{"id":216762,"date":"2024-03-18T12:21:49","date_gmt":"2024-03-18T11:21:49","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=216762"},"modified":"2024-03-18T12:21:49","modified_gmt":"2024-03-18T11:21:49","slug":"e-nesermja-erdhi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/e-nesermja-erdhi\/","title":{"rendered":"E NES\u00cbRMJA ERDHI"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1 <\/span> Drejtoria p\u00ebr Menaxhim me Librat Am\u00eb i k\u00ebrkoi falje kryetarit t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Karposhit Stev\u00e7o Jakimovski, sepse n\u00eb vend t\u00eb certikfikat\u00ebs t\u00eb martes\u00ebs i ka nxjerr\u00eb certificate t\u00eb vdekjes. Madje than\u00eb se do ta d\u00ebnojn\u00eb edhe punonj\u00ebsen q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb gabimin.<\/p>\n<p>P\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra shkruajm\u00eb p\u00ebr mosp\u00ebrdit\u00ebsimin, paaft\u00ebsin\u00eb dhe pap\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e Drejtoris\u00eb p\u00ebr Menaxhimin me Librat Am\u00eb. Edhe Enti Shtet\u00ebror p\u00ebr Revizion n\u00eb vitin 2022 num\u00ebroi mbi 20.000 certifikata t\u00eb nxjerra gabimisht dhe at\u00eb vet\u00ebm brenda nj\u00eb viti. Kush e di se sa mij\u00ebra certifikata t\u00eb gabuara jan\u00eb nxjerr\u00eb deri m\u00eb tani. Dhe kush e di se sa mij\u00ebra qytetar\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb paguajn\u00eb certifikata t\u00eb reja, q\u00eb ta paguajn\u00eb paaft\u00ebsin\u00eb dhe avashll\u00ebkun e atyre, duke b\u00ebr\u00eb gabime. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr 20.000 fate t\u00eb ndryshme. Dhe me siguri mes atyre 20.000 njer\u00ebzve ka pasur raste shum\u00eb m\u00eb tragjike dhe shum\u00eb m\u00eb t\u00eb dhimbshme sesa shoku q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar biri dhe e reja e Stev\u00e7o Jakimovskit.<\/p>\n<p>Por ja, duhej q\u00eb nj\u00eb kryetar komune dhe kandidat p\u00ebr president shteti personalisht t\u00eb v\u00ebrtetonte paaft\u00ebsin\u00eb dhe pakujdesin\u00eb e t\u00eb pun\u00ebsuarve q\u00eb ua mund\u00ebsojn\u00eb rehatin\u00eb e rrog\u00ebs shtet\u00ebrore, q\u00eb Drejtoria ta pranoj\u00eb gabimin. Kur neve na e gabojn\u00eb certifikat\u00ebn, nuk d\u00ebnojn\u00eb ask\u00ebnd. Jemi ne t\u00eb d\u00ebnuarit. Paguajm\u00eb p\u00ebr s\u00eb dyti. Kur na shokojn\u00eb me analfabet\u00ebz\u00ebm dhe na e komplikojn\u00eb jet\u00ebn, as nuk k\u00ebrkojn\u00eb falje. Stev\u00e7o \u00e7on p\u00ebrpara fushat\u00ebn p\u00ebr president, e k\u00ebshtu atij i k\u00ebrkuan falje. Neve nuk duhet t\u00eb na k\u00ebrkojn\u00eb falje. \u00a0Ne jemi k\u00ebtu vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb votuar. E n\u00ebse nuk votojm\u00eb sipas pritshm\u00ebrive t\u00eb tyre \u2013 jemi budallenj.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2<\/span> Ashtu si\u00e7 u lodh\u00ebm s\u00eb shkruari p\u00ebr gabimet me certifikatat e librave am\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi p\u00ebr shushunjat partiake, t\u00eb cil\u00ebt si analfabet\u00eb po edhe t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm jan\u00eb futur n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore, ashtu u lodh\u00ebm edhe s\u00eb shkruari p\u00ebr kaosin sa i p\u00ebrket qasjes rrugore dhe parkingut n\u00eb Qendr\u00ebn klinike n\u00eb Shkup.<\/p>\n<p>Duhet q\u00eb ndonj\u00eb dit\u00eb dikush prej politikan\u00ebve, q\u00eb \u00e7do dit\u00eb na e b\u00ebn kok\u00ebn daulle duke folur p\u00ebr BE-n\u00eb, kriteret e Kopenhag\u00ebs, bullgar\u00ebt n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe p\u00ebr sfida t\u00eb ngjashme euroatlantike, t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndonj\u00eb dit\u00eb si qytetar i thjesht\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn klinike. Ndoshta, kur vet\u00eb do t\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se sa e madhe \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb vdes\u00ebsh n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb kuptimin e plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs, t\u00eb vdes\u00ebsh n\u00eb prag t\u00eb spitalit p\u00ebr shkak t\u00eb kaosit q\u00eb askush nuk e rregullon, edhe ata do t\u00eb dalin publikisht t\u00eb ankohen, si\u00e7 e b\u00ebri Stev\u00e7o Jakimovski. Nd\u00ebrsa ai vet\u00eb, nga shembulli i Qendr\u00ebs klinike le t\u00eb shoh\u00eb se si do t\u2019i duket komuna dhe si do t\u00eb mund t\u00eb kalohet nga Spitali ushtarak dhe Ndihma e shpejt\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb qytetin, kur do t\u2019i mbij\u00eb ajo 17 katshja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb t\u2019ua b\u00ebj\u00eb qejfin nd\u00ebrtuesve, t\u00eb ashtuquajtur investitur\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebshirat duhet t\u2019u plot\u00ebsohen nd\u00ebrtimtar\u00ebve, biznesmen\u00ebve, donator\u00ebve partiak\u00eb, sepse ata jan\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb rendit t\u00eb par\u00eb. Ne t\u00eb tjer\u00ebt jemi vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb votuar \u2013 nuk kan\u00eb se pse t\u00eb na i plot\u00ebsojn\u00eb d\u00ebshira. Kur mundet p\u00ebr ta, mundet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. E k\u00ebshtu, mund t\u00eb b\u00ebhet shkarkim i birr\u00ebs n\u00eb \u00e7do koh\u00eb t\u00eb dit\u00ebs, mund t\u00eb lihet vetura n\u00eb korsin\u00eb p\u00ebr raste urgjente, q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb e lir\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr Qendr\u00ebn e urgjenc\u00ebs, mund t\u00eb ndalet dikush \u201cvet\u00ebm 5 minuta\u201d t\u00eb blej\u00eb nj\u00eb gjevrek, mund t\u00eb parkohet n\u00eb rrugic\u00ebn p\u00ebr pacient\u00eb me karroc\u00eb sepse dikush i ka thyer karriget&#8230;gjith\u00e7ka mund t\u00eb b\u00ebhet, vet\u00ebm Ndihma e shpejt\u00eb nuk mund t\u00eb kaloj\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>Mir\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kaos n\u00eb komunikacion, por nuk dihet as se kush duhet t\u00eb v\u00ebr\u00eb rend. Ministria e sh\u00ebndetit? Qyteti i Shkupit? A \u00ebsht\u00eb vazhduar, vall\u00eb, marr\u00ebveshja me \u201cParkingun e Shkupit\u201d, sa vetura futen, sa para fitohen\u2026K\u00ebto jan\u00eb parkingjet tona, rrug\u00ebt tona, parat\u00eb tona, jet\u00ebt tona jan\u00eb n\u00eb pyetje. Dhe nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Shkupi n\u00eb pyetje, e gjith\u00eb Maqedonia sh\u00ebrohet aty. Askush nuk d\u00ebshiron t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb spital, por ja q\u00eb mundet ndonj\u00eb dit\u00eb t\u00eb t\u00eb \u00e7oj\u00eb vet\u00eb jeta andej.<\/p>\n<p>Po afrohen zgjedhjet, njer\u00ebzit do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb vdesin. Le t\u00eb na falin ata q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb. Mos vdisni. N\u00eb fillim duhet t\u00eb votoni.<\/p>\n<p>Partit\u00eb le t\u00eb kalojn\u00eb mire n\u00eb zgjedhje. Gjith\u00e7ka q\u00eb kan\u00eb premtuar, e kan\u00eb realizuar. Donator\u00ebve partiak\u00eb u kan\u00eb premtuar. Atyre ua kan\u00eb realizuar. At\u00ebher\u00eb, le t\u2019i votojn\u00eb ata.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3<\/span> Ore, \u00e7far\u00eb nuk do t\u2019u kujtohet! Tani qeveria na frik\u00ebson se mundet rreth vitit 2030 disa shtete t\u00eb jen\u00eb an\u00ebtare t\u00eb reja t\u00eb BE-s\u00eb, nd\u00ebrsa ne do t\u00eb mbesim n\u00eb publik p\u00ebr t\u2019i duartrokitur.<\/p>\n<p>Vall\u00eb, ne qyetetar\u00ebt kemi faj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? Vall\u00eb, ne qem\u00eb ata q\u00eb e shpik\u00ebm propozimin francez? Ata l\u00ebvd\u00ebroheshin se e kishin p\u00ebrsosur.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb mesazh optimist ky? Ai ndoshta do t\u00eb kishte ndonj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi para 30 viteve kur u b\u00ebm\u00eb shtet i pavarur ndoshta do t\u00eb kishte ndonj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb vitin 2001 kur n\u00ebnshkruam Paktin p\u00ebr asociacion dhe stabilitet, ndoshta do t\u00eb kishte ndonj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb vitin 2005, kur u b\u00ebm\u00eb shtet kandidat p\u00ebr BE. Festonim n\u00eb shesh. Por tani, kur jemi n\u00eb fund t\u00eb rrug\u00ebs, me nj\u00eb skrining t\u00eb p\u00ebrfunduar dhe para fillimit t\u00eb negociatave t\u00eb v\u00ebrteta, e ato nuk do t\u2019i fillojm\u00eb, mb\u00ebshtetja e vetmja q\u00eb mund ta jap\u00eb BE-ja \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i v\u00ebm\u00eb bullgar\u00ebt n\u00eb Kushtetut\u00eb.<\/p>\n<p>Po kjo, a \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetje?<\/p>\n<p>Mir\u00eb q\u00eb qeveria u fut n\u00eb diskutim me BE-n\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshjte absurde se sa ekzistojm\u00eb apo jo, mir\u00eb q\u00eb ishte e paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar, por as k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, me ndryshimin e Kushtetut\u00ebs pa asnj\u00eb garanc\u00eb se Bullgaria nuk do t\u00eb v\u00ebr\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht veto t\u00eb reja, nuk arriti ta realizoj\u00eb.<\/p>\n<p>Akoma m\u00eb mban inati p\u00ebr propozimin francez, por nuk e kam inat akut. M\u00eb shum\u00eb m\u00eb dhemb fakti q\u00eb jemi pengje t\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr ta realizuar at\u00eb propozim t\u00eb keq p\u00ebr t\u00eb cilin l\u00ebvd\u00ebrohej se \u00ebsht\u00eb i shk\u00eblqyer. Se \u201cdo ta g\u00eblltitnim si llokum\u201d. E tani na faj\u00ebson neve. A thua se nuk din\u00eb se me k\u00eb kishin pun\u00eb, kur e pranuan at\u00eb propozim. Thoshin me vete, hajde t\u2018i b\u00ebjm\u00eb qejfin Makronit, e nes\u00ebr do t\u00eb shohim e b\u00ebjm\u00eb. Epo ja, erdhi e nes\u00ebrmja. N\u00eb sht\u00ebpi, as q\u00eb tentuan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb konsultime me VMRO-DPMNE-n\u00eb, kurse ata q\u00eb u thonin se gabojn\u00eb i etiketonin si antievropian\u00eb. Kur u hidh\u00ebroheshim na thoshin: \u201cSuper do t\u00eb jet\u00eb\u201d. Mendonin se Amerika do t\u00eb na e zgjidh\u00eb k\u00ebt\u00eb problem.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">4 <\/span> Sa keq q\u00eb diplomati i lart\u00eb amerikan Gabriel Eskobar, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr Ballkanin per\u00ebndimor, k\u00ebsaj here nuk erdhi n\u00eb Shkup. Ishte n\u00eb Prishtin\u00eb, Podgoric\u00eb dhe Vjen\u00eb, por k\u00ebtu nuk ka dashur t\u00eb p\u00ebrzihet n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Shum\u00eb mir\u00eb do t\u00eb ishte t\u00eb vinte. T\u00eb na tregonte p\u00ebr her\u00eb t\u00eb nj\u00ebqindt\u00eb se \u201cUashingtoni pret nj\u00eb Qeveri t\u00eb dedikuar p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb e NATO-s dhe integrimit n\u00eb BE\u201d. K\u00ebt\u00eb e dim\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e mbyllur \u2013 t\u00eb gjith\u00eb duam t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb BE dhe nuk ka m\u00eb se \u00e7\u2019t\u00eb diksutojm\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb tem\u00eb.<\/p>\n<p>Por, q\u00eb kur tashm\u00eb ka qen\u00eb te Albin Kurti n\u00eb Kosov\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb zhg\u00ebnjyer shum\u00eb, ndoshta nuk do t\u00eb ishte keq t\u00eb shkonte edhe deri n\u00eb Shkup, e t\u2019i pyes\u00eb Bujar Osmanin dhe Arben Taravarin se n\u00eb cilin shtet ata kandidohen p\u00ebr president\u00eb? E ta \u00e7onin pak edhe deri n\u00eb Oh\u00ebr, me t\u00eb gjitha rreziqet dhe streset q\u00eb do t\u2019i p\u00ebrjetoj\u00eb rrug\u00ebs, t\u00eb pyes\u00eb se si k\u00ebtu respektohet Ligji p\u00ebr flamujt?<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje krejt\u00ebsisht legjitime p\u00ebr miq q\u00eb l\u00ebndohen se jan\u00eb kafsh\u00eb sht\u00ebpiake t\u00eb Kalas\u00eb dhe se fotografohen me flamuj amerikan\u00eb. Por, t\u2019i pyes\u00eb ai. Jo ne. Sepse n\u00ebse i pyesim ne, do t\u00eb na thon\u00eb se jemi albanofob\u00eb. Prandaj, ja, ne nuk pyesim. Le t\u00eb pyes\u00eb ai.<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtoria p\u00ebr Menaxhim me Librat Am\u00eb i k\u00ebrkoi falje kryetarit t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Karposhit Stev\u00e7o Jakimovski, sepse n\u00eb vend t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[49002,68060,68068,68066,68064,68062,5937,15338],"imageURL":false,"thumbURL":false,"categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"Le t\u00eb na falin ata q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb. Mos vdisni. N\u00eb fillim duhet t\u00eb votoni. ","views":"61","source":"Shkup, (SAKAMDAKAZAM.MK) ","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>E NES\u00cbRMJA ERDHI - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/e-nesermja-erdhi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"E NES\u00cbRMJA ERDHI - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Drejtoria p\u00ebr Menaxhim me Librat Am\u00eb i k\u00ebrkoi falje kryetarit t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Karposhit Stev\u00e7o Jakimovski, sepse n\u00eb vend t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/e-nesermja-erdhi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-03-18T11:21:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/e-nesermja-erdhi\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/e-nesermja-erdhi\/\",\"name\":\"E NES\\u00cbRMJA ERDHI - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"datePublished\":\"2024-03-18T11:21:49+00:00\",\"dateModified\":\"2024-03-18T11:21:49+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/e-nesermja-erdhi\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/216762"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=216762"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/216762\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=216762"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=216762"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=216762"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}