{"id":171390,"date":"2022-05-09T14:46:59","date_gmt":"2022-05-09T12:46:59","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=171390"},"modified":"2022-05-09T14:46:59","modified_gmt":"2022-05-09T12:46:59","slug":"mendje-te-bllokuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/mendje-te-bllokuara\/","title":{"rendered":"MENDJE T\u00cb BLLOKUARA"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1<\/span> \u00c7\u2019b\u00ebni? Ja, asgj\u00eb, erdhi maji, pranvera nuk ka lul\u00ebzuar mir\u00eb, kurse ne i num\u00ebrojm\u00eb dit\u00ebt deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e ultimatumit q\u00eb Mickoski ia vuri Kova\u00e7evskit \u2013 t\u00eb vizatohesh n\u00eb takimin p\u00ebr zgjedhje parazgjedhore, p\u00ebrndryshe ke p\u00ebr ta par\u00eb. E \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb? Kur Mickoski k\u00ebrc\u00ebnohet se nj\u00eb grup deputet\u00ebsh i VMRO-DPMNE-s\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb bllokim aktiv, vall\u00eb a mund t\u00eb ket\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb deri m\u00eb tani? A ishte e gjith\u00eb kjo deri m\u00eb tani nj\u00eb bllokim pasiv? VMRO-DPMNE-ja po e bllokon shtetin q\u00eb nga nata e thikave t\u00eb gjata para Komisionit shtet\u00ebror t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb 17 dhjetor 2016 kur u vizatonin nekrolog\u00eb ambasador\u00ebve t\u00eb huaj t\u00eb shtetit. Bllokimi vazhdoi edhe n\u00eb janar, shkurt 2017 kur Gruevski i ka shk\u00ebmbyer parcelat p\u00ebr banesa, q\u00eb m\u00eb von\u00eb t\u2019u b\u00ebj\u00eb thirrje bashk\u00ebpartiak\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos rrin\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi me papu\u00e7e dhe t\u2019ua thyejn\u00eb kokat deputet\u00ebve t\u00eb LSDM-s\u00eb dhe gazetar\u00ebve t\u00eb Parlamentit q\u00eb t\u00eb mos i zbulohen krimet. K\u00ebto bllokime vijojn\u00eb edhe sot. Bllokon ligjin p\u00ebr arsimtar\u00eb, e pastaj nxjerr arsimtar\u00ebt n\u00eb grev\u00eb. Vall\u00eb, e mbani mend se kur ka qen\u00eb hera e fundit q\u00eb kemi pasur nj\u00eb Kuvend funksional?<\/p>\n<p>Plus, \u00e7far\u00eb praktike t\u00eb kultur\u00ebs politike po kultivohet, n\u00ebse ata q\u00eb nuk do t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb formojn\u00eb qeveri gjith\u00eb koh\u00ebn punojn\u00eb p\u00ebr bllokim t\u00eb shtetit? Nes\u00ebr VMRO-DPMNE do t\u00eb fitoj\u00eb, e pastaj LSDM do t\u00eb b\u00ebj\u00eb bllokime? Kurse ne, budallenjt\u00eb, do t\u00eb paguajm\u00eb nga buxheti. Q\u00eb t\u00eb na e bllokojn\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p>E ka leht\u00eb Mickoski t\u00eb bllokoj\u00eb ligje me t\u00eb cilat u komplikohet jeta jo vet\u00ebm atyre q\u00eb kan\u00eb votuar p\u00ebr qeverin\u00eb, por t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve, po edhe votuesve t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb atyre u vjen edhe rrog\u00eb shtet\u00ebrore nga fakulteti, edhe t\u00eb ardhura nga biznesi privat me rrym\u00eb, po edhe nga buxheti ia finansojm\u00eb partin\u00eb p\u00ebr pallatin e s\u00eb cil\u00ebs me vite t\u00eb t\u00ebra nuk kan\u00eb paguar tatim prone.<\/p>\n<p>Dhe fakti se Mickoski flet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb deputet\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhur deputet, nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb e re. I kemi par\u00eb deputet\u00ebt edhe deri m\u00eb tani se nuk votojn\u00eb bazuar n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e tyre. Mickoski u thot\u00eb \u2013 un\u00eb jam nd\u00ebrgjegja juaj. Por \u00e7far\u00eb b\u00ebjm\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb ato mendjet e men\u00e7ura q\u00eb lideri i VMRO-DPMNE-s\u00eb me ultimatum i ofron q\u00eb ta shp\u00ebtojm\u00eb shtetin nga kriza? Asnj\u00ebri prej tyre nuk ka guximin t\u2019i thot\u00eb: Alo, kryetar, n\u00ebse jemi opozit\u00eb nuk duhet t\u00eb jemi destruktiv\u00eb. Kaq shum\u00eb i frik\u00ebsohen, vall\u00eb, se do t\u2019i p\u00ebrz\u00ebj\u00eb nga partia? E \u00e7ka n\u00ebse i p\u00ebrz\u00eb? N\u00ebse jan\u00eb kaq t\u00eb profesionist\u00eb q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb gjith\u00eb shtetin nga kriza, me siguri do t\u00eb gjenden n\u00eb jet\u00eb edhe pa m\u00ebshir\u00ebn e liderit. E me at\u00eb sebep, do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb di\u00e7ka t\u00eb dobishme edhe p\u00ebr shtetin. Kur ofrojn\u00eb ekspertiz\u00ebn e tyre, kujt ia ofrojn\u00eb \u2013 shtetit, apo LSDM-s\u00eb? Apo jan\u00eb profesionist\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr VMRO-DPMNE-n\u00eb, e n\u00ebse Mickoski nuk \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr, shteti le t\u00eb r\u00ebnohet. A jan\u00eb patriot\u00eb apo vmrot\u00eb?<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2<\/span> Mickoski, s\u00ebbashku me k\u00ebrc\u00ebnimin p\u00ebr bllokim aktiv q\u00eb duhet ta nxjerrin deputet\u00ebt e tij, u k\u00ebrc\u00ebnua edhe se \u201cvijojn\u00eb masa q\u00eb nuk jan\u00eb par\u00eb deri m\u00eb tani\u201d. Masat e vetme q\u00eb nuk jan\u00eb par\u00eb deri m\u00eb tani do t\u00eb ishin n\u00ebse deputet\u00ebt e VMRO-DPMNE-s\u00eb heqin dor\u00eb nga harxhimet ditore dhe t\u00eb rrug\u00ebs nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e bllokojn\u00eb Kuvendin. Sepse jan\u00eb zgjedhur q\u00eb t\u00eb marrin rrog\u00eb q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb, e jo q\u00eb t\u00eb mos punojn\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb, ashtu si\u00e7 po k\u00ebmb\u00ebngul Mickoski p\u00ebr zgjedhje parazgjedhore, nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi t\u00eb mendosh se ka bler\u00eb bilet\u00ebn p\u00ebr t\u2019u kthyer nga azili n\u00eb Budapest.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3<\/span> Njer\u00ebzit n\u00eb Maqedoni mahniten nga nj\u00eb dor\u00eb e fort\u00eb. M\u00eb par\u00eb do t\u00eb p\u00ebshp\u00ebrisnin emrin e liderit se sa t\u00eb merrnin ndonj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi personale p\u00ebr veprimet e tyre. \u00cbsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb. N\u00ebse ke frik\u00eb nga lideri, kjo do t\u00eb thot\u00eb se ke detyrim ndaj tij sepse i ke lejuar q\u00eb t\u00eb jet\u00eb ai q\u00eb ta rregullon jet\u00ebn. Gjej nj\u00eb pun\u00eb shteti, merr rrog\u00eb t\u00eb rregullt, p\u00ebrdore pushimin, paguaj ndonj\u00eb para q\u00eb t\u00eb ta mbarojn\u00eb pun\u00ebn, e sigurisht q\u00eb edhe p\u00ebr ty do t\u00eb bjer\u00eb ndonj\u00eb para. Dhasht\u00eb Zoti, po dhasht\u00eb edhe partia. Kurse sa p\u00ebr liri dhe demokraci, s\u2019na b\u00ebhet von\u00eb fare.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkrimi i matric\u00ebs mentale t\u00eb tranzicionit postkomunist maqedonas q\u00eb po zgjat 30 vjet. Dhe p\u00ebrgjigja m\u00eb e mir\u00eb sepse k\u00ebtu VREAT parti sulltan\u00ebsh.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4<\/span> Kaloi edhe nj\u00eb 3 maj tjet\u00ebr, dit\u00eb e cila n\u00eb bot\u00ebn demokratike sh\u00ebnohet si Dita nd\u00ebrkomb\u00ebtare e liris\u00eb s\u00eb mediave. Nga liria e mediave varet liria e t\u00eb gjith\u00ebve. Por, kujt i b\u00ebhet von\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr lirin\u00eb, e aq m\u00eb pak p\u00ebr lirin\u00eb e mediave?<br \/>\nN\u00eb indeksin bot\u00ebror t\u00eb liris\u00eb s\u00eb mediave q\u00eb b\u00ebn organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare Reporters without borders, Maqedonia ka p\u00ebrparuar p\u00ebr nj\u00eb vit p\u00ebr 33 vende.<br \/>\nKryeministri Dimitar Kova\u00e7evski e shfryt\u00ebzoi raportin p\u00ebr t\u2019u l\u00ebvduar se LSDM-ja ka treguar \u201cnj\u00eb kapacitet t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm demokratik dhe respekt kundrejt mediave dhe pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb mediave\u201d dhe iu falenderua mediave me nj\u00eb mesazh \u201cq\u00eb ta kryejn\u00eb pun\u00ebn e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale\u201d.<\/p>\n<p>E falenderojm\u00eb p\u00ebr mir\u00ebnjohjen dhe p\u00ebr mesazhin. Por, kur jemi tashm\u00eb te mesazhet, ja edhe nj\u00eb tjet\u00ebr edhe p\u00ebr kryeministrin dhe ministrat. Kujtuam se p\u00ebr 100 dit\u00eb Qeveria do t\u00eb duhej t\u00eb ishte nj\u00eb praktik\u00eb e rregullt q\u00eb kryeministri t\u00eb mbaj\u00eb konferenca shtypi dhe t\u2019u p\u00ebrgjigjet t\u00eb gjitha pyetjeve t\u00eb gazetar\u00ebve. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, Qeveria organizonte \u201cforum\u201d ku mediat nuk mund t\u00eb pyesnin, por ministrat vet\u00eb pyesnin dhe vet\u00eb p\u00ebrgjigjeshin.<\/p>\n<p>I kan\u00eb pak t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet PR, k\u00ebshilltar\u00ebt p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie me publikun, incizuesit dhe fotoreportuesit q\u00eb e fotografojn\u00eb t\u00eb pozicionuar si p\u00ebr n\u00eb das\u00ebm, e kan\u00eb pak q\u00eb partit\u00eb b\u00ebjn\u00eb mediat e tyre paralele q\u00eb plasojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta paralele, e tani edhe \u201cforumet q\u00eb i shpik\u00ebn p\u00ebr t\u00eb aktruar transparenc\u00eb duhet t\u2019ua emitojm\u00eb. Jo ore, derisa kryeministri dhe ministrat nuk SE ODVAZHAT t\u2019u p\u00ebrgjigjen t\u00eb gjitha pyetjeve gazetareske nga t\u00eb gjitha mediat e konferenc\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shtypit, e jo t\u00eb ngjarjeve ku \u201clejohen vet\u00ebm tri pyetje, e ju merruni vesh se kush do t\u00eb pyes\u00eb\u201d, tirdhjet\u00eb e tre vendet vendet e Reporters without borders nuk vlejn\u00eb asnj\u00eb gjl. P\u00ebrve\u00e7 ndryshimit t\u00eb metodologjis\u00eb. Pasi mbytjea e lirive t\u00eb mediave gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Gruevskit \u2013 me gjith\u00eb p\u00ebrgjimet, shtypjet brutale, censur\u00ebn, mbylljes s\u00eb mediave dhe gazetar\u00ebve \u2013 p\u00ebrfundoi n\u00eb 2017. Pes\u00eb vjet ishin m\u00eb shum\u00eb se sa t\u00eb mjaftueshme q\u00eb t\u00eb ndryshohet praktika, drejt nj\u00eb praktike esencale, e jo drejt nj\u00eb transparence fiktive t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">5<\/span> \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb e gjith\u00eb kjo habi dhe dram\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmendoren e U\u00c7K-s\u00eb prej 20 metrave q\u00eb BDI-ja e ngriti n\u00eb Sllup\u00e7an? Shteti ka shpikur funksion me nj\u00eb em\u00ebr pretencioz \u2013 kryeminist\u00ebr i par\u00eb \u2013 p\u00ebr integrim t\u00eb trash\u00ebguesve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, kurse ne tani \u00e7uditemi p\u00ebr p\u00ebrmendoren prej 200.000 eurosh.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur q\u00eb 22 vjet m\u00eb pas shteti nuk ia doli q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb denj\u00eb t\u2019i respektoj\u00eb ata q\u00eb q\u00ebndruan p\u00ebr ta mbrojtur n\u00eb luft\u00ebn e 2001. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u00e7uditur se as edhe nj\u00eb pllak\u00eb p\u00ebrkujtimore n\u00eb autostrad\u00ebn Shkup-Tetov\u00eb p\u00ebr d\u00ebshmor\u00ebt n\u00eb Karpallak nuk mund t\u00eb ngelet e pad\u00ebmtuar nga nj\u00eb p\u00ebrvjetor n\u00eb tjetrin.<\/p>\n<p>Edhe BDI-ja a thua se mezi pret q\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb dit\u00ebt e ultimatumit t\u00eb Mickoskit kur s\u00ebrish t\u2019u jet\u00eb kthyer aktiviteteve me t\u00eb cilat i provokoi edhe maqedonasit m\u00eb liberal\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen nacionalist\u00eb. \u00c7\u2019na duhet \u201cnj\u00eb shoq\u00ebri p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d, n\u00ebse mund t\u00eb vazhdojm\u00eb me dy shoq\u00ebri paralele?<\/p>\n<p><strong><em>\u00a0<\/em><\/strong><strong><em>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku <\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7\u2019b\u00ebni? Ja, asgj\u00eb, erdhi maji, pranvera nuk ka lul\u00ebzuar mir\u00eb, kurse ne i num\u00ebrojm\u00eb dit\u00ebt deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e ultimatumit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":false,"thumbURL":false,"categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"Ashtu si\u00e7 po k\u00ebmb\u00ebngul Mickoski p\u00ebr zgjedhje parazgjedhore, nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi t\u00eb mendosh se ka bler\u00eb bilet\u00ebn p\u00ebr t\u2019u kthyer nga azili n\u00eb Budapest.","views":"23","source":"Shkup, (SAKAMDAKAZAM.MK)","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>MENDJE T\u00cb BLLOKUARA - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/mendje-te-bllokuara\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"MENDJE T\u00cb BLLOKUARA - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u00c7\u2019b\u00ebni? Ja, asgj\u00eb, erdhi maji, pranvera nuk ka lul\u00ebzuar mir\u00eb, kurse ne i num\u00ebrojm\u00eb dit\u00ebt deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e ultimatumit [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/mendje-te-bllokuara\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2022-05-09T12:46:59+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/mendje-te-bllokuara\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/mendje-te-bllokuara\/\",\"name\":\"MENDJE T\\u00cb BLLOKUARA - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"datePublished\":\"2022-05-09T12:46:59+00:00\",\"dateModified\":\"2022-05-09T12:46:59+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/mendje-te-bllokuara\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/171390"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=171390"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/171390\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=171390"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=171390"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=171390"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}