{"id":163193,"date":"2022-01-03T11:01:33","date_gmt":"2022-01-03T10:01:33","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=163193"},"modified":"2022-01-03T11:01:33","modified_gmt":"2022-01-03T10:01:33","slug":"pandevi-dhe-elmasi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/pandevi-dhe-elmasi\/","title":{"rendered":"PANDEVI DHE ELMASI"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><em>Shum\u00eb dua q\u00eb 2022 t\u00eb mos jet\u00eb vit historik p\u00ebr Maqedonin\u00eb. Kjo kolumn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vit do t\u00eb mbush\u00eb 31 vjet, dhe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb m\u00eb ka ardhur n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs t\u00eb shkruaj\u00eb p\u00ebr ngjarje historike, p\u00ebr data historike, p\u00ebr zgjedhje historike, p\u00ebr fatkeq\u00ebsi historike, p\u00ebr raporte historike, p\u00ebr samite historike, p\u00ebr seanca parlamentare historike\u2026<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe o njer\u00ebz, pak usull, ju lutem. Pak edukat familjare. A nuk e shihni se politikan\u00ebt na kan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku t\u00eb mos dim\u00eb as se si t\u2019i urojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrit. Konfrontimet politike nuk duhet t\u00eb jen\u00eb burim i urrejtjes. As kritika nuk duhet t\u00eb jet\u00eb hedhje e helmit. Puna \u2013 vdekje apo liri. \u00cbsht\u00eb e tmerrshme kur ajo q\u00eb i lidh njer\u00ebzit nuk \u00ebsht\u00eb ideologjia, por urrejtja toksike e cila buron nga njeriu i par\u00eb e deri te ai m\u00eb i fundit dhe i par\u00ebnd\u00ebsishmi n\u00eb rrjetet sociale dhe kur toni i till\u00eb i komunikimit b\u00ebhet di\u00e7ka normale. <\/em><\/p>\n<p><em>B\u00ebra nj\u00eb p\u00ebrzgjedhje t\u00eb 12 kolumnave t\u00eb ngjarjeve p\u00ebr t\u00eb cilat kam menduar se e kan\u00eb shenjuar (s\u00ebrish historiken) 2021. Titulli \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb si kolumna e publikuar n\u00eb 4 prill, e inspiruar nga fotografia e Pandevit dhe Elmasit t\u00eb p\u00ebrqafuar pas fitores mbi Gjermanin\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Gjermanis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb fotografia e Maqedonis\u00eb. Sa keq q\u00eb e harrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb fotografi dhe e kujtojm\u00eb vet\u00ebm n\u00eb momente t\u00eb suksesit. <\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb dashur miq, sa e shihni, ne urrejtja do t\u00eb na shkat\u00ebrroj\u00eb. <\/em><\/p>\n<p><em>Dhe sfida m\u00ebe\u00a0 madhe n\u00eb 2022 do t\u00eb jet\u00eb se si t\u2019i b\u00ebjm\u00eb ball\u00eb urrejtjes me mir\u00ebsi. <\/em><\/p>\n<p><em>Ju uroj festa t\u00eb hareshme dhe shum\u00eb g\u00ebzime familjare n\u00eb vitin 2022. <\/em><\/p>\n<p><em>Le t\u00eb jemi gjall\u00eb e sh\u00ebndosh e p\u00ebrjet\u00ebsisht t\u00eb rinj. <\/em><\/p>\n<p><em>I juaji, <\/em><\/p>\n<p><em>Gorani.<\/em><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" class=\"\" src=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/potpis-goran-123-250x173.png\" width=\"198\" height=\"137\" \/>\r\n\r\n<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>15 janar <\/strong><\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, Bullgaria me an\u00eb t\u00eb vetos ua ka mbaruar pun\u00ebn e ndyr\u00eb euroskeptik\u00ebve. Dhe atyre shteteve-an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb. Dhe k\u00ebtyre tan\u00ebve. E besa, edhe qeveris\u00eb do t\u2019i vij\u00eb mir\u00eb. Kujt i shkon mendja tani, n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit, p\u00ebr nj\u00eb administrat\u00eb efikase publike, qeverisje transparente, plane urbanistike, aj\u00ebr dhe uj\u00ebra t\u00eb past\u00ebr, kur \u00e7\u00ebshtja prioritare \u00ebsht\u00eb se sa her\u00eb Bu\u00e7kovski e ka kap\u00ebrcyer Deve Bairin. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb, gj\u00ebrat, k\u00ebshtu-ashtu po shkojn\u00eb si\u00e7 duhet. N\u00ebse lexon deklaratat e z\u00ebvend\u00ebs kryeministrit p\u00ebr luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit Ljup\u00e7o Nikollovski, do t\u00eb mendosh se jeton n\u00eb Suedi. E nj\u00ebkoh\u00ebsisht, kolegu i tij Artan Grubi organizon disko private p\u00ebr miq partiak\u00eb n\u00eb ambientet zyrtare t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb asgj\u00ebs\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kryeministri Zaev lajm\u00ebroi se makinat me tabela regjistrimi bullgare do t\u00eb regjistrohen me 50 p\u00ebrqind tarifa t\u00eb reduktuara. Ka majmun\u00eb q\u00eb kan\u00eb respektuar ligjin dhe q\u00eb paguajn\u00eb \u00e7mimin e plot\u00eb dhe ka t\u00eb till\u00eb q\u00eb nuk e respektojn\u00eb ligjin dhe do t\u00eb paguajn\u00eb gjysm\u00ebn e \u00e7mimit. MPB publikoi se kamion\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb p\u00ebr p\u00ebrzierjen e betonit t\u00eb kompanive t\u00eb personave n\u00eb pushtet p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra kan\u00eb figuruar si t\u00eb paregjistruar, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt e nderit me zor mbledhin rrogat n\u00eb kartelat bankare q\u00eb t\u2019i regjistojn\u00eb makinat.<\/p>\n<p>A thua me \u00e7far\u00eb d\u00ebnimi p\u00ebr qytetar\u00ebt shembullor\u00eb do t\u00eb kompensohet ky \u00e7mim p\u00ebr t\u00eb paftyr\u00ebt?<\/p>\n<p>Ti nd\u00ebrton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, ata ta legalizojn\u00eb. Ti uzurpon trotoar p\u00ebr terras\u00eb kafeneje, ata ta legalizojn\u00eb me gjith\u00eb ngrohjen q\u00eb ke v\u00ebn\u00eb. Ti l\u00ebshon d\u00ebrrasat p\u00ebr platform\u00eb n\u00eb liqen, ata ta legalizojn\u00eb at\u00ebher\u00eb kur platforma b\u00ebhet kafene. Ti nuk paguan tatimin e pron\u00ebs, ata do t\u00eb t\u00eb luten t\u2019ua paguash me k\u00ebste. Ti shp\u00ebrlan para n\u00eb Belize, e m\u00eb pas e kthen gjoja n\u00eb form\u00eb investimi, ata ta legalizojn\u00eb\u2026<\/p>\n<p>E gjith\u00eb lufta me t\u00eb padisiplinuarit doli se qenka legalizim i mosdisiplin\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>26 shkurt <\/strong><\/p>\n<p>Imagjinoni, t\u00eb ishit ndonj\u00eb i ardhur dhe t\u00eb shihni nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i tret\u00eb se si policia, gjykata dhe prokuroria, si pulat pa kok\u00eb zgjidhin kriz\u00ebn e zhdukjes s\u00eb Mijallkovit disa dit\u00eb para d\u00ebnimit. Nuk e di se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb qesharake. Sjellja e tyre e at\u00ebhershme, apo shpjegimet e tyre q\u00eb nga momenti kur i arratisuri u shfaq para Prokuroris\u00eb p\u00ebr t\u2019u sjell\u00eb vendimi p\u00ebr paraburgim sht\u00ebpiak. T\u00ebr\u00eb kjo zhurm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb izolim t\u00eb thjesht\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb MIjallkovi vazhdon t\u00eb jet\u00eb i virtytsh\u00ebm, ashtu si n\u00eb vitin 2015, sepse p\u00ebrs\u00ebri i k\u00ebrkoi falje publikut, madje k\u00ebsaj here edhe Qeveris\u00eb, kryeministrit, ministrave dhe organeve gjyq\u00ebsore p\u00ebr pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb q\u00eb i kan\u00eb p\u00ebrjetuar nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai ka pasur temperatur\u00eb mbi 40 grad\u00eb. E si prisni q\u00eb ta kontrolloj\u00eb telefonin apo t\u00eb ndjek\u00eb televizorin duke qen\u00eb me grip dhe me frik\u00ebn e kovid-19 t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur?<\/p>\n<p>Do t\u00eb doja t\u00eb besoja se \u201cdo t\u00eb ket\u00eb drejt\u00ebsi \u2013 madje edhe m\u00eb shum\u00eb\u201d, si\u00e7 shprehet Zaevi. Por, k\u00ebt\u00eb drejt\u00ebsi e prisnim q\u00eb nga dita e par\u00eb kur filluan t\u00eb shpalleshin bombat.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>26 mars <\/strong><\/p>\n<p>Me qindra, n\u00ebse jo me mij\u00ebra qytetar\u00eb dhe qytetare t\u00eb Maqedonis\u00eb k\u00ebto dit\u00eb po sh\u00ebnojn\u00eb p\u00ebrvjetorin e pranimit n\u00eb NATO n\u00eb korridoret e godin\u00ebs s\u00eb panairit t\u00eb Beogradit, teksa presin t\u00eb vaksinohen kund\u00ebr kovid-19 bashk\u00eb me qytetar\u00ebt e Serbis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebto dit\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb p\u00ebrvjetorin e bombardimit t\u00eb NATO-s. Do t\u00eb ishte interesante t\u00eb shihej n\u00ebse numri i maqedonasve q\u00eb ka vaksinuar Serbia brenda nj\u00eb fundjave \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se numri i mjek\u00ebve q\u00eb ka vaksinuar Maqedonia brenda nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb. Dhe at\u00eb prap\u00eb \u2013 me vaksina dhurat\u00eb nga Serbia.<\/p>\n<p>Ju duket ironike? E ashp\u00ebr? E tmerrshme? Po. Por, ja q\u00eb k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr mua, personalisht, si nj\u00eb njeri q\u00eb beson thell\u00ebsisht n\u00eb vlerat e per\u00ebndimit, n\u00eb solidaritetin e parimeve q\u00eb promovon Bashkimi Evropian n\u00eb let\u00ebr, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhg\u00ebnjim jasht\u00ebzakonisht i madh.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb far\u00eb forme \u00ebsht\u00eb sikur vdes ideja evropiane n\u00eb Maqedoni. P\u00ebrse? Pasi, kush e di p\u00ebr t\u00eb sat\u00ebn her\u00eb Bashkimi Evropian na braktis, na tradh\u00ebton dhe nuk p\u00ebrmbush premtimet e dh\u00ebna. Thjesht, nuk u tregua si nj\u00eb partner tek i cili mund t\u00eb mb\u00ebshtetesh.<\/p>\n<p>Dhe \u00e7far\u00eb fituam ne p\u00ebr besnik\u00ebrin\u00eb ndaj BE-s\u00eb? Veto nga Bullgaria? T\u00eb tjer\u00ebt vet\u00ebm sa u trazuan paksa, dhe p\u00ebrve\u00e7 \u00c7ekis\u00eb dhe Sllovakis\u00eb, nuk than\u00eb as edhe nj\u00eb fjal\u00eb. Hesht\u00ebn edhe Kroacia dhe Sllovenia, nga t\u00eb cil\u00ebt prit\u00ebm mb\u00ebshtetje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb natyrshme, pasi t\u00eb pakt\u00ebn ata e njohin mir\u00eb gjendjen n\u00eb Maqedoni. E pastaj, \u00e7\u2019vlera evropiane presim n\u00eb Shkup, kur n\u00eb Bruksel nuk kalon dot asnj\u00eb amandament q\u00eb t\u00eb gjykoj\u00eb dhunimin brutal q\u00eb po na b\u00ebn Bullgaria?<\/p>\n<p>E tani na vjen keq se qytetar\u00ebt maqedonas n\u00eb Beograd, pas marrjes s\u00eb vaksin\u00ebs, fotografohen para afishes ku shkruan \u201cHvala Srbija\u201d. Nd\u00ebrsa ne aq shum\u00eb do t\u00eb donim t\u00eb fotografoheshin para \u201cBE p\u00ebr ty\u201d.<\/p>\n<p>Nga Serbia mor\u00ebm vaksina. Po nga BE-ja? Karaka\u00e7anovin.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>2 prill <\/strong><\/p>\n<p>Sado patetike t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb, fotografia e Pandevit dhe Elmasit t\u00eb buz\u00ebqeshur dhe t\u00eb p\u00ebrqafuar n\u00eb fitoren kund\u00ebr Gjermanis\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Gjermanis\u00eb \u00ebsht\u00eb fotografia e Maqedonis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Sa keq q\u00eb shpejt e harruam at\u00eb fotogafi dhe e kujtojm\u00eb vet\u00ebm n\u00eb momente suksesi.<\/p>\n<p>P\u00ebrshkrimi i fotografis\u00eb \u00ebsht\u00eb patetik, por ama fototgrafia \u00ebsht\u00eb e v\u00ebret\u00eb. Dy futbollist\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb nga komb\u00ebsi t\u00eb ndryshme luajn\u00eb p\u00ebr shtetine tyre dhe g\u00ebzohen p\u00ebr suksesin e tyre n\u00eb Duizburg, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Shkup ambasador\u00ebt e huaj inkurajojn\u00eb politikan\u00ebt q\u00eb t\u00eb mos e vrasin njeri-tjetrin n\u00eb Parlament. Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb reprezentim ku luajn\u00eb njer\u00ebz t\u00eb t\u00eb gjitha komb\u00ebsive dhe feve, futbollist\u00ebt zgjidhen sipas cil\u00ebsis\u00eb. Kurse n\u00eb Parlament deputet\u00ebt zgjidhen sipas jocil\u00ebsis\u00eb. N\u00eb rezrezentim duhet t\u00eb din\u00eb t\u00eb shutojn\u00eb dhe t\u00eb mbrojn\u00eb. N\u00eb Parlament deputet\u00ebt nuk duhet t\u00eb din\u00eb asgj\u00eb. Duhet vet\u00ebm t\u2019i binden shefit t\u00eb partis\u00eb dhe t\u00eb fotografohen me t\u00eb.<\/p>\n<p>Ne nuk jemi m\u00ebsuar me suksese. Vet\u00ebm kur rrall\u00ebher\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb di\u00e7ka e till\u00eb, kuptojm\u00eb se sa jemi helmuar. \u00c7uditemi se si dim\u00eb t\u00eb g\u00ebzohemi dhe t\u00eb krenohemi. Po kur ka qen\u00eb hera e fundit q\u00eb nj\u00eb politikan na ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb arsye p\u00ebr t\u2019u g\u00ebzuar? Kur ka ndodhur q\u00eb t\u00eb ndihemi krenar\u00eb p\u00ebr shtetin ton\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb politikani? Vall\u00eb a \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb jesh krenar me at\u00eb q\u00eb t\u00eb thot\u00eb t\u00eb b\u00ebsh durim p\u00ebr rrog\u00ebn t\u00ebnde, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb atij i vjen rroga e rregullt n\u00eb xhep?<\/p>\n<p>Pandevi dhe Emlasi p\u00ebrqafohen \u2013 kjo \u00ebsht\u00eb jeta reale. Nd\u00ebrsa partit\u00eb dhe politikan\u00ebt jan\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb krijuar probleme q\u00eb m\u00eb pas t\u00eb na i zgjidhin. Tragjedia \u00ebsht\u00eb se nuk kemi m\u00eb shum\u00eb suksese t\u00eb tilla si fitorja mbi Gjermanin\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb futboll, por as n\u00eb fusha t\u00eb tjera. N\u00ebse do t\u00eb kishim p\u00ebr se t\u00eb g\u00ebzohemi, nuk do t\u00eb na b\u00ebhej von\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>16 prill <\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb na kishte d\u00ebgjuar Zaevi para dy vjet\u00ebsh, kur mediat filluan t\u00eb publikojn\u00eb dokumente p\u00ebr krimet e sekretarit gjeneral t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Qeveris\u00eb, e deri pasa disa dit\u00ebve, sekretari i \u00e7do gj\u00ebje Dragi Rashkovski, m\u00eb e pakta q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte ishte ta pushonte nga funksioni. Nd\u00ebrsa ai e mbronte. Dhe akoma e mbron.<br \/>\nTani nuk do t\u00eb digjet vet\u00ebm Rashkovski. Tani do t\u00eb digjet edhe partia.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>28 maj <\/strong><\/p>\n<p>Maturanti Toni Sali vdiq n\u00eb mosh\u00ebn 19 vje\u00e7are. Dhjet\u00eb vjet luftoi me shtetin q\u00eb t\u00eb merrte num\u00ebr am\u00eb. Drejtoria p\u00ebr udh\u00ebheqjen me librat am\u00eb nuk i jepte as certifikat\u00eb lindjeje. Nuk ia pranonte baban\u00eb biologjik dhe e kusht\u00ebzonte q\u00eb t\u2019ia shkruajn\u00eb si prind nj\u00eb shtetas t\u00eb huaj, q\u00eb nuk e kishte baba. Pastaj i k\u00ebrkonin q\u00eb ta shfuqizonte at\u00eb kujdestari sepse &#8211; ashtu jan\u00eb ligjet. Dhe Toni, meq\u00eb nuk kishte num\u00ebr an\u00eb, nuk mund t\u00eb kishte as mjek am\u00eb. As ndihm\u00eb sociale. As llogari bankare. Familjen e kishte t\u00eb varf\u00ebr e k\u00ebshtu nuk ka mundur t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb as spitalet private. Tani \u2013 Toni vdiq. Nuk e dihet nga se. Ai nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb. Dhe \u00ebsht\u00eb sikur t\u00eb mos kishte ekzistuar asnj\u00ebher\u00eb. I mbet\u00ebn vet\u00ebm pesat e d\u00ebftesave, p\u00ebr shkak se, megjithat\u00eb, dikujt n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet i \u00ebsht\u00eb kujtuar se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Konvent\u00ebs p\u00ebr t\u00eb drejtat e f\u00ebmij\u00ebs, Toni mund t\u00eb regjistrohet n\u00eb shkoll\u00eb edhe pse nuk ka num\u00ebr am\u00eb. Gjith\u00e7ka shkon sipas ligjit n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet ku krijohen numra am\u00eb p\u00ebr qytetar\u00eb joekzistent\u00eb, ku jepen nga disa karta identiteti p\u00ebr adresa t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt persona q\u00eb t\u2019i shfryt\u00ebzojn\u00eb p\u00ebr vjedhje votash n\u00eb zgjedhje, ku nxiren pasaporta falso p\u00ebr kriminel\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr para, por jo \u2013 pik\u00ebrisht p\u00ebr Tonin e Shutk\u00ebs i cili ishte nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i shk\u00eblqyer i cili merrte \u00e7mime t\u00eb ndryshme dhe ishte i varf\u00ebr, askush nuk k\u00ebt\u00eb shtet nuk arriti t\u00eb gjej\u00eb zgjidhje.<\/p>\n<p>Si do t\u00eb jetojn\u00eb, vall\u00eb, me vdekjen e Tonit t\u00eb gjith\u00eb ata zyrtar\u00eb q\u00eb p\u00ebr 15 vjet me radh\u00eb e kan\u00eb maltretuar f\u00ebmij\u00ebn dhe prind\u00ebrit e tij me imt\u00ebsira, duke i \u00e7uar nga nj\u00eb sportel te tjetri, nga nj\u00eb institucion n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr duke i bindur se \u2013 ashtu jan\u00eb ligjet, e ligjet si t\u00eb tilla, duhen respektuar?<\/p>\n<p>N\u00eb fund, na doli se rasti i Tonit paska qen\u00eb nj\u00eb gabim sistemik i institucioneve. P\u00ebr dy-tri dit\u00eb, do ta harrojm\u00eb. Institucionet s\u2019kan\u00eb shpirt. Por, n\u00eb ato institucione punojn\u00eb njer\u00ebz me em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr. A kan\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz shpirt? Apo kan\u00eb vet\u00ebm librez\u00eb partiake?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>11 qershor <\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb thjesht e pabesueshme se si LSDM arriti t\u00eb frik\u00ebsohet se do t&#8217;i humb\u00eb zgjedhjet. Sa i pa talentuar duhet t\u00eb jesh p\u00ebr t\u00eb qeverisur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb vish n\u00eb nj\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb t\u00eb mund\u00eb ky version i VMRO-DPMNE-s\u00eb?\u00a0 Me asgj\u00eb.\u00a0 Duke b\u00ebrtitur &#8220;Ua&#8221;.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>16 korrik <\/strong><\/p>\n<p>Gjasht\u00eb gjykime t\u00eb rasteve t\u00eb PSP p\u00ebr krim dhe korrupsion t\u00eb profilit t\u00eb lart\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb fillim pas kat\u00ebr vjet\u00ebsh zvarritje.<\/p>\n<p>Kjo po ndodh gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb qeverisjes s\u00eb garnitur\u00ebs politike q\u00eb i fitoi zgjedhjet duke u bazuar te entuzazmi i qytetar\u00ebve dhe qytetareve t\u00eb etura p\u00ebr ndryshime q\u00eb i shpreh\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet sloganit: \u201cNuk ka drejt\u00ebsi, nuk ka paqe.\u201d Epo ja q\u00eb nuk ka drejt\u00ebsi. Kurse paqja blihet me pun\u00ebsime partiake. Bakshishi nuk \u00ebsht\u00eb evidentuar, sepse p\u00ebr t\u00eb nuk paguhet tatim.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>13 gusht <\/strong><\/p>\n<p>Le t\u00eb mos harrojm\u00eb tani sigurin\u00eb e komunikimit n\u00eb maj\u00ebn shtet\u00ebrore dhe t\u00eb mos i hapim p\u00ebrrallat dedektive rreth asaj se si ka funksionuar ky sistem n\u00eb Halkidiki. Mir\u00ebpo, askush nuk beson se sistemi funksionon madje edhe kur do ta shoh\u00eb kryeministrin n\u00eb televizion k\u00ebtu, e le m\u00eb kur do t\u00eb komunikoj\u00eb se si e koordinon kriz\u00ebn nga nj\u00eb shtet tjet\u00ebr me telefon dhe internet. \u00c7far\u00eb ka koordinuar? Drejtor\u00ebt partiak\u00eb q\u00eb gjithashtu kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb plazh, apo kryetar\u00ebt e komunave t\u00eb bindur q\u00eb parat\u00eb q\u00eb i fitojn\u00eb i shpenzojn\u00eb p\u00ebr vetura zyrtare dhe rroga p\u00ebr pun\u00ebsime partiake, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i investojn\u00eb n\u00eb infrasturktur\u00ebn e komun\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrgatitur p\u00ebr nj\u00eb gjendje krize.<\/p>\n<p>N\u00eb Austri dhe n\u00eb Slloveni, p\u00ebr shembull, ndoshta nuk kan\u00eb nj\u00eb sistem q\u00eb funksionon aq mir\u00eb nga plazhi, si ky i yni, por shtetit i \u00ebsht\u00eb kujtuar t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb avion q\u00eb t\u2019i marr\u00eb zjarrfik\u00ebsit e lodhur nga Maleshevia dhe t\u00eb sjell\u00eb t\u00eb zjarrfik\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb \u00e7lodhur.<\/p>\n<p>E pastaj habitemi se si t\u00eb huajt na jan\u00eb p\u00ebrzier n\u00eb politik\u00eb. E si t\u00eb mos na p\u00ebrzihen kur, ata b\u00ebjn\u00eb \u00e7do gj\u00eb \u2013 nga marr\u00ebveshjet e paqes deri te dialogjet partiake dhe pastrimi i mbeturinave dhe shuarja e zjarrit. Me plot kuptimin e fjal\u00ebs. Kemi fat q\u00eb ekzistimi dhe stabiliteti yn\u00eb p\u00ebrputhet me interesat e tyre strategjik\u00eb, se p\u00ebrndryshe do t\u00eb na linin t\u00eb digjeshim.<\/p>\n<p>Neve na lan\u00eb vet\u00ebm k\u00ebto: t\u00eb sjellim ligje, t\u00eb printojm\u00eb let\u00ebrnjoftime dhe t\u00eb vendosim rend. Ligje kemi, p\u00ebr dokumentet do t\u00eb presim tender t\u00eb ri, nd\u00ebrsa rend nuk mund t\u00eb vendosim dot. N\u00eb cilin shtet vendosen karrige q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtohen trotuaret dhe rrugicat e bi\u00e7ikletave nga makinat? Dhe p\u00ebrs\u00ebri karriget thyhen. E p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk d\u00ebnohet askush. E nuk d\u00ebnohet askush q\u00eb nuk d\u00ebnon p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mosd\u00ebnim.<\/p>\n<p>Dhe \u00e7far\u00eb b\u00ebn qeveria. K\u00ebt\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri t\u00eb skajshme, duke nisur nga nd\u00ebrmarrja m\u00eb e vog\u00ebl komunale e deri te funksionar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb nivel shtet\u00ebror, do ta shp\u00ebrblej\u00eb me 30 p\u00ebrqind p\u00ebr \u201crezultate t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb sh\u00ebrbimin e interesit publik\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>10 shtator <\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht gjith\u00eb trishtimit, mllefit dhe d\u00ebshp\u00ebrimit q\u00eb m\u00eb kaploi pas zjarrit tmerrues t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Kovidit n\u00eb Tetov\u00eb ku humb\u00ebn jet\u00ebn 14 vet\u00eb, nuk kam se \u00e7far\u00eb t\u00eb them. M\u00eb erdhi n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs t\u00eb kuptoj vazhdimisht se \u201ckjo gj\u00eb s\u2019ka fund\u201d.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb thot\u00eb dikush di\u00e7ka t\u00eb men\u00e7ur, kur nuk mbushemi me mend as pas kaq shum\u00eb m\u00ebsimesh t\u00eb pamarra nga tragjedit\u00eb? Si mund t\u00eb mbushemi me mend, kur refleksi i politikan\u00ebve \u00ebsht\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb justifikim, e jo ta zgjidhim problemin?<\/p>\n<p>Dor\u00ebheqja e ministrit Filip\u00e7e \u00ebsht\u00eb problemi m\u00eb i vog\u00ebl. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ajo do t\u00eb ishte nj\u00eb gjest simbolik, q\u00eb do t\u00eb nxis\u00eb katarz\u00eb te t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ia k\u00ebrkojn\u00eb at\u00eb dhe zhg\u00ebnjim te t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb e mb\u00ebshtesin. Ja, dha dor\u00ebheqje, e \u00e7far\u00eb pastaj?<br \/>\nPersonalisht mendoj se mund ta propozonte p\u00ebr shkaqe morale. Pasi, edhe pa e pritur hetimin \u00ebsht\u00eb e dukshme se kemi pasur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me l\u00ebshime serioze sistemike. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb edhe ai do t\u00eb lirohet. Nuk \u00ebsht\u00eb rasti i dikujt q\u00eb nuk ka nj\u00eb profesion nga i cili mund t\u00eb jetohet bukur mir\u00eb, q\u00eb t\u00eb duhet t\u00eb merret patjet\u00ebr me politik\u00eb. Politik\u00ebs mund t\u2019i kthehet gjithmon\u00eb kur t\u00eb doj\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb e kuptueshme edhe se pse kryeministri Zoran Zaev nuk do t\u2019i pranonte dor\u00ebheqjen. \u00cbsht\u00eb joprodkutive q\u00eb n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb pandemie t\u00eb ngelet jofunksional sektori i sh\u00ebndetit. Edhe kjo u duhet tani \u2013 kalkulime t\u00eb reja partiake, shantazhe t\u00eb reja nga BDI-a, ndarje t\u00eb reja partiake\u2026P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr qe, u harxhuan mjek\u00ebt. Dikush u b\u00eb kandidat p\u00ebr kryetar komune, dikush bart\u00ebs liste, shum\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb politik\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Dor\u00ebheqja e Filip\u00e7es nuk do t\u00eb ishte garanci se l\u00ebshime t\u00eb k\u00ebtilla tragjike nuk duhen p\u00ebrs\u00ebritur. Si\u00a0 mund t\u00eb k\u00ebrkosh garanci kur vet\u00eb ministri thot\u00eb: \u201cNuk mund ta pushoj drejtorin p\u00ebrderisa nuk p\u00ebrcaktohet p\u00ebrgjegj\u00ebsia\u201d. Mij\u00ebra njer\u00ebz ishin t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr mosmbajtje t\u00eb mask\u00ebs n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mosrespektimit t\u00eb protokolleve antikovid, nd\u00ebrsa ministri nuk mund ta nd\u00ebrroj\u00eb drejtorin i cili nuk ka ditur dhe nuk ka mundur ta menaxhoj\u00eb spitalin e Kovidit. Pse? Sepse \u00ebsht\u00eb vendosur nga partia.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, as nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse drejtori apo drejtoresha \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb parti apo nj\u00eb tjet\u00ebr dhe se me cilin lider jan\u00eb ata t\u00eb af\u00ebrt. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb n\u00ebse jan\u00eb treguar t\u00eb aft\u00eb apo t\u00eb paaft\u00eb. M\u00eb e tmerrshmja \u00ebsht\u00eb se edhe ata q\u00eb jan\u00eb treguar t\u00eb paaft\u00eb, mbrohen nga partia. Ky \u00ebsht\u00eb l\u00ebshim sistemik. Nd\u00ebrsa Venko e ka pranuar k\u00ebt\u00eb sistem. Andaj, le t\u2019i falenderohet politik\u00ebs q\u00eb nga \u201cD\u00ebgjoje Venkon\u201d n\u00eb fillim t\u00eb pandemis\u00eb erdhi n\u00eb derexhen\u00eb e \u201cDor\u00ebheqje p\u00ebr Venkon\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>22 tetor <\/strong><\/p>\n<p>Do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet \u201clig\u00ebsia\u201d!? Pse, juve tani ju kujtua? Qytetar\u00ebt q\u00eb ju soll\u00ebn n\u00eb pushtet p\u00ebr kat\u00ebr vite ju paralajm\u00ebronin: Kini kujdes, \u201clig\u00ebsia do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet\u201d. E ju ua kthenit: \u201cShihni pun\u00ebn tuaj.\u201d E dinim t\u00eb gjith\u00eb se VMRO-DPMNE do t\u00eb kthehet n\u00ebse LSDM nuk punon mir\u00eb. Po, \u00e7far\u00eb b\u00ebt\u00eb ju n\u00eb LSDM q\u00eb lig\u00ebsia t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritet?<br \/>\nE tani, qytetar\u00ebt duhet t\u00eb frik\u00ebsohen se do t\u00eb kthehet nj\u00eb parti keqb\u00ebr\u00ebse q\u00eb vodhi gjith\u00e7ka \u2013 nga zgjedhjet e gjith\u00e7ka tjet\u00ebr dhe udh\u00ebheq\u00ebsia e s\u00eb cil\u00ebs as nuk k\u00ebrkoi falje p\u00ebr gabimet e t\u00eb arratisurit n\u00eb Budapest, p\u00ebr sulmin e organizuar t\u00eb Parlamentit, p\u00ebr p\u00ebrgjimin masiv, p\u00ebr jet\u00ebn me frk\u00eb nga reketimi, p\u00ebr mediat e shkat\u00ebrruara apo p\u00ebr rr\u00ebmbimin partiak t\u00eb shtetit&#8230;Me \u00e7far\u00eb v\u00ebrtetoi LSDM qeveris\u00ebse se frik\u00ebsohet q\u00eb t\u00eb mos kthehet VMRO? Qeverisja e tyre nuk ishte luft\u00eb kund\u00ebr lig\u00ebsis\u00eb. Sidomos jo n\u00eb nivel lokal, ku vler\u00ebsohen efekte konkrete.<\/p>\n<p>Kur kujtoj se \u00e7far\u00eb presionesh brutale kemi p\u00ebrjetuar ne, mediat, nuk dua as ta kujtoj fare VMRO-n\u00eb. Vall\u00eb tani na ka mbetur t\u00eb krahasojm\u00eb LSDM-n\u00eb me VRMO-n\u00eb?<\/p>\n<p>Zaevi premtoi se do t\u00eb filloj\u00eb me pastrim rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb sistemit q\u00eb n\u00eb rrethin e par\u00eb t\u00eb zgjedhjeve presidenciale n\u00eb pranver\u00ebn e 2019, kur Stevo Pendarovski fitoi vet\u00ebm 4.000 vota m\u00eb shum\u00eb se sa Gordana Siljanovska-Davkova, kur aktori Dragan Spasov-Dac i dhuroi nj\u00eb fshes\u00eb. Dmth, nuk \u00ebsht\u00eb se votuesit nuk e kan\u00eb paralajm\u00ebruar. Por, ai me fshes\u00ebn e tij vet\u00ebm ngrinte pluhur. Pasi nuk donte t\u2019ua prishte hesapin bashk\u00ebpartiak\u00ebve t\u00eb tij me gjith\u00eb interesat e tyre biznesi, familjare e t\u00eb tjera private.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>26 n\u00ebntor <\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00eb, fatkeq\u00ebsit\u00eb mund t\u00eb ndodhin. Por \u00ebsht\u00eb shokuese q\u00eb ne nuk m\u00ebsojm\u00eb prej tyre. Vet\u00eb fatkeq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shok. Numri i 45 t\u00eb vdekurve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shok. Por \u00ebsht\u00eb shok edhe t\u00eb shoh\u00ebsh se si sillen institucionet e shtetit, sa ngadal\u00eb funksionon gjyq\u00ebsia q\u00eb prej koh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb normale. P\u00ebr ne u b\u00eb di\u00e7ka e zakonshme q\u00eb edhe institucionet m\u00eb t\u00eb paafta dhe t\u00eb korruptuara t\u2019i paguajm\u00eb edhe me gjak.<\/p>\n<p>E m\u00eb e keqja n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb e gjith\u00eb kjo tashm\u00eb nuk na pegon. P\u00ebrve\u00e7 shkarkimeve t\u00eb rralla t\u00eb inatit dhe trishtimit, ne nuk nd\u00ebrmarrim asgj\u00eb. Pajtohemi me jet\u00ebn e till\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb letargji depresive. Mbijetes\u00eb deri n\u00eb fatkeq\u00ebsin\u00eb e radh\u00ebs.<\/p>\n<p>Do t\u00eb futet edhe fatkeq\u00ebsia e \u201cBesa trans\u201d si ajo e \u201cDurmo turs\u201d n\u00eb 100 afate gjyq\u00ebsore me eksportiza, kund\u00ebrekspertiza dhe superekspertiza e do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb mbijetojm\u00eb deri n\u00eb fatkeq\u00ebsin\u00eb e ardhshme. Mir\u00eb q\u00eb kemi t\u00eb pakt\u00ebn Fejsbukun dhe Tuiterin. Duhet k\u00ebshtu, duhet ashtu, duhet ashtu\u2026\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb duhet? Duhet \u2013 vet\u00ebm t\u00eb vdesim. Hidh\u00ebrohu, komento, fli dhe \u2013 harro.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, si t\u00eb gjitha mrekullit\u00eb, fati i zi p\u00ebr 45 jet\u00ebt e humbura zgjat tre dit\u00eb. Dhe menj\u00ebher\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb temat e r\u00ebnd\u00ebsishme \u2013 dor\u00ebheqja e Zaevit, zgjidhjet e shpejta t\u00eb Mickoskit, shumica e re parlamentare dhe Alterantiva e re, Aleanca, Besa dhe BDI-ja, sigurisht.<\/p>\n<p>K\u00ebto \u00e7\u00ebshtje esenciale t\u00eb tipit se sa vende drejtorie dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb partie do t\u2019i shp\u00ebtojn\u00eb eurointegruesit, nuk mund t\u2019i mbulojn\u00eb as problemet e m\u00ebdha bot\u00ebrore \u2013 mutacioni i ri i koronavirusit, rryma e shtrenjt\u00eb, gazi i shtrenjt\u00eb, mungesa e \u00e7ipave, mungesa e letr\u00ebs, shtrenjtim i ushqimit, rritja e inflacionit\u2026<\/p>\n<p>Por p\u00ebr k\u00ebto as nuk mendojm\u00eb. Jeta jon\u00eb nuk varet nga ato tema bot\u00ebrore. Neve jeta na \u00ebsht\u00eb paralizuar n\u00eb procesin mes dy shumicave dhe dy fatkeq\u00ebsive.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>10 dhjetor<\/strong><\/p>\n<p>Le t\u00eb mos fantazojm\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb puna as te car Samoili, as te Goce Dell\u00e7evi. E aq m\u00eb pak p\u00ebr bullgar\u00ebt q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb drejta n\u00eb Maqedoni, p\u00ebr dallim nga maqedonasit q\u00eb i kan\u00eb t\u00eb drejtat e tyre n\u00eb Bullgari. K\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm justifikime q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb ofanziva bullgare p\u00ebr destabilizimin e Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p>Ofanziva kund\u00ebr Maqedonis\u00eb \u00ebsht\u00eb fuqizuar edhe m\u00eb shum\u00eb me deklarimet e Sofias zyrtare se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb ndahet nga procesi dhe se mund t\u00eb filloj\u00eb me negociatat me BE-n\u00eb. Thua se ne nuk e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb destabilizimi do t\u00eb ishte ky p\u00ebr Maqedonin\u00eb. E ata sigurisht q\u00eb e din\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebta jan\u00eb hapa klasik\u00eb t\u00eb nj\u00eb shteti armiq\u00ebsor. Bullgaria nuk fshihet se ka pretendime territoriale ndaj Maqedonis\u00eb dhe se gjith\u00e7ka q\u00eb nuk ka arritur ta realizoj\u00eb me vite t\u00eb t\u00ebra, d\u00ebshiron ta realizoj\u00eb tani. Dhe at\u00eb si nj\u00eb shtet an\u00ebtar i BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>E n\u00ebse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb anketa e fundit se 70 p\u00ebrqind e bullgar\u00ebve e justifikojn\u00eb veton p\u00ebr Maqedonin\u00eb, at\u00ebher\u00eb ne me fqinj\u00ebt jemi n\u00eb luft\u00eb t\u00eb akullt. Dhe v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb nga kjo luft\u00eb Maqedonia t\u00eb dal\u00eb e pal\u00ebnduar.<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shum\u00eb dua q\u00eb 2022 t\u00eb mos jet\u00eb vit historik p\u00ebr Maqedonin\u00eb. Kjo kolumn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vit do t\u00eb mbush\u00eb 31 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":false,"thumbURL":false,"categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"Sfida m\u00eb e madhe e 2022 do t\u00eb jet\u00eb q\u00eb t\u2019i b\u00ebjm\u00eb ball\u00eb urrejtjes me an\u00eb t\u00eb edukat\u00ebs familjare dhe mir\u00ebsis\u00eb","views":"27","source":"","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>PANDEVI DHE ELMASI - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/pandevi-dhe-elmasi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"PANDEVI DHE ELMASI - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shum\u00eb dua q\u00eb 2022 t\u00eb mos jet\u00eb vit historik p\u00ebr Maqedonin\u00eb. Kjo kolumn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vit do t\u00eb mbush\u00eb 31 [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/pandevi-dhe-elmasi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2022-01-03T10:01:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/potpis-goran-123-250x173.png\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/pandevi-dhe-elmasi\/#primaryimage\",\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/potpis-goran-123.png\",\"width\":710,\"height\":492},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/pandevi-dhe-elmasi\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/pandevi-dhe-elmasi\/\",\"name\":\"PANDEVI DHE ELMASI - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/pandevi-dhe-elmasi\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2022-01-03T10:01:33+00:00\",\"dateModified\":\"2022-01-03T10:01:33+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/pandevi-dhe-elmasi\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/163193"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=163193"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/163193\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=163193"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=163193"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=163193"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}