{"id":202200,"date":"2023-08-21T14:40:42","date_gmt":"2023-08-21T12:40:42","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=202200"},"modified":"2023-08-21T14:40:42","modified_gmt":"2023-08-21T12:40:42","slug":"marrin-kredi-te-shpejta-ne-emer-te-nje-personi-me-aftesi-te-kufizuara-nga-leternjoftimi-i-te-cilit-i-kane-vjedhur-te-dhenat-prinderit-per-nje-kohe-te-pacaktuar-detyrohen-t-i-kthejne-ato-dhe-i-luten-s","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/histori-te-parrefyera\/marrin-kredi-te-shpejta-ne-emer-te-nje-personi-me-aftesi-te-kufizuara-nga-leternjoftimi-i-te-cilit-i-kane-vjedhur-te-dhenat-prinderit-per-nje-kohe-te-pacaktuar-detyrohen-t-i-kthejne-ato-dhe-i-luten-s\/","title":{"rendered":"MARRIN KREDI T\u00cb SHPEJTA N\u00cb EM\u00cbR T\u00cb NJ\u00cb PERSONI ME AFT\u00cbSI T\u00cb KUFIZUARA NGA LET\u00cbRNJOFTIMI I T\u00cb CILIT I KAN\u00cb VJEDHUR T\u00cb DHENAT, PRIND\u00cbRIT P\u00cbR NJ\u00cb KOH\u00cb T\u00cb PACAKTUAR DETYROHEN T&#8217;I KTHEJN\u00cb ATO DHE I LUTEN SHTETIT T&#8217;I GJEJ\u00cb MASHTRUESIT"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p>N.I. nga Shkupi k\u00ebrkon ndihm\u00eb pran\u00eb MPB dhe autoriteteve t\u00eb tjera kompetente p\u00ebr t\u00eb gjetur personat q\u00eb, pasi kan\u00eb vjedhur let\u00ebrnjoftimin e djalit t\u00eb saj t\u00eb pal\u00ebvizsh\u00ebm me paraliz\u00eb cerebrale, marrin kredi t\u00eb shpejta n\u00eb internet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij. Prind\u00ebrit e k\u00ebtij personi me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara p\u00ebr gati dy vjet kan\u00eb kthyer m\u00eb shum\u00eb para se kredit\u00eb e shpejta t\u00eb marra nga mashtrues t\u00eb panjohur, q\u00eb kan\u00eb keqp\u00ebrdorur t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb djalit t\u00eb tyre me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara. Ata i shlyejn\u00eb ato menj\u00ebher\u00eb, sepse interesi dhe kostot e tjera jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Dhe i gjith\u00eb abuzimi \u00ebsht\u00eb me lejen e shtetit.<\/p>\n<p>Kredit\u00eb jan\u00eb 40,000, plus 70,000 denar\u00eb, dhe prind\u00ebrit i kan\u00eb kthyer ato nga kursimet p\u00ebr djalin e tyre t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb planifikuara p\u00ebr pas vdekjes s\u00eb tyre. Kredia e fundit e marr\u00eb nga mashtruesit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb 36.500 denar\u00eb. Por prind\u00ebrit thon\u00eb se tani me interesin mund t\u00eb jet\u00eb rritur n\u00eb 500,000 denar\u00eb.\u00a0 Parat\u00eb jan\u00eb zhdukur dhe nuk kan\u00eb mundur t&#8217;i kthejn\u00eb.<\/p>\n<p>Madje edhe tani, deri n\u00eb publikimin e tekstit, mashtruesit mund t\u00eb jen\u00eb duke marr\u00eb kredi t\u00eb reja nga kompanit\u00eb financiare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb personit me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara. Ajo dy vjet m\u00eb par\u00eb raportoi n\u00eb MPB se djali i saj i s\u00ebmur\u00eb r\u00ebnd\u00eb ishte viktim\u00eb e mashtrimit, por deri m\u00eb sot nuk \u00ebsht\u00eb gjetur autori, ose autor\u00ebt q\u00eb marrin kredi t\u00eb shpejta n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij. Nuk ndihmon as fakti q\u00eb ka punuar si inspektore n\u00eb MPB.<\/p>\n<p>Prandaj, ajo iu drejtua Avokatit t\u00eb Popullit, nga ku hap\u00ebn urgjentisht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe m\u00eb 15 qershor i d\u00ebrgoi nj\u00eb shkres\u00eb si Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, ashtu edhe Ministris\u00eb s\u00eb Financave, n\u00ebn kontrollin e s\u00eb cil\u00ebs duhet t\u00eb jen\u00eb k\u00ebto kompani financiare p\u00ebr t\u00eb ashtuquajturat kredi t\u00eb shpejta. Ato nuk jan\u00eb n\u00ebn autoritetin e Bank\u00ebs Komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00ebna tregon se si djali me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara t\u00eb r\u00ebnda, i cili tani \u00ebsht\u00eb 38 vje\u00e7, u fut n\u00eb telashe t\u00eb tilla.\u00a0 Dy vjet m\u00eb par\u00eb, ai u takua me njer\u00ebz t\u00eb panjohur n\u00eb Facebook. I than\u00eb t&#8217;i b\u00ebnte nj\u00eb foto let\u00ebrnjoftimit dhe llogaris\u00eb s\u00eb transaksionit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t&#8217;u b\u00ebnte nj\u00eb nder, nj\u00eb teze nga Amerika t\u00eb mund t\u00eb d\u00ebrgonte para n\u00eb llogarin\u00eb e tij. Dhe k\u00ebshtu b\u00ebri.<\/p>\n<p>&#8220;Ajo n\u00eb fakt, ka qen\u00eb kredi. Kredia e par\u00eb. E \u00e7uam djalin ton\u00eb n\u00eb shoqat\u00eb. Kur mashtruesi i kishte marr\u00eb parat\u00eb, e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit tim. Nuk ishin fonde t\u00eb d\u00ebrguara nga Amerika&#8221;, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Kredia prej 40,000 denar\u00ebsh e marr\u00eb nga mashtruesi u shlye menj\u00ebher\u00eb nga bashk\u00ebshorti i saj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos rritej shum\u00eb nga interesat e lart\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Pas nj\u00eb muaji, p\u00ebrjetuam nj\u00eb shok!\u00a0 Jemi njoftuar nga edhe tre shoq\u00ebri financiare t\u00eb tjera se duhet t\u00eb shlyejm\u00eb kredit\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit ton\u00eb. Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb b\u00ebra, shkova n\u00eb t\u00eb gjitha shoq\u00ebrit\u00eb financiare p\u00ebr t&#8217;u th\u00ebn\u00eb personalisht q\u00eb t\u00eb mos l\u00ebshojn\u00eb m\u00eb kredi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit tim, duke ua treguar let\u00ebrnjoftimin dhe numrin am\u00eb! Un\u00eb personalisht iu luta n\u00eb em\u00ebr t\u00eb L.I. t\u00eb mos jepnin fonde&#8221;, thot\u00eb n\u00ebna.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb e stresuar, dhe u ankua se nuk mund t\u00eb merrte dot frym\u00eb nd\u00ebrsa tregonte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast.\u00a0 Nd\u00ebrkoh\u00eb djalit i ka humbur let\u00ebrnjoftimi dhe prind\u00ebrit i kan\u00eb nxjerr\u00eb let\u00ebrnjoftim t\u00eb ri. Ata shpresonin se kredit\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfundonin.<\/p>\n<p>&#8220;Por m\u00eb kot. Q\u00eb kur emri i tij \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb sistem, numri i tij i identifikimit vazhdon t\u00eb shfaqet pran\u00eb k\u00ebtyre shoq\u00ebrive t\u00eb kredis\u00eb s\u00eb shpejt\u00eb. Shkoj, ia ndryshoj emrin dhe mbiemrin. Shoq\u00ebrit\u00eb m\u00eb shpjegojn\u00eb: \u2018Vendosni \u00e7far\u00ebdo emri q\u00eb d\u00ebshironi, neve p\u00ebrs\u00ebri na del emri L.I. dhe numri i tij i identifikimit. Do t\u00eb nxjerrim kredi.\u00a0 Deri n\u00eb n\u00ebntor 2024, pra deri n\u00eb dat\u00ebn e vlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb let\u00ebrnjoftimit ne do t\u00eb vijojm\u00eb t\u00eb l\u00ebshojm\u00eb kredi.\u00a0 Ne nuk kemi asnj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb shohim se ai let\u00ebrnjoftim nuk \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm, &#8220;tregon ajo se \u00e7far\u00eb i kan\u00eb than\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb financiare ku \u00ebsht\u00eb lutur q\u00eb t\u00eb pushojn\u00eb s\u00eb dh\u00ebni kredi mashtruesve n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Duke mos ditur se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb, ka shkuar te nj\u00eb avokat. Ajo u d\u00ebrgoi njoftim t\u00eb gjitha shoq\u00ebrive financiare t\u00eb regjistruara n\u00eb vendin ton\u00eb se nuk mund t\u00eb l\u00ebshojn\u00eb kredi p\u00ebr at\u00eb let\u00ebrnjoftim t\u00eb pavlefsh\u00ebm t\u00eb djalit. Avokatja e ka nxjerr\u00eb publikimin n\u00eb Gazet\u00ebn Zyrtare p\u00ebr let\u00ebrnjoftimin e humbur, dhe, edhe at\u00eb prov\u00eb ua ka d\u00ebrguar shoq\u00ebrive financiare.<\/p>\n<p>\u201cPas nj\u00eb jave, s\u00ebrish l\u00ebshohet nj\u00eb kredi e re n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit, 36.500 denar\u00eb. Ne nuk e kthejm\u00eb dot. Kemi frik\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb me bashk\u00ebshortin p\u00ebr t\u00eb kontrolluar se sa ka arritur borxhi tani, duke pasur parasysh normat e larta t\u00eb interesit. Shpenzuam t\u00eb gjitha kursimet p\u00ebr Ljupcon, kursime q\u00eb i kishte p\u00ebr koh\u00ebn kur do t\u00eb mbeste vet\u00ebm, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb kush t\u00eb kujdeset p\u00ebr t\u00eb&#8221;, apelon p\u00ebr ndihm\u00eb n\u00ebna.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa priste n\u00eb MPB informacione q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb mashtruesve, ajo zbuloi se si, n\u00eb fakt, ato kredi t\u00eb shpejta n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djalit t\u00eb saj po \u201cnxirren\u201d.<\/p>\n<p>Ajo jep nj\u00eb shembull trondit\u00ebs t\u00eb asaj se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb lejoj\u00eb ky shtet.<\/p>\n<p>\u201cPersoni q\u00eb keqp\u00ebrdor let\u00ebrnjoftimin, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb dikujt tjet\u00ebr, paraqitet n\u00eb telefon ose i shkruan email kompanis\u00eb financiare dhe thot\u00eb: \u201cM\u00eb duhen kaq mij\u00ebra denar\u00eb\u201d. \u2018A keni llogari transaksioni?\u2019. Jo. Depozitoni parat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dyqan t\u00eb teknik\u00ebs s\u00eb bardh\u00eb&#8221;. Mashtruesi shkon n\u00eb dyqanin e mallrave t\u00eb bardha, blen mallra p\u00ebr nj\u00eb mij\u00eb euro. Shoq\u00ebria financiare i transferon parat\u00eb n\u00eb dyqan, nuk ka asnj\u00eb kontakt fizik me p\u00ebrdoruesin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shembull, kishte edhe nj\u00eb sharr\u00eb elektrike prej 42,000 denar\u00ebsh midis porosive. Mallrat do t\u00eb \u00e7oheshin n\u00eb Prilep&#8221;, tregon ajo.<\/p>\n<p>Ajo pyeti ish-koleg\u00ebt n\u00eb MPB, ku q\u00eb n\u00eb vitin 2021 e ka paraqitur rastin, pse kur dyqani ose shp\u00ebrndar\u00ebsi do t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb sharr\u00ebn, policia nuk e zbulon dhe arreston mashtruesin?<\/p>\n<p>Dyqaneve u ka(n\u00eb) th\u00ebn\u00eb:\u00a0 \u201cNuk kam adres\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme, do t&#8217;ju takoj n\u00eb k\u00ebndin e loj\u00ebrave n\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat\u201d.<\/p>\n<p>&#8220;Nuk mund t\u00eb merrja frym\u00eb. Telefonova Agjencin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave personale. M\u00eb than\u00eb se ata kan\u00eb mbrojtur vet\u00ebm identitetet e njohura&#8221;, thot\u00eb N.I..<\/p>\n<p>N\u00eb MPB ka ngritur tre padi penale.\u00a0 Por sipas gjetjeve t\u00eb saj, policia ende nuk mund t\u00eb gjej\u00eb mashtruesit, sepse n\u00eb k\u00ebto kredi t\u00eb shpejta shteti ka l\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb mos figuroj\u00eb emri i p\u00ebrdoruesve final\u00eb.<\/p>\n<p>Avokati i Popullit i k\u00ebrkon MPB dhe autoriteteve t\u00eb tjera kompetente t\u00eb mbrojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb familjen nga vjedhjet e m\u00ebtejshme duke keqp\u00ebrdorur t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb djalit t\u00eb tyre, t\u00eb gjejn\u00eb autor\u00ebt, por edhe t\u00eb ushtrojn\u00eb kontroll n\u00eb ato shoq\u00ebri t\u00eb vogla financiare q\u00eb japin kredi me email, pa pranin\u00eb personale t\u00eb k\u00ebrkuesit. Me shkres\u00ebn, Avokati i Popullit k\u00ebrkon nga MPB, gjegj\u00ebsisht nga Sektori p\u00ebr ekonomi dhe krim kibernetik, reagim nga dita e paraqitjes s\u00eb kall\u00ebzimeve nga n\u00ebna.<\/p>\n<p>Avokati i Popullit pyet n\u00ebse jan\u00eb gjetur autor\u00ebt dhe n\u00ebse dhe kur \u00ebsht\u00eb njoftuar Prokuroria kompetente? Megjith\u00ebse afati i p\u00ebrgjigjes ishte 8 dit\u00eb, deri m\u00eb sot nuk ka pasur asnj\u00eb p\u00ebrgjigje nga Ministria e Brendshme p\u00ebr korrespondenc\u00ebn nga Avokati i Popullit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>&#8220;Si munden k\u00ebto kompani financiare t\u00eb miratojn\u00eb kredi vet\u00ebm me an\u00eb t\u00eb email-it? Si mund t&#8217;i marrin p\u00ebrdoruesit parat\u00eb? A nuk k\u00ebrkojn\u00eb ata nj\u00eb llogari transaksioni t\u00eb p\u00ebrdoruesve? Apo ndoshta i japin me para n\u00eb dor\u00eb, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb krim?\u201d, pyet Avokati i Popullit.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 15 qershor \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar edhe shkresa drejtuar Ministris\u00eb s\u00eb Financave, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebrkohet kontrolli i k\u00ebtyre shoq\u00ebrive financiare. Por edhe prej atje &#8211; p\u00ebrgjigje nuk ka.<\/p>\n<p><em>\u00a0<strong>S.K. DELEVSKA<\/strong><\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N.I. nga Shkupi k\u00ebrkon ndihm\u00eb pran\u00eb MPB dhe autoriteteve t\u00eb tjera kompetente p\u00ebr t\u00eb gjetur personat q\u00eb, pasi kan\u00eb vjedhur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":198876,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[3085],"tags":[],"imageURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/podatoci-38998348943-650x342.jpg","thumbURL":"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/podatoci-38998348943-250x131.jpg","categoryNames":["Histori t\u00eb parr\u00ebfyera"],"feature_caption":"\"Si munden k\u00ebto shoq\u00ebri financiare t\u00eb miratojn\u00eb kredi vet\u00ebm p\u00ebrmes e-mail-it?  Si i t\u00ebrheqin parat\u00eb p\u00ebrdoruesit?\", pyet Avokati i Popullit.  (Foto: ilustrim) ","subtitle":"","views":"46","source":"Shkup, (SAKAMDAKAZAM.MK) ","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>MARRIN KREDI T\u00cb SHPEJTA N\u00cb EM\u00cbR T\u00cb NJ\u00cb PERSONI ME AFT\u00cbSI T\u00cb KUFIZUARA NGA LET\u00cbRNJOFTIMI I T\u00cb CILIT I KAN\u00cb VJEDHUR T\u00cb DHENAT, PRIND\u00cbRIT P\u00cbR NJ\u00cb KOH\u00cb T\u00cb PACAKTUAR DETYROHEN T&#039;I KTHEJN\u00cb ATO DHE I LUTEN SHTETIT T&#039;I GJEJ\u00cb MASHTRUESIT - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/histori-te-parrefyera\/marrin-kredi-te-shpejta-ne-emer-te-nje-personi-me-aftesi-te-kufizuara-nga-leternjoftimi-i-te-cilit-i-kane-vjedhur-te-dhenat-prinderit-per-nje-kohe-te-pacaktuar-detyrohen-t-i-kthejne-ato-dhe-i-luten-s\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"MARRIN KREDI T\u00cb SHPEJTA N\u00cb EM\u00cbR T\u00cb NJ\u00cb PERSONI ME AFT\u00cbSI T\u00cb KUFIZUARA NGA LET\u00cbRNJOFTIMI I T\u00cb CILIT I KAN\u00cb VJEDHUR T\u00cb DHENAT, PRIND\u00cbRIT P\u00cbR NJ\u00cb KOH\u00cb T\u00cb PACAKTUAR DETYROHEN T&#039;I KTHEJN\u00cb ATO DHE I LUTEN SHTETIT T&#039;I GJEJ\u00cb MASHTRUESIT - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N.I. nga Shkupi k\u00ebrkon ndihm\u00eb pran\u00eb MPB dhe autoriteteve t\u00eb tjera kompetente p\u00ebr t\u00eb gjetur personat q\u00eb, pasi kan\u00eb vjedhur [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/histori-te-parrefyera\/marrin-kredi-te-shpejta-ne-emer-te-nje-personi-me-aftesi-te-kufizuara-nga-leternjoftimi-i-te-cilit-i-kane-vjedhur-te-dhenat-prinderit-per-nje-kohe-te-pacaktuar-detyrohen-t-i-kthejne-ato-dhe-i-luten-s\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-08-21T12:40:42+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/podatoci-38998348943.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"900\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"473\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"ImageObject\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/histori-te-parrefyera\/marrin-kredi-te-shpejta-ne-emer-te-nje-personi-me-aftesi-te-kufizuara-nga-leternjoftimi-i-te-cilit-i-kane-vjedhur-te-dhenat-prinderit-per-nje-kohe-te-pacaktuar-detyrohen-t-i-kthejne-ato-dhe-i-luten-s\/#primaryimage\",\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/podatoci-38998348943.jpg\",\"width\":900,\"height\":473},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/histori-te-parrefyera\/marrin-kredi-te-shpejta-ne-emer-te-nje-personi-me-aftesi-te-kufizuara-nga-leternjoftimi-i-te-cilit-i-kane-vjedhur-te-dhenat-prinderit-per-nje-kohe-te-pacaktuar-detyrohen-t-i-kthejne-ato-dhe-i-luten-s\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/histori-te-parrefyera\/marrin-kredi-te-shpejta-ne-emer-te-nje-personi-me-aftesi-te-kufizuara-nga-leternjoftimi-i-te-cilit-i-kane-vjedhur-te-dhenat-prinderit-per-nje-kohe-te-pacaktuar-detyrohen-t-i-kthejne-ato-dhe-i-luten-s\/\",\"name\":\"MARRIN KREDI T\\u00cb SHPEJTA N\\u00cb EM\\u00cbR T\\u00cb NJ\\u00cb PERSONI ME AFT\\u00cbSI T\\u00cb KUFIZUARA NGA LET\\u00cbRNJOFTIMI I T\\u00cb CILIT I KAN\\u00cb VJEDHUR T\\u00cb DHENAT, PRIND\\u00cbRIT P\\u00cbR NJ\\u00cb KOH\\u00cb T\\u00cb PACAKTUAR DETYROHEN T'I KTHEJN\\u00cb ATO DHE I LUTEN SHTETIT T'I GJEJ\\u00cb MASHTRUESIT - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/histori-te-parrefyera\/marrin-kredi-te-shpejta-ne-emer-te-nje-personi-me-aftesi-te-kufizuara-nga-leternjoftimi-i-te-cilit-i-kane-vjedhur-te-dhenat-prinderit-per-nje-kohe-te-pacaktuar-detyrohen-t-i-kthejne-ato-dhe-i-luten-s\/#primaryimage\"},\"datePublished\":\"2023-08-21T12:40:42+00:00\",\"dateModified\":\"2023-08-21T12:40:42+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/histori-te-parrefyera\/marrin-kredi-te-shpejta-ne-emer-te-nje-personi-me-aftesi-te-kufizuara-nga-leternjoftimi-i-te-cilit-i-kane-vjedhur-te-dhenat-prinderit-per-nje-kohe-te-pacaktuar-detyrohen-t-i-kthejne-ato-dhe-i-luten-s\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/202200"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=202200"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/202200\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/198876"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=202200"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=202200"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=202200"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}