{"id":149364,"date":"2021-06-21T10:17:24","date_gmt":"2021-06-21T08:17:24","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=149364"},"modified":"2021-06-21T10:17:24","modified_gmt":"2021-06-21T08:17:24","slug":"s-ka-hajer-nga-deve-bair","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/s-ka-hajer-nga-deve-bair\/","title":{"rendered":"S&#8217;KA HAJ\u00cbR NGA DEVE BAIR"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1<\/span> \u00c7far\u00eb po k\u00ebrkonte Zaev n\u00eb Bullgari, kur nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Sofja i tha se nuk kishin nd\u00ebrmend t\u00eb hiqnin veton p\u00ebr fillimin e negociatave t\u00eb Maqedonis\u00eb me BE? I than\u00eb &#8220;mos eja&#8221; kurse ai u nis her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes q\u00eb t\u00eb shoh\u00eb futboll me kryeministrin bullgar Stefan Janev. Kinse ata b\u00ebkan tifoz p\u00ebr Maqedonin\u00eb, e nd\u00ebrkoh\u00eb 70% e popullsis\u00eb thon\u00eb se nuk duan t\u00eb na shohin dhe e mb\u00ebshtesin veton. E p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr b\u00ebhet i kujdessh\u00ebm e xhentil, e u ka dh\u00ebn\u00eb sugjerime p\u00ebr zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjes, nj\u00eb marr\u00ebveshje ku k\u00ebrkesat e tyre jan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb pakuptimta. Po ua legjitimon marr\u00ebzit\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn me grek\u00ebt ishim t\u00eb qart\u00eb. Ata nuk manipulonoin me bisedimet e \u00ebmbla hipokrite sikur t\u00eb ishin &#8220;miqt\u00eb m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb&#8221;, &#8220;v\u00ebllez\u00ebr e motra&#8221;, si\u00e7 shprehet Bojko Borisov. \u00c7&#8217;mendojn\u00eb p\u00ebr ne? Ai vuri veton. Lejoi q\u00eb Ekaterina Zaharieva dhe Krasimir Karaka\u00e7anov t\u00eb b\u00ebnin t\u00eb fort\u00ebt.\u00a0 Krijoi nj\u00eb problem, nd\u00ebrsa tani mburret se do ta zgjidh\u00eb. Me Zaevin ran\u00eb dakord se do t\u00eb ishte m\u00ebkat n\u00ebse do t\u00eb lejonin njer\u00ebzit n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit t\u00eb na urrenin.<\/p>\n<p>Dhe gjith\u00e7ka ishte n\u00eb rregull deri para tre apo kat\u00ebr vjet\u00ebsh. Me veton, Bullgar\u00ebt krijuan nj\u00eb brez t\u00eb kat\u00ebrt t\u00eb urrejtjes.<\/p>\n<p>Gjysh\u00ebrit e mi kan\u00eb lindur n\u00eb fund t\u00eb shekullit 19 dhe n\u00eb fillim t\u00eb shekullit 20. I kujtonin edhe luftrat ballkanike edhe at\u00eb t\u00eb par\u00eb bot\u00ebrore. E ushtrin\u00eb bullgare nuk e kujtonin p\u00ebr mir\u00eb.<\/p>\n<p>Babai dhe n\u00ebna ime kan\u00eb lindur n\u00eb vitet 20 dhe 30 t\u00eb shekullit 20. T\u00eb dy jan\u00eb nga familje partizane q\u00eb luftuan kund\u00ebr okupatorit fashist bullgar. N\u00ebse administrata e tyre do t\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb rregull, nuk do t\u00eb kishin qen\u00eb aq budallenj sa t\u00eb jepnin jet\u00ebn p\u00ebr ta ndryshuar.<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet Bullgaria nga koha e Luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb, por t\u00eb p\u00ebrmbahem nga komentet p\u00ebr t\u00eb. Megjithat\u00eb edhe sot ende mbaj mend traumat e Deve Bair, si pika kufitare m\u00eb e err\u00ebt dhe m\u00eb e pak\u00ebndshme e udh\u00ebtimeve t\u00eb mia n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Dhe as tani nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e k\u00ebndshmja.<\/p>\n<p>Por f\u00ebmij\u00ebt e mi nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me k\u00ebto pun\u00eb. Pak fundjav\u00eb n\u00eb Bansko, pak ski n\u00eb Borovec, gjuh\u00eb e ngjashme, di\u00e7ka kuptojn\u00eb e di\u00e7ka jo, i nj\u00ebjti ushqim, i nj\u00ebjti mentalitet, t\u00eb nj\u00ebjtat zakone\u2026Nuk u b\u00ebhet fare von\u00eb p\u00ebr gjyshet n\u00eb burgun e Manastirit gjat\u00eb administrat\u00ebs bullgare dhe p\u00ebrvojat e \u00e7etave partizane n\u00eb Debarc\u00eb. Vazhdojn\u00eb jet\u00ebn. Kufiri -si \u00e7do kufi.<\/p>\n<p>Dhe &#8211; \u00e7&#8217;u b\u00eb?\u00a0 Bullgaria e mori ardhm\u00ebrin\u00eb evropiane nga f\u00ebmij\u00ebt e mi. Ndodhen n\u00eb mes t\u00eb Evrop\u00ebs e p\u00ebr ta nuk ka fonde p\u00ebr aksesim, arsim evropian, nuk ka shoq\u00ebrim me f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nga Evropa, as kalim falas t\u00eb kufijve\u2026 Pse? Epo, n\u00eb BE, a mundeni, n\u00ebse jeni burr\u00eb, t\u00eb shkruani lirisht se ndiheni grua? At\u00ebher\u00eb pse f\u00ebmij\u00ebt e mi n\u00eb po k\u00ebt\u00eb BE nuk guxojn\u00eb t\u00eb thon\u00eb se jan\u00eb maqedonas, ngaq\u00eb politikan\u00ebt evropian\u00eb bullgar\u00eb u k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb thon\u00eb se paraardh\u00ebsit e tyre kan\u00eb qen\u00eb bullgar\u00eb? Dhe pse po ky Bashkim Evropian q\u00eb krenohet me t\u00eb drejt\u00ebn e tij t\u00eb vet\u00ebp\u00ebrcaktimit dhe diversitetit e pranon k\u00ebt\u00eb gj\u00eb? Mos ndoshta sepse p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt bullgar\u00eb, kur ata u pranuan n\u00eb BE n\u00eb 2007, vendi i tyre i plot\u00ebsonte t\u00eb gjitha kushtet q\u00eb tani po na i k\u00ebrkojn\u00eb neve? P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ata nuk i pranuan me nj\u00ebmij\u00eb mekanizma mbrojt\u00ebs, ngaq\u00eb BE dhe SHBA po nxitonin t\u00eb arrinin n\u00eb Detin e Zi derisa Rusia s\u00ebrish nuk nd\u00ebrhyri. E kjo gj\u00eb tani i jep Bullgaris\u00eb evropiane t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb fortin me Maqedonin\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00eb. Duhet t\u00eb m\u00ebsohemi t\u00eb jetojm\u00eb duke e ditur k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb hidhur. Bukuria nuk fitohet me zor. S&#8217;ka haj\u00ebr nga Deve Bair.\u00a0 K\u00ebt\u00eb n\u00ebntitull e kam pas\u00eb vendosur n\u00eb kolumn\u00ebn time m\u00eb 3 tetor 1992.\u00a0 Pothuajse tridhjet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, nuk ka ende haj\u00ebr nga Deve Bair. Dhe as nuk shpresoj se do t\u00eb ket\u00eb, \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb ket\u00eb propozuar Zaevi.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2 <\/span> P\u00ebr kryeministrin Zaev ajo dit\u00eb n\u00eb Sofje ishte nj\u00eb dit\u00eb e humbur. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi e t&#8217;i p\u00ebmbledh\u00eb pak njer\u00ebzit e vet.\u00a0 E t\u00eb mos iu gjej\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve nga nj\u00eb justifikim sa her\u00eb q\u00eb e ngat\u00ebrrojn\u00eb pun\u00ebn.<\/p>\n<p>Imagjinoni sa turp \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shtetin t\u00eb pranoj\u00eb se nuk ka pasaporta dhe t\u00eb informoj\u00eb t\u00eb gjitha vendet e tjera q\u00eb qytetar\u00ebt e Maqedonis\u00eb do t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb me nj\u00eb pasaport\u00eb t\u00eb skaduar.<\/p>\n<p>Mir\u00eb q\u00eb s&#8217;ka pasaporta, por ka tre muaj q\u00eb nuk ka as targa. Nuk ka as plastik\u00eb p\u00ebr patentat e shoferit. Shofer\u00ebve u japin fleta. Nuk ka as d\u00ebftesa p\u00ebr student\u00ebt. Le t&#8217;ua shkruajn\u00eb notat n\u00eb facoleta.<\/p>\n<p>P\u00ebr targat &#8211; do t\u00eb thoni me vete, mbase ata nuk mund t\u00eb parashikojn\u00eb se sa vetura t\u00eb reja do t\u00eb blihen. Por p\u00ebr numrin e f\u00ebmij\u00ebve n\u00ebp\u00ebr shkolla, duhet t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb lloj sigurie. Kush e ngat\u00ebrroi pun\u00ebn? Ndonj\u00eb n\u00ebpun\u00ebse q\u00eb ka pasur f\u00ebmij\u00eb n\u00ebn mosh\u00ebn shtat\u00eb vje\u00e7, dhe p\u00ebr shkak t\u00eb kovidit rrinte n\u00eb sht\u00ebpi gjat\u00eb gjith\u00eb vitit me nj\u00eb pag\u00eb shtet\u00ebrore? Ose nj\u00eb koleg i tij q\u00eb kishte v\u00ebn\u00eb stenda sot e dhjet\u00eb vjet, e prandaj edhe rrinte n\u00eb sht\u00ebpi gjat\u00eb gjith\u00eb vitit. Nd\u00ebrsa tani p\u00ebrdorin pushim t\u00eb vjet\u00ebr dhe presin K-15.<\/p>\n<p>Imagjinoni q\u00eb t\u00eb shkoni n\u00eb nj\u00eb shtet normal ku njer\u00ebzit posedojn\u00eb dokumente personale valide dhe t&#8217;i dal\u00ebsh para ndonj\u00eb zyrtari, me pasaport\u00eb t\u00eb skaduar, pa targa makine dhe pa patent\u00eb shoferi. Dhe t\u00eb duhet ta bind\u00ebsh se n\u00eb shtetin t\u00ebnd kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka normale. \u00c7far\u00eb do t\u00eb mendoj\u00eb ai? Se dikush po i b\u00ebn kameran e fsheht\u00eb?<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb diplomacie do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh q\u00eb t\u00eb t\u00eb nxjerrin ndoshta nga ndonj\u00eb dhom\u00eb p\u00ebr nga ku kriminel\u00ebt kalojn\u00eb pikat kufitare, kur gjysma e zyrtar\u00ebve nuk ngren\u00eb telefonin, e gjysma tjet\u00ebr jan\u00eb n\u00eb pushim.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb m\u00eb s\u00eb miri, derisa tender\u00ebt t\u00eb jen\u00eb &#8220;gjith\u00e7ka sipas ligjit, shef&#8221;, ne t\u00eb udh\u00ebtojm\u00eb me librezat e vjetra sh\u00ebndet\u00ebsore. Pra, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb na vulosin pasaportat, t\u00eb na shkruajn\u00eb nga nj\u00eb diagonz\u00eb. Pra, ne do t\u00eb kemi nj\u00eb dokument q\u00eb i ngjan nj\u00eb pasaporte dixhitale kovidi.\u00a0 &#8220;One stop shop&#8221; dhe &#8211; gjith\u00e7ka n\u00eb nj\u00eb.\u00a0 Nj\u00eb diagnoz\u00eb p\u00ebr ty q\u00eb je nisur p\u00ebr rrug\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, po edhe nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr shtetin q\u00eb t\u00eb ka d\u00ebrguar.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3<\/span> A mendojn\u00eb ata se votuesit jan\u00eb kaq budallenj, kur p\u00ebrpiqen t&#8217;u shesin atyre historin\u00eb e refuzimit t\u00eb elaborimeve t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Qendr\u00ebs q\u00eb ata nuk mund t\u00eb ndryshojn\u00eb planin urbanistik, e s\u00ebrisht sipas parimit &#8220;gjith\u00e7ka sipas ligjit, shef &#8220;, do t\u00eb duhet t\u00eb lejohet nd\u00ebrtimi i nd\u00ebrtesave nj\u00ebzetkat\u00ebshe n\u00eb Hotel Holiday Inn? Komuna nuk ka provuar se ato jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesin publik.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj pune i thon\u00eb:\u00a0 &#8220;Mile, mu tek! Po sikur t&#8217;i ngat\u00ebrrojm\u00eb elaboratet?\u00a0 Jo, ore.\u00a0 &#8220;Edhe n\u00ebse ata nuk i ngat\u00ebrrojn\u00eb, ne do t&#8217;u themi se i kan\u00eb ngat\u00ebrruar&#8221;. Kush e thot\u00eb k\u00ebt\u00eb?\u00a0 Ministria e transportit dhe lidhjeve, e cila shiti tok\u00ebn n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetit para Holiday Inn pothuajse falas, kurse tani do t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb mir\u00eb apo jo q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb Holiday Inn. Kadiu t\u00eb padit, kadiu t\u00eb gjykon.<\/p>\n<p>LSDM ka qen\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr kat\u00ebr vjet n\u00eb shumic\u00ebn e komunave dhe p\u00ebr pes\u00eb vjet n\u00eb pushtet n\u00eb nivelin shtet\u00ebror. N\u00ebse ata do t\u00eb donin t\u00eb ndryshonin di\u00e7ka nga planet e VMRO-DPMNE-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i kritikonin duke i g\u00ebnjyer votuesit q\u00eb t&#8217;i votojn\u00eb, do t\u00eb kishin ndryshuar. E nuk do t&#8217;i realizonin planet e VMRO-DPMNE-s\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb intereson shum\u00eb se \u00e7far\u00eb slogani do t\u00eb p\u00ebrdorin ata n\u00eb zgjedhjet lokale? Nuk jemi kompetent\u00eb!\u00a0 Nuk jemi t\u00eb fuqish\u00ebm!<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4<\/span> Zjarrfik\u00ebsit e Shkupit mor\u00ebn mjaft trajnim. N\u00eb fillim kishim prov\u00eb gjenerale, pastaj nj\u00eb prov\u00eb gjenerale q\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb para kryetarit Petre Shilegov dhe ministrave Oliver Spasovski dhe Venko Filip\u00e7e.<\/p>\n<p>N\u00ebse, Zoti na ruajt, ndodh q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb zjarr, zjarrfik\u00ebsit do ta shuajn\u00eb at\u00eb n\u00eb katin e 11-t\u00eb. Do t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb koh\u00eb edhe automobilat e ambulac\u00ebs. Por si do t\u00eb ken\u00eb qasje, vall\u00eb, nga gjith\u00eb ato makina t\u00eb parkuara n\u00eb rrug\u00ebt e ngushta t\u00eb kaosit urban q\u00eb e lan\u00eb dhe vazhduan ta nd\u00ebrtojn\u00eb?<\/p>\n<p>Po nj\u00eb elaborat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, keni b\u00ebr\u00eb, vall\u00eb?<\/p>\n<p><strong><em>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku <\/em><\/strong><\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7far\u00eb po k\u00ebrkonte Zaev n\u00eb Bullgari, kur nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Sofja i tha se nuk kishin nd\u00ebrmend t\u00eb hiqnin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":false,"thumbURL":false,"categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"Mile, m'u tek.  Po sikur t'u themi se i kan\u00eb ngat\u00ebrruar elaboratet? ","views":"39","source":"Shkup, (SAKAMDAKAZAM.MK)","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>S&#039;KA HAJ\u00cbR NGA DEVE BAIR - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/s-ka-hajer-nga-deve-bair\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"S&#039;KA HAJ\u00cbR NGA DEVE BAIR - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u00c7far\u00eb po k\u00ebrkonte Zaev n\u00eb Bullgari, kur nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Sofja i tha se nuk kishin nd\u00ebrmend t\u00eb hiqnin [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/s-ka-hajer-nga-deve-bair\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-06-21T08:17:24+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/s-ka-hajer-nga-deve-bair\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/s-ka-hajer-nga-deve-bair\/\",\"name\":\"S'KA HAJ\\u00cbR NGA DEVE BAIR - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"datePublished\":\"2021-06-21T08:17:24+00:00\",\"dateModified\":\"2021-06-21T08:17:24+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/s-ka-hajer-nga-deve-bair\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149364"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=149364"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149364\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=149364"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=149364"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=149364"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}