{"id":204023,"date":"2023-09-19T08:08:16","date_gmt":"2023-09-19T06:08:16","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=204023"},"modified":"2023-09-19T08:11:13","modified_gmt":"2023-09-19T06:11:13","slug":"beteje-e-re","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/beteje-e-re\/","title":{"rendered":"BETEJ\u00cb E RE"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1<\/span> N\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet, ata q\u00eb shkelin ligjet jan\u00eb kryesor\u00ebt. Qeveria b\u00ebn gjith\u00e7ka q\u00eb atyre t\u2019ua leht\u00ebsoj\u00eb jet\u00ebn. Ndryshohen ligjet q\u00eb t\u2019u shkojn\u00eb p\u00ebr shtat hajdut\u00ebve t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs, s\u00eb tashmes dhe t\u00eb ardhmes. Dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb qeveria e shet si p\u00ebrparim drejt BE-s\u00eb. Kurse ata q\u00eb respektojn\u00eb ligjin nuk jan\u00eb fare tem\u00eb e bised\u00ebs. Ata ankohen kot s\u00eb koti dhe nuk marrin vesh nga politika. M\u00ebnyra me t\u00eb cil\u00ebn qeveria e maltreton publikun nuk ka ndryshuar edhe pas ndryshimit t\u00eb Kodit penal, me \u00e7ka u zvog\u00ebluan d\u00ebnimet p\u00ebr funksionar\u00ebt e korruptuar. Deri m\u00eb tani na e n\u00ebnvler\u00ebsonin inteligjenc\u00ebn, por tani me \u00e7far\u00eb arrogance po mbrojn\u00eb t\u00eb pambrojtshmen e mendojn\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb jemi budallenj! Meqen\u00ebse t\u00eb gjitha pun\u00ebt u kan\u00eb dal\u00eb me sukses deri m\u00eb tani, mendojn\u00eb se edhe kjo do t\u00eb jet\u00eb e till\u00eb. Ministri i drejt\u00ebsis\u00eb paska qen\u00eb n\u00eb udh\u00ebtim zyrtar, ka n\u00ebnshkruar z\u00ebvend\u00ebs ministrja, nuk dihet se kush i ka shkruar ndryshimet e ligjit, p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb teksti u ndodh n\u00eb Kuvend, e q\u00ebndis\u00ebn me nj\u00eb flamur evropian, LSDM-ja nuk mbronte asgj\u00eb, VMRO-DPMNE-ja gjoja nuk l\u00ebshonte pe dhe hop \u2013 kryeministri Dimitar Kova\u00e7evski do t\u00eb l\u00ebvdohet se i kan\u00eb ndryshuar urdh\u00ebresat ligjore q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb nga koha komuniste e shekullit 19-t\u00eb. Xhan\u00ebm, prej para Ilindenit.<\/p>\n<p>Ata do t\u00eb ndryshuakan ligje komuniste? Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb dalin nga matrica komuniste e diskreditimit t\u00eb atyre q\u00eb nuk mendojn\u00eb nj\u00ebsoj si ta. Refleksi \u00ebsht\u00eb q\u00eb secilit q\u00eb i kritikon t\u2019i vihet etiketa \u2013 antievropian, albanofob, bot rus e tash edhe komunjar\u00eb? Dhe kush e thot\u00eb k\u00ebt\u00eb? F\u00ebmij\u00ebt e komunist\u00ebve, t\u00eb rritur me buk\u00ebn komuniste nga nj\u00eb parti e cila \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimtare e partis\u00eb komuniste.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2<\/span> Dit\u00ebve t\u00eb fundit nga LSDM-ja gjith\u00eb koh\u00ebs p\u00ebrs\u00ebritet refreni \u201ckonfiskim, konfiskim\u201d. Demek, d\u00ebnimet jan\u00eb zvog\u00ebluar, por pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tani do t\u00eb ket\u00eb konfiskim t\u00eb pronave. Te funksionar\u00ebt do t\u00eb uleshka motivi p\u00ebr t\u00eb vjedhur sepse ata do t\u2019ua marrin parat\u00eb. Deri m\u00eb tani ata kan\u00eb vjedhur sepse e kan\u00eb ditur se n\u00ebse i kapin do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb burg, por parat\u00eb do t\u2019u mbeten. Si mundet? Si? E p\u00ebrse konfiskimi do t\u00eb p\u00ebrjashtonte burg m\u00eb t\u00eb rrept\u00eb dhe afat m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr vjet\u00ebrim?<br \/>\nT\u00eb kishte qen\u00eb gjyq\u00ebsia e aft\u00eb, do t\u00eb kishte pasur konfiskim deri m\u00eb tani. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vet\u00ebm sa u leht\u00ebsohet jeta edhe funksionar\u00ebve dhe gjykat\u00ebsve t\u00eb korruptuar. Deri m\u00eb tani u duhej t\u00eb gjenin lidhje, t\u00eb paguajn\u00eb, t\u00eb shpikin truke se si ta zvarrisin procesin. Tani do t\u00eb duhet vet\u00ebm t\u00eb paguajn\u00eb, pa menduar p\u00ebr truke, sepse veprat p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb akuzuar do t\u2019u vjet\u00ebrohen m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3<\/span> P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb, qeveria e LSDM-s\u00eb mandatin e filloi me leht\u00ebsime p\u00ebr ata q\u00eb i shkelin ligjet. N\u00eb fillim u kap\u00ebn p\u00ebr at\u00eb se si ta legalizojn\u00eb mosrespektimin e ligjit p\u00ebr ndalim t\u00eb duhanpirjes. M\u00eb pas, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elegante e legalizuan uzurpimin e hap\u00ebsir\u00ebs publike t\u00eb trotoareve me tarraca ilegale q\u00eb u shnd\u00ebrruan n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtim t\u00eb fort\u00eb. Me nj\u00eb ligj, legalizuan dy shkelje t\u00eb ligjit. E pastaj vazhduan me shitjen e tok\u00ebs shtet\u00ebrore p\u00ebr hi\u00e7gj\u00eb. Si thoshte Gruevski, kur blinte parcela n\u00eb Vodno, \u201cduhet nd\u00ebrtuar\u201d, me \u201cnuk mund t\u00eb jet\u00eb jo, duhet t\u00eb jet\u00eb po\u201d, me rritjen e tatimit p\u00ebr paguesit dhe shp\u00ebrblimin e jopaguesve, p\u00ebr disa biznese me para t\u00eb shtetit, p\u00ebr disa t\u00eb tjera borxhe t\u00eb falura, etj\u2026<br \/>\nNdaj \u00e7do kritike p\u00ebrgjigjeshin: Do ta ktheni VMRO-n\u00eb. A thua se ne vdiq\u00ebm nga d\u00ebshira q\u00eb t\u00eb kthehet VMRO-ja, me gjith\u00eb Nikolla Gruevskin dhe gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb keqb\u00ebr\u00ebse q\u00eb LSDM-ja e shp\u00ebtoi nga burgu.<br \/>\nSe, pak vuajt\u00ebm prej tyre.<\/p>\n<p>Ende vazhdojn\u00eb t\u00eb m\u00eb t\u00ebrheqin n\u00ebp\u00ebr gjyqe si d\u00ebshmitar i proceseve t\u00eb p\u00ebrgjimit ku isha viktim\u00eb, kurse ata q\u00eb e zbuluan p\u00ebrgjimin nuk shfaqen n\u00eb afate. E tani, un\u00eb do ta kthyekam VMRO-n\u00eb.<br \/>\nNd\u00ebrsa kritikat u ishin drejtuar pik\u00ebrisht q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen, si nj\u00eb parajam\u00ebrim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos kthehet VMRO-ja. Por jo. Ata jan\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs, shkonin me t\u00eb tyren. Sepse e kan\u00eb m\u00eb s\u00eb lehti t\u00eb thon\u00eb: A doni ta ktheni VMRO-n\u00eb? Ne u thoshim: Jo! Na del se tashm\u00eb p\u00ebr shtat\u00eb vjet me asgj\u00eb tjet\u00ebr nuk jan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrve\u00e7se me kthimin e VMRO-s\u00eb. Vet\u00ebm se gjith\u00eb koh\u00ebs k\u00ebrkonin nj\u00eb fajtor p\u00ebr at\u00eb. Dhe n\u00eb fund, vet\u00eb do ta kthejn\u00eb.<\/p>\n<p>Turpi \u00ebsht\u00eb i tyre, jo i yni.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4 <\/span> Ende m\u00eb ting\u00ebllon n\u00eb vesh\u00eb fjalia e Zaevit: \u201cKjo lig\u00ebsi nuk do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet!\u201d. Dhe si nj\u00eb kuror\u00ebzim i k\u00ebsaj qeverisjeje erdhi ndryshimi i Kodit penal me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit u legalizua mosd\u00ebnimi.<br \/>\nSi thoshte nj\u00eb kryetar i Komisionit t\u00eb antikorrupsionit n\u00eb 2016 kur e fshihte pron\u00ebn e Gruevskit: \u201cJu lutem p\u00ebrzem\u00ebrisht t\u00eb mbyllet kjo \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr jet\u00eb e mot, amin!\u201d.<br \/>\nDometh\u00ebn\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb jan\u00eb anuluar nenet komuste t\u00eb ligjit. Por, \u00ebsht\u00eb vullneti i per\u00ebndis\u00eb q\u00eb funksionar\u00ebve t\u2019u lejohet vjedhja, askush asgj\u00eb nuk guxon t\u00eb pyes\u00eb se si i shpenzojn\u00eb parat\u00eb tona dhe nuk shkojn\u00eb n\u00eb burg, n\u00ebse eventualisht i kapin se kan\u00eb vjedhur. Amin.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">5<\/span> N\u00eb fillim isha pak i zhg\u00ebnjyer, por thosha me vete, ka koh\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Kur ndodhi skandali me Prokurorin\u00eb speciale dhe d\u00ebshtimin e atyre rasteve gjyq\u00ebsore isha i hidh\u00ebruar. Tashm\u00eb jam i mllefosur dhe i p\u00ebshtirosur.<br \/>\nNuk ka se nga t\u00eb vilet optimiz\u00ebm. Nuk jetohet n\u00eb apati. Le t\u00eb jet\u00eb ngush\u00eblluese dijenia se t\u00eb gjith\u00eb kemi d\u00ebshtuar. VMRO ishte lig\u00ebsi dhe nuk mori forc\u00ebn as t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb falje p\u00ebr lig\u00ebsin\u00eb q\u00eb i b\u00ebri shtetit. BDI jan\u00eb BDI \u2013 nj\u00eb band\u00eb e cila pozicionohej si lig\u00ebsi, pa t\u00eb cil\u00ebn nuk jetohet dot, se pa ta do t\u00eb jet\u00eb dhe m\u00eb keq. E pas g\u00ebnjeshtr\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb LSDM-s\u00eb se vler\u00eb evropiane \u00ebsht\u00eb t\u00eb d\u00ebnohet krimi p\u00ebr parat\u00eb shtet\u00ebrore, mendoj edhe se apol\u043eg\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb qeveris\u00eb tashm\u00eb orvaten se si t\u00eb pranojn\u00eb se me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eblloj.<br \/>\nMjaft m\u00eb qajm\u00eb p\u00ebr Revolucionin e larm\u00eb. Kot paska qen\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Revolucioni i larm\u00eb e b\u00ebri pun\u00ebn e vet. Ndodhi ndryshim. U rr\u00ebzua regjimi. T\u00eb larm\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb nuk ankohen se p\u00ebr net t\u00eb t\u00ebra b\u00ebnin kujdestari n\u00eb kampet e gjimnazist\u00ebve q\u00eb protestonin dhe marshonin n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb me muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb, shpeshher\u00eb n\u00eb d\u00ebmin e tyre, se nuk \u00ebsht\u00eb se ishte pa rrezik.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, t\u00eb larm\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb vazhduan t\u00eb jen\u00eb kritikues edhe ndaj qeveris\u00eb s\u00eb re, shpeshher\u00eb n\u00eb d\u00ebmin e tyre.<br \/>\nEdhe t\u00eb larm\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, mbase u vjen keq q\u00eb qeveria nuk i merr parasysh kritikat e tyre p\u00ebr qeverisje m\u00eb t\u00eb ndershme dhe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se do ta falin.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb shteti yn\u00eb, jo i politikan\u00ebve. Dhe duhet ta kthejm\u00eb. Opsioni tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb t\u00eb shp\u00ebrngulemi apo t\u00eb dergjemi. Epo, nuk dua t\u00eb shp\u00ebrngulem, por as t\u00eb dergjem.<\/p>\n<p>Le ta shfryt\u00ebzojm\u00eb mu k\u00ebt\u00eb hidh\u00ebsi prej dijenie se t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb nj\u00ebsoj si nj\u00eb nxitje p\u00ebr nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>P\u00ebrktheu: Fjolla Zllatku <\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet, ata q\u00eb shkelin ligjet jan\u00eb kryesor\u00ebt. Qeveria b\u00ebn gjith\u00e7ka q\u00eb atyre t\u2019ua leht\u00ebsoj\u00eb jet\u00ebn. Ndryshohen ligjet q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":false,"thumbURL":false,"categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"Turpi \u00ebsht\u00eb i tyre, jo i yni.","views":"188","source":"Shkup, (SAKAMDAKAZAM.MK)","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>BETEJ\u00cb E RE - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/beteje-e-re\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"BETEJ\u00cb E RE - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet, ata q\u00eb shkelin ligjet jan\u00eb kryesor\u00ebt. Qeveria b\u00ebn gjith\u00e7ka q\u00eb atyre t\u2019ua leht\u00ebsoj\u00eb jet\u00ebn. Ndryshohen ligjet q\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/beteje-e-re\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-09-19T06:08:16+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2023-09-19T06:11:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/beteje-e-re\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/beteje-e-re\/\",\"name\":\"BETEJ\\u00cb E RE - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"datePublished\":\"2023-09-19T06:08:16+00:00\",\"dateModified\":\"2023-09-19T06:11:13+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/beteje-e-re\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/204023"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=204023"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/204023\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=204023"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=204023"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=204023"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}