{"id":182351,"date":"2022-11-14T15:26:13","date_gmt":"2022-11-14T14:26:13","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=182351"},"modified":"2022-11-14T15:26:13","modified_gmt":"2022-11-14T14:26:13","slug":"femijet-e-askujt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/femijet-e-askujt\/","title":{"rendered":"F\u00cbMIJ\u00cbT E ASKUJT"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1<\/span> A i keni t\u00eb njohur k\u00ebta emra? A i njihni k\u00ebta q\u00eb kan\u00eb kaluar testin p\u00ebr kontrollor\u00eb t\u00eb fluturimit? Po k\u00ebta jan\u00eb t\u00eb askujt, bre.\u201d<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr at\u00eb se si duket jeta n\u00eb Maqedoni p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb askujt. Tet\u00eb f\u00ebmij\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt n\u00eb testimin n\u00eb Eurokontroll, t\u00eb cilin e ka kryer firma e pavarur e licencuar nga Danimarka. Kan\u00eb treguar se sa t\u00eb mir\u00eb jan\u00eb pa ndihm\u00ebn e balancuesve dhe bandeter\u00ebve, por drejtor\u00ebt e Navicagionit t\u00eb Maqedonis\u00eb M-NAV nuk kan\u00eb dashur t\u2019i l\u00ebshojn\u00eb n\u00eb shkollim n\u00eb Danimark\u00eb, ngaq\u00eb n\u00eb testim nuk kan\u00eb kaluar f\u00ebmij\u00ebt e tyre dhe f\u00ebmij\u00ebt e funksionar\u00ebve partiak\u00eb.<\/p>\n<p>Jo se u befasuam, se k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet dhe firmat shtet\u00ebrore dhe komunale. Vet\u00ebm se, k\u00ebt\u00eb her\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Kontroll t\u00eb fluturimeve, gj\u00eb e cila e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb edhe m\u00eb brutale. Thjesht, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk duam t\u00eb jemi t\u00eb dikujt, q\u00eb krijojm\u00eb, p\u00ebrpiqemi t\u00eb sigurojm\u00eb disa t\u00eb ardhura dinjitoze p\u00ebr veten ton\u00eb dhe p\u00ebr familjet, q\u00eb rregullisht paguajm\u00eb tatime, kontribute p\u00ebr pension, p\u00ebr sigurim sh\u00ebndet\u00ebsore, paguajm\u00eb parking, d\u00ebnime komunikacioni, por q\u00eb nuk duam t\u00eb jemi n\u00eb parti, jemi t\u00eb p\u00ebrjashtuar. Jemi t\u00eb askujt.<br \/>\nDhe kur do t\u00eb na duhet shtet q\u00eb e paguajm\u00eb, ai nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr ne, por ndonj\u00ebher\u00eb edhe na malltreton dhe na injoron q\u00eb t\u2019i k\u00ebnaq\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tij. Nd\u00ebrsa k\u00ebta 8 f\u00ebmij\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer si kontrollor\u00eb t\u00eb fluturimit madje edhe i ka shtypur sepse kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt.<\/p>\n<p>Partit\u00eb na e rob\u00ebruan shtetin. Aq shum\u00eb kan\u00eb marr\u00eb fuqi, saq\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme se punojn\u00eb kund\u00ebr interesit publik. E pam\u00eb se jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm madje edhe ta rrezikojn\u00eb sigurin\u00eb e komunikacionit ajror vet\u00ebm q\u00eb t\u2019i pun\u00ebsojn\u00eb t\u00eb vet\u00ebt. Aq shum\u00eb kan\u00eb marr\u00eb fuqi dhe kan\u00eb humbur kontakt me t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb rrethit t\u00eb tyre partiak, saq\u00eb drejtor\u00ebt e M-NAV madje kan\u00eb k\u00ebrkuar llogaridh\u00ebnie nga shkolla daneze p\u00ebr kontroll t\u00eb fluturimeve, q\u00eb t\u2019i kthej\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr at\u00eb se si ka guxuar t\u2019i pranoj\u00eb tet\u00eb f\u00ebmij\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb kur ata nuk kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb list\u00ebn e askujt. Kan\u00eb k\u00ebrkuar llogaridh\u00ebnie sepse nuk jan\u00eb pranuar f\u00ebmij\u00ebt e tyre. \u00c7far\u00eb u kan\u00eb th\u00ebn\u00eb danezve, vall\u00eb? Jo, jo, ju nuk kuptoni, f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb super test. Jo, jo, jo, ju nuk kuptoni, a e dini se t\u00eb kujt jan\u00eb k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb? Jo, jo, ju nuk kuptoni se kush q\u00ebndron pas k\u00ebsaj liste. Hej, kan\u00eb k\u00ebrkuar llogaridh\u00ebnie nga danez\u00ebt, nj\u00ebsoj sikurse ata jan\u00eb m\u00ebsuar t\u2019u japin llogari shefave t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Ministri i transportit Bllagoj Bo\u00e7varski nuk ka pasur q\u00ebndrim ndaj asaj se a \u00ebsht\u00eb rrezikuar apo jo siguria e komunikacionit ajror. Z\u00ebvend\u00ebs ministrja p\u00ebr vet\u00ebqeverisje t\u00eb mir\u00eb Sllavica G\u00ebrkovska n\u00eb Facebook shkroi se duhen respektuar ligjet. Imagjino! Nd\u00ebrsa Qeveria thot\u00eb se M-NAV na qenka firm\u00eb e pavarur shtet\u00ebrore. Kur u duhet q\u00eb t\u2019i pranojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, jan\u00eb t\u00eb pavarur. E kur p\u00ebr ta b\u00ebjn\u00eb pazar partit\u00eb, at\u00ebher\u00eb jan\u00eb t\u00eb varura.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga kontrollor\u00ebt m\u00eb t\u00eb pavarur ka komentuar: \u201cKy nuk \u00ebsht\u00eb Durmo turs ose zjarri i spitalit t\u00eb Tetov\u00ebs q\u00eb t\u2019i p\u00ebrziejn\u00eb pun\u00ebt n\u00ebp\u00ebr gjyqe\u201d.<\/p>\n<p>Me an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Eurokontroll shteti faktikisht i praktikon standardet e rrepta evropiane p\u00ebr siguri t\u00eb komunkacionit. Ne nuk jemi n\u00eb BE n\u00eb tok\u00eb, por praktikisht e kemi BE-n\u00eb n\u00eb qiell. Por pse t\u00eb mos e humbim edhe k\u00ebt\u00eb standard n\u00eb qiell?! Goj\u00ebn e kan\u00eb plot me BE-n\u00eb, ama standardet e BE-s\u00eb nuk duan q\u00eb t\u00eb vlejn\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre. Ashtu si\u00e7 kan\u00eb nisur, n\u00ebse nes\u00ebr na p\u00ebrjashtojn\u00eb nga Eurokontrolli, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u2019i akuzojn\u00eb k\u00ebta f\u00ebmij\u00ebt e askujt, se nuk paskan qen\u00eb t\u00eb aft\u00eb.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2<\/span> Prokurori i ri i zgjedhur p\u00ebr p\u00ebrndjekjen e krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit Islam Abazi thot\u00eb se BDI nuk q\u00ebndron pas tij, ndon\u00ebse vjen nga fshati i nj\u00ebjt\u00eb me Ali Ahmetin. E menj\u00ebher\u00eb pas zgjedhjes s\u00eb tij u shfaq\u00ebn fotografit\u00eb e tij private me funksionar\u00ebt partiak\u00eb. Nejse. Maqedonia \u00ebsht\u00eb e vog\u00ebl, Zajazi edhe m\u00eb i vog\u00ebl dhe secili njeh secilin. Ndoshta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye edhe kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb prokuror\u00ebve publik\u00eb Antonio Jolevski pas zgjedhjes s\u00eb Islam Abazit deklaroi: \u201cT\u2019i japin hap\u00ebsir\u00eb, t\u00eb shohim si do ta tregoj\u00eb veten\u201d. Thua se prokurori \u00ebsht\u00eb nj\u00eb futbollist i ri n\u00eb lig\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb, e ne duhet ta shohim se si do ta tregoj\u00eb veten n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb. P\u00ebrderisa Abazi duhet t\u00eb jet\u00eb i pari n\u00eb lig\u00ebn e par\u00eb.<\/p>\n<p>Fakti se e kan\u00eb zgjedhur koleg\u00ebt e tij prokuror\u00eb publik\u00eb dhe ka marr\u00eb numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb votave duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb garanc\u00eb e fort\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb njeriu i duhur p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar. Thua se jemi nga Danimarka, e nuk e dim\u00eb se si jan\u00eb zgjedhur edhe ata prokuror\u00eb q\u00eb kan\u00eb zgjedhur k\u00ebt\u00eb. Ore, k\u00ebta jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt prokuror\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve duhej formuar Prokuroria speciale. E pastaj edhe ajo prokurori ra n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb skandaloze. Edhe Katica Janev\u00ebs i jepnim hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar veten.<\/p>\n<p>Kaluan vet\u00ebm gjjasht\u00eb vjet q\u00eb kur d\u00ebgjuam n\u00eb bomba se si kryetarja e K\u00ebshillit gjyq\u00ebsor dhe sekretaresha e kryeministrit b\u00ebnin lista p\u00ebr gjykat\u00ebs. \u00c7far\u00eb ndryshoi p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre gjasht\u00eb vjet\u00ebve? Ata q\u00eb duheshin t\u00eb p\u00ebrndiqnin korrupsionin e lart\u00eb p\u00ebrfunduan n\u00eb burg. E ata q\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrndjekur zgjidhnin se n\u00eb cilin burg duan ta vuajn\u00eb d\u00ebnimin.<\/p>\n<p>Ministri i drejt\u00ebsis\u00eb Nikolla Tupan\u00e7evski p\u00ebr turizmin e burgut thoshte se kan\u00eb \u201cv\u00ebrtetuar disa t\u00eb meta n\u00eb sistem\u201d. Tani, pas zgjedhjes s\u00eb Abazit, Tupan\u00e7evski tha se kan\u00eb \u201cv\u00ebrtetuar dob\u00ebsi n\u00eb modelin e zgjedhjes s\u00eb prokurorit\u201d.<\/p>\n<p>Po mir\u00eb bre, a ka ndonj\u00eb dob\u00ebsi q\u00eb mund ta v\u00ebrtetojn\u00eb para kohe? A nuk mund t\u00eb parashikohen disa dob\u00ebsi, vall\u00eb? Jemi lodhur nga dh\u00ebnia e shanseve.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3 <\/span> Edhe kryeministri Dimitar Kova\u00e7evski ka v\u00ebrtetuar t\u00eb meta n\u00eb sistem. Gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb spitalin \u201c8 Shtatori\u201d tha se nga eksperienca persnale e di se kemi doktor\u00eb profesionale dhe pajisje optimale, por sistemi nuk b\u00ebn.<br \/>\nShkon kryeministri n\u00eb spital dhe na e thot\u00eb at\u00eb q\u00eb tashm\u00eb e dim\u00eb. Thua se sistemi \u00ebsht\u00eb i r\u00ebn\u00eb nga Marsi q\u00eb na i vjedh parat\u00eb nga Fondi i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb t\u00eb cilin e plot\u00ebsojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Thua se vet\u00eb kryeministri, ministri i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe drejtor\u00ebt q\u00eb fotografohen me ta n\u00eb spitalet shtet\u00ebrore nuk e b\u00ebjn\u00eb sistemin.<\/p>\n<p>Njer\u00ebz t\u00eb s\u00ebmur\u00eb nga kanceri tashm\u00eb tre muaj me radh\u00eb nuk kan\u00eb terapi. Ila\u00e7et q\u00eb i marrin t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt nga s\u00ebmundjet e rralla vonohen me muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb dhe nuk dihet n\u00ebse do t\u00eb vijn\u00eb fare. \u00c7\u2019ngush\u00eblllimi mund t\u00eb ken\u00eb ata njer\u00ebz dhe t\u00eb af\u00ebrmit e tyre n\u00ebse vet\u00eb kryeministri ka kuptuar se sitemi nuk b\u00ebn?<\/p>\n<p>Para dhjet\u00eb dit\u00ebsh, n\u00eb zon\u00ebn nd\u00ebrtimore t\u00eb hekurudh\u00ebs s\u00eb Bullgaris\u00eb Kova\u00e7evski tha se \u201csistem t\u00eb till\u00eb kemi edhe n\u00eb shum\u00eb vende n\u00eb shtetin ton\u00eb. Ose gjat\u00eb k\u00ebtyre 30 vjet\u00ebve t\u00eb fundit nuk kemi pasur t\u00eb gjith\u00eb dijeni ose nuk ka pasur mjaftuesh\u00ebm p\u00ebrkushtim, apo ka pasur tep\u00ebrsisht korrupsion, apo t\u00eb treja bashk\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ashtu \u00ebsht\u00eb. Sistemin e kemi t\u00eb till\u00eb, dhe at\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha vendet. Sepse, thelbi i sistemit si fillim \u00ebsht\u00eb me takime t\u00eb lider\u00ebve p\u00ebr ndarjen e vendeve t\u00eb ministrave, e pastaj vendosje t\u00eb drejtor\u00ebve n\u00eb baz\u00eb partiake, pastaj pun\u00ebsim i \u201cf\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb\u201d, e pastaj prokurorime publike nga \u201cnjer\u00ebzit tan\u00eb\u201d\u2026<\/p>\n<p>K\u00eb t\u00eb th\u00ebrrasim q\u00eb t\u00eb na ndryshoj\u00eb sistemin? Ambasadoren e re amerikane?<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Kova\u00e7evski le t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb blej\u00eb toste me mortadella pas tubimeve partiake. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e zbulon realitetin e sistemit. Demek, tregon mir\u00ebkuptim p\u00ebr \u201cf\u00ebmij\u00ebt e dikujt\u201d.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4<\/span> Ligji me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit ndalohet q\u00eb fondacioneve dhe shoqatave t\u00eb qytetar\u00ebve t\u2019u vihen emra t\u00eb fashist\u00ebve dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tyre u votua nj\u00ebz\u00ebri n\u00eb Kuvend. Nuk e mbaj mend se kur VMRO-DPMNE-ja ka propozuar di\u00e7ka, e LSDM-ja ka pranuar e kan\u00eb vendosur bashk\u00ebrisht.<br \/>\nMir\u00eb ama, Bujar Osmani dhe Nikolla Tupan\u00e7evski lajm\u00ebruarn se do ta japin ligjin p\u00ebr shoqata t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb shqyrtim te Komisioni venecian.<\/p>\n<p>Ore, po shkoni kund\u00ebr vet\u00eb Kuvendit tuan. Kund\u00ebr deputet\u00ebve q\u00eb ju votojn\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebheni ministra.<\/p>\n<p>Mir\u00eb, a do t\u00eb ndaloj\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb kjo marr\u00ebdh\u00ebnie servilizmi i Qeveris\u00eb kund\u00ebr Bullgaris\u00eb?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku <\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>A i keni t\u00eb njohur k\u00ebta emra? A i njihni k\u00ebta q\u00eb kan\u00eb kaluar testin p\u00ebr kontrollor\u00eb t\u00eb fluturimit? Po [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":false,"thumbURL":false,"categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"K\u00eb t\u00eb th\u00ebrrasim q\u00eb ta ndryshoj\u00eb sistemin p\u00ebr t\u00eb cilin kryeministri ka kuptuar se nuk b\u00ebn? Ambasadoren e re, vall\u00eb? ","views":"52","source":"Shkup, (SAKAMDAKAZAM.MK)","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>F\u00cbMIJ\u00cbT E ASKUJT - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/femijet-e-askujt\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"F\u00cbMIJ\u00cbT E ASKUJT - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"A i keni t\u00eb njohur k\u00ebta emra? A i njihni k\u00ebta q\u00eb kan\u00eb kaluar testin p\u00ebr kontrollor\u00eb t\u00eb fluturimit? Po [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/femijet-e-askujt\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2022-11-14T14:26:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/femijet-e-askujt\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/femijet-e-askujt\/\",\"name\":\"F\\u00cbMIJ\\u00cbT E ASKUJT - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"datePublished\":\"2022-11-14T14:26:13+00:00\",\"dateModified\":\"2022-11-14T14:26:13+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/femijet-e-askujt\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#personlogo\",\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/9965f55e56ce1ed2d25f7a5b0d3a7bd8?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/182351"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=182351"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/182351\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=182351"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=182351"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=182351"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}