04-18T21:19:24+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/ashtu-shef\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144539"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=144539"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/144539\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=144539"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=144539"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=144539"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}