{"id":153278,"date":"2021-08-15T15:52:33","date_gmt":"2021-08-15T13:52:33","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=153278"},"modified":"2021-08-15T15:52:33","modified_gmt":"2021-08-15T13:52:33","slug":"30-perqind","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/30-perqind\/","title":{"rendered":"30 P\u00cbRQIND"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1<\/span> I gjith\u00eb shteti digjet, gjysma e Evrop\u00ebs erdhi q\u00eb t\u2019i shuaj\u00eb zjarret, numrat e kovidit rriten shpejt, kurse zv.kryeministri Artan Grubi habitet se pse ka aq shum\u00eb histeri rreth fest\u00ebs pompoze te 20 vjetorit t\u00eb Marr\u00ebveshjes korniz\u00eb. K\u00ebta t\u00eb BDI-s\u00eb nuk jan\u00eb si t\u00eb ndonj\u00eb shteti tjet\u00ebr, por si t\u00eb ndonj\u00eb planeti tjet\u00ebr. Shum\u00eb m\u00eb keq se kryeministri dhe ministrat q\u00eb pas zjarrit n\u00eb Ko\u00e7an\u00eb ia mbath\u00ebn n\u00eb plazhet greke.<br \/>\nShum\u00eb mir\u00eb q\u00eb BDI-ja feston. Ka p\u00ebrvjetor. Num\u00ebr i rrumbullak\u00ebsuar. Po dhe ato pes\u00ebqind mij\u00eb euro nuk ia vlen t\u2019i shnd\u00ebrrojm\u00eb n\u00eb automjetet kund\u00ebr zjarrit, se na duhen p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera.\u00a0 E \u00e7&#8217;jan\u00eb gjysm\u00eb milion? Si me, si pa to.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo tragjedia m\u00eb e madhe, jo vet\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb shtet, \u00ebsht\u00eb se pas nj\u00ebzet vjet\u00ebsh t\u00eb plota nga n\u00ebnshkrimi i Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit, BDI nuk ka asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ofruar p\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb festimi pompoz. Ende ndodhen n\u00eb nivelin e atij num\u00ebrimi t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe joshqiptar\u00ebve n\u00eb institucione. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb shtetin e tyre, por 20 vjet me radh\u00eb nuk arrit\u00ebn t\u00eb parandalojn\u00eb thyerjen e pllakave p\u00ebrkujtimore t\u00eb polic\u00ebve dhe ushtar\u00ebve n\u00eb Vejce dhe Karpallak.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2<\/span> \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo gj\u00eb kaq e madhe, vall\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebs i thjesht\u00eb administrat\u00eb q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb 30 p\u00ebrqind ngritje t\u00eb rrog\u00ebs? T\u00eb ishte nj\u00eb \u00e7mim p\u00ebr punonj\u00ebsit e sh\u00ebndetit, \u00ebsht\u00eb e kuptueshme, apo edhe p\u00ebr ushtrin\u00eb, policin\u00eb, zjarrfik\u00ebsit q\u00eb shuanin zjarret me ato kushte q\u00eb kishin, e p\u00ebr zjarret e tjera erdh\u00ebn t\u00eb huajt\u2026Por nuk e kuptoj se si e meritoka nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb till\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebs administrate i cili rregullisht merr rrog\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kryer pun\u00ebn e tij, q\u00eb ka nj\u00eb num\u00ebr maksimal dit\u00ebsh t\u00eb garantuara t\u00eb pushimit vjetor, q\u00eb fiton \u00e7do lloj t\u00eb drejte akoma edhe t\u00eb shpikur, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rrobaqep\u00ebset n\u00eb firmat private nuk guxojn\u00eb as t\u00eb pyesin se kur do t\u2019u vij\u00eb rroga apo se pse t\u00eb shtun\u00ebn nuk i lejuan t\u00eb shkonin n\u00eb rivaksinim!? Edhe t\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb situat\u00eb normale, t\u00eb mos ishte kjo e ndenjur n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr shkak t\u00eb kovidit, ku kan\u00eb pasur mundimin q\u00eb t\u00eb ndezin kompjuterin n\u00eb \u201cmute\u201d nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gatuajn\u00eb, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo gj\u00eb e madhe q\u00eb kan\u00eb arritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb meritojn\u00eb 30 p\u00ebrqind nga rroga? \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo gj\u00eb: \u201cnum\u00ebr i rritur i detyrave t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb madh\u00ebsi dhe cil\u00ebsi\u201d, si\u00e7 shprehet Qeveria n\u00eb komunikat\u00ebn e saj? A do t\u00eb thot\u00eb se fushata e zgjedhjeve lokale ka filluar para kohe, e tani duhet t\u00eb punojn\u00eb dyfish \u2013 pak p\u00ebr shtetin, e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr partin\u00eb!?<br \/>\nRregulloni maqin\u00ebn partiake. A thua se ne t\u00eb tjer\u00ebt nuk shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje, e vota jon\u00eb nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr ta. Sikur t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm ata q\u00eb votojn\u00eb.<\/p>\n<p>Sa bukur e kishin thurur komunikat\u00ebn. Do t\u2019u jepnin \u00e7mim p\u00ebr shkak t\u00eb \u201carritjes s\u00eb rezultateve t\u00eb larta n\u00eb sh\u00ebrbimin e interesit publik dhe kryerjen efikase t\u00eb obligimeve t\u00eb tyre\u201d. N\u00ebse kjo gj\u00eb, q\u00eb ne si qytetar\u00eb po p\u00ebrballemi \u00ebsht\u00eb \u201ckryerje efikase e obligimeve\u201d, at\u00ebher\u00eb nuk e di se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb \u201cjoefikase\u201d. Sidomos q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb nj\u00eb justifikim t\u00eb preferuar: \u201cnuk jemi kompetent\u00eb\u201d. E tani duan t\u2019u japin \u00e7mime jokompetent\u00ebve m\u00eb t\u00eb angazhuar.<\/p>\n<p>Qeveria thot\u00eb edhe se, ashtu si\u00e7 duhet t\u00eb ket\u00eb parim t\u00eb ndarjes s\u00eb \u00e7mimeve, duhet t\u00eb jet\u00eb edhe parim t\u00eb ndarjes s\u00eb d\u00ebnimeve. Shum\u00eb m\u00eb intereson se k\u00eb kan\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr faktin se p\u00ebr dy vjet nuk i kan\u00eb servisuar avion\u00ebt p\u00ebr shuarjen e zjarrit? Dhe p\u00ebr faktin se akoma nuk ka tabela regjistrimi p\u00ebr makinat. E as letra t\u00eb njoftimit dhe leje shoferi. Dhe se vonoheshin pasaportat. Dhe se f\u00ebmij\u00ebt akoma nuk kan\u00eb marr\u00eb d\u00ebftesa. Apo ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebshtu: p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb nuk funksionon, t\u00eb japim \u00e7mime p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb pasur vet\u00ebm nj\u00eb detyr\u00eb \u2013 ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb.<\/p>\n<p>Arsyetimi p\u00ebr angazhimin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb administrat\u00ebs publike \u00ebsht\u00eb qesharak ashtu si\u00e7 jan\u00eb qesharake edhe statuset e Facebook-ut t\u00eb Ljup\u00e7o Nikollovskit p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit. Le t\u00eb mos na tregojn\u00eb barcaleta. Le t\u00eb thon\u00eb qart\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb blerje para zgjedhjeve q\u00eb do t\u00eb na e kthejn\u00eb pas zgjedhjeve. N\u00ebse do t\u00eb tregoheni t\u00eb urt\u00eb. Ashtu si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb \u00e7do qeveri deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3<\/span> Me nj\u00eb administrat\u00eb kaq t\u00eb angazhuar n\u00ebp\u00ebr institucione, mbase kryeministri Zoran Zaev kishte t\u00eb drejt\u00eb kur thoshte se sistemi funksionon dhe se kryeministri nuk duhet t\u00eb jet\u00eb k\u00ebtu, por ja q\u00eb ai ka ndier se qytetar\u00ebt kan\u00eb pasur nevoj\u00eb ta shohin, andaj e nd\u00ebrpreu pushimin n\u00eb Greqi kur zjarrfik\u00ebsit e shtetit nuk mund\u00ebn t\u2019i shuajn\u00eb zjarret n\u00eb Maleshevi. Kush i beson sistemit, vall\u00eb? Ato p\u00ebrralla fejsbuku nuk hahen m\u00eb. Madje edhe ata q\u00eb angazhimi i tyre i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb t\u00eb v\u00ebn\u00eb likes n\u00eb rrjetet sociale nuk besojn\u00eb se sistemi funksionon, por shpresojn\u00eb se pas zgjedhjeve do t\u00eb shp\u00ebrblehen me 30 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>Le t\u00eb mos harrojm\u00eb tani sigurin\u00eb e komunikimit n\u00eb maj\u00ebn shtet\u00ebrore dhe t\u00eb mos i hapim p\u00ebrrallat dedektive rreth asaj se si ka funksionuar ky sistem n\u00eb Halkidiki. Mir\u00ebpo, askush nuk beson se sistemi funksionon madje edhe kur do ta shoh\u00eb kryeministrin n\u00eb televizion k\u00ebtu, e le m\u00eb kur do t\u00eb komunikoj\u00eb se si e koordinon kriz\u00ebn nga nj\u00eb shtet tjet\u00ebr me telefon dhe internet. \u00c7far\u00eb ka koordinuar? Drejtor\u00ebt partiak\u00eb q\u00eb gjithashtu kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb plazh, apo kryetar\u00ebt e komunave t\u00eb bindur q\u00eb parat\u00eb q\u00eb i fitojn\u00eb i shpenzojn\u00eb p\u00ebr vetura zyrtare dhe rroga p\u00ebr pun\u00ebsime partiake, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i investojn\u00eb n\u00eb infrasturktur\u00ebn e komun\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrgatitur p\u00ebr nj\u00eb gjendje krize.<\/p>\n<p>N\u00eb Austri dhe n\u00eb Slloveni, p\u00ebr shembull, ndoshta nuk kan\u00eb nj\u00eb sistem q\u00eb funksionon aq mir\u00eb nga plazhi, si ky i yni, por shtetit i \u00ebsht\u00eb kujtuar t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb avion q\u00eb t\u2019i marr\u00eb zjarrfik\u00ebsit e lodhur nga Maleshevia dhe t\u00eb sjell\u00eb t\u00eb zjarrfik\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb \u00e7lodhur.<\/p>\n<p>E pastaj habitemi se si t\u00eb huajt na jan\u00eb p\u00ebrzier n\u00eb politik\u00eb. E si t\u00eb mos na p\u00ebrzihen kur, ata b\u00ebjn\u00eb \u00e7do gj\u00eb \u2013 nga marr\u00ebveshjet e paqes deri te dialogjet partiake dhe pastrimi i mbeturinave dhe shuarja e zjarrit. Me plot kuptimin e fjal\u00ebs. Kemi fat q\u00eb ekzistimi dhe stabiliteti yn\u00eb p\u00ebrputhet me interesat e tyre strategjik\u00eb, se p\u00ebrndryshe do t\u00eb na linin t\u00eb digjeshim.<\/p>\n<p>Neve na lan\u00eb vet\u00ebm k\u00ebto: t\u00eb sjellim ligje, t\u00eb printojm\u00eb let\u00ebrnjoftime dhe t\u00eb vendosim rend. Ligje kemi, p\u00ebr dokumentet do t\u00eb presim tender t\u00eb ri, nd\u00ebrsa rend nuk mund t\u00eb vendosim dot. N\u00eb cilin shtet vendosen karrige q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtohen trotuaret dhe rrugicat e bi\u00e7ikletave nga makinat? Dhe p\u00ebrs\u00ebri karriget thyhen. E p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk d\u00ebnohet askush. E nuk d\u00ebnohet askush q\u00eb nuk d\u00ebnon p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mosd\u00ebnim.<\/p>\n<p>Dhe \u00e7far\u00eb b\u00ebn qeveria. K\u00ebt\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri t\u00eb skajshme, duke nisur nga nd\u00ebrmarrja m\u00eb e vog\u00ebl komunale e deri te funksionar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb nivel shtet\u00ebror, do ta shp\u00ebrblej\u00eb me 30 p\u00ebrqind p\u00ebr \u201crezultate t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb sh\u00ebrbimin e interesit publik\u201d.<\/p>\n<p><strong><em>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku <\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I gjith\u00eb shteti digjet, gjysma e Evrop\u00ebs erdhi q\u00eb t\u2019i shuaj\u00eb zjarret, numrat e kovidit rriten shpejt, kurse zv.kryeministri Artan [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":false,"thumbURL":false,"categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"Ligje kemi, p\u00ebr dokumentet do t\u00eb presim tender t\u00eb ri, nd\u00ebrsa rend nuk mund t\u00eb vendosim dot.","views":"22","source":"Shkup, (SAKAMDAKAZAM.MK)","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>30 P\u00cbRQIND - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/30-perqind\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"30 P\u00cbRQIND - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"I gjith\u00eb shteti digjet, gjysma e Evrop\u00ebs erdhi q\u00eb t\u2019i shuaj\u00eb zjarret, numrat e kovidit rriten shpejt, kurse zv.kryeministri Artan [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/30-perqind\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-08-15T13:52:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/30-perqind\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/30-perqind\/\",\"name\":\"30 P\\u00cbRQIND - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"datePublished\":\"2021-08-15T13:52:33+00:00\",\"dateModified\":\"2021-08-15T13:52:33+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/30-perqind\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153278"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=153278"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/153278\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=153278"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=153278"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=153278"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}