{"id":172176,"date":"2022-05-23T11:50:31","date_gmt":"2022-05-23T09:50:31","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=172176"},"modified":"2022-05-23T11:50:31","modified_gmt":"2022-05-23T09:50:31","slug":"emilija-dhe-marta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/emilija-dhe-marta\/","title":{"rendered":"EMILIJA DHE MARTA"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1<\/span> E gjith\u00eb ngecja me zgjerimin e e BE-s\u00eb e shkaktuar nga vetoja bullgare p\u00ebr Maqedonin\u00eb, u p\u00ebrbledh me s\u00eb miri nga vet\u00ebm nj\u00eb fjali e z\u00ebvend\u00ebs kryetares Ilijana Jotova: \u201cKur kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me shtypje, kjo shtypje le t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr shtetin q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb BE, e jo p\u00ebr shtetin q\u00eb p\u00ebr kaq shum\u00eb vite \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Bashk\u00ebsis\u00eb\u201d. Bravo! Sa bukur q\u00eb ua plasi n\u00eb fytyr\u00eb partner\u00ebve. Sa shum\u00eb q\u00eb i shkon nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebs kryetareje t\u00eb shtetit, i cili n\u00eb Luft\u00ebn e dyt\u00eb bot\u00ebrore ishte n\u00eb koalicion me Hitlerin, politika e t\u00eb cilit udh\u00ebhiqej sipas parimit t\u00eb rac\u00ebs ariane. Shtat\u00ebdhjet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebs kryetare bullgare deklaron se ekzistojn\u00eb disa \u201cmbinjer\u00ebz\u201d dhe disa \u201cn\u00ebnnjer\u00ebz\u201d t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb shekullin 21 duhet t\u2019u b\u00ebhet shtypje q\u00eb t\u00eb heqin dor\u00eb nga identiteti i tyre p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb me \u201cmbinjer\u00ebzit\u201d.<\/p>\n<p>E pastaj, deklarata e kryeministrit Dimitar Kova\u00e7evski se \u201cintegrimi yn\u00eb evropian ka zbritur n\u00eb nivelin e t\u00eb folurit p\u00ebr historin\u00eb, q\u00eb praktikisht t\u00eb gjitha shtetet e Bashkimit Evropian shoh se e justifikojn\u00eb\u201d, paska qen\u00eb jodiplmatike dhe jo e mir\u00ebmenduar.<\/p>\n<p>Mbase deklarata e kryeministrit ting\u00ebllon jodiplmatike, por k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb. Ndoshta shtetet e tjera t\u00eb BE-s\u00eb nuk e miratojn\u00eb raportin e Bullgaris\u00eb ndaj Maqedonis\u00eb, por ne, n\u00eb dy vitet e fundit nuk kemi d\u00ebgjuar nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb qart\u00eb nga asnj\u00eb lider t\u00eb ndonj\u00eb shteti an\u00ebtar t\u00eb BE-s\u00eb mbi faktin se kjo gj\u00eb q\u00eb po b\u00ebn Bullgaria \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e palejueshme p\u00ebr vlerat evropiane. P\u00ebrkundrazi. S\u00ebrish e kthyen n\u00eb fjalor at\u00eb fraz\u00eb greke t\u00eb golgot\u00ebs p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e emrit \u2013 \u201cnegociata p\u00ebr vendim bashk\u00ebrisht t\u00eb pranuesh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Fajin s\u2019e ka Bullgaria, jo. Bashkimi evropian e legjitimon pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb z\u00ebvend\u00ebs kryetarja e thot\u00eb. At\u00eb se fakti q\u00eb nj\u00eb shtet \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e BE-s\u00eb i jep t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr ta kund\u00ebrshtuar ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb gjuhe dhe nj\u00eb kombi. N\u00ebse nuk je an\u00ebtar i BE-s\u00eb t\u00eb duhet t\u00eb negociosh n\u00ebse ekziston apo jo. Dhe n\u00eb \u201cnegocimet p\u00ebr nj\u00eb vendim bashk\u00ebrisht t\u00eb pranuesh\u00ebm\u201d, t\u00eb v\u00ebrtetosh se ekzston.<\/p>\n<p>E si t\u00eb mos mendoj\u00eb dikush se \u201ct\u00eb gjitha shtetet e BE-s\u00eb e justifikojn\u00eb sjelljen e Bullgaris\u00eb\u201d, kur presidenti i Bullgaris\u00eb Rumen Radev, n\u00eb Berlin, pas takimeve me presidentin gjerman Frank Valter Shtajnmaer dhe kryeministrin Olaf Sholv deklaron se \u201cpozita e Sofjes ka gjetur mir\u00ebkuptimin e bashk\u00ebbiseduesve gjerman\u00eb\u201d. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo gj\u00eb? Se n\u00eb BE do t\u00eb ndalojn\u00eb maqedonasit dhe gjuh\u00ebn maqedonase n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb nj\u00eb \u2013 shteti an\u00ebtar t\u00eb BE-s\u00eb, shkaku se ata jan\u00eb brenda, kurse ne jasht\u00eb. Dhe kjo gj\u00eb do t\u00eb jet\u00eb legjitime.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2 <\/span> Pushteti fashist bullgar n\u00eb Luft\u00ebn e dyt\u00eb bot\u00ebrore pati sukses n\u00eb \u00e7rr\u00ebnjosjen e hebrenjve maqedonas, por jo edhe n\u00eb konvertimin e maqedonasve n\u00eb bullgar\u00eb nga 1941 deri n\u00eb 1943. Tani pushteti evropian bullgar d\u00ebshiron ta p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb k\u00ebt\u00eb mossukses historik e shpreson se n\u00eb konvertimin e maqedonasve n\u00eb bullgar\u00eb do ta ndihmojn\u00eb 26 shtetet e Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Por n\u00eb shekullin 21, kjo pun\u00eb nuk shkon k\u00ebshtu. Imagjino nes\u00ebr t\u00eb vijn\u00eb e t\u00eb m\u00eb zbarkojn\u00eb nj\u00eb kamion t\u00eb t\u00ebr\u00eb me d\u00ebshmi se si paraardh\u00ebsit e mi kan\u00eb qen\u00eb bullgar\u00eb, se mbiemrat e tyre kan\u00eb qen\u00eb bullgar\u00eb, se kan\u00eb shkruar me shkronja bullgare. Kjo nuk do ta ndryshoj\u00eb faktin se jam maqedonas, se shkruaj n\u00eb guh\u00ebn maqedonase, me drejtshkrim maqedonas, me shkronja cirilike t\u00eb alfabetit maqedonas.<\/p>\n<p>Bullgaria edhe tani na \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet armiq\u00ebsor. Andaj nuk e di se pse harxhojm\u00eb koh\u00ebn me nj\u00eb armik i cili p\u00ebrdit\u00eb e v\u00ebrteton k\u00ebt\u00eb gj\u00eb me an\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb nj\u00eb \u201cvendimi bashk\u00ebrisht t\u00eb pranuesh\u00ebm\u201d n\u00eb lidhje me at\u00eb se a jemi maqedonas dhe a e flasim gjuh\u00ebn maqedonase. Ky \u00ebsht\u00eb thelbi i \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb dish se kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb jonormal. Bullgar\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nga maqedonasit t\u2019ua v\u00ebrtetojn\u00eb ekzistenc\u00ebn e tyre, apo maqedonasit q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb procesin p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se ekzistojn\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00eb, ne q\u00eb humbim koh\u00ebn, tashm\u00eb jemi m\u00ebsuar me pritjet. Maqedonia \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrjetshme. Mir\u00ebpo, nuk mund t\u00eb kuptoj se me \u00e7far\u00eb e humbin koh\u00ebn 26 shtetet e tjera \u2013 an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, t\u00eb pjekura demokratisht, 65 vjet pas themelimit t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Ekonomike Evropiane dhe 29 vjet pas mbind\u00ebrtimit t\u00eb saj n\u00eb Bashkimin Evropian, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur edhe disa prej lider\u00ebve t\u00eb tyre pas agresionit t\u00eb Putinit mbi Ukrain\u00ebn, kuptojn\u00eb se \u00e7\u00ebshtja p\u00ebr stabilitetin e Ballkanit per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr sigurin\u00eb e Bashkimit Evropian. Nuk mund t\u00eb besoj se madje edhe prift\u00ebrinjt\u00eb serb\u00eb pat\u00ebn nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim m\u00eb t\u00eb arsyesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb konkluduar mbi nevoj\u00ebn e nj\u00eb stabiliteti rajonal, m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb politik\u00eb oficiale shtet\u00ebrore bullgare.<\/p>\n<p>Ja ku jemi, o njer\u00ebz. K\u00ebtu, jemi maqedonas, flasim gjuh\u00ebn maqedonase, shkruajm\u00eb libra n\u00eb gjuh\u00ebn maqedonase, kemi media n\u00eb gjuh\u00ebn maqedonase, k\u00ebndojm\u00eb n\u00eb maqedonisht, aktrojm\u00eb n\u00ebp\u00ebr teatro n\u00eb maqedonisht, b\u00ebjm\u00eb filma n\u00eb maqedonisht\u2026Dhe nuk dua t\u00eb kem t\u2019i v\u00ebrtetoj asnjeriu se ekzistoj. \u00cbsht\u00eb palidhje. Mos ma humbni koh\u00ebn me budallall\u00ebqe.<\/p>\n<p>N\u00eb shekullin 21 vet\u00ebm Putinit iu tek t\u2019u v\u00ebrtetoj\u00eb ukrainasve se jan\u00eb rus\u00eb dhe se gjuha ukrainase \u00ebsht\u00eb ruse.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3<\/span> Fakti q\u00eb kryetarja e Shkupit Danella Arsovka tashm\u00eb p\u00ebr shtat\u00eb muaj q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion refuzon t\u00eb p\u00ebrgjigjet n\u00eb pyetjet e gazetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e rrezikshme. \u00cbsht\u00eb e rrezikshme edhe fakti q\u00eb nuk erdhi n\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr t&#8217;iu p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve. Nuk e kam t\u00eb qart\u00eb se si kryesuesi i K\u00ebshillit Trajko Sllaveski dhe k\u00ebshilltar\u00ebt ia lejojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Por m\u00eb e rrezikshmja nga k\u00ebto gj\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj sjelljeje ajo shfuqizon praktika t\u00eb qytet\u00ebruara jo vet\u00ebm t\u00eb nj\u00eb komunikimi t\u00eb kulturuar, por edhe t\u00eb nj\u00eb sjelljeje t\u00eb p\u00ebrgjegjshme dhe transparente t\u00eb nj\u00eb zyrtari shtet\u00ebror. Ajo nuk mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb inat me gazetar\u00ebt dhe askush t\u00eb mos e dij\u00eb se \u00e7far\u00eb punon, p\u00ebrve\u00e7se kur ajo vet\u00eb do t\u00eb vendos\u00eb se \u00e7far\u00eb t\u00eb thot\u00eb se ku ta thot\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb kryetar i Shkupit nuk \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb k\u00ebshtu deri m\u00eb tani. E p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kur t\u00eb zgjedh\u00eb se ku t\u00eb shfaqet dhe t\u00eb hiqet si viktim\u00eb se \u201ce kan\u00eb sulmuar\u201d dhe \u201cia kan\u00eb prishur dit\u00ebn\u201d. Por ne nuk komunikojm\u00eb me t\u00eb p\u00ebr probleme personale. Komunikojm\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb kryeqytetit t\u00eb shtetit \u2013 t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyreve q\u00eb e kan\u00eb votuar dhe q\u00eb nuk e kan\u00eb votuar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, edhe m\u00eb e rrezikshme se tashm\u00eb ikja e rrezikshme nga p\u00ebrgjigjet e nj\u00eb zyrtari publik \u00ebsht\u00eb q\u00eb sjellja e saj komentohet me p\u00ebrqeshje. Nuk \u00ebsht\u00eb aspak gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeshur kur dikush harxhon parat\u00eb e shtetit dhe thot\u00eb \u201cmundem\u201d. T\u00eb p\u00ebrqesh\u00ebsh sjelljen e saj \u00ebsht\u00eb ta normalizosh at\u00eb. E praktikat e k\u00ebqija, n\u00ebse normlaizohen, leht\u00ebsisht b\u00ebhen shprehi.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4<\/span> Ministresh\u00eb e transfmormimit dixhital n\u00eb Qeverin\u00eb e re sllovene do t\u00eb jet\u00eb Emilija Stojmenova Duh, e cila nga Vinica \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrngulur n\u00eb Maribor n\u00eb 2002 p\u00ebr ta vazhduar dhe p\u00ebrfunduar gjimnazin matematikor.<br \/>\nDrejtoresh\u00eb e ekipit p\u00ebr reforma t\u00eb administrat\u00ebs publike n\u00eb Kabinetin e kryeministres s\u00eb Serbis\u00eb Ana B\u00ebrnabiq \u00ebsht\u00eb Marta Arsovska-Tomovska, ish ministresh\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb informatike dhe aministrat\u00ebn publike.<\/p>\n<p>Dy elektroinxhinere nga Maqedonia do t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb dixhitalizimin e sh\u00ebrbimeve publike t\u00eb dy shteteve t\u00eb rajonit. M\u00eb shum\u00eb dixhitalizim, administrat\u00eb m\u00eb efikase. M\u00eb shum\u00eb dixhitalizim, transparenc\u00eb m\u00eb e madhe. M\u00eb shum\u00eb dixhitalizim, m\u00eb pak administrat\u00eb. M\u00eb shum\u00eb dixhitalizm, m\u00eb pak korrupsion.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb neve k\u00ebtu sh\u00ebrbimet shtet\u00ebrore ende na k\u00ebrkojn\u00eb vula n\u00eb flet\u00ebpagesa bankare. Ti kryen pun\u00ebn online dhe pastaj pret n\u00eb sportel q\u00eb atyre t\u2019u mbaroj\u00eb pauza q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundosh at\u00eb q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar. E tani do t\u00eb presim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb edhe greva e zyrtar\u00ebve t\u00eb librave am\u00eb, sepse p\u00ebrndryshe do t\u00eb radikalizoheshkan. Ata q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vit kan\u00eb nxjerr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 20.000 dokumente me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb gabuara personale.<\/p>\n<p>Kush e di se edhe sa qindra e mij\u00ebra Emilija dhe Marta jan\u00eb larguar p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrmir\u00ebsuar kushtet e jet\u00ebs p\u00ebr qytetar\u00ebt e shteteve t\u00eb tjera. T\u00eb kishin mbetur k\u00ebtu, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk do t\u2019u ishte lejuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb sistem t\u00eb dixhitalizuar, i cili do t\u00eb ulte edhe numrin e administrat\u00ebs, do ta ulte mund\u00ebsin\u00eb e gabimit dhe do ta ulte korrupsionin, por akoma tani do t\u00eb ishin duke humbur koh\u00ebn me ne n\u00eb ndonj\u00eb korridor t\u00eb paaj\u00ebrosur, duke pritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrbuzur para der\u00ebs s\u00eb ky\u00e7ur ku shkruan \u201cKthehem menj\u00ebher\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sllovenia e ka Emilij\u00ebn, Serbia e ka Mart\u00ebn, nd\u00ebrsa ne e zgjodh\u00ebm Danell\u00ebn. Secili zgjedh sipas nevoj\u00ebs.<\/p>\n<p><em><strong>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong><em>\u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E gjith\u00eb ngecja me zgjerimin e e BE-s\u00eb e shkaktuar nga vetoja bullgare p\u00ebr Maqedonin\u00eb, u p\u00ebrbledh me s\u00eb miri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":false,"thumbURL":false,"categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"Nuk mund t\u00eb dish se kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb jonormal. Bullgar\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nga maqedonasit t\u2019ua v\u00ebrtetojn\u00eb ekzistenc\u00ebn e tyre, apo maqedonasit q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb procesin p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se ekzistojn\u00eb. ","views":"28","source":"Shkup, (SAKAMDAKAZAM.MK)","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>EMILIJA DHE MARTA - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/emilija-dhe-marta\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"EMILIJA DHE MARTA - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"E gjith\u00eb ngecja me zgjerimin e e BE-s\u00eb e shkaktuar nga vetoja bullgare p\u00ebr Maqedonin\u00eb, u p\u00ebrbledh me s\u00eb miri [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/emilija-dhe-marta\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2022-05-23T09:50:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/emilija-dhe-marta\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/emilija-dhe-marta\/\",\"name\":\"EMILIJA DHE MARTA - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"datePublished\":\"2022-05-23T09:50:31+00:00\",\"dateModified\":\"2022-05-23T09:50:31+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/emilija-dhe-marta\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/172176"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=172176"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/172176\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=172176"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=172176"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=172176"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}