{"id":218467,"date":"2024-04-15T10:23:31","date_gmt":"2024-04-15T08:23:31","guid":{"rendered":"https:\/\/sdk.mk\/?p=218467"},"modified":"2024-04-15T10:23:31","modified_gmt":"2024-04-15T08:23:31","slug":"leje-per-vjedhje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/leje-per-vjedhje\/","title":{"rendered":"LEJE P\u00cbR VJEDHJE"},"content":{"rendered":"<div class=\"f52428582a4b906b2d2e2a7d733c7d27\" data-index=\"7\" style=\"float: none; margin:10px 0 10px 0; text-align:center;\">\n<!-- MSP Ads Asynchronous JS Tag - Generated with Revive Adserver v5.4.1 -->\r\n<ins data-revive-zoneid=\"167\" data-revive-id=\"060fdb01f6430ec164d3519234aa4967\"><\/ins>\r\n<script async src=\"\/\/panel.ads.com.mk\/www\/delivery\/asyncjs.php\"><\/script>\n<\/div>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">1<\/span> Vazhdon politika k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse n\u00eb Maqedoni q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrblehen hajdut\u00ebt, nd\u00ebrsa tatimpaguesit t\u00eb d\u00ebnohen.<br \/>\nKomisioni Evropian k\u00ebrkon q\u00eb n\u00eb periudh\u00eb prej 30 deri n\u00eb 45 dit\u00eb shteti t\u00eb kthej\u00eb 2,2 milion\u00eb euro q\u00eb jan\u00eb keqp\u00ebrdorur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb programit p\u00ebr arsim t\u00eb BE-s\u00eb \u201cErasmus plus\u201d gjat\u00eb periudh\u00ebs nga viti 2016 deri n\u00eb vitin 2018. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb ne, me rrog\u00ebn e ardhshme mujore, duhet t\u00eb kthejm\u00eb 2,2 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb cilat Zyra Evropane p\u00ebr Luft\u00eb Kund\u00ebr Mashtrimit OLAF ka gjetur sere parregullsish lidhur me grantet q\u00eb u jan\u00eb ndar\u00eb 22 p\u00ebrdoruesve.<\/p>\n<p>Mashtrimi \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb prokurorin\u00eb maqedonase q\u00eb n\u00eb vitin 2019. Por p\u00ebr rastin nuk ka hetim. Ai \u00ebsht\u00eb akoma n\u00eb procedur\u00eb parahetimore.<\/p>\n<p>Mjaft q\u00eb ua paguajm\u00eb d\u00ebmet p\u00ebr rastet e vjet\u00ebruara kriminel\u00ebve t\u00eb zbuluar, e tani do t\u00eb na marrin para q\u00eb t\u00eb lajm\u00eb borxhet ndaj BE-s\u00eb edhe p\u00ebr k\u00ebta q\u00eb BE-ja i ka kapur se vjedhin.<\/p>\n<p>Prit pak. Le t\u00eb frenojn\u00eb pak me p\u00ebrrallat p\u00ebr BE-n\u00eb. Le t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb praktikat evropiane n\u00eb sht\u00ebpi. Ata jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb kryer k\u00ebt\u00eb mashtim kan\u00eb em\u00ebr, mbiem\u00ebr, n\u00ebnshkrim, vul\u00eb firme\u2026Dihet se kush jan\u00eb. Pse duhet ne t\u00eb paguajm\u00eb p\u00ebr ta? Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj si nj\u00eb buletin policor: Kan\u00eb gjetur vjedh\u00ebsin, e din\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb, e din\u00eb se \u00e7far\u00eb ka vjedhur dhe se sa dhe lajm\u00ebrojn\u00eb se gj\u00ebrat dhe parat\u00eb e vjedhura ia kan\u00eb kthyer pronarit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, zyra evropane p\u00ebr luft\u00eb kund\u00ebr mashtrimeve i ka z\u00ebn\u00eb. Nuk ka k\u00ebtu hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shitur mend n\u00eb baz\u00eb standardeve maqedonase t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Parahetim, hetim, prokurori na qenk\u00ebsh i BDI-s\u00eb, gjykat\u00ebsi na qenk\u00ebsh i VMRO-s\u00eb, por i af\u00ebrt me LSDM-n\u00eb, paska p\u00ebrkthim, nuk paska p\u00ebrkthim, po juristi ka dal\u00eb n\u00eb pension, gjykat\u00ebsi \u00ebsht\u00eb s\u00ebmur\u00eb, gjykat\u00ebsen e kan\u00eb avanaur, ose gjykimi ka filluar nga e para,\u00a0 aktgjykimi ka humbur rrug\u00ebs nga Gjykata e Apelit n\u00eb at\u00eb Themeleoren\u2026. Dhe \u2013 ja ku u vjet\u00ebrua vepra, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb BE-ja i k\u00ebrkon parat\u00eb \u2013 tani.<\/p>\n<p>K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb fundi i historis\u00eb. Nuk duhet q\u00eb edhe ta d\u00ebgjojm\u00eb zv.kryeministrin Bojan Mari\u00e7iq se si na thot\u00eb: \u201c po k\u00ebrkojm\u00eb m\u00ebnyr\u00eb se si nj\u00eb pjes\u00eb e mjeteve t\u00eb kthehen, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb refuzohen nga projekte t\u00eb ardhshme\u201d. Del sikur BE-ja t\u00eb jet\u00eb te ne me parapages\u00eb. Na jepni m\u00eb shum\u00eb para q\u00eb t\u2019ju kthejm\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb parave t\u00eb vjedhura. E q\u00eb t\u2019ju kthejm\u00eb parat\u00eb e atyre q\u00eb ju vodh\u00ebn, do t\u2019ua heqim parat\u00eb atyre q\u00eb (ndoshta) nuk kan\u00eb q\u00ebllim t\u00eb vjedhin.<\/p>\n<p>Eh, t\u00eb mundeshim evropian\u00ebve t\u2019u paguanim me kompensim, e t\u2019ua jepnim politikan\u00ebt tan\u00eb, le t\u2019u tregojn\u00eb atje p\u00ebr standarde evropaine, p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, p\u00ebr qeverisjen e mir\u00eb dhe transparenc\u00ebn. Sa mir\u00eb \u2013 edhe do t\u00eb shp\u00ebtonim prej tyre, edhe borxhin ndaj Komisionit Evropian do ta ulnim. P\u00ebr fat t\u00eb keq, asgj\u00eb nga biznesi. Del se sido q\u00eb t\u2019i biesh, prap\u00eb se prap\u00eb hajdut\u00ebt jan\u00eb n\u00eb fitim.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">2<\/span> Andaj dhe un\u00eb nuk e ndjek fushat\u00ebn zgjedhore. N\u00eb momentin q\u00eb shoh ndonj\u00eb politikan maqedonas n\u00eb television, as nuk e d\u00ebgjoj se \u00e7far\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb. Menj\u00ebher\u00eb e nd\u00ebrroj kanalin dhe shkoj te serialet dhe filmat kriminalistik\u00eb. Aty t\u00eb pakt\u00ebn historia ka fund. Kriminel\u00ebt i z\u00ebn\u00eb dhe i gjykojn\u00eb. Te ne nuk ka fund. Edhe sikur ta kapin vjedh\u00ebsin, do ta l\u00ebshojn\u00eb. Apo do t\u2019i vjet\u00ebrohet vepra. Apo do ta amnistoj\u00eb shefi i shtetit. Dhe, edhe pse kund\u00ebr tij jan\u00eb b\u00ebr\u00eb hetime dhe ka pasur procese gjyq\u00ebsore, ai s\u00ebrish mund t\u00eb kandidohet p\u00ebr deputet. Madje edhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb me dijeni serioze p\u00ebr korrupsion, prap\u00eb mund t\u00eb kandidohet p\u00ebr kryetar t\u00eb shteit. Dhe t\u00eb jet\u00eb kryetar komune. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb n\u00ebse fiton partia e tij, mund t\u00eb na b\u00ebhet dhe minist\u00ebr.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata nuk ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale, por ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike. A thua se \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb e madhe. E shoh se sa shum\u00eb u r\u00ebndon p\u00ebrgjegj\u00ebsia politike. Nuk kan\u00eb zbritur nga ekrani e po na qeshin nga bilbordet.<\/p>\n<p>Shikoni vet\u00ebm se sa vuajn\u00eb nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia politike t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i shihnim n\u00eb sallat e gjykimit me vite e t\u00eb cil\u00ebve Kuvendi ua vjet\u00ebroi veprat. Shum\u00eb jan\u00eb munduar. Ja, p\u00ebr shembull, m\u00eb s\u00eb r\u00ebndi i bie p\u00ebrgjegj\u00ebsia politike Nikolla Gruevskit. Jo sepse duhet t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb hungarishten q\u00eb t\u2019i ec\u00eb biznesi n\u00eb Budapest. Por sepse nuk mund t\u2019ia lejoj\u00eb vetes t\u00eb humbas\u00eb as edhe nj\u00eb fest\u00eb pa na e uruar n\u00eb Fejsbuk.<\/p>\n<p>N\u00eb Maqedoni \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se p\u00ebrgjegj\u00ebsia e politikan\u00ebve p\u00ebrfundon n\u00eb\u00a0 dit\u00ebn e zgjedhjeve. Atyre q\u00eb i zgjedhim q\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb n\u00eb zgjedhje menj\u00ebher\u00eb u japim lejen p\u00ebr t\u00eb vjedhur.<\/p>\n<p><span class=\"dropcap color firstcharacter\">3 <\/span> Pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet flitet p\u00ebr nevoj\u00ebn p\u00ebr ta renovuar Sall\u00ebn Universale t\u00eb Shkupit. Salla filloi t\u00eb rr\u00ebnohet dhe \u00ebsht\u00eb viti i n\u00ebnt\u00eb q\u00eb nuk funksionon. Vet\u00ebm sa filloi riskonstuimi \u2013 dhe ja \u2013 u dogj.<br \/>\nTani, kur Salla Universale praktikisht nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb, le t\u00eb provojm\u00eb t\u00eb flasim p\u00ebr t\u00eb pa emocionet p\u00ebr \u201ckujtimet e shkat\u00ebrruara t\u00eb shkupjan\u00ebve dhe p\u00ebr \u201csimbolin e shkat\u00ebrruar t\u00eb solidaritetit\u201d.<\/p>\n<p>Salla universale ishte objekt i montuar i ngritur pas t\u00ebrmetit t\u00eb vitit 1963. Shkupjan\u00ebve tani u pengon se pse u shkat\u00ebrrua nj\u00eb objekt i montuar, por nuk u pengonte kur n\u00eb vendin e barakave t\u00eb montuara pas t\u00ebrmetit lul\u00ebzonin nd\u00ebrtesa q\u00eb e shkat\u00ebrruan strehimin n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb individuale. Edhe lagjet Kozle, Taftalixhe, Vllae, Vodno ishin simbol i solidaritetit. Ato lagje t\u00eb cilat u b\u00ebn\u00eb me donacione dhe plan p\u00ebr jetes\u00eb humane tanim\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb pabanueshme. Nuk ka mbetur asnj\u00eb lagje normale. Sht\u00ebpit\u00eb me nga nj\u00eb familje dhe nj\u00eb vetur\u00eb q\u00eb e parkonin n\u00eb oborr tani u b\u00ebn\u00eb nd\u00ebrtesa me nga nj\u00ebzet familje dhe t\u00eb pakt\u00ebn po aq vetura t\u00eb parkuara n\u00eb rrug\u00eb. Kur u dogj Salla universale, t\u00eb pakt\u00ebn tek ajo mund t\u00eb kishte qasje Ndihma e Shpejt\u00eb dhe automjetet zjarrfik\u00ebse. N\u00eb lagjet e shkat\u00ebrruara t\u00eb Shkupit tani nuk mund t\u00eb kaloj\u00eb as furgoni i mbeturinave q\u00eb t\u2019ua mbledh\u00eb plehrat banor\u00ebve.<\/p>\n<p>Andaj, m\u00eb s\u00eb miri \u00ebsht\u00eb q\u00eb shteti t\u2019ia shes\u00eb tok\u00ebn n\u00ebn Sall\u00ebn e djegur Universale \u201cp\u00ebr hi\u00e7gj\u00eb\u201d, dikujt prej atyre \u201cinvestitor\u00ebve\u201d dhe \u201cbiznesmen\u00ebve me prestigj\u201d t\u00eb preferuar edhe p\u00ebr qeverin\u00eb edhe p\u00ebr opozit\u00ebn. Dhe \u201cqyteti i bukur p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb lul\u00ebzoj\u00eb\u201d me nj\u00eb invesitim p\u00ebr komunalet q\u00eb do t\u2019i mbuloj\u00eb rrogat e administrat\u00ebs lokale. locale. Kjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb shum\u00eb e bukur \u2013 kombinim pak sall\u00eb, \u00a0pak garazh\u00eb n\u00eb kat, pak qend\u00ebr tregtare dhe nj\u00ebzet kate banesa dhe kopsht n\u00eb bodrum.<\/p>\n<p>Kur duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet ndonj\u00eb e mir\u00eb publike, politikan\u00ebt do t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb mij\u00eb arsyetime se p\u00ebrse nuk nd\u00ebrtohet. Paska qen\u00eb kompetent ai apo ai tjetri, do t\u00eb hapin debat, po \u00e7far\u00eb do t\u00eb thon\u00eb qytetar\u00ebt, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb elita profesionale, pastaj duhet leje nga komuna, leje nga Qyteti i Shkupit, leje nga shtetit, probleme me shpron\u00ebsimin e tok\u00ebs, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb ky insitucion, po ai tjetri\u2026E kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje plot\u00ebsimi i k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb qeverisjes dhe investitor\u00ebve t\u00eb tyre, at\u00ebher\u00eb nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi se \u00e7far\u00eb na thon\u00eb qytetar\u00ebt, as se \u00e7far\u00eb na thot\u00eb opinioni professional publik, as ekolog\u00ebt apo organizatat joqeveritare, atyre nuk u b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrshtypje as protestat\u2026.N\u00ebse \u00ebsht\u00eb interes privat \u2013 nuk mund t\u00eb jet\u00eb: Jo. Duhet t\u00eb jet\u00eb: Po.<\/p>\n<p>Panairin e Shkupit e shit\u00ebm p\u00ebr qend\u00ebr tregtare dhe nd\u00ebrtesa banimi. Vodnon e g\u00ebrryem q\u00eb ta nd\u00ebrtojm\u00eb kulla babilonase. Shkupi \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar, nd\u00ebrsa ne qajm\u00eb p\u00ebr barak\u00ebn e madhe t\u00eb montuar ku mbaheshin koncerte. Se, sido q\u00eb ishte, ishte e ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Ore, ne Ohrin nuk mund ta shkat\u00ebrrojm\u00eb mir\u00eb e mir\u00eb, assesi t\u00eb na l\u00ebr\u00eb UNESKO, nd\u00ebrkoh\u00eb kemi teptisur q\u00eb t\u2019i ruajm\u00eb kujtimet nga \u201cZllatno slavej\u00e7e\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n\n<div style=\"font-size: 0px; height: 0px; line-height: 0px; margin: 0; padding: 0; clear: both;\"><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vazhdon politika k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse n\u00eb Maqedoni q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrblehen hajdut\u00ebt, nd\u00ebrsa tatimpaguesit t\u00eb d\u00ebnohen. Komisioni Evropian k\u00ebrkon q\u00eb n\u00eb periudh\u00eb prej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":25,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_mo_disable_npp":"no","inline_featured_image":false},"categories":[1825],"tags":[],"imageURL":false,"thumbURL":false,"categoryNames":["DUA T\u00cb THEM"],"feature_caption":"","subtitle":"Ore, ne Ohrin nuk mund ta shkat\u00ebrrojm\u00eb mir\u00eb e mir\u00eb, assesi t\u00eb na l\u00ebr\u00eb UNESKO, nd\u00ebrkoh\u00eb kemi teptisur q\u00eb t\u2019i ruajm\u00eb kujtimet nga \u201cZllatno slavej\u00e7e\u201d. ","views":"74","source":"Shkup, (SAKAMDAKAZAM.MK) ","yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO Premium plugin v15.0 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>LEJE P\u00cbR VJEDHJE - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/leje-per-vjedhje\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"mk_MK\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"LEJE P\u00cbR VJEDHJE - \u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Vazhdon politika k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse n\u00eb Maqedoni q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrblehen hajdut\u00ebt, nd\u00ebrsa tatimpaguesit t\u00eb d\u00ebnohen. Komisioni Evropian k\u00ebrkon q\u00eb n\u00eb periudh\u00eb prej [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/leje-per-vjedhje\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"\u0421\u0430\u043a\u0430\u043c \u0414\u0430 \u041a\u0430\u0436\u0430\u043c\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-04-15T08:23:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/sdk.mk\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/goran-mihailovski2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"313\" \/>\n<meta property=\"fb:app_id\" content=\"2407985809428537\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/\",\"name\":\"\\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"description\":\"\\u0417\\u0430 \\u0441\\u043b\\u043e\\u0431\\u043e\\u0434\\u043e\\u0443\\u043c\\u043d\\u0438\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":\"https:\/\/sdk.mk\/?s={search_term_string}\",\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"mk-MK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/leje-per-vjedhje\/#webpage\",\"url\":\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/leje-per-vjedhje\/\",\"name\":\"LEJE P\\u00cbR VJEDHJE - \\u0421\\u0430\\u043a\\u0430\\u043c \\u0414\\u0430 \\u041a\\u0430\\u0436\\u0430\\u043c\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#website\"},\"datePublished\":\"2024-04-15T08:23:31+00:00\",\"dateModified\":\"2024-04-15T08:23:31+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\"},\"inLanguage\":\"mk-MK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/dua-te-them\/leje-per-vjedhje\/\"]}]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/sdk.mk\/#\/schema\/person\/737021aeacbe893f7e2c347186c5c7a1\",\"name\":\"\\u0424\\u0458\\u043e\\u043b\\u0430 \\u0417\\u043b\\u0430\\u0442\\u043a\\u0443\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO Premium plugin. -->","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/218467"}],"collection":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/25"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=218467"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/218467\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=218467"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=218467"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sdk.mk\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=218467"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}