{"id":183306,"date":"2022-11-28T22:27:26","date_gmt":"2022-11-28T21:27:26","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=183306"},"modified":"2022-11-28T22:27:26","modified_gmt":"2022-11-28T21:27:26","slug":"cao-bela","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/cao-bela\/","title":{"rendered":"\u00c7AO BELA"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1 <\/span> Gjykata e Apelit n\u00eb Shkup e shfuqizoi gjykimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr 8 vjet burg p\u00ebr Sasho Mijallkovin dhe l\u00ebnd\u00ebn e PSP-s\u00eb \u201cTrezor\u201d p\u00ebr blerjen e pajisjes p\u00ebr ndjekjen e komunikimeve dhe e ktheu gjykimin e s\u00ebrish\u00ebm.<br \/>\nAmbasadorja amerikane Anxhela Merkel ndoshta s\u00ebrish do t\u00eb habitet se pse me aq shum\u00eb milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr trajnime, gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb prap\u00eb se prap\u00eb ka b\u00ebr\u00eb \u201cd\u00ebme esenciale n\u00eb procedur\u00ebn e k\u00ebsaj l\u00ebnde\u201d dhe pse gjykat\u00ebs m\u00eb t\u00eb lart\u00eb iu desh nj\u00eb vit e gjys\u00ebm q\u00eb ta v\u00ebrtetoj\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. \u00c7\u00ebshtja kryesore nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse ambasadorja amerikane apo cilado prej ambasadave t\u00eb tjera, shtetet e t\u00eb cilave derdh\u00ebn miliona donacione p\u00ebr luft\u00ebn korruspionit dhe reformave gjyq\u00ebsore, jan\u00eb t\u00eb befasuar edhe na ky gjykim. \u00c7\u00ebshtja kryesore \u00ebsht\u00eb se pse ne nuk jemi befasuar? Ashtu si\u00e7 nuk jemi befasuar se Gjykata e Apleit ende mban n\u00eb sirtar gjykimin e 12 vjet\u00ebve burg p\u00ebr drejtorin e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb UBK Mijallkov p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebn kryesore &#8220;\u201cFortesa-Target\u201d \u2013 p\u00ebr p\u00ebrgjimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb mij\u00ebra qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ne jemi befasuar vet\u00ebm nga nj\u00eb pun\u00eb \u2013 se si mund ta durojm\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ende mendojm\u00eb se kemi shtet.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 se n\u00ebse edhe kjo nuk paketohet si ndonj\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb historie t\u00eb madhe gjeostrategjike, e Mijallkovi duhet t\u00eb ndihmoj\u00eb p\u00ebr edhe nj\u00eb ndryshim tjet\u00ebr t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2<\/span> Nd\u00ebrkoh\u00eb, Qeveria radhit sukseset e saj. Kryeministri Dimitar Kova\u00e7evski incizoi nj\u00eb videoklip nga nd\u00ebrtimi K\u00ebr\u00e7ov\u00eb-Oh\u00ebr dhe shkroi: Autostrada nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim i paarrtish\u00ebm! Thua se po e nd\u00ebrtojn\u00eb autostrad\u00ebn n\u00ebn det. Nj\u00eb autostrad\u00eb prej 57 kilometrash q\u00eb po nd\u00ebrtohet nga viti 2014, pas m\u00eb shum\u00eb se 8 vjet\u00ebsh, tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb q\u00ebllim i paarritsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr e transformatorit p\u00ebr REK Manastir mb\u00ebrriti me sukses. \u00c7do dit\u00eb e ndiqnim me kujdes rrug\u00ebtinmin e \u00e7do kilomteri t\u00eb kaluar. Tranformatori nisi nga Turiqia me anije deri n\u00eb Selanik, nisi nga Selaniku p\u00ebr Manastir, e kaloi kufirin\u2026. ESM publikoi se \u201ctransporti i transformatorit t\u00eb ri \u00ebsht\u00eb transporti m\u00eb i madh dhe m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb organizuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet\u201d. Vet\u00ebm ngjarje historike i ran\u00eb k\u00ebsaj Qeverie. N\u00eb vitet 1970, kur nd\u00ebrtohetj REK, kush e di se si ka udh\u00ebtuar trasnformatori. E kan\u00eb sjell\u00eb, e kan\u00eb montuar, ne vet\u00ebm e dinim se ka rrym\u00eb.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse kemi nisur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb krahasime historike dhe num\u00ebrime t\u00eb kilometrave t\u00eb shpuar q\u00eb n\u00eb shekullin 21 tashm\u00eb nuk jan\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim i paarritsh\u00ebm, n\u00ebse do t\u00eb ishim n\u00eb shekullin 19, transformatorin do ta kishin sjell\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet hekurudh\u00ebs q\u00eb ka filluar t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb 1891, e n\u00eb 1894 Manastiri tashm\u00eb ka qen\u00eb i lidhur me Selanikun. \u00cbsht\u00eb mang\u00ebsi e vog\u00ebl q\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb dit\u00eb historike, kur n\u00eb Manastir arriti nj\u00eb pjes\u00eb e transformatorit, u arrit edhe nj\u00eb rekord tjet\u00ebr historik \u2013 treni nga Shkupi deri n\u00eb Manastir udh\u00ebtoi 10 or\u00eb.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3<\/span> N\u00eb dor\u00ebzimin e aparatit p\u00ebr eho q\u00eb e dhuroi ambasada japoneze p\u00ebr Departamentin e pediatris\u00eb n\u00eb spitalin e Manastirit, mjek\u00ebt i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb ambasadorit: Ky aparat p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shpejs shat\u00ebll\u201d.<br \/>\nBrenda vet\u00ebm nj\u00eb jave qeveria japoneze dhuroi edhe nj\u00eb aparat rentgen p\u00ebr Spitalin klinik n\u00eb Shtip dhe aparat eho dhe CTG p\u00ebr Departamentin gjinekologjik n\u00eb spitalin e Ko\u00e7anit. Tre aparate, ku secili kushton rreth 50.000 euro. P\u00ebraf\u00ebrisht sa nj\u00eb vetur\u00eb zyrtare p\u00ebr ndonj\u00eb funksionar t\u00eb ri t\u00eb zgjedhur, drejtor i nj\u00eb nd\u00ebrmarrje publike apo kryetar komune. Dhe m\u00eb pak se xhipat e prift\u00ebrinjve q\u00eb na udh\u00ebheqin dioqezat n\u00eb territorin e t\u00eb cilave ndodhen spitalet q\u00eb po pajisen nga tatimpaguesit japonez\u00eb. Po vall\u00eb, a thua deri n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb shteti maqedonas nuk ka mundur t\u00eb siguroj\u00eb para p\u00ebr disa aparate bazike, t\u00eb domosdoshme t\u00eb diagnostifikimit p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra, q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund, pasi i fituar aparatet e pun\u00ebs, mjek\u00ebt aq shum\u00eb u g\u00ebzuan p\u00ebr to, saq\u00eb u duken si \u201cspejs shat\u00ebll\u201d?<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, qeveria nuk i radhit sukseset vet\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e proceseve eurointegruese. Me ndihm\u00ebn e Japonis\u00eb, Maqedonia fitoi edhe program hap\u00ebsinor.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4 <\/span> VMRO-DPMNE-ha e zgjeroi list\u00ebn e arsyeve se pse k\u00ebrkon zgjedhje t\u00eb parakohshme parlamentare. Arsyeja m\u00eb e re, dhe m\u00eb duhet t\u00eb them dhe m\u00eb origjinalja, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ta shp\u00ebtuar Shkupin nga Danella Arsovska, e cila ishte vet\u00eb kandidatja e tyre p\u00ebr kryetar komune. N\u00eb zgjedhje parlamentare do ta shp\u00ebtojn\u00eb kryetayrtetin nga vetja.<\/p>\n<p>LSDM-ja ua ka fjain p\u00ebr paaft\u00ebsin\u00eb e Danell\u00ebs. E paskan kurdisur si kandidate. Nd\u00ebrsa kur u thoshin se nuk ka paguar rrym\u00ebn n\u00eb firmat q\u00eb ka pasur, se ka let\u00ebr njoftin bullgar, udh\u00ebheq\u00ebsia e VMRO-DPMNE-s\u00eb fotografohej me menaxheren e suksesshme \u201cn\u00ebn\u00eb t\u00eb qytetit\u201d dhe e k\u00ebndonte \u201cBela \u00e7ao\u201d\u2026<\/p>\n<p>Epo, \u00e7ao bela! Tani, belaja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb. Shkupjan\u00ebt do ta durojn\u00eb Danell\u00ebn edhe tre vjet. Por VMRO-DPMNE-s\u00eb nuk u pengon q\u00eb kryeqyteti \u00ebsht\u00eb i paralizuar. Dhimbjen e kan\u00eb te parat\u00eb. VMRO-DPMNE-ja haptaz tha se n\u00ebse Qeveria nuk i nd\u00ebrmerr ingerencat e Danella Arsovsk\u00ebs p\u00ebr projektet kapitale n\u00eb kryeqytet, do t\u00eb angazhohen firmat e LSDM-s\u00eb. Andaj Mickovski k\u00ebrkon zgjedhje parlamentare. Q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb VMRO-DPMNE-ja dhe parat\u00eb e qytetit t\u2019u kalojn\u00eb firmave t\u00eb VMRO-s\u00eb.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">5 <\/span> E se \u00e7far\u00eb cil\u00ebsia p\u00ebr para t\u00eb m\u00ebdha japin firmat e VMRO-s\u00eb duket n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Shkupit. Po rr\u00ebnohet Teatri. Po rr\u00ebnohet Gjykata kushtetuese me Muzeun arkeologjik. Po rr\u00ebnohet Sheshi. Po rr\u00ebnohen shat\u00ebrvan\u00ebt, po rr\u00ebnohet MEPSO, Po rr\u00ebnohet fasada e Qeveris\u00eb\u2026<br \/>\nKaluan pes\u00eb vjet q\u00eb kur Ministri i kultur\u00ebs Robert Allagjozoski b\u00ebri komision special profesional p\u00ebr vler\u00ebsimin e objekteve t\u00eb \u201cShkupi 2014\u201d, e cila propozoi q\u00eb shumica e objekteve t\u00eb rr\u00ebnohen. Ja, tani duket se p\u00ebrve\u00e7se jan\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara dhe jofunksionale, jan\u00eb edhe t\u00eb pasigurta. Mos dhasht\u00eb Zoti, t\u00eb b\u00ebhet qark i shkurt\u00ebr me ujin q\u00eb rrjedh dhe t\u00eb shkaktohet zjarr, njer\u00ebzit do t\u00eb vdisnin n\u00eb stampedo. E sikur t\u00eb ishte vet\u00ebm Teatri. Shumica e nd\u00ebrtesave t\u00eb qeveris\u00eb nga \u201cShkupi 2014\u201d nuk kan\u00eb pranim teknik.<\/p>\n<p>Dhe \u00e7far\u00eb ndodhi? Pes\u00eb ministr t\u00eb kultur\u00ebs u ndryshuar, Qeveria e LSDM-s\u00eb e vuri revizionin e personave profesional\u00eb n\u00eb sirtar. T\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb, vet\u00ebm nj\u00eb procedur\u00eb gjyq\u00ebsore ta \u00e7onin deri n\u00eb fund me gjith\u00eb ato prova t\u00eb vjedhjes dhe nd\u00ebrtimit jocil\u00ebsor. Pes\u00eb vjet pas rr\u00ebnimit t\u00eb t\u00eb gjitha objekteve, mb\u00ebrrit\u00ebn dhe n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb ata t\u00eb VMRO-s\u00eb t\u2019u thon\u00eb: \u201cJu nuk dini as ta lyeni at\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtoi Gruevski\u201d.<\/p>\n<p>Jo bre njer\u00ebz. Ai teat\u00ebr q\u00eb po rr\u00ebnohet \u00ebsht\u00eb kaq i ri saq\u00eb q\u00eb t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb mir\u00eb ende nuk do t\u2019i kishte ardhur koha p\u00ebr lyerje.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb vjedhur. \u00cbsht\u00eb vjedhur pa mas\u00eb. N\u00eb shtete tjera i kapin politikan\u00ebt p\u00ebr korrupsion, por u mbeten rrug\u00ebt, hekurudhat, aeroportet, portet, objektet shtet\u00ebrore. Ne mbet\u00ebm pa para dhe pa teat\u00ebr, pa muze, pa Sall\u00eb universale, pa rrug\u00eb deri n\u00eb Oh\u00ebr, pa hekurudh\u00eb, pa post\u00eb, pa shesh, pa transport publik\u2026Edhe pa vjedh\u00ebsin kryesor. LSDM-s\u00eb kjo gj\u00eb i funksionoi \u2013 t\u00eb ik\u00eb dhe ai. Le t\u2019u ofrohet dikush nga Budepesti p\u00ebr lyerje.<\/p>\n<p><strong><em>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Apelit n\u00eb Shkup e shfuqizoi gjykimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr 8 vjet burg p\u00ebr Sasho Mijallkovin dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":false,"thumbURL":false,"categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"Me ndihm\u00ebn e Japonis\u00eb, Maqedonia fitoi edhe program hap\u00ebsinor.","views":"50","source":"Shkup, (SAKAMDAKAZAM.MK)","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>\u00c7AO BELA - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/cao-bela\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u00c7AO BELA - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Gjykata e Apelit n\u00eb Shkup e shfuqizoi gjykimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr 8 vjet burg p\u00ebr Sasho Mijallkovin dhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/cao-bela\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2022-11-28T21:27:26+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/cao-bela\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/cao-bela\/\",\"name\":\"\\u00c7AO BELA - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"datePublished\":\"2022-11-28T21:27:26+00:00\",\"dateModified\":\"2022-11-28T21:27:26+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/cao-bela\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/183306"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=183306"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/183306\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=183306"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=183306"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=183306"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}