{"id":200744,"date":"2023-07-31T20:08:22","date_gmt":"2023-07-31T18:08:22","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=200744"},"modified":"2023-07-31T20:08:22","modified_gmt":"2023-07-31T18:08:22","slug":"ateriksi-dhe-obeliksi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/ateriksi-dhe-obeliksi\/","title":{"rendered":"ATERIKSI DHE OBELIKSI"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1<\/span> Shum\u00eb m\u00eb intereson se \u00e7far\u00eb marr\u00ebveshje kan\u00eb arritur banor\u00ebt e Sllu\u00e7panit dhe EVN-ja q\u00eb t\u00eb munden ekipet e elektrodistribuimit t\u00eb futen n\u00eb fshat, ta largojn\u00eb defektin dhe t\u2019u v\u00ebn\u00eb mat\u00ebs p\u00ebr rrym\u00eb. Kompania komunikoi se s\u00ebrish garanci kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha partit\u00eb politike dhe qeveria lokale, por jam shum\u00eb kurioz se \u00e7far\u00eb kan\u00eb premtuar garantuesit e banor\u00ebve. E q\u00eb kur kan\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar ministra, at\u00ebher\u00eb Qeveria duhet ta publikoj\u00eb marr\u00ebveshjen.<br \/>\n\u00c7far\u00eb fitore arrit\u00ebn banor\u00ebt e Sllup\u00e7anit n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje, t\u00eb cilit kishin menduar se, n\u00ebse tashm\u00eb nuk duhet t\u00eb paguajn\u00eb rrym\u00ebn, faturat t\u00eb mos i kan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se 3.000 denar\u00eb? A ua fal\u00ebn rrym\u00ebn e vjedhur deri m\u00eb tani? A u \u00ebsht\u00eb pranuar k\u00ebrkesa q\u00eb xhamia t\u00eb mos paguaj\u00eb rrym\u00eb? Sepse harxhimi i rrym\u00ebs \u00ebsht\u00eb vullneti i Zotit.<\/p>\n<p>Ku m\u00ebsuan t\u00eb luftojn\u00eb k\u00ebshtu? A thua se i kan\u00eb lexuar stripat e Alsteriksit dhe Obeliksit nga fshati rebel i gal\u00ebve q\u00eb ka luftuar kund\u00ebr perandoris\u00eb romake kur Cezari ka vendosur t\u2019ua nivelizoj\u00eb mat\u00ebsit e rrym\u00ebs. Ose ndoshta familjar\u00ebt e tyre q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Belgjik\u00eb, Zvic\u00ebr dhe Gjermani u kan\u00eb treguar se atje banor\u00ebt negociojn\u00eb me partit\u00eb politike p\u00ebr at\u00eb se kur duan dhe sa duan t\u00eb paguajn\u00eb rrym\u00eb. E n\u00ebse faturat e rrym\u00ebs shkaktojn\u00eb shqet\u00ebsim n\u00eb jet\u00ebt e tyre, at\u00ebher\u00eb ata e shkat\u00ebrrojn\u00eb pa m\u00ebshir\u00eb infrastuktur\u00ebn e kompanis\u00eb elektrodistibutive. Arsyeja se pse askush nuk mund t\u2019u vihet kund\u00ebr \u00ebsht\u00eb se ata pijn\u00eb nga pija \u00e7udib\u00ebr\u00ebse e sherifit lokal partiak. Mbrojtja partiake sot n\u00eb Maqedoni jep shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr fuqi, sesa pija magjike e Panoramiks n\u00eb koh\u00ebn e perandoris\u00eb romake. E kur n\u00eb Zvic\u00ebr, familjar\u00ebt e sllup\u00e7anasve do t\u00eb nxitin nj\u00eb defekt t\u00eb till\u00eb me \u00e7ka do t\u00eb l\u00ebn\u00eb tet\u00eb fshtara dhe nj\u00eb kalim kufitar pa rrym\u00eb, menj\u00ebher\u00eb n\u00eb fshat vijn\u00eb ministra dhe funksionar\u00eb partiak\u00eb dhe debatojn\u00eb s\u00ebbashku p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<p>E k\u00ebshtu, n\u00eb Maqedonin\u00eb bashk\u00ebkohore, an\u00ebtare t\u00eb NATO-s, n\u00eb shekullin 21 kemi situat\u00eb kur ministri i ekonomis\u00eb Kreshnik Bekteshi n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb zyrtare deklaron se secili q\u00eb harxhon rrym\u00eb, duhet t\u00eb paguaj\u00eb aq sa harxhon. Hajdee\u2026po tjetra \u00e7far\u00eb do t\u00eb jet\u00eb? Karvan edukues n\u00ebp\u00ebr fshatra dhe qytete se si t\u00eb paguhen faturat e rrym\u00ebs?<\/p>\n<p>Ashtu si kan\u00eb nisur negociatat, s\u00eb shpejti ndoshta do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb faturat e rrym\u00ebs t\u00eb shkruhet etniciteti. Edhe EVN-ja t\u00eb di se me k\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb, edhe me balancues, edhe sipas regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb, t\u00eb matet edhe cili etnicitet \u00e7far\u00eb shume duhet t\u00eb paguaj\u00eb.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2 <\/span> Nga BE-ja na d\u00ebrguan nj\u00eb far\u00eb grupi q\u00eb duhet t\u2019i hetoj\u00eb ngjarjet n\u00eb K\u00ebshillin gjyq\u00ebsor. \u00c7far\u00eb kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb hetuar? U mjafton vet\u00ebm ndodhia e fundit. Gjykat\u00ebsi suprem Naqe Georgiev u paraqit p\u00ebr an\u00ebtar t\u00eb K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor. N\u00eb at\u00eb K\u00ebshill gjyq\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb kishte parashtresa, por me muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb nuk shqyrtoheshin. Si\u00e7 afrohej dita e zgjedhjes s\u00eb Georgievit, an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit gjyq\u00ebsor i nxor\u00ebn parashtresat nga sirtar\u00ebt dhe i hoq\u00ebn. E zgjodh\u00ebn p\u00ebr an\u00ebtar t\u00eb ri t\u00eb K\u00ebshillit gjyq\u00ebsor me gjasht\u00eb vota, me gjith\u00eb vot\u00ebn e tij. Dhe mu dit\u00ebn kur duhej t\u00eb b\u00ebnte betimin, u caktua seanc\u00eb e K\u00ebshillit gjyq\u00ebsor, n\u00eb t\u00eb cilin ai duhej t\u00eb votonte q\u00eb biri i tij t\u00eb b\u00ebhet gjykat\u00ebs. Dhe at\u00ebher\u00eb, an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit gjyq\u00ebsor kuptuan se babai nuk mund t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr zgjedhje t\u00eb birit. M\u00eb sakt\u00eb, n\u00ebse babai \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i K\u00ebshillit gjyq\u00ebsor, biri nuk mund t\u00eb jet\u00eb gjykat\u00ebs. Sepse, ashtu thot\u00eb ligji.<\/p>\n<p>Dhe at\u00ebher\u00eb filloi beteja p\u00ebr zbardhjen e fytyr\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit gjyq\u00ebsor. Mir\u00eb q\u00eb as gjykat\u00ebsi suprem nuk e ka lexuar ligjin, mir\u00eb q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit, puna e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedh\u00eb gjykat\u00ebs, nuk e kan\u00eb par\u00eb ligjin p\u00ebr p\u00ebrzgjedhje t\u00eb gjykat\u00ebsve, por dikujt i \u00ebsht\u00eb kujtuar ta shtyj\u00eb betimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rinj, e nd\u00ebrkoh\u00eb babai megjithat\u00eb t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr birin. Dometh\u00ebn\u00eb, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb at\u00eb K\u00ebshill gjyq\u00ebsor ka mendje gjeniale.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, an\u00ebtari i ri i K\u00ebshillit gjyq\u00ebsor u t\u00ebrhoq p\u00ebr arsye personale dhe morale. Sepse e kap\u00ebn para se t\u00eb b\u00ebj\u00eb betimin. Po mos ta kishin kapur, do t\u00eb ishte puna \u201cgjithkush meriton nj\u00eb shans, po edhe biri i an\u00ebtarit t\u00eb K\u00ebshillit gjyq\u00ebsor mund t\u00eb jet\u00eb gjykat\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Por, mosi bien dikujt n\u00eb qaf\u00eb! Ndoshta n\u00eb K\u00ebshillin gjyq\u00ebsor e kan\u00eb ditur ligjin p\u00ebr p\u00ebrzgjedhje t\u00eb gjykat\u00ebsve, por kan\u00eb th\u00ebn\u00eb, le t\u00eb shkojm\u00eb sipas ligjit. \u201cN\u00ebse kalon, kalon\u201d. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb, ata nuk jan\u00eb p\u00ebrzgjedhur atje p\u00ebr ta zbatuar ligjin. Ata jan\u00eb p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr t\u2019i zbatuar urdhrat \u201cprej lart\u201d.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3 <\/span> Ra euforia e sh\u00ebnimit t\u00eb 60 vjetorit t\u00eb t\u00ebrmetit t\u00eb Shkupit, projeksionet digjitale, plaketat p\u00ebr diplomat\u00eb, koncertet komemorative, fjalimet e m\u00ebdha p\u00ebr \u201cShkupin ton\u00eb\u201d dhe \u201cqytetin e bukur\u201d. M\u00eb 26 korrik 1963 n\u00eb ora 5.17 p\u00ebrjetoi katastrof\u00eb q\u00eb ka zgjatur nj\u00ebzet sekonda. Sot, Shkupi e jeton katastrof\u00ebn q\u00eb vijon tashm\u00eb p\u00ebr 30 vjet. Tek e presin katastrofa, kur do t\u00eb nd\u00ebrtohen t\u00eb gjitha ato nd\u00ebrtesa dhe qendra tregtare monstruoze, nd\u00ebrsa rrug\u00ebt dhe e gjith\u00eb infrastruktura e higjien\u00ebs komunale jan\u00eb nga koha e Titos, kur \u00e7do i pun\u00ebsuar n\u00eb Jugosllavi, ndante nj\u00eb m\u00ebditje solidariteti nga rroga e tij p\u00ebr Shkupin. Do t\u00eb vdesim n\u00ebp\u00ebr qendrat tregtare dhe n\u00eb rob\u00ebrin\u00eb e banesave se nuk do t\u00eb mund t\u00eb vij\u00eb as Ndihma e shpejt\u00eb e as Zjarrfik\u00ebsi q\u00eb t\u00eb na shp\u00ebtoj\u00eb.<br \/>\nQendra e kryeqytetit, fytyra e \u00e7do shteti, tani duket a thua se sapo kemi dal\u00eb nga lufta. Shkupi mbytet n\u00eb qelb\u00ebsin\u00eb e vet, n\u00eb mbeturinat dhe pluhurin e shtresuar prej dekadash. Ai jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb metropol\u00eb jofunksionale, nj\u00eb qytet i dhunuar urbanistikisht me kushte substandarde t\u00eb jetes\u00ebs, nisur nga lindja e deri n\u00eb vdekje, pa transport publik t\u00eb organizuar, me banko t\u00eb thyera, me deponi t\u00eb paligjshme t\u00eb djegura, me kanale pa p\u00ebrkujdesje, me qen t\u00eb pastreh\u00eb, me kopshte t\u00eb mbipopulluara, me shishe plastike n\u00eb Vardar, me p\u00ebrmendore t\u00eb ndyra, me shat\u00ebrvan\u00eb t\u00eb thar\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Me keq se kjo \u00ebsht\u00eb se Shkupi po mbytet n\u00eb korrupsion.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimtar\u00ebt, apo t\u00eb ashtuquajturit \u201cinvestitor\u00eb\u201d d\u00ebshirojn\u00eb \u2013 kurse pushteti lokal zbaton. Askush nuk merret me pun\u00ebn e vet, por me nj\u00eb vjedhje kolektive. Por edhe pushtetet lokale, kryetar\u00ebt e komunave, k\u00ebshilltar\u00ebt, inspektor\u00ebt, nuk do t\u00eb mund t\u2019i zbatonin ato gj\u00ebra n\u00ebse ajo nuk kalon p\u00ebrmes personave profesional\u00eb, urbanist\u00ebve, arkitekt\u00ebve, nd\u00ebrtimtar\u00ebve\u2026Dekani i fakultetit t\u00eb nd\u00ebrtimtaris\u00eb Goran Markovski dha nj\u00eb definicion t\u00eb bukur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb grup \u2013 prostitucion inxhinierik. Ata q\u00eb duhet ta nd\u00ebrtojn\u00eb Shkupin, po e shkat\u00ebrrojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Ka koh\u00eb q\u00eb nuk \u00e7uditem m\u00eb p\u00ebr faktin se nuk kan\u00eb sed\u00ebr. P\u00ebr turp, t\u00eb mos flasim fare, kjo tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb kategori e harruar. Por, m\u00eb intereson shum\u00eb se si jetojn\u00eb praktikisht k\u00ebta njer\u00ebz? Si duket p\u00ebrditshm\u00ebria e tyre n\u00eb qytetin t\u00eb cilin po e shkat\u00ebrrojn\u00eb? Sado t\u00eb shtrenjt\u00eb ta ken\u00eb vetur\u00ebn q\u00eb e vozitin, po qofshin k\u00ebto me xhama t\u00eb err\u00ebt, ata s\u00ebrish kalojn\u00eb mbi po ata gropa ku kalojm\u00eb dhe ne, ngecin n\u00eb komunikacionin e bllokuar, kalojn\u00eb pran\u00eb mbeturinave q\u00eb i shohim dhe ne, zhyten n\u00eb balt\u00eb kur parkohen&#8230;Pa \u00e7ka n\u00ebse f\u00ebmij\u00ebt u m\u00ebsojn\u00eb n\u00eb shkollat m\u00eb t\u00eb shtrenjta private, kur ata p\u00ebrs\u00ebri thithin ajrin e nj\u00ebjt\u00eb. Nuk sh\u00ebtisin dot me bombola t\u00eb oksigjenit. Mund t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb pushime t\u00eb shtrenjta, t\u00eb blejn\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb mal, t\u00eb marrin hua apartamente pran\u00eb detit, por s\u00ebrish k\u00ebtu do t\u00eb kthehen. Nuk e evakuojn\u00eb dot t\u00ebr\u00eb familjen. Prap\u00eb se prap\u00eb, ndonj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, n\u00ebn\u00eb, gjyshe, komshi, shok t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb do t\u2019iu ngelet q\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb k\u00ebtu, n\u00eb kaosin e mjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, duke menduar vet\u00ebm p\u00ebr vete. Ama, \u00e7far\u00eb dobie kan\u00eb q\u00eb, qoft\u00eb edhe n\u00ebse mjekohen n\u00eb spitalin m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb privat, kur do ta hapin dritaren p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb aj\u00ebr, prap\u00eb do t\u00eb thithin ajrin e deponis\u00eb s\u00eb djegur, po at\u00eb aj\u00ebr q\u00eb thithin edhe ata t\u00eb spitalit shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>V\u00ebrtet\u00eb, 60 vjetori i t\u00ebrmetit katastrofal t\u00eb Shkupit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb pyetur veten si jetojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri politikan\u00ebt q\u00eb ne i zgjedhim dhe t\u00eb ashtuquajturit investitor\u00eb nd\u00ebrtimor\u00eb dhe persona profesional\u00eb q\u00eb ua vizatojn\u00eb dhe miratojn\u00eb planet dhe nd\u00ebrtesat, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb \u201cgjith\u00e7ka sipas ligjit, shef\u201d. Si, ato para q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me ryshfet dhe korrupsion i harxhojn\u00eb p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e jetes\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku <\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shum\u00eb m\u00eb intereson se \u00e7far\u00eb marr\u00ebveshje kan\u00eb arritur banor\u00ebt e Sllu\u00e7panit dhe EVN-ja q\u00eb t\u00eb munden ekipet e elektrodistribuimit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":false,"thumbURL":false,"categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"Q\u00eb kur kan\u00eb qen\u00eb ministrat ata q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar se sa duhet t\u00eb paguajn\u00eb banor\u00ebt e Sllup\u00e7anit p\u00ebr rrym\u00eb, at\u00ebher\u00eb Qeveria duhet ta publikoj\u00eb marr\u00ebveshjen","views":"22","source":"Shkup, (SAKAMDAKAZAM.MK)","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>ATERIKSI DHE OBELIKSI - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/ateriksi-dhe-obeliksi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"ATERIKSI DHE OBELIKSI - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shum\u00eb m\u00eb intereson se \u00e7far\u00eb marr\u00ebveshje kan\u00eb arritur banor\u00ebt e Sllu\u00e7panit dhe EVN-ja q\u00eb t\u00eb munden ekipet e elektrodistribuimit t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/ateriksi-dhe-obeliksi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-07-31T18:08:22+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/ateriksi-dhe-obeliksi\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/ateriksi-dhe-obeliksi\/\",\"name\":\"ATERIKSI DHE OBELIKSI - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"datePublished\":\"2023-07-31T18:08:22+00:00\",\"dateModified\":\"2023-07-31T18:08:22+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/ateriksi-dhe-obeliksi\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/200744"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=200744"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/200744\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=200744"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=200744"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=200744"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}