{"id":195584,"date":"2023-05-22T23:46:26","date_gmt":"2023-05-22T21:46:26","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=195584"},"modified":"2023-05-22T23:46:26","modified_gmt":"2023-05-22T21:46:26","slug":"radevi-dhe-pikolomini","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/radevi-dhe-pikolomini\/","title":{"rendered":"RADEVI DHE PIKOLOMINI"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1<\/span> Kush d\u00ebshiron t\u00eb hedh\u00eb bast se kusht shtes\u00eb p\u00ebr fillim t\u00eb negocimeve me BE-n\u00eb do t\u00eb jet\u00eb q\u00eb t\u00eb pushojm\u00eb s\u00eb krahasuari sjelljen e Bullgaris\u00eb ndaj Maqedonis\u00eb me at\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb ndaj Ukrain\u00ebs? Her\u00ebt a von\u00eb, deri n\u00eb Samitin e ardhsh\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb, edhe kjo do t\u00eb b\u00ebhet ben\u00e7mark. Shyqyr, edhe Kova\u00e7evskit i plasi filmi nga Bullgaria. Mesa duket, duke u p\u00ebrballur vet\u00eb me ofendimet e z\u00ebvend\u00ebs kryetares t\u00eb Bullgaris\u00eb Ilijana Jotova n\u00eb Samitin e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs n\u00eb Rejkjavik, nuk duroi pa th\u00ebn\u00eb: \u201cDiskursi q\u00eb e shfryt\u00ebzon Bullgaria kund\u00ebr Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, p\u00ebr fat t\u00eb keq, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ngjash\u00ebm me diskursin q\u00eb Federata ruse e p\u00ebrdor kund\u00ebr Ukrain\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>E si k\u00ebshtu? \u00c7far\u00eb ndryshoi, q\u00eb Kova\u00e7evski t\u00eb jap\u00eb deklarata t\u00eb k\u00ebtilla entievropiane dhe ta hidh\u00ebroj\u00eb Bullgarin\u00eb? Sa p\u00ebr at\u00eb, retorika e Bullgaris\u00eb ndaj Maqedonis\u00eb ka 70 vjet q\u00eb \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta, kurse tri vjet\u00ebt e fundit, q\u00eb kur u vu vetoja \u2013 ende m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Mosni. Nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb Bullgaria t\u00eb krahasohet me Rusin\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb p\u00ebr rrug\u00ebn evropiane.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb kur Putini thot\u00eb se gjuha ukrainase nuk ekziston, por se ajo \u00ebsht\u00eb ruse. E \u00ebsht\u00eb mir\u00eb kur politika zyrtare bullgare thot\u00eb se gjuha maqedonase \u00ebsht\u00eb bullgare.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb kur Putini thot\u00eb se ukrainasit jan\u00eb komb i shpikur. Nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb mir\u00eb kur politika zyrtare bullgare thot\u00eb se maqedonasit jan\u00eb komb i shpikur.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb as kur Putini thot\u00eb se Ukraina si shtet \u00ebsht\u00eb shpikje e komunizmit. E \u00ebsht\u00eb mir\u00eb kur politika zyrtare bullgare thot\u00eb se Maqedonia si shtet \u00ebsht\u00eb shpikje e Titos.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb kur Putini thot\u00eb se historia ukrainase \u00ebsht\u00eb histori rusie. Por, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb kur politika zyrtare bullgare thot\u00eb se historia maqedonase \u00ebsht\u00eb histori bullgare.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb kur n\u00eb Dum\u00ebn Ruse deputet\u00ebt th\u00ebrrasin \u201cUkraina \u00ebsht\u00eb Rusi\u201d. Por, nuk ishte shum\u00eb mir\u00eb, kur n\u00eb qershor 2022 n\u00eb kuvendin bullgar nj\u00eb grup deputet\u00ebsh mbanin postera \u201cMaqedonia \u00ebsht\u00eb Bullgari\u201d. Kjo e dyta ishte shum\u00eb evropiane.<\/p>\n<p>Dhe \u2013 cili \u00ebsht\u00eb dallimi? Bullgaria \u00ebsht\u00eb n\u00eb BE, nd\u00ebrsa Rusia jo. Por, gjith\u00e7ka n\u00eb koh\u00ebn e vet. Ashtu si\u00e7 thoshte nj\u00eb slogan reklame t\u00eb aerokompanis\u00eb ruse \u201cAeroflot\u201d nga fundi i viteve 1980 \u2013 \u201cVizitoje Rusin\u00eb, para se Rusia t\u00eb t\u00eb vizitoj\u00eb ty\u201d. \u201c<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2<\/span> Qe tridhjet\u00eb vjet \u00ebnd\u00ebrrojm\u00eb p\u00ebr BE-n\u00eb, tridhjet vjet flasim p\u00ebr BE-n\u00eb, tridhjet\u00eb vjet flasim p\u00ebr ca vlera evropiane dhe \u00e7far\u00eb pam\u00eb nga praktikimi i atyre vlerave? Se BE-ja ka shkruar se \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebsi vlerash, por n\u00eb realitet bazohet n\u00eb bllokime dhe dhunime.<br \/>\nTri vjet kaluan, e asnj\u00ebher\u00eb nuk d\u00ebgjuam qoft\u00eb edhe nj\u00eb deklarat\u00eb dashamir\u00ebse nga ana e Sofjes. Vet\u00ebm ofendime, vet\u00ebm zhvler\u00ebsim, vet\u00ebm k\u00ebrc\u00ebnime me dhun\u00eb. Tri vjet kaluan, e nuk ia dol\u00ebn t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zgjedhje t\u00eb hajrit, t\u00eb formojn\u00eb Qeveri, por kishin pun\u00eb m\u00eb t\u00eb men\u00e7ur \u2013 q\u00eb t\u00eb votonin nj\u00ebqind rezoluta dhe deklarata p\u00ebr Maqedonin\u00eb\u2026Se \u00ebsht\u00eb shantazh i vog\u00ebl kur dikush nuk t\u00eb pranon si komb dhe nuk ta pranon as gjuh\u00ebn, e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr \u00e7do dit\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb dhe k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb tjera, nga politikan\u00ebt m\u00eb margjinal\u00eb e deri te presidenti i shtetit.<\/p>\n<p>Q\u00eb kur juve n\u00eb BE ju intereson se si ndihem dhe se n\u00eb \u00e7\u2019gjuhe amtare flas? A nuk \u00ebsht\u00eb ndjenja e t\u00eb ndjerit ashtu si\u00e7 d\u00ebshiron dikush vlera bazore q\u00eb ju n\u00eb BE e kultivoni? At\u00ebher\u00eb, pse \u00ebsht\u00eb antievropiane kur them se Bashkimi Evropian i shkel vlerat evropiane sipas mendjes s\u00eb Bullgaris\u00eb? \u00c7far\u00eb ka antievropiane k\u00ebtu n\u00ebse ti thua se nj\u00eb shtet i BE-s\u00eb i k\u00ebrc\u00ebnohet nj\u00eb shteti m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl fqinj me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb nga vetja me shpres\u00ebn se ndonj\u00ebher\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e bashk\u00ebsis\u00eb?<\/p>\n<p>Ore, m\u00eb falni, prisni pak, por Bullgaria neve na frik\u00ebson \u00e7do dit\u00eb. Ajo sillet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb armiq\u00ebsore. Nj\u00eb shtet i BE-s\u00eb na k\u00ebrc\u00ebnohet duke p\u00ebrdorur solidaritetin dhe forc\u00ebn e BE-s\u00eb. Dometh\u00ebn\u00eb, na k\u00ebrc\u00ebnohet e gjith\u00eb BE-ja.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3<\/span> Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Bullgaria na godet me bokse \u00e7do dit\u00eb, shtetet tjera evropiane d\u00ebrgojn\u00eb diplomat\u00eb dhe politikan\u00eb q\u00eb t\u00eb na v\u00ebn\u00eb pupla rreth plag\u00ebve t\u00eb goditjeve, q\u00eb t\u00eb mos na dhemb\u00eb shum\u00eb kur t\u00eb biem p\u00ebr toke.<br \/>\nI fundit n\u00eb seri ishte deputeti gjerman p\u00ebr Ballkanin per\u00ebndimor Manuel Saracin, i cili n\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201c360 grad\u00eb\u201d deklaroi se nuk duhet humbur koh\u00eb dhe se \u201cn\u00ebse nuk ka ndryshime kushtetuese k\u00ebt\u00eb ver\u00eb, at\u00ebher\u00eb e ardhmja juaj do t\u00eb jet\u00eb e paqart\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Hajde at\u00ebher\u00eb, le t\u00eb shpejtojm\u00eb. T\u00eb heqim dor\u00eb nga pushimet dhe plazhet dhe k\u00ebt\u00eb ver\u00eb t\u2019i v\u00ebm\u00eb bullgar\u00ebt n\u00eb Kushtetut\u00eb. Pse jo, t\u00eb heqim dor\u00eb edhe nga planet e tjera t\u00eb jet\u00ebs. Sepse, e ardhmja do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr ne e paqart\u00eb. Deri m\u00eb tash ka qen\u00eb tejet e qart\u00eb, 30 vjet rrug\u00ebs p\u00ebr BE.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh? A do t\u00eb kemi luft\u00eb? A do t\u00eb zihemi vet\u00eb apo dikush do t\u00eb na sulmoj\u00eb? Rusia do t\u00eb vendos\u00eb raketa n\u00eb territorin ton\u00eb? \u00c7izmja bullgare do t\u00eb vij\u00eb t\u00eb na shkel\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb?<\/p>\n<p>Kur kancelarja gjermane Angela Merkel erdhi n\u00eb Dit\u00ebn e pavar\u00ebsis\u00eb m\u00eb 8 shtator 2018, t\u00eb na bind\u00eb q\u00eb t\u00eb votojm\u00eb p\u00ebr referendumin p\u00ebr ndryshim t\u00eb emrit, kryeministri Zoran Zaev tha: \u201cVizita e Merkelit \u00ebsht\u00eb garanci p\u00ebr hyrjen e Maqedonis\u00eb n\u00eb BE dhe NATO. Do t\u2019ia kthejm\u00eb me nj\u00eb referendum t\u00eb suksessh\u00ebm, i cili do ta siguroj\u00eb ardhm\u00ebrin\u00eb evropiane dhe euroatlantike t\u00eb Maqedonis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Epo, ja q\u00eb nuk pask\u00ebsh qen\u00eb garanc\u00eb. U b\u00ebm\u00eb an\u00ebtare e NATO-s, por e ardhmja evopriane akoma mbetet e paqart\u00eb. Pa shpres\u00eb q\u00eb t\u00eb duket m\u00eb e qart\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar erdhi dhe kancelari i ri gjerman Olaf Sholc. N\u00eb mars t\u00eb k\u00ebtij viti erdhi ministrja gjermane e pun\u00ebve t\u00eb jashtme Analena Berbok. Shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb bukura na than\u00eb. Edhe p\u00ebr Maqedonin\u00eb edhe p\u00ebr maqedonasit edhe p\u00ebr gjuh\u00ebn maqedonase edhe p\u00ebr fqinj\u00ebsin\u00eb dhe miq\u00ebsin\u00eb edhe p\u00ebr BE-n\u00eb. Por, m\u00eb kot.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, kam p\u00ebrshtypjen se kushdo q\u00eb t\u00eb vij\u00eb nga BE-ja dhe \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb thot\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb m\u00eb kot. Nga lider\u00ebt evropian\u00eb, ne u besojm\u00eb vet\u00ebm fjal\u00ebve t\u00eb Radevit. Gjith\u00e7ka q\u00eb ai tha, u realizua.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4<\/span> N\u00eb vend t\u00eb dy urave, Shkupi mbeti me nj\u00eb m\u00eb pak. Por, kjo nuk \u00ebsht\u00eb e gjitha. Qyteti \u00ebsht\u00eb para bankrotimit, nd\u00ebrsa transporti publik \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq se asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr, trafiku n\u00eb rrug\u00ebt e qytetit t\u00eb Shkupit b\u00ebhet gjithmon\u00eb e m\u00eb i paduruesh\u00ebm, nd\u00ebrsa kryetarja Danella Arsovska p\u00ebr kaosin i akuzon VMRO-DPMNE-n\u00eb dhe LSDM-n\u00eb.<br \/>\nLSDM-ja e akuzon VMRO-DPMNE-n\u00eb, kandidatja e s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebr kryetare ishte Danella, k\u00ebshilltar\u00ebt e LSDM-s\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb seanc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, VMRO-DPMNE-ja nuk cakton seanc\u00eb sepse pret propozim nga kryetarja, nd\u00ebrsa ajo, as at\u00ebher\u00eb kur ka seanc\u00eb, nuk vjen p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur pyetjeve. T\u00eb gjith\u00eb ankohen se nuk mund t\u00eb gjejn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb se si t\u00eb komunikojn\u00eb me t\u00eb, a thua se ura q\u00eb u dogj dhe u hoq nga p\u00ebrdorimi, do t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb punoj\u00eb vetvetiu n\u00ebse ata vazhdojn\u00eb s\u00eb akuzuari nj\u00ebri-tjetrin. Gjithashtu, edhe transporti publik dhe arka e zbarzur jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb cilat do t\u00eb zgjidhen vetvetiu.<\/p>\n<p>Partit\u00eb rrin\u00eb e shikojn\u00eb hallet e qytetar\u00ebve dhe presin Danell\u00ebn q\u00eb ta heq\u00eb llumin\u00a0 m\u00eb t\u00eb madh. Nd\u00ebrkoh\u00eb, qytetar\u00ebt q\u00eb presin t\u00eb nevrikosur n\u00eb stacionet e autobusave, derisa shtyhen brenda tyre, apo vohonen p\u00ebr n\u00eb pun\u00eb nga trafiku, nuk e kan\u00eb fare me r\u00ebnd\u00ebsi se me cilin \u00ebsht\u00eb ajo, me VMRO-n\u00eb, me LSDM-n\u00eb apo me BDI-n\u00eb,<\/p>\n<p>Ata t\u00eb cil\u00ebt e krahasojn\u00eb kryetaren nga VMRO-DPMNE-ja ma Pikolominin nuk jan\u00eb korrekt\u00eb. Pikolomini e ka ndezur Shkupin vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb \u2013 dhe ka mbaruar pun\u00eb. N\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb vit Danella ia ka dal\u00eb q\u00eb ta shkat\u00ebrroj\u00eb kaq shum\u00eb qytetin, kush e di se \u00e7\u2019na pret n\u00eb tre vitet e ardhshme<em>.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em><strong>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku<\/strong><\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kush d\u00ebshiron t\u00eb hedh\u00eb bast se kusht shtes\u00eb p\u00ebr fillim t\u00eb negocimeve me BE-n\u00eb do t\u00eb jet\u00eb q\u00eb t\u00eb pushojm\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":false,"thumbURL":false,"categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"\u201cVizitoje Rusin\u00eb, para se Rusia t\u00eb t\u00eb vizitoj\u00eb ty\u201d. ","views":"29","source":"Shkup, (SAKAMDAKAZAM.MK)","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>RADEVI DHE PIKOLOMINI - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/radevi-dhe-pikolomini\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"RADEVI DHE PIKOLOMINI - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kush d\u00ebshiron t\u00eb hedh\u00eb bast se kusht shtes\u00eb p\u00ebr fillim t\u00eb negocimeve me BE-n\u00eb do t\u00eb jet\u00eb q\u00eb t\u00eb pushojm\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/radevi-dhe-pikolomini\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-05-22T21:46:26+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/radevi-dhe-pikolomini\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/radevi-dhe-pikolomini\/\",\"name\":\"RADEVI DHE PIKOLOMINI - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"datePublished\":\"2023-05-22T21:46:26+00:00\",\"dateModified\":\"2023-05-22T21:46:26+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/radevi-dhe-pikolomini\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/195584"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=195584"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/195584\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=195584"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=195584"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=195584"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}