{"id":199576,"date":"2023-07-17T20:29:18","date_gmt":"2023-07-17T18:29:18","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=199576"},"modified":"2023-07-17T20:29:18","modified_gmt":"2023-07-17T18:29:18","slug":"kamxhikuesi-ia-fut-kot","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/kamxhikuesi-ia-fut-kot\/","title":{"rendered":"KAMXHIKUESI IA FUT KOT"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1 <\/span> Bujar Osmani nuk mund ta fshihte dot g\u00ebzimin, kur ministri i pun\u00ebve t\u00eb jashtme i Austris\u00eb Aleksandar Shalenberg i tha se, n\u00ebse miratohen ndryshimet e kushtetut\u00ebs, Maqedonia rrezikon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje izolimi. Demek, ja, n\u00ebse nuk m\u00eb besoni, d\u00ebgjoni se \u00e7far\u00eb kan\u00eb p\u00ebr t\u2019ju th\u00ebn\u00eb koleg\u00ebt e mi, nga Austria, \u00c7ekia dhe Sllovakia, t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr t\u2019i inkurajuar politikan\u00ebt maqedonas q\u00eb t\u00eb merren vesh p\u00ebr futjen e bullgar\u00ebve n\u00eb Kushtetut\u00eb, si kusht p\u00ebr fillimin e negocimeve me BE-n\u00eb.<br \/>\nAustria, \u00c7ekia dhe Sllivakia asnj\u00ebher\u00eb nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb problem p\u00ebr eurointegrimin maqedonas. \u00c7ekia dhe Sllovakia madje, edhe zyrtarisht i jan\u00eb kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb futjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve identitare dhe historike n\u00eb proces, q\u00eb prej vetos s\u00eb par\u00eb bullgare n\u00eb vitin 2020.<br \/>\nEdhe tani do t\u00eb duhej ta falenderonit ministrin \u00e7ek Jan Lipavski. Ai tha sinqerisht se askush nuk mund t\u00eb garantoj\u00eb se pas ndryshimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb proces nuk do t\u00eb ket\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb reja bilaterale.<\/p>\n<p>Dhe \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb themi ne p\u00ebr k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb? Mir\u00eb, de. Le ta nd\u00ebrrojm\u00eb ne edhe nj\u00ebher\u00eb emrin, p\u00ebr \u00e7do rast, e pastaj bullgar\u00ebt le t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Puna \u00ebsht\u00eb \u2013 ne nga BE e lam\u00eb n\u00eb balt\u00eb Maqedonin\u00eb dhe e mashtruam duke i lejuar Bullgaris\u00eb dhe Radevit si nj\u00eb dor\u00eb e zgjatur e Putinit, t\u00eb imponoj\u00eb nj\u00eb korniz\u00eb negociuese e cila nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb lidhje me t\u00eb ashtuquajturat vlera evropiane, por le ta rregullojm\u00eb tani me inat belan\u00eb q\u00eb e b\u00ebm\u00eb. Kujt do t\u2019i bjer\u00eb shkopi? Sigurisht, m\u00eb t\u00eb dobtit.<\/p>\n<p>A thua se paska qen\u00eb problem ndryshimi i Kushtetut\u00ebs. Ne ndryshuam emrin e shtetit, e nuk do t\u2019i vendosim bullgar\u00ebt n\u00eb Preambul\u00eb!?<\/p>\n<p>Mir\u00eb, ama, t\u00eb pakt\u00ebn pas vizit\u00ebs s\u00eb treshes evropiane t\u00eb miqve, jan\u00eb pastruar dy \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>E para \u2013 a do t\u00eb ket\u00eb ndryshim t\u00eb Kushtetut\u00ebs? Do t\u00eb ket\u00eb.<\/p>\n<p>E dyta \u2013 pas ndryshimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, a do t\u00eb ket\u00eb Bullgaria k\u00ebrkesa t\u00eb reja? Do t\u00eb ket\u00eb.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2 <\/span> Ministri austriak Shalenberg, i cili tani na u k\u00ebrc\u00ebnua me izolim, para m\u00eb pak se dy muajsh, nga fundi i majit, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb n\u00eb Bratisllav\u00eb p\u00ebr zgjerimin e BE-s\u00eb drejt Ballkanit Per\u00ebndimor tha se \u201cduhet t\u00eb jemi t\u00eb \u00e7mendur t\u2019iu lejojm\u00eb shteteve tjera t\u00eb hyjn\u00eb aty\u201d.<br \/>\nDuke folur se si historia i ka m\u00ebsuar se jostabiliteti i Evrop\u00ebs juglindore do t\u00eb thot\u00eb dhe jostabilitet i Evrop\u00ebs Qendrore, ai tha: \u201cOse do t\u00eb arrijm\u00eb ta heqim dhe betonojm\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb modelin ton\u00eb t\u00eb jetes\u00ebs, ose do t\u00eb p\u00ebrballemi me m\u00ebnyra t\u00eb reja t\u00eb jetes\u00ebs, kineze, turke, ruse, \u00e7far\u00ebdo, po kjo nuk do t\u00eb na p\u00eblqej\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>A e dini se \u00e7far\u00eb ka n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb budallall\u00ebk q\u00eb Bullgaria ia imponoi gjith\u00eb BE-s\u00eb, e qeveria jon\u00eb e p\u00ebrbuzur e pranoi t\u00eb paketuar si propozim francez? Fakti se erdh\u00ebm deri n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb till\u00eb, q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet t\u00eb na vijn\u00eb nga miqt\u00eb dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt. Nuk na k\u00ebrc\u00ebnuan ata q\u00eb nuk i kemi bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb dhe ata p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt miqt\u00eb na thon\u00eb se i kemi armiq.<\/p>\n<p>3A thua se deri tani kemi qen\u00eb t\u00eb integruar, e tani e tutje do t\u00eb jemi t\u00eb izoluar. Nuk mund t\u00eb ekzistoj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr izolim, kur ne edhe ashtu jemi izoluar 20 vjet mu p\u00ebr shkak t\u00eb sjelljes s\u00eb k\u00ebtill\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb. Ne me asgj\u00eb nuk kemi merituar t\u00eb nd\u00ebshkohemi.<br \/>\nN\u00ebse nuk do t\u00eb na vinte Franca veton p\u00ebr zgjerim n\u00eb 2020, dhe at\u00eb me arsyet m\u00eb vetjake, se Makronit i afroheshin zgjedhjet lokale, at\u00ebher\u00eb do ta zinim rrug\u00ebn e marr\u00ebveshjes s\u00eb Presp\u00ebs dhe to t\u2019i fillonim negociatat me BE-n\u00eb pa hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr kushte t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Nejse. Vet\u00eb negociatat nuk jan\u00eb kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. \u00cbsht\u00eb m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi se qeveria e at\u00ebhershme maqedonse ndoshta do ta kishte p\u00ebrdorur shansin p\u00ebr ndryshime esenciale p\u00ebr nj\u00eb qeverisje edhe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb ndershme. Mir\u00eb ama, n\u00eb fillim vetoja franceze, e pastaj tre vetot e Bullgaris\u00eb i dhan\u00eb qeveris\u00eb alibin\u00eb t\u00eb mos punoj\u00eb mir\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, kurse justifikim p\u00ebr gjith\u00e7ka t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb ndryshim i Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn Zaevi ishte i sinqert\u00eb. Thoshte: \u201cNeve na duhet nj\u00eb kamxhikues\u201d.<\/p>\n<p>Epo kamxhikuesi ia futi kot.<\/p>\n<p>LSDM-ja kishte shans historik, pas 11 vjet\u00ebve t\u00eb qeverisjes keqb\u00ebr\u00ebse t\u00eb VMRO-DPMNE-s\u00eb, me dashmir\u00ebsin\u00eb e kaq shum\u00eb njer\u00ebzve, t\u00eb cil\u00ebt as nuk ishin votues t\u00eb tyre, q\u00eb nga Maqedonia t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb shtet normal. Pa i marr\u00eb parasysh bullgar\u00ebt, kriz\u00ebn e kovidit, BE-n\u00eb me pritjet e zhg\u00ebnjyera dhe vlera e humbura, duhej t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb qeverisnin mir\u00eb. E jo ndaj \u00e7do kritike t\u00eb p\u00ebrgjigjen: \u201cDoni t\u2019ua kthejm\u00eb Gruevskin?\u201d. Tani, kur qeveria \u00ebsht\u00eb n\u00eb fund t\u00eb mandatit, as nuk e fshehin se \u00e7far\u00eb kan\u00eb prioritet. Le t\u00eb ngarkojm\u00eb \u00e7\u2019mund t\u00eb ngarkohet.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb d\u00ebmi i madh historik p\u00ebr Maqedonin\u00eb pas 30 vjet\u00ebsh n\u00eb rrug\u00ebn e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4<\/span> Kur i d\u00ebgjoj t\u00eb pun\u00ebsuarit n\u00eb administrat\u00ebn gjyq\u00ebsore q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb rroga m\u00eb t\u00eb larta se si k\u00ebrc\u00ebnohen se \u201cnuk do t\u00eb mund t\u00eb nxirrni asnj\u00eb v\u00ebrtetim, do t\u00eb shihni\u201d, pyes veten: Kujt po i k\u00ebrc\u00ebnohen se nuk do t\u00eb mund t\u2019i japin v\u00ebrtetim p\u00ebr mosgjykim? Neve? Ashtu sikurse na k\u00ebrc\u00ebnojen doganier\u00ebt se do t\u00eb na i mbylllin kufijt\u00eb dhe t\u00eb pun\u00ebsuarit e DAP se jo t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb marrim rroga?<br \/>\nHarrojn\u00eb se jan\u00eb sh\u00ebrbim publik. Harrojn\u00eb se jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve. K\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb tilla d\u00ebrgoni n\u00eb partin\u00eb ku keni ngjitur postera q\u00eb t\u00eb fitoni pun\u00eb shteti.<\/p>\n<p>Qeveria e ktheu n\u00eb procedur\u00eb Ligjin p\u00ebr tatim solidar, p\u00ebr kompanit\u00eb t\u00eb cilat n\u00eb kriz\u00ebn e kovidit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb profit prej 10 milion\u00eb eurosh. N\u00eb po at\u00eb seanc\u00eb, mori vendim q\u00eb administrat\u00ebs publike nga shtatori t\u2019ia rrist\u00eb rrog\u00ebn p\u00ebr 10 p\u00ebrqind dhe t\u2019i paguaj\u00eb K-15 prej 10.000 denar\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit. Kurse ministri i financave Fatmir Besimi thot\u00eb se parat\u00eb nga tatimi solidar do t\u2019i harxhoj\u00eb p\u00ebr zhvillim. Ky ligji nuk do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e sistemit tatimor, por do t\u00eb vlej\u00eb vet\u00ebm k\u00ebr\u00eb vit dhe do t\u00eb shtyhet me flamurin evropian q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb vijn\u00eb parat\u00eb m\u00eb shpejt. Puna \u00ebsht\u00eb \u2013 ajde t\u00eb mos ju d\u00ebrgojm\u00eb inspeksione n\u00eb firma, na pagoni aq sa na duhet deri n\u00eb fund t\u00eb vitit, sepse kjo administrat\u00eb e llastuar publike na hidh\u00ebrohet se na i rrit\u00ebn rrogat p\u00ebr 78 p\u00ebrqind, e nuk kemi para q\u00eb atyre t\u2019u japim t\u00eb pakt\u00ebn 10 p\u00ebrqind. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb, po afrohen zgjedhjet.<\/p>\n<p>Shum\u00eb i shkon emri \u2013 tatim solidar. Solidar p\u00ebr k\u00eb? P\u00ebr ata q\u00eb na k\u00ebrc\u00ebnohen edhe neve si qytetar\u00ebve si individ\u00eb por edhe biznesit privat se nuk do t\u00eb na japin sh\u00ebrbime. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet mbajn\u00eb greva vet\u00ebm ata q\u00eb i harxhojn\u00eb parat\u00eb, e jo ata q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb parat\u00eb. Leht\u00eb e kan\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb me rrog\u00eb t\u00eb siguruar shtet\u00ebrore q\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohen: \u201cNuk do t\u00eb japim v\u00ebrtetime, e do t\u00eb shihni\u201d. Po sikur ne t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonim dik\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb: \u201cNuk do t\u00eb paguajm\u00eb tatime, e do t\u00eb shihni kur t\u00eb mbeteni edhe pa ato rroga q\u00eb keni\u201d.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">5 <\/span> Komuna e Strug\u00ebs ndaloi sh\u00ebtitjen me bikini dhe larjen n\u00eb Dri dhe n\u00ebp\u00ebr \u00e7arshi, madje edhe sajoi disa shenja t\u00eb reja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. P\u00ebr amoralitetin e nd\u00ebrtimeve t\u00eb paligjshme, plazheve t\u00eb uzurpuara, ndezjen e kallameve, platformave n\u00eb liqen, shqet\u00ebsohet shteti maqedonas. P\u00ebr amoralitetin e kryetarit u shqet\u00ebsua shteti amerikan. Dhe, \u00e7far\u00eb i mbeti komun\u00ebs? Ta mbroj\u00eb Strug\u00ebn nga amoraliteti i turist\u00ebve. Me siguri do t\u00eb v\u00ebrtitet ndonj\u00eb para nga shenjat e reja.<\/p>\n<p><em><strong>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bujar Osmani nuk mund ta fshihte dot g\u00ebzimin, kur ministri i pun\u00ebve t\u00eb jashtme i Austris\u00eb Aleksandar Shalenberg i tha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":false,"thumbURL":false,"categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"Le t\u00eb ngarkojm\u00eb \u00e7\u2019mund t\u00eb ngarkohet.","views":"45","source":"Shkup, (SAKAMDAKAZAM.MK)","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>KAMXHIKUESI IA FUT KOT - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/kamxhikuesi-ia-fut-kot\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"KAMXHIKUESI IA FUT KOT - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Bujar Osmani nuk mund ta fshihte dot g\u00ebzimin, kur ministri i pun\u00ebve t\u00eb jashtme i Austris\u00eb Aleksandar Shalenberg i tha [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/kamxhikuesi-ia-fut-kot\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-07-17T18:29:18+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/kamxhikuesi-ia-fut-kot\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/kamxhikuesi-ia-fut-kot\/\",\"name\":\"KAMXHIKUESI IA FUT KOT - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"datePublished\":\"2023-07-17T18:29:18+00:00\",\"dateModified\":\"2023-07-17T18:29:18+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/kamxhikuesi-ia-fut-kot\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/199576"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=199576"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/199576\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=199576"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=199576"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=199576"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}