{"id":190704,"date":"2023-03-14T09:16:05","date_gmt":"2023-03-14T08:16:05","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=190704"},"modified":"2023-03-14T09:16:05","modified_gmt":"2023-03-14T08:16:05","slug":"histeri-mister","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/histeri-mister\/","title":{"rendered":"HISTERI MISTER"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1 <\/span> M\u00eb falni q\u00eb e shqet\u00ebsoj publikun, por n\u00ebse mund t\u00eb pyes, kur shpenzoni para nga tatimpaguesit, p\u00ebr sa para lejohet t\u00eb k\u00ebrkohet? Mendoj se ka ardhur koha t\u00eb v\u00ebm\u00eb nj\u00eb limit, q\u00eb kryeministri Dimitar Kova\u00e7evski t\u00eb mos i akuzoj\u00eb gazetar\u00ebt se p\u00ebrhapin histeri vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb miliard\u00eb e treqind mij\u00eb euro. Thot\u00eb: \u201cT\u00ebr\u00eb dit\u00ebn po p\u00ebrhapet nj\u00eb lloj histerie dhe at\u00eb p\u00ebr nj\u00eb projekt nga i cili kemi 1,3 miliard\u00eb euro projekt, me financim t\u00eb siguruar buxhetor, me mb\u00ebshtetjen e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, e te ne tema kryesore \u00ebsht\u00eb n\u00ebse dikush, diku, n\u00eb ndonj\u00eb shtet tjet\u00ebr, ka pasur padi penale.\u201d<br \/>\nHajdee, tani as p\u00ebr at\u00eb se si do t\u2019i shpenzojm\u00eb parat\u00eb tona nuk mund t\u00eb pyesim, sepse do ta groposim partneritetin strategjik me BDI-n\u00eb. N\u00ebse flet kund\u00ebr futjes s\u00eb bullgar\u00ebve n\u00eb Kushtetut\u00eb \u2013 at\u00ebher\u00eb je kund\u00ebr BE-s\u00eb. N\u00ebse pyet n\u00ebse vidhen parat\u00eb e buxhetit t\u00eb shtetit p\u00ebr autostradat q\u00eb do t\u2019i nd\u00ebrtoj\u00eb konsorciumi amerikano-turk, at\u00ebher\u00eb je kund\u00ebr SHBA-s\u00eb. Mos b\u00ebj pyetje p\u00ebr para sepse do ta cenosh perspektiv\u00ebn euroatlantike.<\/p>\n<p>Ambasadorja amerikane Angela Ageler nuk ishte n\u00eb n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjes p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kat\u00ebr ndar\u00ebseve t\u00eb autostrad\u00ebs q\u00eb t\u2019i jap\u00eb mb\u00ebshtetje Dimitar Kova\u00e7evskit dhe Artan Grubit, por q\u00eb ta mb\u00ebshtes\u00eb biznesin amerikan. Fotografia me ambasadoren amerikane nuk mund t\u00eb jet\u00eb alibi e Qeveris\u00eb n\u00ebse kjo e fundit e ka gabuar p\u00ebrzgjedhjen p\u00ebr mbikqyrje. \u00c7far\u00eb lidhje ka partneriteti strategjik amerikan me p\u00ebrzgjedhjen e firm\u00ebs p\u00ebr mbikqyrje, ku nj\u00ebri nga pronar\u00ebt ka qen\u00eb i akuzuar p\u00ebr tradhti n\u00eb Armeni? N\u00eb fund t\u00eb fundit, ambasadorja amerikane ka kryer pun\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn paguhet \u2013 promovon interesat amerikan\u00eb p\u00ebr biznes, ai biznes paguan tatim t\u00eb shtetit amerikan, nga ato para ajo merr rrog\u00ebn. Ne pyesim n\u00ebse kryeministri dhe z\u00ebvend\u00ebskryeministri e kan\u00eb p\u00ebrfunduar pun\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ne i paguajm\u00eb. \u00c7far\u00eb ka histerike k\u00ebtu?<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, kot e keni me historit\u00eb euroatlantike dhe gjeostrategjike q\u00eb ua shisni gazetar\u00ebve duke u tallur me ta \u2013 ehehehe, shikoni sa pyetje pa sens q\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Nuk ekzistojn\u00eb pyetje pa sens rreth tem\u00ebs \u2013 para.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb k\u00ebtu askush nuk pyet se sa dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb do t\u2019i shpenzoj\u00eb kryeministri parat\u00eb e rrog\u00ebs s\u00eb tij dhe nga rroga e t\u00eb shoqes k\u00ebt\u00eb fundjav\u00eb. Askush nuk pyet as se sa ka paguar z\u00ebvend\u00ebskryeministri Artan Grubi p\u00ebr kravat\u00ebn dhe \u00e7orapet q\u00eb i ka zgjedhur me kujdes q\u00eb t\u2019i pajtohen nga ana e dizajnit. Pyesim se si do t\u2019i shpenzojn\u00eb parat\u00eb tona t\u00eb p\u00ebrbshk\u00ebta. Flasim p\u00ebr miliarda e treqind milion\u00eb euro. S\u00eb paku, se me siguri jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Flasim p\u00ebr para q\u00eb duhet t\u2019i menaxhoj\u00eb nd\u00ebrmarrja p\u00ebr rrug\u00eb shtet\u00ebrore me drejtor t\u00eb BDI-s\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e paaft\u00eb ta kosis\u00eb barin e autosradave t\u00eb tanishme, e paaft\u00eb t\u00eb mbledh\u00eb mbeturinat, apo ta rinovoj\u00eb rrjet\u00ebn mbrojt\u00ebse.<\/p>\n<p>Ja, edhe nj\u00ebher\u00eb po i k\u00ebrkoj falje publikut, n\u00ebse 1,3 miliard\u00eb euro \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr \u201ct\u00eb p\u00ebrhapur histeri gjith\u00eb dit\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2<\/span> N\u00eb po at\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb shtypit, kryeministri tha se n\u00ebse ka dyshime p\u00ebr nj\u00ebrin nga pronar\u00ebt e firm\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr t\u00eb kryer mbikqyerjen, t\u00eb ngrihet nj\u00eb padi penale dhe prokuroria ta kontrolloj\u00eb.<br \/>\nPo Qeveria pse nuk ka b\u00ebr\u00eb kontroll para se ta angazhoj\u00eb? Detyra jon\u00eb qytetare ka p\u00ebrfunduar kur kemi dal\u00eb n\u00eb zgjedhje dhe kur e kemi paguar tatimin. Pse tani t\u00eb paraqesim n\u00eb Prokurori?<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb? T\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Prokurori. Mir\u00ebdita! Mir\u00ebdita! A ka atje pes\u00eb-gjasht\u00eb veta q\u00eb luajn\u00eb futboll dhe basketboll n\u00eb zyr\u00eb, t\u00eb kontrolloni mos ndoshta po vjedhin para.<\/p>\n<p>Artan Grubi tallet me ministrat e BDI-s\u00eb. Kan\u00eb luajtur basketboll n\u00eb zyr\u00eb. Pun\u00eb e madhe. Si\u00e7 do t\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb kryeministri Kova\u00e7evski, \u00e7dokush mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb d\u00ebshiroj\u00eb n\u00eb zyr\u00eb. Edhe Nikolla Gruvski n\u00eb koh\u00eb k\u00ebshtu b\u00ebnte, relaksiohej. Luante futboll, i jepte bi\u00e7iklet\u00ebs dhe pastaj, nj\u00eblloj si Artani, vet\u00eb b\u00ebnte filma.<\/p>\n<p>Fakti s\u00eb burrat e BDI-s\u00eb kan\u00eb luajtur me topa n\u00eb zyr\u00eb, \u00ebsht\u00eb fakt. Asgj\u00eb e tmerrshme. Fakti se jan\u00eb fotografuar se si luajn\u00eb, \u00ebsht\u00eb poashtu fakt. Por, kur kan\u00eb par\u00eb se njer\u00ebzit kan\u00eb reaguar, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb me vete, hajde tani t\u2019u l\u00ebshojm\u00eb nga nj\u00eb film, t\u2019i nervozojm\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb. Sa qytetar\u00eb histerik\u00eb q\u00eb kan\u00eb, kurse p\u00ebr gazetar\u00ebt t\u00eb mos flasim!<\/p>\n<p>Luajm\u00eb me ju si t\u00eb duam. B\u00ebjm\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb duam, pun\u00ebsojm\u00eb k\u00eb t\u00eb duam, i ndajm\u00eb honoraret sa dhe kujt duam, ngrem\u00eb nd\u00ebrtime t\u00eb paligjshme dhe platforma n\u00eb liqen, nd\u00ebrsa LSDM-ja nuk mund t\u2019ju\u00a0 mbroj\u00eb nga sjellja jon\u00eb e prishur.<\/p>\n<p>Artani vet\u00eb do t\u00eb l\u00ebvdohet se si luan e \u00e7far\u00eb \u00e7orapesh ka veshur. Ve\u00e7 mos pyet se si i shpenzon parat\u00eb e tatimpaguesve. Sepse kjo pyetje rrezikon ta l\u00ebkund\u00eb stabilitetin e Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Askush nuk mund t\u00eb shkoj\u00eb kund\u00ebr teje Nikollaaaa\u2026..<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3<\/span> A e shikoni se nuk kishte asnj\u00eb lloj histerie rreth vrasjes s\u00eb dyfisht\u00eb n\u00eb kafen e \u00e7arshis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr q\u00eb ngjante me nj\u00eb pun\u00eb mafioze? Nuk ishte befasi as fakti se nj\u00ebri nga t\u00eb vrarit \u00ebsht\u00eb fotografuar me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. A nuk ka qen\u00eb \u201ci mir\u00ebnjohur p\u00ebr policin\u00eb\u201d, dometh\u00ebn\u00eb ka qen\u00eb i mir\u00ebkontrolluar p\u00ebr siguri. Nuk \u00ebsht\u00eb befasues as fakti se vras\u00ebsit kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb kafe, kan\u00eb sht\u00ebn\u00eb n\u00eb kokat e viktimave dhe jan\u00eb larguar me makin\u00eb. E gjith\u00eb kjo duket si t\u00eb ishte sken\u00eb e ndonj\u00eb filmi, por megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skenar i parashikuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Misteri i vet\u00ebm mbetet ai se si viktimat atje kan\u00eb gjetur parking, e jan\u00eb ulur rehat e mir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pije. Atje zakonisht nuk kalon dot nga makinat e parkuara n\u00eb trotuar dhe korsi, e jo m\u00eb n\u00eb 8 t\u00eb mbr\u00ebmjes kur t\u00eb gjith\u00eb dalin p\u00ebr t\u2019u arg\u00ebtuar.<br \/>\nPolicia nuk i d\u00ebnon gabimisht t\u00eb parkuarit sepse vozit\u00ebsit jan\u00eb \u201ct\u00eb mir\u00ebnjohur p\u00ebr ta\u201d. Merimanga nuk kalon sepse nuk d\u00ebshiron t\u00eb rrezikoj\u00eb q\u00eb ndonj\u00eb polic t\u00eb l\u00ebndohet. Por, \u00ebsht\u00eb mister edhe m\u00eb i madh se si vras\u00ebsit kan\u00eb gjetur vend p\u00ebr t\u2019u parkuar. Ose kan\u00eb pasur fat, ose kan\u00eb ndezur kat\u00ebr dritat n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs \u2013 \u201cVet\u00ebm sa t\u00eb pyesim di\u00e7ka..\u201d- kan\u00eb th\u00ebn\u00eb dhe \u2013 kan\u00eb mbaruar me pun\u00ebn e ia kan\u00eb mbathur.<\/p>\n<p>Por, cili \u00ebsht\u00eb ai deputet Talevski q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se nuk i jepet konotacion politik vrasjes s\u00eb dyfisht\u00eb. Ai nuk ka r\u00ebn\u00eb nga ndonj\u00eb planet tjet\u00ebr, q\u00eb t\u00eb mos dij\u00eb se n\u00eb Maqedoni, politika dhe krimi jan\u00eb sinonime n\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloj konotacioni.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4 <\/span> Nga ky realiteti jon\u00eb mund t\u00eb pushojm\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse lexojm\u00eb lajme t\u00eb jashtme. N\u00eb Japoni kan\u00eb akuzuar tre veta p\u00ebr \u201csushi terroriz\u00ebm\u201d. Sepse kan\u00eb p\u00ebshtyr\u00eb n\u00eb porcionet n\u00eb linjat e l\u00ebvizshme n\u00eb restorante.<br \/>\nMir\u00eb q\u00eb i kan\u00eb akuzuar, por edhe i kan\u00eb arrestuar. Kush e di, ndoshta gjat\u00eb procesit gjyq\u00ebsor do t\u00eb pranojn\u00eb se gjithashtu kan\u00eb l\u00ebpir\u00eb shishen e salc\u00ebs soja dhe kan\u00eb p\u00ebrzier pjatat e t\u00eb tjer\u00ebve me shkopat e tyre.<\/p>\n<p>N\u00ebse e kan\u00eb kaq t\u00eb m\u00ebrzitshme jet\u00ebn, pse nuk kalojn\u00eb pak nga ne?<\/p>\n<p><em><strong>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku<\/strong><\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb falni q\u00eb e shqet\u00ebsoj publikun, por n\u00ebse mund t\u00eb pyes, kur shpenzoni para nga tatimpaguesit, p\u00ebr sa para lejohet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":false,"thumbURL":false,"categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"Askush nuk mund t\u00eb shkoj\u00eb kund\u00ebr teje Nikollaaaa\u2026..","views":"22","source":"Shkup, (SAKAMDAKAZAM.MK)","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>HISTERI MISTER - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/histeri-mister\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"HISTERI MISTER - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"M\u00eb falni q\u00eb e shqet\u00ebsoj publikun, por n\u00ebse mund t\u00eb pyes, kur shpenzoni para nga tatimpaguesit, p\u00ebr sa para lejohet [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/histeri-mister\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-03-14T08:16:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/histeri-mister\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/histeri-mister\/\",\"name\":\"HISTERI MISTER - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"datePublished\":\"2023-03-14T08:16:05+00:00\",\"dateModified\":\"2023-03-14T08:16:05+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/histeri-mister\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/190704"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=190704"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/190704\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=190704"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=190704"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=190704"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}