{"id":211262,"date":"2023-12-30T14:44:50","date_gmt":"2023-12-30T13:44:50","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=211262"},"modified":"2023-12-30T14:44:50","modified_gmt":"2023-12-30T13:44:50","slug":"drejtesi-per-qosen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/drejtesi-per-qosen\/","title":{"rendered":"DREJT\u00cbSI P\u00cbR QOSEN"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><em><strong>Si\u00e7 filloi, jo dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aq optimiste, ashtu dhe mbaroi viti 2023. Me po t\u00eb nj\u00ebjtat lajme q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr katastrof\u00ebn n\u00eb gjyq\u00ebsi, drejt\u00ebsi, p\u00ebr mosd\u00ebnimin, korrupsionin, p\u00ebr balancuesin e pun\u00ebsimeve q\u00eb sheh etnin\u00eb n\u00eb vend t\u00eb profesionalizmit\u2026<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em><strong>Por hajde, le t\u00eb mos mendojm\u00eb se 2024 do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e keqe. \u00cbsht\u00eb vit zgedhjesh, mbase mund t\u00eb jet\u00eb dhe m\u00eb i mir\u00eb.<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em><strong>K\u00ebto jan\u00eb fragmente nga ajo \u00e7far\u00eb kam dashur t\u00eb them gjat\u00eb vitit 2023.<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em><strong>Ju uroj g\u00ebzim gjat\u00eb festave dhe shum\u00eb sh\u00ebndet k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb ri.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>13 janar<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Vendosa t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb eksperiment social. Do t\u00eb ngre nj\u00eb najllon t\u00eb improvizuar n\u00eb mes t\u00eb sheshit Maqedonia n\u00eb Shkup. N\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tij do t\u00eb shes rroba. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr do t\u00eb sh\u00ebrbej pije, e ndoshta do ta ndez dhe nj\u00eb skar\u00eb. Normalisht q\u00eb duhani do t\u00eb lejohet, sepse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb terrac\u00eb t\u00eb mbyllur nga t\u00eb gjitha an\u00ebt. Edhe vetur\u00ebn do ta parkoj mu pran\u00eb objektit komercial. E kam p\u00ebr shkarkim malli. Mund t\u00eb vozis kur t\u00eb m\u00eb teket n\u00eb zon\u00ebn e k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebve, pse t\u2019i bie n\u00eb qaf\u00eb biznesit tim p\u00ebr shkak t\u00eb disa k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebve jokreativ\u00eb? Edhe muzik\u00eb do t\u00eb v\u00eb. Le t\u00eb bu\u00e7as\u00eb, le t\u00eb dihet kush \u00ebsht\u00eb kryesori. T\u00eb pakt\u00ebn aty nuk kam komshinj, n\u00ebse askush nuk ua mat decibelat n\u00eb tarracat e najllonit n\u00eb mes t\u00eb vendbanimit me mij\u00ebra banor\u00eb, mesiguri as mua nuk do t\u00eb ma masin n\u00eb mes t\u00eb Sheshit. Hec aty, shif pun\u00ebn t\u00ebnde, mos ma prish biznesin.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pushka m\u00eb mungon q\u00eb t\u2019i rrah qent\u00eb q\u00eb u shkojn\u00eb pas myshterinjve n\u00ebp\u00ebr shesh, por un\u00eb jam nj\u00eb qytetar i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe i respektoj ligjet. A nuk \u00ebsht\u00eb te ne \u201cGjith\u00e7ka sipas ligjit, shef\u201d.<\/p>\n<p>A mendoni se do t\u00eb vij\u00eb dikush q\u00eb t\u00eb m\u00eb heq\u00eb? T\u00eb m\u00eb d\u00ebnoj\u00eb? Ndoshta, ndonj\u00ebher\u00eb. Por prit, nj\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb bien dakord se n\u00ebn cil\u00ebn komun\u00eb bie \u2013 Qyteti i Shkupit apo Komuna Qend\u00ebr. E kur do ta v\u00ebrtetojn\u00eb kompetenc\u00ebn, do t\u00eb duhet par\u00eb n\u00ebse kan\u00eb inspektor\u00eb, a jan\u00eb n\u00eb pushim mjek\u00ebsor apo jo, a i ka z\u00ebn\u00eb gripi, e n\u00ebse jo, me siguri i kan\u00eb bashkuar festat e fundvitit me pushimin dim\u00ebror. E pastaj, cilin inspeksion t\u00eb ma d\u00ebrgojn\u00eb? Ndoshta at\u00eb t\u00eb tregtis\u00eb, ndoshta do t\u00eb gjejn\u00eb inspektor p\u00ebr mjedisin jet\u00ebsor, se mblidhen shum\u00eb mbeturina, e nuk dua t\u00eb paguaj p\u00ebr nj\u00eb kontejner t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ose ndoshta p\u00ebr oxhakun e skar\u00ebs, b\u00ebn pak tym, por i vjen era e mir\u00eb, nuk do t\u2019i num\u00ebrojm\u00eb tani grimcat PM. Ndoshta do t\u00eb vij\u00eb dhe inspeksioni se do t\u00eb v\u00eb edhe disa karrige q\u00eb objekti t\u00eb duket all inclusive\u2026.N\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet nuk mund t\u00eb b\u00ebsh as edhe nj\u00eb biznes. T\u00eb mbysin inspeksionet.<\/p>\n<p>Policave do t\u2019u jap ndonj\u00eb kafe, l\u00ebng, t\u00eb pijn\u00eb q\u00eb t\u00eb marrin veten, t\u00eb ngrohen\u2026Nuk ka paraqitje, nuk kan\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb interevenojn\u00eb, se ata intervenojn\u00eb vet\u00ebm me paraqitje. Pas nj\u00eb kohe t\u00eb caktuar, ndoshta edhe do t\u00eb vij\u00eb ndonj\u00eb inspeksion dhe do t\u00eb t\u00eb jap\u00eb zgjidhjen q\u00eb t\u00eb largohesh vet\u00eb. Nd\u00ebrsa ti thua, jo ore, ejani ju t\u00eb m\u00eb hiqni. E ata t\u00eb thon\u00eb \u2013 tani nuk kemi tender p\u00ebr firm\u00eb q\u00eb b\u00ebn heqjet. E pastaj hapin tender, m\u00eb pas presin afat ankese p\u00ebr tenderin. E pastaj tender t\u00eb ri. E afat t\u00eb ri. E me ty negociojn\u00eb: Ore ti, po punon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb joligjore, hajde largohu vet\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte.<br \/>\nN\u00ebse jo, tjetrin. E pastaj, kur do t\u2019i kaloj t\u00eb gjitha afatet, ndoshta edhe do t\u2018i lus n\u00eb Komun\u00eb \u2013 hajde le t\u00eb kaloj\u00eb sezoni i lirimeve, e do t\u2019i mbyll t\u00eb gjith\u00eb. Dhe ashtu, e \u00e7on biznesin deri n\u00eb prill, maj. Ndoshta do t\u00eb ket\u00eb edhe zgjedhje, dhe qeveri t\u00eb re. Dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qeveria konsolidohet me politik\u00eb t\u00eb re, un\u00eb b\u00ebhem kompani me tradit\u00eb.<\/p>\n<p>E k\u00ebshtu funksionon sistemi yn\u00eb n\u00eb nivelin bazor. Dometh\u00ebn\u00eb, nuk flasim p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebr ndryshime t\u00eb kushtetut\u00ebs, p\u00ebr korrupsion t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb m\u00ebdha, p\u00ebr gjykata apeli q\u00eb ruajn\u00eb gjykimet n\u00eb sirtar\u00eb, e pastaj p\u00ebr shp\u00ebrblim b\u00ebhen gjykat\u00ebs suprem\u00eb. Jo. Flasim p\u00ebr pun\u00eb bazike, p\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs publike, p\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb rrug\u00ebve dhe trotuareve t\u00eb qasshme, p\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb parkingut t\u00eb rregulluar, p\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb frym\u00ebmarrjes. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebria jon\u00eb. T\u00eb nxihet jeta me pun\u00eb q\u00eb mund t\u00eb funksionojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, por q\u00eb nuk funksionojn\u00eb.<br \/>\nAta q\u00eb ti i paguan q\u00eb t\u00eb t\u2019i mund\u00ebsojn\u00eb k\u00ebrkesat bazike t\u00eb jetes\u00ebs normale nuk e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb. Nuk mund t\u00eb besoj se jan\u00eb thjesht t\u00eb paaft\u00eb. M\u00eb shum\u00eb do t\u00eb thosha se \u00ebsht\u00eb paaft\u00ebsi dhe pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri e kombinuar me korrupsion. Q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs prap\u00eb nga \u00e7on tek -parat\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>27 janar<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Maqedonia deri m\u00eb tani nd\u00ebrton me sukses marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrnacionale dhe si parim nuk do t\u00eb duhej ta kishte problem q\u00eb t\u00eb futen edhe bullgar\u00ebt n\u00eb Kushtetut\u00eb, ashtu si\u00e7 do t\u00eb shtohen edhe kroat\u00ebt dhe malazez\u00ebt. Por, problemet q\u00eb na i b\u00ebn Bullgaria nuk do t\u00eb pushojn\u00eb me ndryshimin e Preambul\u00ebs. Ngaq\u00eb Bullgaria thjesht nuk do as ta shoh\u00eb Maqedonin\u00eb, e sidomos nuk d\u00ebshiron ta shoh\u00eb t\u00eb barabart\u00eb me t\u00eb n\u00eb BE.<\/p>\n<p>BE-s\u00eb dhe SHBA-s\u00eb me siguri kjo nuk u \u00ebsht\u00eb ende e qart\u00eb. Por, me gjith\u00eb dram\u00ebn q\u00eb b\u00ebri Sofja pas incidentit t\u00eb kafenes\u00eb me rrahjen e sekretarit t\u00eb klubi bullgar q\u00eb u em\u00ebrua sipas carit \u2013 okupator fashist n\u00eb Luft\u00ebn e dyt\u00eb bot\u00ebore, shpresoj se kjo gj\u00eb i b\u00ebhet m\u00eb e qart\u00eb qeveris\u00eb. Edhe dhjet\u00eb her\u00eb po ta ndryshonim Kushtetut\u00ebn dhe gjith\u00eb bullgar\u00ebt t\u2019i radhisnim me em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr n\u00eb Preambul\u00eb, Bullgaria nuk do t\u00eb pushoj\u00eb s\u00eb frenuari p\u00ebrparimin ton\u00eb drejt BE-s\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb dijeni duhet jetuar dhe duhet k\u00ebrkuar \u00e7are. T\u00eb ndryshohet strategjia p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE. Sepse n\u00ebnvler\u00ebsimet q\u00eb i durojm\u00eb nga Bullgaria nuk kan\u00eb fund.<\/p>\n<p>Sa mendjeleht\u00eb q\u00eb dol\u00ebm. Propozimi francez nuk \u00ebsht\u00eb dhe aq i mir\u00eb, por i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb, hajde t\u00eb shpejtojm\u00eb se BE-s\u00eb i shpejtohet. Hajde, kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira q\u00eb mund ta fitojm\u00eb, propozimi i ardhsh\u00ebm do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i keq. Hajde, t\u00eb mos e ndajn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Hajde, luft\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb, shpejt, shpejt, prano \u00e7\u2019t\u00eb jet\u00eb, po edhe sikur kjo gj\u00eb t\u00eb shkaktoj\u00eb destabilizim t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Dhe tani \u2013 kjo \u00ebsht\u00eb e gjitha.<\/p>\n<p>Jam lodhur nga debatimi mbi \u00e7\u00ebshtjen: A kemi alternativ\u00eb? Jo. Nuk kemi. Q\u00ebllimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb BE-ja. Dhe nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja n\u00ebse kemi alternativ\u00eb. Por se si t\u00eb mb\u00ebrrijm\u00eb deri te q\u00ebllimi. Ngaq\u00eb, me sa duket kjo rrug\u00eb q\u00eb e ka zgjedhur qeveria nuk ka rezultat. Duhet ndryshuar qasja. Duhet t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb vazhdimisht ndihm\u00eb nga miqt\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Dhe duhen shfryt\u00ebzuar t\u00eb gjitha mendjet tona, e jo secili q\u00eb do t\u00eb kritikoj\u00eb k\u00ebt\u00eb qasje joserioze t\u00eb akuzohet se \u00ebsht\u00eb antievropian. Sidoqoft\u00eb, alternativa nuk mund t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn\u00e7mim i vetes.<\/p>\n<p>Q\u00eb tani duket se edhe pas ndryshimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs do t\u00eb ket\u00eb veto t\u00eb re bullgare. Kjo do ta zbres\u00eb LSDM-n\u00eb nga pushteti. VMRO-DPMNE-ja dhe Levica do t\u00eb garojn\u00eb me populiz\u00ebm dhe me at\u00eb se kush do t\u00eb propagandoj\u00eb me nacionaliz\u00ebm m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, nd\u00ebrsa BDI-ja dhe partit\u00eb e tjera t\u00eb shqiptar\u00ebve do t\u2019i kthehen retorik\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs nga 2001.<\/p>\n<p>BE-ja do t\u00eb ket\u00eb Maqedoni jostabile me ndikim t\u00eb fuqizuar prorus. Vall\u00eb, kjo i duhet BE-s\u00eb?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>4 mars<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb Maqedoni nuk ka euroskepticiz\u00ebm. Ka eurorealiz\u00ebm p\u00ebrball\u00eb eurooportunizmit. Ky eurorealiz\u00ebm vjen nga zhg\u00ebnjimi si nga BE-ja ashtu dhe nga shteti yn\u00eb. Zhg\u00ebnjimi vjen fillimisht nga imponimi bullgar i \u00ebndrrave sanstefanike n\u00eb axhend\u00ebn e zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb, pastaj lidhet me heshtjen e 26 shteteve t\u00eb tjera an\u00ebtare, dhe kalon n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim dhe pamund\u00ebsi zgjidhjeje p\u00ebr shkak t\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb elitave politike maqedonase q\u00eb e fshehin korrupsionin pas integrimeve t\u00eb BE-s\u00eb e nuk i zbatojn\u00eb vlerat evropiane n\u00eb praktik\u00eb. T\u00ebr\u00eb koh\u00ebn flasin p\u00ebr BE-n\u00eb, jo se iu interesojn\u00eb vlerat evropiane, por ngaq\u00eb do t\u00eb marrin fonde evropiane. E rr\u00ebmbyen historin\u00eb e eurointegrimeve, q\u00eb t\u00eb rr\u00ebmbejn\u00eb provizione m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Arsyeja se pse ne jetojm\u00eb keq nuk \u00ebsht\u00eb ngaq\u00eb nuk jemi n\u00eb BE. Jetojm\u00eb keq sepse korrupsioni dhe krimi kan\u00eb z\u00ebn\u00eb vend n\u00eb elitat partiake, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt jan\u00eb kaq t\u00eb zhg\u00ebnjyer, saq\u00eb lejojn\u00eb q\u00eb t\u00eb pla\u00e7kiten nga vet\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebve iu kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb vot\u00ebn n\u00eb zgjedhje. Partit\u00eb vjedhin si t\u00eb mos ekzistonte e nes\u00ebrmja, vjedhin vertikalisht e horizontalisht. As nuk fshihen e as nuk iu vjen turp.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb jemi t\u00eb lodhur. Edhe nga Bullgaria, edhe nga premtimet e pap\u00ebrmbushura evropiane e m\u00eb s\u00eb shumti nga shteti i rob\u00ebruar dhe i pla\u00e7kitur nga partit\u00eb. Vet\u00ebm hajdut\u00ebt nuk u lodh\u00ebn. Na kap\u00ebn hapin n\u00eb\u00a0 maraton\u00ebn drejt BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>31 mars<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Do ta fusim shtetin n\u00eb borxh q\u00eb ta servisojm\u00eb trupin e sigurt votues. Po kush do t\u2019i kthej\u00eb kredit\u00eb? Vall\u00eb, funksionar\u00ebt do t\u2019i kthejn\u00eb parat\u00eb nga rrogat e rritura?<br \/>\nVall\u00eb, administrata, q\u00eb e blejn\u00eb p\u00ebr vota para \u00e7do zgjedhje, do t\u2019i kthej\u00eb kredit\u00eb?<br \/>\nP\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb jet\u00eb sektori privat ai q\u00eb i kthen tatimet e shtetit. Po ai sektor privat t\u00eb cilin Qeveria e kamxhikon n\u00eb \u00e7do hap.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo do t\u00eb vij\u00eb dita kur nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb para p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb. E p\u00ebrve\u00e7se nuk do ket\u00eb kush t\u00eb paguaj\u00eb, nuk do ket\u00eb as se kush t\u00eb votoj\u00eb. Do t\u2019i mbetet vet\u00ebm administrat\u00ebs e do t\u00eb duhet t\u00eb fillojn\u00eb edhe nga ajo.<\/p>\n<p>Te ne nuk ka greva n\u00eb firmat private. Greva mbante vet\u00ebm administrata. Vet\u00ebm atyre iu mungon di\u00e7ka, vet\u00ebm ata e kan\u00eb t\u00eb vog\u00ebl rrog\u00ebn, vet\u00ebm ata jan\u00eb t\u00eb palumtur dhe t\u00eb pak\u00ebnaqur p\u00ebr di\u00e7ka dhe vet\u00ebm ata gjejn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb se si ta b\u00ebjn\u00eb qeverin\u00eb t\u2019ua rris\u00eb rrogat. Sepse ata nuk jan\u00eb n\u00eb tregun e pun\u00ebs. Jan\u00eb n\u00eb tregun e partis\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>7 prill<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Si kapak i gjith\u00eb k\u00ebtij regresi, sh\u00ebnojm\u00eb iniciativ\u00ebn p\u00ebr kthimin e p\u00ebrmendores s\u00eb Andon Llazov Janev-Qoses, t\u00eb cil\u00ebn qeveria lokale e Shkupit n\u00eb krye me Petar Shilegovin e hoqi nga lokacioni para gjyqit. E k\u00ebrkon kryetarja e komun\u00ebs Danella Arsovska. Por duke qen\u00eb se komuna Qend\u00ebr nuk i lejoi q\u00eb ta kthej\u00eb n\u00eb vendin e vjet\u00ebr dhe e udh\u00ebzoi q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte leje nga Kuvendi, u paraqit Levica nga komuna Aerodrom dhe s\u00ebbashku me VMRO-DPMNE-n\u00eb votuan iniciativ\u00ebn p\u00ebr vendosjen e Qoses n\u00eb Aerodrom. Tani kjo iniciativ\u00eb do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Qeveria e LSDM-s\u00eb, arriti t\u00eb heq\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrmendore nga t\u00eb nj\u00ebqindtat q\u00eb porositi Gruevski, por as at\u00eb nuk kishte guximin ta shkrij\u00eb dhe ta zhduk\u00eb. T\u00eb mos ekzistoj\u00eb q\u00eb t\u00eb mos i kujtohet askujt ta k\u00ebrkoj\u00eb. Ishim optimist\u00eb se do ta rr\u00ebzojn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn at\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh q\u00eb Gruevski bashk\u00eb me Subrata Roj e promovonin si p\u00ebrmendore t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, q\u00eb e bllokon daljen nga Sheshi Maqedonia, nd\u00ebrtim i pasigurt dhe nd\u00ebrtimi m\u00eb duksh\u00ebm i paligjsh\u00ebm, e ata nuk arrit\u00ebn ta heqin as edhe nj\u00ebr\u00ebn prej anijeve.<\/p>\n<p>A thua se jemi prap\u00eb n\u00eb 2013. T\u00eb pakt\u00ebn tani do ta k\u00ebrkojm\u00eb Qesen, si\u00e7 at\u00ebher\u00eb i k\u00ebrkonim p\u00ebrmendoret q\u00eb brenda nat\u00ebs i shp\u00ebrndan\u00eb n\u00ebp\u00ebr qendr\u00ebn e Shkupit. Gjurmonim se nga i sillnin, n\u00eb \u00e7far\u00eb deposh i fshihnin, ku b\u00ebhen. Dhjet vjet kaluan nga ajo \u00e7menduri. Ku ishim, ku erdh\u00ebm. Nga Qosja te Qosja.<\/p>\n<p>Me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb q\u00eb do t\u00eb mbajm\u00eb tribuna dhe do t\u00eb shesim mend se si t\u00eb kthehen maqedonasit q\u00eb studiojn\u00eb n\u00eb Slloveni. E pse t\u00eb kthehen? Q\u00eb t\u00eb g\u00ebzohen p\u00ebr Qosen? P\u00ebr Qosen t\u00eb kthehen?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>14 prill<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Qeveria na thot\u00eb: Mos na pyesni p\u00ebr para. Ne shohim drejt s\u00eb ardhmes. Ore, ju shikoni vet\u00ebm xhepat tuaj dhe shikoni q\u00eb para se t\u00eb rr\u00ebzoheni nga qeveria, t\u00eb mblidhni sa m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>Ne tashm\u00eb nuk kemi asnj\u00eb dilem\u00eb rreth asaj se \u00e7far\u00eb e ardhme na pret me k\u00ebt\u00eb qeveri LSDM dhe BDI. Ndodhemi n\u00eb tunel. Por, ajo drit\u00eb q\u00eb e shohim n\u00eb fund t\u00eb tunelit, nuk \u00ebsht\u00eb dalje. \u00cbsht\u00eb drita e trenit VMROLEVICA q\u00eb vjen nga drejtimi i kund\u00ebrt i korsis\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb dhe q\u00eb do t\u00eb na bllokoj\u00eb n\u00eb tunelin e nj\u00ebjt\u00eb. Ekziston edhe nj\u00eb korsi tjet\u00ebr, paralele, e cila, gjoja se shkon drejt BE-s\u00eb, por edhe ajo drit\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb drita e ndezur e t\u00eb ardhmes evropiane, por \u00ebsht\u00eb drita e trenit q\u00eb vjen nga Bullgaria me nj\u00eb fuqi aq t\u00eb madhe, sa d\u00ebshiron t\u00eb na shkel\u00eb.<\/p>\n<p>Cil\u00ebndo rrug\u00eb q\u00eb t\u00eb marrim, kemi ngecur n\u00eb tunel. Nd\u00ebrsa drita gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr afrohet.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>19 maj<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, kam p\u00ebrshtypjen se kushdo q\u00eb t\u00eb vij\u00eb nga BE-ja dhe \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb thot\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb m\u00eb kot. Nga lider\u00ebt evropian\u00eb, ne u besojm\u00eb vet\u00ebm fjal\u00ebve t\u00eb Radevit. Gjith\u00e7ka q\u00eb ai tha, u realizua.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>23 qershor<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Problemi m\u00eb i vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb vendosja e Merkos n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb. Problemi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne jemi n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb n\u00eb vet\u00eb shtetin ton\u00eb. Na kan\u00eb v\u00ebn\u00eb aty politikan\u00ebt q\u00eb i zgjedhim n\u00eb zgjedhje, partit\u00eb q\u00eb na i marrin mendt\u00eb me premtimet e tyre p\u00ebr luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit, gjykat\u00ebsit dhe prokuror\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt i paguajm\u00eb q\u00eb t\u00eb na sigurojn\u00eb drejt\u00ebsi, policia nga e cila presim t\u00eb na mbroj\u00eb nga kriminel\u00ebt dhe dhunuesit.<\/p>\n<p>N\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb jan\u00eb jet\u00ebt tona.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>7 korrik<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nuk dua t\u2019i d\u00ebgjoj m\u00eb as Kova\u00e7evskin, as Osmanin, as Mari\u00e7iqin se sa bukur do ta kemi kur ta ndryshojm\u00eb Kushtetut\u00ebn. Mickoski nga ana tjet\u00ebr, q\u00eb p\u00ebr shtat\u00eb vjet nuk mblodhi guximin as t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb falje p\u00ebr t\u00eb keqen q\u00eb e b\u00ebri partia e tij, \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb thot\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e pavler\u00eb. Edhe me k\u00ebt\u00eb Kushtetut\u00eb, askush nuk i ndalon politikan\u00ebt q\u00eb t\u00eb na sigurojn\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. As pushtetit qendror t\u00eb LSDM-s\u00eb dhe BDI-s\u00eb e as pushteteve lokale t\u00eb VMRO-DPMNE-s\u00eb. P\u00ebrkundrazi. K\u00ebt\u00eb e prisnim prej tyre. Ne i zgjedhim dhe i paguajm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Kush i ndalon tani q\u00eb t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb jet\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>18 gusht<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb se nuk ka alternativ\u00eb. Ka alternativ\u00eb, por q\u00eb nuk e ofron askush. Kjo alternativ\u00eb quhet qeverisje e drejt\u00eb. E jo, tani, kur \u00ebsht\u00eb ngushtuar puna, t\u00eb na frik\u00ebsojn\u00eb me izolim dhe t\u00eb na thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb moment historik dhe se tani \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur shansin e fundit.<\/p>\n<p>Le ta mbyllim k\u00ebtu tem\u00ebn \u2013 n\u00eb ka ose nuk ka alternativ\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>8 shtator<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb dhe aq i tmerrsh\u00ebm fakti q\u00eb me ndryshimet n\u00eb Ligjin penal, Kuvendi votoi d\u00ebnime m\u00eb t\u00eb vogla p\u00ebr funksionar\u00ebt q\u00eb do t\u00eb vjedhin para nga buxheti. Shikojeni k\u00ebt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb proevropiane. Do ta rregullojm\u00eb statistik\u00ebn p\u00ebr luft\u00eb t\u00eb suksesshme kund\u00ebr korrupsionit. Qoft\u00eb kapitull, qoft\u00eb klaster \u2013 \u00ebsht\u00eb mbyllur me sukses. Edhe at\u00eb, para se t\u00eb fillojn\u00eb negociatat me BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb zgjidhje inventive, t\u00eb votuar me shpejt\u00ebsi, me nj\u00eb flamur evropian, p\u00ebr t\u00eb kapur korsin\u00eb e shpejt\u00eb p\u00ebr BE, n\u00eb vend q\u00eb kriminel\u00ebt t\u00eb p\u00ebrshaten me ligjet, ne i p\u00ebrshtatim ligjet me kriminel\u00ebt. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb d\u00ebnohen gjyqtar\u00ebt e korruptuar q\u00eb ishin mjeshtra n\u00eb zvarritjen e proceseve gjyq\u00ebsore kund\u00ebr politikan\u00ebve sipas ligjit t\u00eb vjet\u00ebr, ne ua p\u00ebrshtat\u00ebm ligjet e reja q\u00eb t\u2019ua leht\u00ebsojm\u00eb vjet\u00ebrimin e veprave t\u00eb t\u00eb akuzuarve.<\/p>\n<p>Te ne m\u00eb leht\u00eb ndryshohet ligji sesa hyn n\u00eb fuqi nj\u00eb aktgjykim kund\u00ebr nj\u00eb politikani. Edhe Kushtetut\u00ebn do ta ndryshojm\u00eb para se funksionar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb vjedhur parat\u00eb tona t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Ju pengon mosd\u00ebnimi? Epo ja, nga tani mosd\u00ebnimi do t\u00eb jet\u00eb me ligj. M\u00eb n\u00eb fund edhe ne do t\u00eb mund t\u00eb ofrojm\u00eb nj\u00eb zgjidhje unike p\u00ebr BE-n\u00eb, me \u00e7ka do t\u00eb kontribuojm\u00eb drejt nj\u00eb perceptimi t\u00eb qeverisjes s\u00eb ndershme. Nuk ka gjykim, nuk ka krim. Nuk ka politikan\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar, nuk ka korrupsion.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>13 tetor<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dometh\u00ebn\u00eb, k\u00ebt\u00eb her\u00eb \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb koha p\u00ebr kryengritje. Me laps, sigurisht. Por me nj\u00eb boj\u00eb cil\u00ebsore. Jo me at\u00eb t\u00eb Zaevit, e cila filloi t\u00eb zbehet sapo LSDM dhe BDI e mor\u00ebn pushtetin. E as me boj\u00ebn e VMRO-DPMNE-s\u00eb, sepse edhe pas shtet\u00eb vjet\u00ebsh jetojme me mjerimin e institucioneve q\u00eb na i la qeverisja e tij. E nd\u00ebrkoh\u00eb Levica, p\u00ebrve\u00e7 sharjeve, nuk ka as boj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofruar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>27 tetor<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pas 30 vjet\u00ebsh lodhje dhe zhg\u00ebnjim, tashm\u00eb nuk na intereson se \u00e7far\u00eb do t\u00eb na sjell\u00eb BE-ja n\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb larg\u00ebt. P\u00ebr ne ka r\u00ebnd\u00ebsi se \u00e7far\u00eb do t\u00eb na sjell\u00eb Qeveria tani. \u2013 Asgj\u00eb. \u00c7far\u00eb po na sjellin qeverit\u00eb lokale tani? Asgj\u00eb. Jo vet\u00ebm q\u00eb nuk na sjellin n gj\u00eb, por edhe po na marrin.<\/p>\n<p>Ne e mor\u00ebn drejt\u00ebsin\u00eb dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Po na marrin hap\u00ebsir\u00ebn jet\u00ebsore, trotoaret, rrug\u00ebt, parqet, pyjet, malet\u2026<\/p>\n<p>Po na i marrin ujin dhe ajrin e past\u00ebr.<\/p>\n<p>Po na e marrin cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs me ndryshimin korruptiv t\u00eb planeve urbanistike, pa infrastruktur\u00eb q\u00eb do ta mb\u00ebshtet\u00eb nd\u00ebrtimin e paarsyesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Na e marrin qet\u00ebsin\u00eb sepse kafenet\u00eb jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se qytetar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebve u pengon zhurma.<\/p>\n<p>Na e mor\u00ebn sh\u00ebndetin publik, na e mor\u00ebn shkollimin\u2026<\/p>\n<p>Sikur na e mor\u00ebn edhe shpres\u00ebn edhe besimin se mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Nuk duhet t\u00eb flasim p\u00ebr standarde evropiane. K\u00ebtu nuk respektohet asnj\u00eb lloj vlere. K\u00ebtu jeta nuk ka vler\u00eb.<\/p>\n<p>E n\u00ebse ua thua gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, menj\u00ebher\u00eb do t\u00eb t\u00eb akuzojn\u00eb p\u00ebr euroskepticiz\u00ebm.<\/p>\n<p>Jo bre njer\u00ebz! Nuk jemi ne euroskeptik\u00eb. Ne vet\u00ebm nuk lejojm\u00eb t\u00eb na e p\u00ebrbuzin inteligjenc\u00ebn.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>24 n\u00ebntor<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>A gabuam q\u00eb mbet\u00ebm? Apo po gabojm\u00eb q\u00eb nuk k\u00ebrkojm\u00eb rrug\u00ebdalje p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, q\u00eb t\u00eb marrin rrug\u00ebn me koh\u00eb?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>8 dhjetor<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Mosd\u00ebnimi b\u00ebhet endemik. Nga nj\u00eb parkim i gabuar deri te reketimi. Nga dy-tri shuplaka ndaj nj\u00eb kund\u00ebrshtari politik deri te rr\u00ebmbimi i nj\u00eb f\u00ebmije. Nga \u201cl\u00ebre budallan\u00eb, e dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, \u00ebsht\u00eb i yni\u201d, deri te vrasja e nj\u00eb f\u00ebmije.<\/p>\n<p>N\u00ebse e kemi kaq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se sa e rrezikshme \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne ky mosd\u00ebnim q\u00eb dit\u00eb pas dite na e vret shoq\u00ebrin\u00eb, at\u00ebher\u00eb vazhdimisht duhet t\u00eb kujtojm\u00eb fotografin\u00eb e vajz\u00ebs 14 vje\u00e7are q\u00eb e kan\u00eb futur n\u00eb thes, pastaj n\u00eb bagazh, dhe e kan\u00eb gjuajtur me arm\u00eb. Pse e kan\u00eb vrar\u00eb? Sepse kan\u00eb mundur. Sepse e kan\u00eb ndjer\u00eb veten t\u00eb fuqish\u00ebm. Sepse njer\u00ebzit kan\u00eb frik\u00eb prej tyre. Sepse kan\u00eb marr\u00eb fuqi nga p\u00eblqimet n\u00eb rrjetet sociale. Sepse jan\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb mbrojtur. Sepse nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar, por t\u00eb papreksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Mosd\u00ebnimi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept abstrakt, as nj\u00eb fraz\u00eb boshe. Mosd\u00ebnimi \u00ebsht\u00eb vrasja e nj\u00eb f\u00ebmije. Mosd\u00ebnimi n\u00eb Maqedoni mori fytyr\u00eb dhe em\u00ebr. Quhet Vanja. Kur t\u00eb flasim p\u00ebr mosd\u00ebnim, le t\u00eb na shfaqet p\u00ebrpara fotografia e Vanj\u00ebs. E n\u00ebse mund t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb me k\u00ebt\u00eb dijeni pa na penguar, at\u00ebher\u00eb p\u00ebr ne me t\u00eb v\u00ebrtet nuk ka shp\u00ebtim.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si\u00e7 filloi, jo dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aq optimiste, ashtu dhe mbaroi viti 2023. Me po t\u00eb nj\u00ebjtat lajme q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":false,"thumbURL":false,"categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"Vet\u00ebm vjedh\u00ebsat nuk u lodh\u00ebn. Na kap\u00ebn ritmin n\u00eb maraton\u00ebn drejt BE-s\u00eb. Do t\u00eb na mbajn\u00eb tubime se si t\u00eb kthehen t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. E pse t\u00eb kthehen?  Vall\u00eb, p\u00ebr Qosen t\u00eb g\u00ebzohen? G\u00ebzuar Vitin e Ri 2014?","views":"43","source":"","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>DREJT\u00cbSI P\u00cbR QOSEN - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/drejtesi-per-qosen\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"DREJT\u00cbSI P\u00cbR QOSEN - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Si\u00e7 filloi, jo dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aq optimiste, ashtu dhe mbaroi viti 2023. Me po t\u00eb nj\u00ebjtat lajme q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/drejtesi-per-qosen\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-12-30T13:44:50+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/drejtesi-per-qosen\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/drejtesi-per-qosen\/\",\"name\":\"DREJT\\u00cbSI P\\u00cbR QOSEN - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"datePublished\":\"2023-12-30T13:44:50+00:00\",\"dateModified\":\"2023-12-30T13:44:50+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/drejtesi-per-qosen\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/211262"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=211262"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/211262\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=211262"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=211262"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=211262"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}