{"id":175907,"date":"2022-07-24T13:23:26","date_gmt":"2022-07-24T11:23:26","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=175907"},"modified":"2022-07-24T13:23:26","modified_gmt":"2022-07-24T11:23:26","slug":"m-e-madhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/m-e-madhe\/","title":{"rendered":"M E MADHE"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1 <\/span> Neve, \u201cantievropian\u00ebve\u201d, \u201chisterik\u00ebve\u201d dhe \u201cekspert\u00ebve t\u00eb vet\u00ebquajtur\u201d, q\u00eb jemi shum\u00eb budallenj dhe nuk mund ta kuptojm\u00eb dimensionin historik t\u00eb protokollit t\u00eb n\u00ebnshkruar me Bullgarin\u00eb n\u00eb korniz\u00ebn negociuese p\u00ebr fillim t\u00eb negocimeve me BE-n\u00eb, qeveria na e \u00e7au kok\u00ebn me \u201cidentiteti \u2013 beton, gjuha \u2013 beton\u201d, \u201cgjuha e past\u00ebr maqedonase\u201d, \u201cgjuh\u00ebn na e pranon e gjith\u00eb Evropa\u201d, \u201cmaqedonishtja do t\u00eb ushtoj\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb\u201d, \u201cmaqedonishtja jehoi n\u00eb Bruksel\u201d\u2026Dhe \u2013 ja ku jehoi gjuha &#8211; \u00a0me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb shkruar n\u00eb form\u00eb analfabete n\u00eb procesverbalin pas mbledhjes n\u00eb Bruksel, p\u00ebrkund\u00ebr deklarat\u00ebs s\u00eb nj\u00ebanshme t\u00eb Bullgaris\u00eb se gjuha maqedonase nuk ekziston.<br \/>\n\u201cGjuh\u00eb e past\u00ebr maqedonase\u201d \u2013 e palektoruar.<\/p>\n<p>Nuk po flasim p\u00ebr at\u00eb se n\u00ebse duke shkruar deklarat\u00ebn ky\u00e7 politike Qeveria \u00ebsht\u00eb konsultuar apo jo me maqedonist\u00eb, sllavist\u00eb, historian\u00eb\u2026Po flasim p\u00ebr nj\u00eb lektorim t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb nj\u00eb teksti q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar nga politikan\u00ebt. Nuk besoj se n\u00eb Qeveri ka lektor\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim ligjor. Edhe pse, me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, nuk kan\u00eb pasur nevoj\u00eb as p\u00ebr lektor, sepse mjafton dikush i arsimuar q\u00eb ka mbaruar klas\u00ebn e dyt\u00eb, q\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb se n\u00eb maqedonisht fjala \u201cmaqedonas\u201d shkruhet me \u201cM\u201d t\u00eb madhe, nd\u00ebrsa gjuha maqedonase me \u201cm\u201d t\u00eb vog\u00ebl, ashtu si dhe populli maqedonas. E tani do t\u00eb thon\u00eb \u2013 aman bre, juve asgj\u00eb nuk ju p\u00eblqen, tani edhe \u201cM\u201d- ja ju pengon, nd\u00ebrsa ne kemi nisur p\u00ebr BE. E, sigurisht q\u00eb na pengon, sepse politika edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb shembull tregoi p\u00ebrbuzjen e saj ndaj profesionalizmit dhe ekspertiz\u00ebs. Ashtu si Nikolla Gruevski gjith\u00eb p\u00ebrbuzjen e tij ndaj profesionist\u00ebve dhe ekspert\u00ebve e p\u00ebrmblodhi n\u00eb fraz\u00ebn legjendare \u201cMile, mu tek\u201d (Mile, mi tekna). duke e b\u00ebr\u00eb veten arkitektin dhe historianin e madh,<\/p>\n<p>VMRO-ja e koh\u00ebs s\u00eb Gruevskit thoshte: \u00c7\u2019ju kan\u00eb m\u00ebsuar n\u00ebp\u00ebr ato fakultete komunale? LSDM-ja thot\u00eb: L\u00ebrini ata, VMRO-ja i pun\u00ebsoi. N\u00eb \u201cM\u201d-n\u00eb e madhe nga deklarata e nj\u00ebanshme p\u00ebr gjuh\u00ebn maqedonase n\u00eb fillim t\u00eb procesit t\u00eb aderimit drejt BE-s\u00eb mund t\u00eb shihet thelbi i gjith\u00eb \u00e7rregullimit partiak t\u00eb shtetit \u2013 edhe analfabet\u00eb, edhe bishtp\u00ebrpjet\u00eb, edhe nuk respektojn\u00eb ligjin, edhe ekspert\u00ebt i malltretojn\u00eb.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2 <\/span> Po afrohet 2 gushti, ku do t\u00eb duhet t\u00eb festohet Ilindeni i dyfisht\u00eb \u2013 si ai i kryengritjes s\u00eb vitit 1903, ashtu dhe ai antifashisti i vitit 1944. Mos guxoj\u00eb servisi shtet\u00ebror t\u00eb emitoj\u00eb ndonj\u00eb dokumentar t\u00eb vjet\u00ebr p\u00ebr kryengrit\u00ebsit e Ilindenit, apo edhe m\u00eb keq, ndonj\u00eb raportim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, si p\u00ebr shembull t\u00eb deportimit t\u00eb hebrenjve n\u00eb Treblink\u00eb. Teodora Gen\u00e7ovska nga tani do t\u00eb mbledh\u00eb sh\u00ebnime p\u00ebr mbledhjen e ardhshme nd\u00ebrqeveritare, e Bujar Osmani do t\u00eb duhet ta fsheh\u00eb tekstin edhe n\u00eb Protokollin e tret\u00eb bilateral.<\/p>\n<p>Le t\u00eb mos i nevrikosim bullgar\u00ebt dhe le t\u00eb mos e shqet\u00ebsojm\u00eb Uruslla fon der Llajenin, Oliver Varhein dhe burokrat\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Brukselit. Jan\u00eb shqet\u00ebsuar mjaftuesh\u00ebm nga lufta n\u00eb Ukrain\u00eb. E k\u00ebshtu, dit\u00ebn kur qeveria na bindte se kishte triumfuar n\u00eb Bruksel, ministresha e pun\u00ebve t\u00eb jashtme t\u00eb Bullgaris\u00eb, Teodora Gen\u00e7ovska deklaroi se gjuha maqedonase nuk ekziston. Gjith\u00eb bot\u00ebs i duket e shpifur lufta q\u00eb e nisi Putini me pohimin se Ukraina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet i shpikur, se ukrainasit jan\u00eb rus\u00eb, kurse gjuha ukrainase nuk ekziston pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dialekt i rusishtes. Por kur Bullgaria e thot\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb p\u00ebr popullin dhe gjuh\u00ebn maqedonase, kjo b\u00ebhet dokument zyrtar i pranuar nga Bashkimi Evropian. Nd\u00ebrsa tan\u00ebt jan\u00eb t\u00eb lumtur sa s\u2019b\u00ebn duke u p\u00ebrqafuar nga ngaz\u00ebllimi.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3<\/span> Q\u00eb kur do ta azhurnojm\u00eb Kushtetur\u00ebn me shtimin e bullgar\u00ebve, nuk do t\u00eb m\u00eb \u00e7udiste sikur vetoja e ardhshme e Sofjes zyrtare t\u00eb ket\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar edhe himnin. E \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb ky k\u00ebndim p\u00ebr Goce Dell\u00e7evin, Dame Gruevin, Jane Sandanskin\u2026Akoma edhe vargu \u201cMaqedonasit luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre\u201d. Mos po e teprojm\u00eb paksa me luft\u00ebn? Se pastaj edhe himnin do ta shohin si fjalim t\u00eb urrejtjes.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4 <\/span> N\u00eb Protokollin e dyt\u00eb bilateral mes Maqedonis\u00eb dhe Bullgaris\u00eb, i cili n\u00eb 17 korrik u n\u00ebnshkrua nga ministrat Osmani dhe Gen\u00e7ovska n\u00eb Sofje ka nj\u00eb pik\u00eb q\u00eb i referohet gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes. Shtetet e v\u00ebrtetojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb masa ndaj \u00e7do lloj fjalimi t\u00eb urrejtjes dhe i p\u00ebrcaktojn\u00eb ministrit\u00eb p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb jashtme p\u00ebr kontakt dhe informim t\u00eb institucioneve kompetente p\u00ebr identifikim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb fjalimit t\u00eb till\u00eb n\u00eb mbishkrime t\u00eb ndr\u00ebtesave publike dhe p\u00ebrmendore, tekste dhe programe shkollore, si dhe n\u00eb hap\u00ebsira publike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb 18 korrik, Bullgaria me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb BE konfirmoi se nuk e pranon gjuh\u00ebn maqedonase.<\/p>\n<p>T\u00eb ishim ne qytetar\u00eb t\u00eb men\u00e7ur, do ta kishim mbytur \u201cpik\u00ebn ton\u00eb t\u00eb kontaktit\u201d \u2013 Ministrin\u00eb maqedonase t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb jashtme me t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb milion ankesa p\u00ebr gjuh\u00eb t\u00eb urrejtjes nga Bullgaria p\u00ebr gjuh\u00ebn maqedonase. Jo n\u00eb FB, por n\u00eb MPJ. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ca profesor\u00eb t\u00eb maqedonishtes bashk\u00eb e kan\u00eb krijuar peticion n\u00eb FB. E shp\u00ebrndajn\u00eb, e n\u00ebnshkruajn\u00eb e i b\u00ebjn\u00eb \u201clike\u201d. Pun\u00eb e madhe. Ore, jeni institucion, jeni doktor\u00eb shkence, profesor\u00eb, keni em\u00ebr e mbiem\u00ebr. D\u00ebrgojeni n\u00eb Qeveri, n\u00eb Kuvend, n\u00eb Ministri\u2026Nj\u00eb institucion komunikon me nj\u00eb institucion tjet\u00ebr, jo me FB.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb flasim n\u00eb maqedonisht, shkruajm\u00eb n\u00eb maqedonisht, k\u00ebndojm\u00eb n\u00eb maqedonisht, xhirojm\u00eb filma n\u00eb maqedonisht, aktrojm\u00eb n\u00eb teat\u00ebr n\u00eb maqedonisht, krijojm\u00eb shkenc\u00eb n\u00eb maqedonisht, t\u00eb gjith\u00eb ne le t\u2019i shkruajm\u00eb MPJ-s\u00eb se jemi p\u00ebrballur me gjuh\u00eb t\u00eb urrejtjes nga p\u00ebrfaq\u00ebsues shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb nj\u00eb shteti-an\u00ebtar t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb dokument evropian, po veprojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb evropiane. Na fal Bujar, ama k\u00ebshtu shkojn\u00eb pun\u00ebt sipas protokollit.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">5<\/span> P\u00ebrse t\u00eb gjykuarit tan\u00eb elitar\u00eb Orce Kam\u00e7ev dhe Sasho Mijallkov, kur ve\u00e7se kan\u00eb zgjedhur t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb burg n\u00eb Strug\u00eb, kan\u00eb zgjedhur t\u00eb shp\u00ebrngulen n\u00eb Oh\u00ebr, kur kishin mundur t\u00eb marrin let\u00ebrnjoftim pik\u00ebrisht nga Stuga? E nuk do t\u00eb kishin nevoj\u00eb t\u00eb udh\u00ebtonin \u00e7do dit\u00eb, meq\u00eb benzina \u00ebsht\u00eb shtrenjtuar dhe kafet e Strug\u00ebs jan\u00eb m\u00eb t\u00eb lira se ato t\u00eb Ohrit.<br \/>\nEdhe ndryshimi i vendbanimit para shkuarjes n\u00eb burg, ashtu si dhe zgjedhja e burgut se ku d\u00ebshiron ta kalosh d\u00ebnimin \u00ebsht\u00eb sipas parimit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, si\u00e7 i b\u00ebnin dhe krimet p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb gjykuar \u2013 \u201cgjith\u00e7ka sipas ligjit, shef\u201d. Cikli u mbyll. E pla\u00e7kit\u00ebn buxhetin sipas ligjit, p\u00ebrgjuan sipas ligjit, e rr\u00ebmbyen shtetin sipas ligjit e n\u00eb fund edhe zgjodh\u00ebn ku dhe n\u00eb \u00e7\u2019burg do ta kalonin d\u00ebnimin. Ligji \u00ebsht\u00eb i pam\u00ebshirsh\u00ebm n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">6<\/span> Seanca e Kuvendit p\u00ebr korniz\u00ebn negociuese na rikujtoi si ishte kur VMRO-DPMNE-ja ishte n\u00eb pushtet dhe na tregoi se si do t\u00eb jet\u00eb kur t\u00eb kthehet n\u00eb pushtet. Kur deputet\u00ebt e LSDM-s\u00eb flisnin n\u00eb foltore, nuk d\u00ebgjoheshin dot nga vuvuzelet e VMRO-s\u00eb. N\u00ebse tani, kur jan\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, VMRO-ja nuk lejon q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohet nj\u00eb mendim ndryshe, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb Kuvend, a thua si do t\u00eb jet\u00eb kur t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb pushtet?<br \/>\nE, si do t\u00eb jet\u00eb? E dim\u00eb, kemi par\u00eb se si mund t\u00eb jet\u00eb. Me gjith\u00eb ato mallkime, ofendime, k\u00ebrc\u00ebnime dhe urrejtje t\u00eb fshehur q\u00eb e derdh\u00ebn n\u00eb foltore kund\u00ebr atyre q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb mendim ndryshe sa i p\u00ebrket politik\u00ebs, do t\u00eb jet\u00eb ashtu si\u00e7 ka qen\u00eb \u2013 do t\u00eb gjykojn\u00eb Qosja v\u00ebllavras\u00ebsi dhe partia.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">7<\/span> Prap\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohet hekurudha drejt Bullgaris\u00eb. Qeveria n\u00ebnshkroi marr\u00ebveshje me dy firma p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb hekurudh\u00ebs.<br \/>\nSipas arkivit t\u00eb \u201cSakam Da Kazam\u201d, raportet e para p\u00ebr hekurudh\u00ebn me Bullgarin\u00eb paraqiten n\u00eb 15 tetor 1994 kur shkrova se \u201cm\u00eb n\u00eb fund kemi prer\u00eb shiritin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e hekurudh\u00ebs drejt Bullgaris\u00eb\u201d. E pastaj, raportet p\u00ebr hekurudh\u00ebn p\u00ebrs\u00ebriten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ciklike \u00e7do tri-kat\u00ebr vjet, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb cikleve zgjedhore.<\/p>\n<p>T\u00eb kishte pasur nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hekurudh\u00eb, do t\u00eb ishte nd\u00ebrtuar p\u00ebr k\u00ebto tridhjet\u00eb vjet. Vet\u00ebm n\u00ebse edhe hekurudha ka pritur deklatar\u00ebn zyrtare bullgar\u00eb n\u00eb BE se gjuha maqedonase nuk ekziston q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohet.<\/p>\n<p><strong><em>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku<\/em><\/strong><\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Neve, \u201cantievropian\u00ebve\u201d, \u201chisterik\u00ebve\u201d dhe \u201cekspert\u00ebve t\u00eb vet\u00ebquajtur\u201d, q\u00eb jemi shum\u00eb budallenj dhe nuk mund ta kuptojm\u00eb dimensionin historik t\u00eb protokollit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":false,"thumbURL":false,"categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"T\u00eb ishim ne qytetar\u00eb t\u00eb men\u00e7ur, do ta kishim mbytur \u201cpik\u00ebn ton\u00eb t\u00eb kontaktit\u201d \u2013 Ministrin\u00eb maqedonase t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb jashtme me t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb milion ankesa p\u00ebr gjuh\u00eb t\u00eb urrejtjes nga Bullgaria p\u00ebr gjuh\u00ebn maqedonase.","views":"45","source":"","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>M E MADHE - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/m-e-madhe\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"M E MADHE - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Neve, \u201cantievropian\u00ebve\u201d, \u201chisterik\u00ebve\u201d dhe \u201cekspert\u00ebve t\u00eb vet\u00ebquajtur\u201d, q\u00eb jemi shum\u00eb budallenj dhe nuk mund ta kuptojm\u00eb dimensionin historik t\u00eb protokollit [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/m-e-madhe\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2022-07-24T11:23:26+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/m-e-madhe\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/m-e-madhe\/\",\"name\":\"M E MADHE - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"datePublished\":\"2022-07-24T11:23:26+00:00\",\"dateModified\":\"2022-07-24T11:23:26+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/m-e-madhe\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/175907"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=175907"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/175907\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=175907"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=175907"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=175907"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}