{"id":198948,"date":"2023-07-10T10:48:49","date_gmt":"2023-07-10T08:48:49","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=198948"},"modified":"2023-07-10T10:48:49","modified_gmt":"2023-07-10T08:48:49","slug":"tenderi-i-ka-fajet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/tenderi-i-ka-fajet\/","title":{"rendered":"TENDERI I KA FAJET"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1 <\/span> P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, gjimnazet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Shkupit, p\u00ebr t\u00eb cilat vjet njer\u00ebzit ziheshin p\u00ebr t\u2019u regjistruar, nuk jan\u00eb mbushur n\u00eb afatin e par\u00eb t\u00eb regjistrimit.<br \/>\nE me \u00e7\u2019ti mbajm\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb Maqedoni? Me fjalimet e Dimitar Kova\u00e7evskit se vet\u00ebm Kushtetut\u00ebn duhet ta ndryshojm\u00eb dhe gjith\u00e7ka do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Me mesazhet n\u00eb fejsbuk t\u00eb Bojan Mari\u00e7iqit nga Brukseli se ka qen\u00eb n\u00eb skrining, por tani ve\u00e7 edhe bullgar\u00ebt t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Preambul\u00eb dhe gjith\u00e7ka do t\u00eb rregullohet. Me paqekrijuesin Bujar Osmani, kryesuesin e OSBE-s\u00eb, t\u00eb cilit m\u00eb par\u00eb do t\u2019i funksionoj\u00eb t\u2019i pajtoj\u00eb Serbin\u00eb dhe Kosov\u00ebn sesa Sllup\u00e7anin me EVN-n\u00eb. Me liderin e opozit\u00ebs Hristijan Mickoski, i cili p\u00ebr akuzat p\u00ebr vjedhjen e p\u00ebrmasave t\u00eb paimagjunueshme q\u00eb e b\u00ebri partia e tij me \u201cShkupi 2014\u201d, tha se kan\u00eb qen\u00eb defokusim p\u00ebr mohimin e identitetit maqedonas.<\/p>\n<p>Jo ore. F\u00ebmij\u00ebt duan jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb tani. Nuk duan m\u00eb t\u2019i d\u00ebgjojn\u00eb historit\u00eb e trishta t\u00eb prind\u00ebrve dhe gjysheve e gjysh\u00ebrve se si dikush u ka vjedhur gjysm\u00eb oborri, se si e kan\u00eb humbur sh\u00ebndetin duke u zvarritur n\u00ebp\u00ebr gjyqe, por drejt\u00ebsi nuk kan\u00eb par\u00eb. F\u00ebmij\u00ebt d\u00ebshirojn\u00eb q\u00eb, kur t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb apo n\u00eb fakultet t\u00eb din\u00eb se p\u00ebr sa minuta do t\u2019u vij\u00eb autobusi, duan libra shkollor\u00eb, duan profesor\u00eb me integritet, e jo sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb partiak\u00eb. Dhe kur t\u00eb mbarojn\u00eb pun\u00ebn, nuk duan n\u00ebn\u00e7mim t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tyre me k\u00ebrc\u00ebnime partiake \u2013 do t\u00eb ta pun\u00ebsojm\u00eb f\u00ebmij\u00ebn n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shtetit, por e gjith\u00eb familja t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebt duan jet\u00eb tani. Jo \u2013 pasi t\u2019i shtojm\u00eb bullgar\u00ebt n\u00eb Kushtetut\u00eb. Sepse e din\u00eb se edhe pas ndryshimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, edhe pas fillimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb negociatave me BE-n\u00eb, s\u00ebrish jeta do t\u2019u varet nga bandit\u00ebt lokal\u00eb me vetura t\u00eb vjedhura luksoze, q\u00eb na shesin pallavra se si qenkan kremi i shoq\u00ebris\u00eb. Do t\u00eb t\u00eb shkelin n\u00eb vija k\u00ebmb\u00ebsore dhe prap\u00eb ti do t\u00eb jesh fajtori.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2 <\/span> Edhe un\u00eb k\u00ebrkoj n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb pun\u00eb t\u00eb thjeshta. Nuk dua q\u00eb askush t\u00eb m\u00eb malltretoj\u00eb me nd\u00ebrtime t\u00eb paligjshme. Dua rrug\u00eb t\u00eb pastra dhe bar t\u00eb kositur pran\u00eb rrug\u00ebve. Dua t\u00eb vozis p\u00ebrgjat\u00eb Partizansk\u00ebs pa ndal\u00ebse nga kullerat e parkuar n\u00eb korsin\u00eb e tret\u00eb. Dua q\u00eb kur t\u00eb shkoj n\u00eb \u201cOhridsko letro\u201d t\u00eb mos kem frik\u00eb n\u00ebse do t\u00eb m\u00eb vrasin n\u00eb Debarc\u00eb, jo si partizan\u00ebt n\u00eb Luft\u00ebn e dyt\u00eb bot\u00ebrore, por, me qet\u00ebsisht, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e NATO-s dhe Evrop\u00ebs, n\u00eb at\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mallkuar 50 kilometr\u00ebshe t\u00eb nd\u00ebrtuar nga miliarda eurot tona, e cila nd\u00ebrtohet tashm\u00eb 10 vjet dhe nuk ka shpres\u00eb se do t\u00eb mbaroj\u00eb. As rrug\u00eb t\u00eb re nuk po nd\u00ebrtojn\u00eb, por as t\u00eb vjetr\u00ebn nuk po e p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb. Nuk dua q\u00eb qent\u00eb t\u00eb m\u00eb han\u00eb n\u00eb shesh n\u00eb kryeqytetin e shtetit. Dua t\u00eb shkoj n\u00eb \u201cManaki\u201d n\u00eb Manastir si nj\u00eb zot\u00ebri, t\u00eb hyp n\u00eb tren, aty t\u00eb kaloj mir\u00eb, t\u00eb marr nj\u00eb pije dhe t\u00eb kthehem n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb dhe t\u00eb pushuar, pa u p\u00ebrndjekur me kamionat e Pletvarit n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebn q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Tito. Dua q\u00eb kur t\u00eb shkoj p\u00ebr skijim n\u00eb Kodr\u00ebn e Diellit t\u00eb m\u00eb japin llogari fiskale p\u00ebr parkim. Dua q\u00eb \u201cn\u00eb tok\u00ebn e diellit dhe domateve m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb bot\u00eb\u201d t\u00eb ha perime t\u00eb sh\u00ebndetshme, e jo t\u00eb vjela nga pishinat e acidit n\u00eb minierat e BDI-VMRO-LSDM-s\u00eb. Dua, q\u00eb n\u00ebse jam me diabet, terapia t\u00eb m\u00eb vij\u00eb n\u00eb koh\u00eb, e jo ministri i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb t\u00eb ma ngrej\u00eb sheqerin sepse \u201cka faj tenderi\u201d. Turp t\u00eb ket\u00eb tenderi. Nuk dua q\u00eb paqja ime t\u00eb prishet nga disa kafexhinj q\u00eb shkelin ligjet, nga uzurpimi i hap\u00ebsir\u00ebs publike, deri te muzika shum\u00eb e lart\u00eb pas orarit t\u00eb pun\u00ebs, me t\u00eb cil\u00ebn torturojn\u00eb lagje t\u00eb t\u00ebra, e askush nuk mund t\u2019u b\u00ebj\u00eb asgj\u00eb, sepse ata q\u00eb duhet t\u00eb d\u00ebnojn\u00eb jan\u00eb myshterinj t\u00eb bler\u00eb.<br \/>\nMadje, LSDM-ja k\u00ebshtu dhe e nisi qeverisjen, me ndryshimin e ligjit p\u00ebr ndalim t\u00eb duhanpirjes, q\u00eb t\u2019u mund\u00ebsoj\u00eb kafexhinjve t\u2019i uzurpojn\u00eb trotoaret me nd\u00ebrtime t\u00eb paligjshme t\u00eb cilat maskohen si tarraca, dhe p\u00ebrfundoi me pronar\u00eb lokalesh t\u00eb arrestuar p\u00ebr tregti dhe makina t\u00eb vjedhura. Bravo p\u00ebr qeverin\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron ta identifikojm\u00eb me kafexhinj t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por, jo. Hajde ta ndryshojm\u00eb Kushtetut\u00ebn, e fondet evropiane do t\u00eb vijn\u00eb. Do t\u00eb vijn\u00eb q\u00eb t\u00eb mundet edhe ata t\u2019i vjedhin. T\u2019u kurdisin tendera nj\u00ebri-tjetrit. Edhe deri tash vinin, dhe nga analfabetizmi nuk dinin t\u2019i shfryt\u00ebzojn\u00eb. E ata q\u00eb jan\u00eb analfabet\u00eb ua japin njer\u00ebzve t\u00eb tyre.<br \/>\nKur ua thua gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, mund edhe t\u00eb hidh\u00ebrohen. Je ti fajtor q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb jet\u00eb normale, e jo ata q\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur.<\/p>\n<p>Nuk dua t\u2019i d\u00ebgjoj m\u00eb as Kova\u00e7evskin, as Osmanin, as Mari\u00e7iqin se sa bukur do ta kemi kur ta ndryshojm\u00eb Kushtetut\u00ebn. Mickoski nga ana tjet\u00ebr, q\u00eb p\u00ebr shtat\u00eb vjet nuk mblodhi guximin as t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb falje p\u00ebr t\u00eb keqen q\u00eb e b\u00ebri partia e tij, \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb thot\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e pavler\u00eb. Edhe me k\u00ebt\u00eb Kushtetut\u00eb, askush nuk i ndalon politikan\u00ebt q\u00eb t\u00eb na sigurojn\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. As pushtetit qendror t\u00eb LSDM-s\u00eb dhe BDI-s\u00eb e as pushteteve lokale t\u00eb VMRO-DPMNE-s\u00eb. P\u00ebrkundrazi. K\u00ebt\u00eb e prisnim prej tyre. Ne i zgjedhim dhe i paguajm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Kush i ndalon tani q\u00eb t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb jet\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb?<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3<\/span> Ja p\u00ebr shembull, kush i ndalon banor\u00ebt e Sllup\u00e7anit q\u00eb prej sot t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb rrym\u00eb? E gjith\u00eb Qeveria e lut Sllup\u00e7anin t\u00eb paguaj\u00eb rrym\u00eb. Ekipe t\u00eb t\u00ebra t\u00eb EVN-s\u00eb hyn\u00eb n\u00eb fshat q\u00eb t\u00eb rregullojn\u00eb nj\u00eb defekt t\u00eb shkaktuar p\u00ebr shkak t\u00eb vjedhjes s\u00eb rrym\u00ebs me garanc\u00eb t\u00eb ministrit t\u00eb ekonomis\u00eb Kreshnik Bekteshi dhe kryetarit t\u00eb Likov\u00ebs Erkan Arifi. Pse nevojitet nj\u00eb minist\u00ebr dhe kryetar i BDI-s\u00eb si garanc\u00eb p\u00ebr ekipet e EVN-s\u00eb, se nuk do t\u00eb rrihen? Vall\u00eb, deri m\u00eb tani, k\u00ebta politikan\u00ebt e BDI-s\u00eb paskan qen\u00eb garanc\u00eb e banor\u00ebve \u2013 mos u shqet\u00ebsoni, mos paguani rrym\u00eb, ne ju garantojm\u00eb se askush nuk mund t\u2019ju b\u00ebj\u00eb asgj\u00eb.<br \/>\nPrisni tani. Kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm faza e par\u00eb e negociatave t\u00eb paqes mes EVN-s\u00eb dhe Sllup\u00e7anit \u2013 vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb hiqet defekti. N\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb, kur EVN-ja do t\u00eb duhet t\u2019i ndryshoj\u00eb mat\u00ebsit e rrym\u00ebs, ndoshta do t\u00eb duhet t\u00eb th\u00ebrriten edhe paqekrijuesit e OKB-s\u00eb. E nga ana tjet\u00ebr, kur banor\u00ebt do t\u00eb duhet t\u00eb detyrohen t\u00eb paguajn\u00eb rrym\u00eb, me shum\u00eb siguri do t\u00eb organizohet edhe nj\u00eb konferenc\u00eb paqeje, me nd\u00ebrmjet\u00ebsues n\u00eb Oslo, t\u00eb mos jet\u00eb as Shkupi, as Vjena. Sepse i diskrimojn\u00eb dhe i b\u00ebjn\u00eb q\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb rrym\u00eb vet\u00ebm sepse jan\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Kur e valojn\u00eb flamurin shqiptar n\u00eb Maqedoni, a e din\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri duhet t\u00eb paguhet rryma? N\u00eb cilin shtet t\u00eb NATO-s, t\u00eb mospaguarit e rrym\u00ebs b\u00ebhet \u00e7\u00ebshtje e t\u00eb drejtave njer\u00ebzore? N\u00eb cilin shtet t\u00eb NATO-s ministri i garanton firm\u00ebs austriake se mund t\u00eb hyj\u00eb q\u00eb t\u00eb rregulloj\u00eb nj\u00eb\u00a0 defekt, t\u00eb cilin e kan\u00eb shkaktuar po ata t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb garanc\u00eb ministrit se nuk do t\u2019i rrahin ekipet q\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr t\u2019ia rregulluar defektin?<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4<\/span> T\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore marrin pushime t\u00eb papaguara prej tri muajve dhe largohen n\u00eb pun\u00eb sezonale n\u00eb Kroaci, e k\u00ebtu vendi i pun\u00ebs u mbetet i zbraz\u00ebt. Ministri i shoq\u00ebris\u00eb informatike dhe administrates Azir Aliu thot\u00eb se \u201ckjo shfaqje \u00ebsht\u00eb e keqe dhe n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb afatgjat\u00eb, meqen\u00ebse k\u00ebta njer\u00ebz largohen, krijojn\u00eb kontakte atje, marrin oferta p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr edhe mund t\u2019i humbim edhe t\u00eb pun\u00ebsuarit n\u00eb sektorin publik\u201d.<br \/>\nBashk\u00ebndjej me shqet\u00ebsimin e ministrit se do t\u00eb humbim t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb sektorin publik.<br \/>\nNuk jemi shqet\u00ebsuar aq shum\u00eb q\u00eb kemi mbetur pa mjek\u00eb, pa inxhinier\u00eb, pa mjeshtra dhe polica, arsimimin e t\u00eb cil\u00ebve po e pagujm\u00eb shtrenjt\u00eb nga djepi deri n\u00eb diplomim, sa jemi shqet\u00ebsuar q\u00eb dikush q\u00eb nuk mund ta gjesh p\u00ebr t\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vul\u00eb n\u00eb sportel, atje do t\u00eb dallohet si nj\u00eb radhit\u00ebs i shezloneve dhe si pastruese. Ne k\u00ebtu nuk mund t\u00eb marrim sh\u00ebrbimin e duhur sepse shkojn\u00eb n\u00eb kurbet n\u00eb llogarin\u00eb ton\u00eb. Kush do t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb vendin e tyre, n\u00ebse ata nuk i gjen dot p\u00ebr kat\u00ebr muaj me radh\u00eb? Apo, jan\u00eb kaq t\u00eb shumt\u00eb sa q\u00eb nuk ndihet mungesa e tyre. Ashtu si\u00e7 nuk ndjehej as n\u00eb koh\u00ebn e kriz\u00ebs s\u00eb kovidit kur punonin nga sht\u00ebpia.<\/p>\n<p>Si\u00e7 komentoi nj\u00eb lexues i yni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb: Kjo administrat\u00eb publike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb taksirat i madh p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ka p\u00ebrparim t\u00eb madh nga viti 2017 kur ministri Damjan Man\u00e7evski i luste administrator\u00ebt q\u00eb rrinin n\u00eb sht\u00ebpi, e merrnin rrog\u00eb, q\u00eb t\u00eb vinin n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Por pse duhet t\u00eb shqet\u00ebsohemi ne? Partit\u00eb le t\u00eb shqet\u00ebsohen se do t\u00eb mbesin pa administrat\u00eb publike. Ata i kan\u00eb votuesit e sigurt\u00eb.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">5<\/span> BE-ja i ka propozuar Qeveris\u00eb t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb mision vler\u00ebsues p\u00ebr pun\u00ebn e K\u00ebshillit gjyq\u00ebsor. Kurse K\u00ebshilli gjyq\u00ebsor me nj\u00eb komunikat\u00eb pa pik\u00ebn e turpit e p\u00ebrsh\u00ebndeti vendimin e BE-s\u00eb.<br \/>\n\u00c7far\u00eb do t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb misioni evropian n\u00eb K\u00ebshillin gjyq\u00ebsor? E vetmja gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb vler\u00ebsohet aty \u00ebsht\u00eb paturp\u00ebrsia e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku <\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, gjimnazet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Shkupit, p\u00ebr t\u00eb cilat vjet njer\u00ebzit ziheshin p\u00ebr t\u2019u regjistruar, nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":false,"thumbURL":false,"categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"Bravo p\u00ebr qeverin\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron ta identifikojm\u00eb me kafexhinj t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm.","views":"49","source":"Shkup, (SAKAMDAKAZAM.MK) ","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>TENDERI I KA FAJET - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/tenderi-i-ka-fajet\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"TENDERI I KA FAJET - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, gjimnazet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Shkupit, p\u00ebr t\u00eb cilat vjet njer\u00ebzit ziheshin p\u00ebr t\u2019u regjistruar, nuk [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/tenderi-i-ka-fajet\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-07-10T08:48:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/tenderi-i-ka-fajet\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/tenderi-i-ka-fajet\/\",\"name\":\"TENDERI I KA FAJET - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"datePublished\":\"2023-07-10T08:48:49+00:00\",\"dateModified\":\"2023-07-10T08:48:49+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/tenderi-i-ka-fajet\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/198948"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=198948"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/198948\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=198948"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=198948"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=198948"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}