{"id":194528,"date":"2023-05-08T20:32:56","date_gmt":"2023-05-08T18:32:56","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=194528"},"modified":"2023-05-08T20:32:56","modified_gmt":"2023-05-08T18:32:56","slug":"zoti-ahmeti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/zoti-ahmeti\/","title":{"rendered":"ZOTI AHMETI"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1 <\/span> Serbia nuk \u00ebsht\u00eb larg. As Amerika. Ja ku jan\u00eb.<br \/>\nShqet\u00ebsohemi kur d\u00ebgjojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lig\u00ebsi t\u00eb paimagjinueshme, si ajo n\u00eb shkoll\u00ebn fillore n\u00eb Beograd, ku nj\u00eb 13 vje\u00e7ar ka vrar\u00eb me pistolet\u00eb tet\u00eb nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb klas\u00ebs, \u00e7meritemi se nj\u00eb incident i ngjasht\u00eb u p\u00ebrs\u00ebrit vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Beogradit dhe \u2013 vazhdojm\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb vlerat tona t\u00eb ul\u00ebta. M\u00eb e lehta \u00ebsht\u00eb q\u00eb tani t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb men\u00e7urin rreth rrjeteve sociale, k\u00ebshilleve mediatike, organeve rregulluese, ligjeve p\u00ebr antidiskriminim, respektimit t\u00eb dallimeve, ligjeve t\u00eb sjellura me procedura t\u00eb shpejta&#8230;Qindra institucione q\u00eb nuk funksionojn\u00eb. Qindra ligje q\u00eb vlejn\u00eb p\u00ebr disa, e p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb jo. D\u00ebnime p\u00ebr nj\u00eb pal\u00eb, mosd\u00ebnime p\u00ebr pal\u00ebn tjet\u00ebr. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e rregulluar, por asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull.<\/p>\n<p>Nuk e kan\u00eb fajin f\u00ebmij\u00ebt, por shoq\u00ebria. Duke nisur nga qeliza bazore \u2013 familja, ku m\u00ebsohet edukata familjare p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb \u201cMir\u00ebdita\u201d e deri te pushteti m\u00eb i lart\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebs, ekzekutiv dhe gjyq\u00ebsor. Cilat jan\u00eb vlerat q\u00eb i promovojm\u00eb \u2013 duke nisur nga kopshtet, shkollat e deri te fakultetet? Cil\u00ebt jan\u00eb heronjt\u00eb tan\u00eb? Dhunuesit e grave, rruga\u00e7\u00ebt, bukuroshet prej silikoni q\u00eb nuk din\u00eb t\u00eb lidhin nj\u00eb fjali me em\u00ebr dhe folje dhe politikan\u00ebt e korruptuar servil\u00eb? \u041c\u0435 \u00e7far\u00eb toni flasin prind\u00ebrit me profesor\u00ebt n\u00eb mbledhjet prind\u00ebrore? Si p\u00ebr\u00e7mohen profesor\u00ebt nga student\u00ebt? Si jan\u00eb debatet n\u00eb Kuvend? Si jan\u00eb deklaratat e politikan\u00ebve? Si jan\u00eb konferencat e shtypit?<\/p>\n<p>Me aq shum\u00eb inat, hidh\u00ebrim, n\u00ebn\u00e7mim, urrejtje dhe agresivitet t\u00eb fshehur q\u00eb ka e gjith\u00eb kjo shoq\u00ebri, ne jemi nj\u00eb bomb\u00eb e kursidur, q\u00eb do t\u00eb eksplodoj\u00eb n\u00eb \u00e7do moment.<\/p>\n<p>Serbia nuk \u00ebsht\u00eb larg. N\u00ebse arma mund t\u00eb jet\u00eb aq leht\u00eb e qasshme p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, at\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb faji i f\u00ebmij\u00ebve n\u00ebse ndodh nj\u00eb masak\u00ebr.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2<\/span> Pse t\u2019ua mbajm\u00eb hallin komshinjve, kur n\u00eb shtetin ton\u00eb, mosrespektimin e ligjit e institucionalizojn\u00eb pik\u00ebrisht ata q\u00eb duhet jo vet\u00ebm ta mbrojn\u00eb ligjin, por edhe ta promovojn\u00eb at\u00eb. An\u00ebtar\u00ebt e organit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb gjyq\u00ebsor \u2013 K\u00ebshillit gjyq\u00ebsor, i cili p\u00ebrzgjedh dhe shkarkon gjykat\u00ebs, pas portave t\u00eb ky\u00e7ura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb e t\u00ebrhoq\u00ebn vendimin e miratuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme p\u00ebr shkarkimin e kryetares Vesna Dameva. P\u00ebrs\u00ebri e shkarkuan, por tani demek ligj\u00ebrisht dhe p\u00ebr kryetar t\u00eb ri e zgjodh\u00ebn gjykat\u00ebsin Sashko Georgiev. Ndaj pyetjes se pse seanca ka qen\u00eb e mbyllur p\u00ebr publikun, kryetari i ri tha se \u201cdisa gj\u00ebra nuk duhen b\u00ebr\u00eb publike\u201d. Sigurisht. Porosit\u00eb b\u00ebhen n\u00eb rrethin e m\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve. Publiku nuk duhet t\u00eb shoh\u00eb n\u00ebse gjykat\u00ebsin q\u00eb i ka mbajtur l\u00ebnd\u00ebt n\u00eb sirtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit, do ta ngren\u00eb n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme, q\u00eb t\u2019i mbaj\u00eb atje l\u00ebnd\u00ebt. Atje mbahen m\u00eb gjat\u00eb veprat deri n\u00eb vjet\u00ebrim.<\/p>\n<p>Kryetari i ri i K\u00ebshillit gjyq\u00ebsor, jav\u00ebn e kaluar mori pjes\u00eb n\u00eb shkarkimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb kryetares. Pranoi se ka qen\u00eb e paligjshme, por tha se beson n\u00eb Zot. Zoti na ruajtt\u00eb! Mir\u00eb q\u00eb shkelin ligjet, po b\u00ebjn\u00eb edhe blasfemi. \u00c7\u2019lidhje ka fakti se gjykat\u00ebsi beson n\u00eb Zot, n\u00ebse nuk beson n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn? Gjykat\u00ebsit q\u00eb i zgjedh organi m\u00eb i lart\u00eb gjyq\u00ebsor, K\u00ebshilli gjyq\u00ebsor, nuk jan\u00eb p\u00ebrzgjedhur q\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn hyjnore, por t\u00eb ushtrojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn sipas Kushtetut\u00ebs dhe ligjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb institucionalizim t\u00eb paligjshm\u00ebris\u00eb, nuk ndihmon dot as Zoti. Gjykat\u00ebsit i mor\u00ebn rrogat e rritura dhe heshtin. Kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm edhe nj\u00eb tregues se rrogat e rritura nuk \u00e7ojn\u00eb drejt nj\u00eb pavar\u00ebsimi m\u00eb t\u00eb madh, por p\u00ebrkundrazi drejt nj\u00eb servilizmi t\u00eb shtuar ndaj qeveris\u00eb dhe t\u00eb fuqishm\u00ebve n\u00eb biznes.<\/p>\n<p>M\u00eb tragjikja \u00ebsht\u00eb se, me k\u00ebt\u00eb sjellje t\u00eb organit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb gjyq\u00ebsor, an\u00ebtar\u00ebt nuk po b\u00ebnin propagand\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr paligjshm\u00ebri, por edhe p\u00ebr amoralitet. Po t\u00eb kishin nd\u00ebrgjegje t\u00eb pakt\u00ebn tre p\u00ebrqind, aq sa kan\u00eb besim qytetar\u00ebt n\u00eb gjyq\u00ebsi, deri m\u00eb tash do t\u00eb kishin shfuqizuar veten. Mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm sa t\u00eb duan dhe kujt t\u00eb duan, sepse mbi ta \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Zoti, apo jo?<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3 <\/span> Nj\u00eb ish-drejtor i \u201cHigjien\u00ebs komunale\u201d nga Shkupi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur drejtor organizativ i Klinik\u00ebs p\u00ebr kardiologji. P\u00ebr funksionin e ri i falenderoi publikisht n\u00eb Facebook miqt\u00eb e tij si dhe \u201cn\u00eb ve\u00e7anti besimin e zotit Ali Ahmeti\u201d.<br \/>\nNuk dua t\u00eb marr dik\u00eb n\u00eb qaf\u00eb. Ndoshta ky kuad\u00ebr i besuar i BDI-s\u00eb do t\u00eb tregohet si drejtor i aft\u00eb i Klinik\u00ebs p\u00ebr kardiologji dhe do t\u2019i menaxhoj\u00eb me sukses blerjet e stentave dhe orarin e kujdestarive t\u00eb kardiolog\u00ebve dhe anesteziolog\u00ebve, ashtu si\u00e7 m\u00eb par\u00eb e ka menaxhuar pastrimin e kryeqytetit. Mir\u00eb ama, kur dikush arrin nj\u00eb sukses profesional, \u00ebsht\u00eb e logjikshme q\u00eb t\u2019i falenderoj\u00eb prind\u00ebrit q\u00eb e kan\u00eb shkolluar dhe edukuar, familjen q\u00eb ka sakrifikuar p\u00ebr karrier\u00ebn e tij, e jo ndonj\u00eb zot\u00ebri q\u00eb \u00ebsht\u00eb lider partiak.<\/p>\n<p>Do t\u00eb debatojm\u00eb e do t\u00eb qahemi se pse mjek\u00ebt dhe motrat medicinale largohen na sh\u00ebndet\u00ebsia publike, shkojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr spitale private dhe shp\u00ebrngulen n\u00eb Gjermani, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebtu, dikush q\u00eb \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i meriturar i nj\u00eb partie qeveritare nuk ka as turp kur e v\u00ebn\u00eb drejtor t\u00eb atyre mjek\u00ebve q\u00eb ndihen t\u00eb p\u00ebrbuzur pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb kurdisjeve t\u00eb tilla partiake, q\u00eb t\u2019i falenderohet \u201czot\u00ebris\u00eb\u201d. Ngaq\u00eb nuk p\u00ebrparon n\u00eb karrier\u00eb fal\u00eb aft\u00ebsive t\u00eb tij, arsimit, shkatht\u00ebsive, por sepse \u00ebsht\u00eb ngjitur pas liderit partiak.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb intensive t\u00eb jet\u00eb ngjitja pas liderit, aq m\u00eb i lart\u00eb funksioni. Funksioni m\u00eb i lart\u00eb &#8211; z\u00ebvend\u00ebs kryeminist\u00ebr i par\u00eb. Apo, kthehu n\u00eb pik\u00ebn num\u00ebr 2 \u2013 K\u00ebshilli gjyq\u00ebsor hyjnor.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4 <\/span> Ministri i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Fatmir Mexhiti n\u00eb Spitalin e Shtipit, gazetar\u00ebve u tha: N\u00ebse m\u00eb pyesni n\u00ebse do t\u00eb doja t\u00eb mjekohesha n\u00eb kushte t\u00eb k\u00ebtilla, do t\u00eb them \u2013 jo!<br \/>\nBravo p\u00ebr ministrin. E ka par\u00eb problemin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb reale. Ministri e dha deklarat\u00ebn me rastin e dor\u00ebzimit t\u00eb 24 shtret\u00ebrve spitalor\u00eb, donacion i Republik\u00ebs s\u00eb \u00c7ekis\u00eb. Dometh\u00ebn\u00eb, \u00c7ekia, si nj\u00eb shtet i huaj, ka par\u00eb se \u00e7far\u00eb i mungon Spitalit t\u00eb Shtipit dhe e ka gjetur ila\u00e7in. Kurse, ministri si mjek, ka dh\u00ebn\u00eb diagnoz\u00ebn e sakt\u00eb. Por ila\u00e7, jo.<\/p>\n<p>Kush ta jap\u00eb ila\u00e7in? Partia e ministrit Mexhiti, Aleanca, i l\u00ebshoi kthetrat p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Qeveri. K\u00ebrc\u00ebnonin, ziheshin, b\u00ebnin tregti p\u00ebr vende ministrore. Pse? A thua se vet\u00ebm me ndryshime kushtetuese do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb!<\/p>\n<p>Le t\u00eb merret vesh ministri n\u00eb pari, q\u00eb grupi i deputet\u00ebve t\u00eb Aleanc\u00ebs t\u00eb propozoj\u00eb ligj me t\u00eb cilin do t\u00eb shfuqizohen drejtor\u00ebt organizativ\u00eb n\u00eb klinika. Rroga vjetore e nj\u00eb drejtori organizativ do t\u00eb rialokohet p\u00ebr shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 24 shtret\u00ebr spitalor\u00eb. Pagat e sekretaresh\u00ebs dhe shoferit do t\u00eb rialokohen p\u00ebr renovimin e banjove. Makinat zyrtare do t\u00eb rip\u00ebrcaktohen p\u00ebr automjete t\u00eb ambulanc\u00ebs. K\u00ebshtu, do t\u00eb krijohen kushte q\u00eb edhe ministri t\u00eb mos frik\u00ebsohet se, si pacient, do t\u00eb ngec\u00eb n\u00eb Spitalin e Shtipit, nd\u00ebrsa si mjek-specialist do t\u00eb shkoj\u00eb me qejf n\u00eb pun\u00eb n\u00eb po at\u00eb vend.<\/p>\n<p>Regjistrim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr nevojat e sh\u00ebndetit publik t\u00eb shtetit kan\u00eb ambasadat e Japonis\u00eb, Zvicr\u00ebs, SHBA, Gjermanis\u00eb, Holand\u00ebs, Suedis\u00eb\u2026Ata kan\u00eb nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjith\u00e7kaje q\u00eb tatimpaguesit e tyre duhet t\u2019i mund\u00ebsojn\u00eb shoq\u00ebris\u00eb maqedonase. Ministrat tan\u00eb kan\u00eb lista t\u00eb tjera. Ata kan\u00eb ardhur me lista p\u00ebr pun\u00ebsime. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, jo lista p\u00ebr at\u00eb se sa mjek\u00eb dhe motra medicinale t\u00eb pranohen, por p\u00ebr at\u00eb se sa prej tyre t\u00eb jen\u00eb maqedonas dhe sa shqiptar\u00eb edhe kush \u00ebsht\u00eb nga nj\u00ebra e kush nga partia tjet\u00ebr qeveritare.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm k\u00ebto lista u interesojn\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku <\/em><\/strong><\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Serbia nuk \u00ebsht\u00eb larg. As Amerika. Ja ku jan\u00eb. Shqet\u00ebsohemi kur d\u00ebgjojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lig\u00ebsi t\u00eb paimagjinueshme, si ajo n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":136306,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/Goran-kolumna-30-godini-650x341.jpg","thumbURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/Goran-kolumna-30-godini-250x131.jpg","categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"N\u00ebse arma mund t\u00eb jet\u00eb aq leht\u00eb e qasshme p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, at\u00ebher\u00eb nuk e kan\u00eb fajin f\u00ebmij\u00ebt.","views":"38","source":"Shkup, (SAKAMDAKAZAM.MK)","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>ZOTI AHMETI - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/zoti-ahmeti\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"ZOTI AHMETI - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Serbia nuk \u00ebsht\u00eb larg. As Amerika. Ja ku jan\u00eb. Shqet\u00ebsohemi kur d\u00ebgjojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lig\u00ebsi t\u00eb paimagjinueshme, si ajo n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/zoti-ahmeti\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-05-08T18:32:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/Goran-kolumna-30-godini.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"787\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/zoti-ahmeti\/#primaryimage\",\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/Goran-kolumna-30-godini.jpg\",\"width\":1500,\"height\":787},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/zoti-ahmeti\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/zoti-ahmeti\/\",\"name\":\"ZOTI AHMETI - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/zoti-ahmeti\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2023-05-08T18:32:56+00:00\",\"dateModified\":\"2023-05-08T18:32:56+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/zoti-ahmeti\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/194528"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=194528"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/194528\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/136306"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=194528"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=194528"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=194528"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}