{"id":157987,"date":"2021-10-24T11:26:32","date_gmt":"2021-10-24T09:26:32","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=157987"},"modified":"2021-10-24T11:29:28","modified_gmt":"2021-10-24T09:29:28","slug":"thuaj-faleminderit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/thuaj-faleminderit\/","title":{"rendered":"THUAJ FALEMINDERIT"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p>1  Do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet \u201clig\u00ebsia\u201d!? Pse, juve tani ju kujtua? Qytetar\u00ebt q\u00eb ju soll\u00ebn n\u00eb pushtet p\u00ebr kat\u00ebr vite ju paralajm\u00ebronin: Kini kujdes, \u201clig\u00ebsia do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet\u201d. E ju ua kthenit: \u201cShihni pun\u00ebn tuaj.\u201d E dinim t\u00eb gjith\u00eb se VMRO-DPMNE do t\u00eb kthehet n\u00ebse LSDM nuk punon mir\u00eb. Po, \u00e7far\u00eb b\u00ebt\u00eb ju n\u00eb LSDM q\u00eb lig\u00ebsia t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritet?<br \/>\nE tani, qytetar\u00ebt duhet t\u00eb frik\u00ebsohen se do t\u00eb kthehet nj\u00eb parti keqb\u00ebr\u00ebse q\u00eb vodhi gjith\u00e7ka \u2013 nga zgjedhjet e gjith\u00e7ka tjet\u00ebr dhe udh\u00ebheq\u00ebsia e s\u00eb cil\u00ebs as nuk k\u00ebrkoi falje p\u00ebr gabimet e t\u00eb arratisurit n\u00eb Budapest, p\u00ebr sulmin e organizuar t\u00eb Parlamentit, p\u00ebr p\u00ebrgjimin masiv, p\u00ebr jet\u00ebn me frk\u00eb nga reketimi, p\u00ebr mediat e shkat\u00ebrruara apo p\u00ebr rr\u00ebmbimin partiak t\u00eb shtetit&#8230;Me \u00e7far\u00eb v\u00ebrtetoi LSDM qeveris\u00ebse se frik\u00ebsohet q\u00eb t\u00eb mos kthehet VMRO? Qeverisja e tyre nuk ishte luft\u00eb kund\u00ebr lig\u00ebsis\u00eb. Sidomos jo n\u00eb nivel lokal, ku vler\u00ebsohen efekte konkrete.<\/p>\n<p>Kur kujtoj se \u00e7far\u00eb presionesh brutale kemi p\u00ebrjetuar ne, mediat, nuk dua as ta kujtoj fare VMRO-n\u00eb. Vall\u00eb tani na ka mbetur t\u00eb krahasojm\u00eb LSDM-n\u00eb me VRMO-n\u00eb?<\/p>\n<p>Zaevi premtoi se do t\u00eb filloj\u00eb me pastrim rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb sistemit q\u00eb n\u00eb rrethin e par\u00eb t\u00eb zgjedhjeve presidenciale n\u00eb pranver\u00ebn e 2019, kur Stevo Pendarovski fitoi vet\u00ebm 4.000 vota m\u00eb shum\u00eb se sa Gordana Siljanovska-Davkova, kur aktori Dragan Spasov-Dac i dhuroi nj\u00eb fshes\u00eb. Dmth, nuk \u00ebsht\u00eb se votuesit nuk e kan\u00eb paralajm\u00ebruar. Por, ai me fshes\u00ebn e tij vet\u00ebm ngrinte pluhur. Pasi nuk donte t\u2019ua prishte hesapin bashk\u00ebpartiak\u00ebve t\u00eb tij me gjith\u00eb interesat e tyre biznesi, familjare e t\u00eb tjera private.<\/p>\n<p>E k\u00ebshtu \u2013 njer\u00ebzit dol\u00ebn dhe fshin\u00eb vet\u00eb. Dikush \u00ebsht\u00eb hakmarr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb arroganc\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb lokale, dikush p\u00ebr shkak t\u00eb drejtorit t\u00eb paaft\u00eb q\u00eb partia ka vendosur p\u00ebr t\u2019ia komplikuar jet\u00ebn, dikush p\u00ebr shkak t\u00eb mbeturinave q\u00eb nuk i jan\u00eb mbledhur, dikush p\u00ebr faktin se nuk ka parking, e dikush p\u00ebr faktin se f\u00ebmija i m\u00ebson n\u00eb nj\u00eb klas\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrruar, dikush sepse pran\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb tjet\u00ebr dhe me ballkonin e saj ka hyr\u00eb te ballkoni i vet. T\u00eb gjith\u00eb me hallin e tyre, hall p\u00ebr t\u00eb cilin qeveria nuk ka pasur mir\u00ebkuptim. Sepse ka menduar vet\u00ebm an\u00ebtar\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>Vall\u00eb, akoma nuk e kuptojn\u00eb se nuk kemi m\u00eb durim t\u00eb tolerojm\u00eb nj\u00eb qeverisje vet\u00ebm p\u00ebr interesa partiak\u00eb? Jemi t\u00eb lodhur. T\u00eb hidh\u00ebruar. Kur pas \u00e7do l\u00ebshimi t\u00eb bombave Zaevi th\u00ebrriste \u201cLe t\u00eb mos lejojm\u00eb k\u00ebt\u00eb lig\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet\u201d, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb besonim se kjo lig\u00ebsi nuk do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet. Tani dy partit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha jan\u00eb n\u00eb r\u00ebnie. VMRO-DPMNE-ja n\u00eb k\u00ebto zgjedhje mori 50.000 vota m\u00eb pak se n\u00eb zgjedhjet lokale n\u00eb vitin 2017. Nd\u00ebrsa LSDM ra p\u00ebr rreth 180.000 votues. N\u00eb fakt, disfata m\u00eb e madhe e LSDM-s\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb na humbi shpres\u00ebn.<\/p>\n<p>2  Zaevi n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb thot\u00eb tani \u201cNdalo, Micko\u201d, duhej t\u2019u kishte th\u00ebn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb \u201cNdalo\u2026\u201d edhe nd\u00ebrtuesve q\u00eb i sulmuan t\u00eb gjitha lokacionet q\u00eb iu tek\u00ebn. Por ai n\u00eb zgjedhjet lokale u thoshte: \u201cNuk mund t\u00eb jet\u00eb Jo, mund t\u00eb jet\u00eb Po.\u201d Nd\u00ebrsa pushtetet i aprovuan planet sipas \u00ebndrrave t\u00eb tyre, e jo sipas \u00ebndrrave t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr jet\u00eb m\u00eb cil\u00ebsore. Kaq t\u00eb paftyr\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtimtar\u00ebt, sa madje edhe nd\u00ebrtkoh\u00eb q\u00eb zgjat fushata, ata nuk e ndaluan uzurpimin e hap\u00ebsir\u00ebs publike. Qeveria ua b\u00ebn me sy, prokuroria me vite udh\u00ebheq procedura parazgjedhore, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebve t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar u mbetet ta marrin vet\u00ebm fshes\u00ebn n\u00eb dor\u00eb.<br \/>\nNuk ka pse \u00e7uditet Zaevi se ka humbur aq shum\u00eb vota, madje edhe n\u00eb mjedise ku LSDM tradicionalisht korrte fitore. Nuk ka se pse t\u00eb filozofohet k\u00ebtu kaq shum\u00eb. Ti qytetar\u00ebve po ua merr cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs,\u00a0 qytetar\u00ebt t&#8217;i marrin votat.<\/p>\n<p>3  T\u00eb mos i marr m\u2019sysh, ndoshta \u00ebsht\u00eb dhe her\u00ebt q\u00eb t\u00eb flitet p\u00ebr shpres\u00eb t\u00eb re kur shihet suksesi i grupeve t\u00eb votuesve t\u00eb cil\u00ebt votuan gjasht\u00ebdhjet\u00eb vende n\u00eb K\u00ebshillet e komun\u00ebs. P\u00ebr ta votuan 65.000 njer\u00ebz. N\u00eb dhjet\u00eb komuna ata do t\u00eb jen\u00eb faktori p\u00ebrcaktues i shumic\u00ebs. K\u00ebt\u00eb sukses e arrit\u00ebn pa para, pa fushata t\u00eb shtrenjta, pa reklama televizive, pa struktur\u00eb t\u00eb organizuar. K\u00ebta njer\u00ebz nuk ofronin pun\u00ebsime dhe an\u00ebtar\u00ebsime n\u00eb borde drejtuese, por ofruan ide se si t\u2019i mb\u00ebshtesin interesat qytetar\u00ebt me an\u00eb t\u00eb identifikimit t\u00eb problemeve lokale.<\/p>\n<p>65.000 votat dhe 60.000 flet\u00ebt e tyre t\u00eb pavlefshme tregojn\u00eb se qytetar\u00ebt rr\u00ebnqethen kur u p\u00ebrmendet partia dhe neveriten nga partizimi i gjith\u00e7kaje. Por, nuk jam i sigurt se LSDM dhe VMRO-DPMNE jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb heqin dor\u00eb nga politika e tyre p\u00ebr t\u00eb \u201crritur\u201d klient\u00eb partiak\u00eb q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb makineri votuese p\u00ebr ta. Jam i bindur se n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i pranojn\u00eb, ata do t\u00eb provojn\u00eb t\u00eb heshtin. Ashtu si\u00e7 provuan t\u2019i ndalojn\u00eb pak para zgjedhjeve, kur donin ta ngren\u00eb pragun e mbledhjes s\u00eb n\u00ebnshkrimeve.<\/p>\n<p>4 Jemi n\u00eb kriz\u00eb bot\u00ebrore, gjith\u00e7ka po shtrenjtohet, Kovidi akoma po mbush spitale e varre, nga janari do t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, nd\u00ebrsa te ne qeveria dhe opozita marrin hov me zgjedhje t\u00eb parakohshme. A kemi t\u00eb drejt\u00eb ne q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb vit t\u00eb mbijetojm\u00eb pa zgjedhje? E sikur t\u00eb ishin vet\u00ebm zgjedhjet. Mos e kishim pak q\u00eb p\u00ebrjetuam Mickoskin t\u00eb na fliste kund\u00ebt betonizimit dhe kund\u00ebr \u201cmafies n\u00eb pushtet\u201d dhe t\u00eb takohet me Zijadin Sel\u00ebn n\u00eb vendin e krimit n\u00eb Kuvend, e tani do na duhet s\u00ebrish t\u00eb merremi me takimet e tyre partiake n\u00eb Klub t\u00eb deputet\u00ebve, e pastaj me zgjedhjen e Qeveris\u00eb s\u00eb P\u00ebrzhin\u00ebs, e pastaj me situatat si \u00a0\u201cKy minist\u00ebr nuk flet me z\u00ebvend\u00ebsin, e tjetri nuk flet me kryeministrin\u201d, ministrat dhe z\u00ebvend\u00ebs ministrat n\u00eb MPB, do ta v\u00ebrtetojn\u00eb kompetenc\u00ebn e ministrave t\u00eb financave dhe ministrave p\u00ebr pun\u00eb dhe politik\u00eb sociale\u2026Dhe p\u00ebrve\u00e7 gjith\u00eb k\u00ebsaj, duhet t\u00eb ket\u00eb edhe kryeminist\u00ebr shqiptar gjasht\u00eb muaj para zgjedhjeve. \u201cPse jo\u201d, ishte motoja e Ahmetit, apo jo\u2026<br \/>\nZgjedhjet lokale treguan se m\u00eb s\u00eb paku 120.000 votues nuk kan\u00eb nerva q\u00eb ta durojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Pse \u00ebsht\u00eb kaq e tmerrshme n\u00ebse n\u00eb nj\u00eb shtet demokratik humben zgjedhjet lokale? Vall\u00eb, duhet q\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb jet\u00eb kaq dramatike, e filozofia t\u00eb b\u00ebhet \u201cbie Shilegovi, bie Qeveria\u201d, apo kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme historikisht sa, nga ndryshimi i qeverive koale t\u00eb varet e ardhmja e shtetit? Logjika e Zaevit s\u2019ka aspak baz\u00eb. N\u00ebse bie Qeveria sepse ka r\u00ebn\u00eb Shkupi, do t\u00eb thot\u00eb kjo se LSDM-ja nuk do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje eventuale t\u00eb parakohshme? Se, zgjedhje t\u00eb parakohshme lokale sigurisht q\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb. Ka qen\u00eb apo jo kryeminist\u00ebr ai, ka vendosur apo jo t\u00eb na maltretoj\u00eb me zgjedhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme apo jo, qeveria lokale e VMRO-s\u00eb me siguri do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr vitet e ardhshme.<\/p>\n<p>Zaevi ka edhe shum\u00eb projekte t\u00eb cilat ka premtuar se do t\u2019i p\u00ebrfundoj\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka fituar besimin n\u00eb zgjedhjet e vjetshme. Nuk mund t\u00eb iki tani vet\u00ebm pas nj\u00eb viti sepse nuk i p\u00eblqen situata. Ka edhe tre vjet deri n\u00eb fund t\u00eb mandatit \u2013 le t\u00eb konsolidohet. E le t\u2019u thot\u00eb votuesve \u201cFaleminderit\u201d q\u00eb i ja hap\u00ebn syt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, prit t\u2019i shohim edhe kuadrot e reja t\u00eb VMRO-s\u00eb, se si do t\u00eb qeverisin ata n\u00eb komunat q\u00eb kan\u00eb fituar. Le t\u2019i nxjerrin listat e ndryshimeve n\u00ebp\u00ebr \u00e7erdhe dhe shkolla. Le t\u00eb v\u00ebn\u00eb drejtor\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve komunale. Le t\u00eb asfaltojn\u00eb gjtih\u00e7ka q\u00eb kan\u00eb premtuar me mjetet e veta komunale. Le t\u00eb krijojn\u00eb \u201cnj\u00eb ardhm\u00ebri t\u00eb re\u201d me fshirjen e \u201cVeriut\u201d nga tabelat dhe heqjen e gjuh\u00ebs shqipe. Po, edhe Danella n\u00ebse fiton, do t\u00eb shohim se si do t\u2019i blej\u00eb 250 autobus\u00ebt p\u00ebr transport pa pages\u00eb t\u00eb shkupjan\u00ebve. Nd\u00ebrkoh\u00eb edhe Mile \u00ebsht\u00eb akoma n\u00eb paraburgim sht\u00ebpiak, e nuk mund t\u00eb vozis\u00eb n\u00ebp\u00ebr gjith\u00eb Shkupin si\u00e7 vozitej me autobus\u00ebt dykat\u00ebsh q\u00eb po rr\u00ebnohen.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, t\u00eb shohim n\u00ebse lig\u00ebsia \u00ebsht\u00eb kthyer me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, sepse tashm\u00eb po i nxjerrin listat p\u00ebr t\u2019i shenjuar ata q\u00eb nuk mendojn\u00eb nj\u00eblloj.<\/p>\n<p><strong><em>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku <\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>1 Do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet \u201clig\u00ebsia\u201d!? Pse, juve tani ju kujtua? Qytetar\u00ebt q\u00eb ju soll\u00ebn n\u00eb pushtet p\u00ebr kat\u00ebr vite ju [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":false,"thumbURL":false,"categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"Ti ua merr cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs qytetar\u00ebve, e ata ty t\u2019i marrin votat.","views":"89","source":"Shkup, (SAKAMDAKAZAM.MK)","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>THUAJ FALEMINDERIT - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/thuaj-faleminderit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"THUAJ FALEMINDERIT - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"1 Do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet \u201clig\u00ebsia\u201d!? Pse, juve tani ju kujtua? Qytetar\u00ebt q\u00eb ju soll\u00ebn n\u00eb pushtet p\u00ebr kat\u00ebr vite ju [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/thuaj-faleminderit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-10-24T09:26:32+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-10-24T09:29:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/thuaj-faleminderit\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/thuaj-faleminderit\/\",\"name\":\"THUAJ FALEMINDERIT - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"datePublished\":\"2021-10-24T09:26:32+00:00\",\"dateModified\":\"2021-10-24T09:29:28+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/thuaj-faleminderit\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/157987"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=157987"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/157987\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=157987"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=157987"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=157987"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}